Last Updated on 05/05/2025 by adminfjala
Kryeministri Edi Rama, në një intervistë në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN, komentoi përpjekjet e Partisë Demokratike për të lobuar në SHBA kundër shpalljes “non grata” të Sali Berishës, duke aluduar shumën prej 6 milionë eurosh të përdorura në këtë lobim.
Rama u shpreh se pretendimet se pas kësaj shpalljeje non grata qëndrojnë ai ose figura si George Soros janë absurde dhe të pabazuara. Ai theksoi se asnjë vend, përfshirë Shqipërinë, dhe asnjë figurë politike, sado e fuqishme, nuk mund të ndikojë vendimmarrjet e Departamentit të Shtetit të SHBA-së.
Sipas tij, Amerika nuk funksionon mbi baza të tilla dhe nuk mund të blihet me para. Rama shtoi se edhe vetë Berisha është i vetëdijshëm për arsyet e shpalljes “non grata”, por zgjedh të manipulojë opinionin publik me narrativa të rreme për të shmangur përgjegjësinë.
“As ai vetë nuk e beson atë që thotë, dhe ai e di shumë mirë se nga i ka ardhur ajo që i ka ardhur. Ai është shumë i qartë që këtu nuk ka lidhje as George Sorosi, as unë, as fare, por është kapur mbas asaj narrative se diçka do ta thotë, se si do thotë? Është kapur pas asaj narrative George Soros, si Edi Rama, se që që të mendosh që mund një kryeministër. Një kryeministër i një vendi si Shqipëria, ose më jep kë të duash, more princin e kurorës së Arabisë Saudite të ketë fuqi të ndikojë një firmë të vetme në Departamentin e Shtetit në nga Sekretari i Departamentit të Shtetit. Do të thotë të mos njohësh Amerikën, nuk funksionon kështu.
Se po të ishin Shtetet e Bashkuara të Amerikës një vend që do të mund të merreshin për hundë nga interesat politike të një vendi atje, të një vendi atje, apo nga paratë e kujtdo qoftë në zgjedhjet e tyre politike, nuk do ishin superfuqi botërore, do ishin, do ishin bërë zhele.
Sa ka pra bota? E sa naftë ka, e sa arë ka bota, e sa diktatorë, e sa ka bota që amerikanët që do e kishin marrë Amerikën, do e kishin futur në thes. Amerikanët janë sjellë me ta sipas interesave të tyre. Unë po them, kurse ata nuk kanë mundur dot ta ndikojnë në Amerikë në asnjë formë, e jo më ta marrin ta fusin në xhep me lekë.
Ku s’ku ku blihet Amerika me lekë? Amerika t’i merr, Amerika t’i merr dhe lekët, edhe t’këput kokën.
Me Amerikën dhe Bufi e di shumë mirë se nga i ka ardhur dhe është shumë i qartë, është shumë shumë i qartë në të. Gjithçka i lexueshëm fare për mua, pse e bën këtë?
Se do të thotë diçka, do ta thotë se si do thotë, si do thotë, do tregojë vërtetë nga i ka ardhur, se tregon dot.
Do thotë që, që i meriton ato për cilat për të cilat i kanë vënë damkën, si edhe ata, si familje, nuk i thotë dot.
Si të thotë, nuk thotë dot ai që i meritoj unë këto.
Pjesa tjetër është. Pse nuk u hoq kjo nëngrada?
Se tani kanë kaluar gjashtë muaj, pesë muaj kaluan, thanë shumë shpejt do hiqet.
Pse nuk u hoq kjo? Se me dhe aq më tepër në qoftë se do i kishte vënë Sorosi, që është si thuash armiku, që është djalli ideologjikisht politikisht në Amerikë për për pjesën tjetër. Pse nuk u hoq kjo?
Nuk është Amerika ajo që, që tregohet edhe që, ripërtypet sikur është ndonjë komshi që hymë e dalim për të, se këta e këta e bënë Trump sikur tregonin se hynin e dilnin te komshiu për salcë kosi.
Erdhi, erdhi Lacivita, ça është Lacivita? Çfarë është më është një një konsulent që me para punon për kë i ofron paratë.”/e.t