3 vjet nga pakti Rama-Basha/A po piqet një marrëveshje të re?!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Tre vjet më parë, mes tensionit të fortë politik, u arrit marrëveshja e 18 majit 2017, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës. Në ata pak muaj “jetë”, pati një paqtim dhe ulje të fortë tensionesh. Por, i zhgënjyeri” i madh doli lideri i opozitës, i cili prej kohësh shprehet se nuk do të ketë kurrë më një “marrëveshje të ngjashme”. Megjithatë palët ndodhen sërish para një marrëveshjeje të re politike, pas një ngërçi të gjatë që prej shkurtit të shkuar. A do të jetë kjo marrëveshje vetëm për reformën zgjedhore, apo do të kthehet në një pakt të ri politik? A mund të përsëritet historia e një qeverie kujdestare për zgjedhjet? Flasin për gazetën “Fjala” analistët Alfred Lela, Lorenc Vangjeli dhe politikanët Fatmir Mediu e Petro Koçi

Nga Blerina Gjoka

Politika shqiptare jeton në krizë dhe me krizën, një traditë e imponuar tradicionalisht nga opozitat. Zgjidhjet po ashtu kanë ardhur në restorante apo në pazare kokë më kokë, që janë përkthyer në kalkulime të vogla të momentit për t’ua lënë derën hapur krizave të reja. Pas 30 vitesh sistem pluralist gjendemi sërish në krizë politike, në pritje të pazarit a marrëveshjes së radhës. Kjo krizë lindi nga marrëvshja e fundit për mbylljen e një krize, e bekuar si marrëveshja Rama-Basha, më 18 maj 2017.  Paktit mes dy liderëve i parapriu një takim disaorësh kokë më kokë jo transparent për publikun, mes Edi Ramës kryeministër dhe Lulzim Bashës, kryetar i opozitës. Nuk ishte e para skenë që shqiptarët shikonin se si prijësit e tyre i shkëmbenin përfitimet politike pasi kishim parë dhe darka “krokodili” e darka ngjalash më parë.  Në një format krejtësisht jashtë protokolleve të politikës demokratike perëndimore, një tokje sportive duarsh i dha fund krizës për të sjellë një ditë më pas nënshkrimin e një marrëveshjeje politike që i jepte opozitës gjysmën e qeverisë dhe kryesimin e disa institucioneve të rëndësishme, ndër to dhe të KQZ-së. Ajo natë maji rezultoi në një ulje tensionesh dhe u pasua nga një fushatë zgjedhore ndër më të qetat që ka parë vendi, që prej vitit 1991. Por ajo u kthye në një bumerang për opozitën, e cila, edhe pse me ministrat e saj teknikë në qeveri, nuk arriti t’i fitonte zgjedhjet, përkundrazi, humbi një numër të madh votash. PS-ja mbajti pushtetin duke fituar 74 vende në parlament, që i bënë të panevojshme aleancat për qeverisjen.

Lexo edhe :  Mirror: Shqipëria një perle evropiane, me qytete me kalldrëm dhe plazhe mahnitëse

Pas 3 vitesh ndodhemi sërish në një maj politik të zymtë. Basha i zhgënjyer nga pakti i 3 viteve më parë po kërkon përsëri një qeveri kujdestare për zgjedhjet dhe garanci të tjera për zgjedhjet e ardhshme. Por Rama deri më tani duket i bindur për të mos lëshuar terren. Gjithsesi, palët kanë nisur një dialog gjysmëteknik e gjysmëpolitik që në janar, të nxitur nga Brukseli, por akoma pa një rezultat konkret. Opozita sërish duket në pozita të pafavorshme, jashtë parlamentit dhe pas bojkotit të zgjedhjeve lokale, ndërsa Rama duket më i fuqishëm se kurrë dhe pas 7 viteve qeverisje.  A do të përsëritet historia e 18 majit? A do të luhen afatet limit për të arritur një pakt, sa i domosdoshëm është një pakt i ri në këto kushte dhe si mund të arrihet ai?

Gazeta “Fjala” bisedoi me analistët e politikës, Alfred Lela e Lorenc Vangjeli dhe me politikanët Fatmir Mediu, Petro Koçi e Agron Duka.

Lorenc Vangjeli: Humbi demokracia, marrëveshja pasojë e aktit, jo e paktit

Alfred Lela: Nuk do të ketë një përsëritje të historisë

Fatmir Mediu: Na duhet një marrëveshje e re me garanci ndërkombëtare

Petro Koçi: Një marrëveshje e re është miratimi i reformës zgjedhore

Agron Duka: Marrëveshja e 18 majit 2017 ishte dramë, përsëritja e saj do të jetë komedi

 

Të fundit

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të...

Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të...

‘San Siro’ refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë ‘Euro 2032’

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të...

1981 – Dosja “Farewell” e spiunazhit: shpërthimi jo-bërthamor i Luftës së Ftohtë

Në një takim privat dhe pa zhurmë mediatike në verën e vitit 1981, presidenti amerikan Ronald Reagan u përball me një zbulim tronditës nga...

Lajme të tjera

Web TV