Konflikti midis Izraelit dhe Iranit shndërrohet në një luftë energjitike!

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Irani kërcënon të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Izraeli shkon përtej strategjisë së “shkatërrimit” të programit të tij bërthamor. Uzinat e naftës bruto në Bandar Abbas dhe gazit në South Pars (të përbashkëta me Katarin) janë goditur.

Sa më shumë përkeqësohet kriza midis Iranit dhe Izraelit, aq më i lartë është çmimi i naftës. Një situatë e vështirë për t’u parashikuar, e që, përveç opinionit publik global, trondit tregun e hidrokarbureve. Kjo për shkak se pasojat e sulmeve midis dy vendeve, dhe ndoshta zgjatja e konfliktit, mund të çojnë në “një rritje të ndjeshme të çmimit të naftës”.

Vëmendja është përqendruar në Gjirin e Omanit, ku kalon 30% e naftës botërore. Irani, i cili tashmë ka kërcënuar Shtetet e Bashkuara dhe Izraelin, mund të pengojë lundrimin në Ngushticën e Hormuzit. Një zgjedhje që do t’i vinte eksportuesit kryesorë të naftës në krizë, dhe jo vetëm: Irakun, Kuvajtin, Arabinë Saudite, Bahreinin, Katarin dhe Omanin, por që paradoksalisht do t’ia lehtësonte gjërat Rusisë së Vladimir Putinit, e cila mund të gjente një ‘frymëmarrje ekonomike’ në eksportin e naftës bruto: burimi kryesor i të ardhurave për Moskën.

Irani tashmë ka kërcënuar të bllokojë Ngushticën e Hormuzit, një veprim që do të kishte pasoja të menjëhershme në furnizimet globale me energji. Për Evropën, rreziku është i drejtpërdrejtë: aksionet themelore të “Naftës dhe Gazit” kalojnë andej. Çdo ndryshim i atij kalimi detar përkthehet në paqëndrueshmëri ekonomike dhe cenueshmëri energjitike. Situata po rëndohet edhe nga Huthët e Jemenit, një satelit i panjohur pro-iranian që në Detin e Kuq, është i specializuar në sulme ndaj transportit detar.

Çmimet e naftës janë ende në rritje në tregjet aziatike, një rritje që i shtohet asaj prej 13% të javës së kaluar, me një përparim që rrezikon të shndërrohet në një valë inflacioniste e cila, nëse arrihet të mbahet, do ta bënte Rezervën Federale edhe më pak të prirur për të ulur normat e interesit.

Lexo edhe :  Shitet për 5.3 milionë dollarë në ankand, meteori më i madh i Marsit në Tokë

Në bursat ndërkombëtar çmimi po rritet. Tregjet evropiane të aksioneve janë më të kujdesshme. Tregu duket optimist, por pavarësisht kësaj, investitorët shohin me shqetësim përfshirjen e Shteteve të Bashkuara në konflikt. Presidenti Donald Trump e konsideron mundësinë të hapur./e.t

Të fundit

Lojtari shqiptar bie dakord me Igli Taren, gati kontrata 2,4 mln euro në vit te Milani

Milani ka bërë një hap të rëndësishëm drejt nënshkrimit të mesfushorit zviceran Ardon Jashari, pasi agjentët e lojtarit u...

Mandati Lapaj-Shabani, flet djali i Ana Dajkos: Nëna ime…

Debati për mandatin e vetëm të fituar nga koalicioni “Nisma Shqipëria Bëhet” vijon të përshkallëzohet, me përfaqësuesit kryesorë të tij, Adriatik Lapaj dhe Endri...

Ministria e Mbrojtjes: Janë raportuar 22 vatra zjarri, 11 janë ende aktive

Ministria e Mbrojtjes bën me dije se deri në orën 18:00, janë raportuar 22 vatra zjarri në të gjithë vendin, nga të cilat 11...

Rama: U sekuestruan 32 tonë produkte pa faturë! Zero tolerancë

Në 6 ditë aksion për sigurinë ushqimore, janë sekuestruar 32 ton produkte pa faturë. Kryeministri Edi Rama bën me dije se “6 ditë 32 ton...

VIDEO: Sherri në Ksamil mes dy pronarëve, dalin detajet! Si nisi problemi

Detaje të reja kanë dalë në dritë lidhur me ngjarjen e ndodhur këtë të shtunë në Ksamil, ku shtetasi Agim Taraj dhunoi barbarisht pronarin...

Lajme të tjera

Web TV