Kur do vijë fundi i Ramës në PS? Përgjigjja që dha sot gjatë festës

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Kryeministri Edi Rama është shprehur se ai nuk do të jetë më në oborrin e Partisë Socialiste, në momentin që ish-kryeparlamentari Gramoz Ruçi nuk do të jetë më aty.

Komentet Rama i bëri gjatë fjalës së tij në festën e 34-vjetorit të Partisë Socialiste, të organizuar para selisë qëndrore të PS-së në Tiranë.

Po ashtu, Rama teksa falënderoi të gjithë të pranishmit dhe kontribuuesit në PS, foli edhe për strategjinë që do të ndjekë vendi në integrimin drejt Bashkimit Europian.

“Nëse do bëjmë gjënë e duhur në çdo hap dhe do ta adresojmë si prioritet kombëtar të PS-së, do i japim një forcë të madhe PS-së në territor, duke u bazuar te njerëzit më të përgatitur. Dua të falënderoj të gjithë të pranishmit, më shkuan sytë të Frrok Çupi dhe Ylli Rakipi. Ylli Rakipi rri larg për të thënë që s’jam me ju. Falenderoj edhe të gjithë ata që janë këtu para nesh dhe që janë të pranishëm gjithmonë në këto sebepe dhe në jetën e partisë.

Zysh Arta nuk më ndahet dhe shokun Gramoz që nuk diskutohet që sa kohë do e shoh në oborrin e partisë, partia është në rrugën e duhur. Shqetësohuni për kohën që ai s’do jetë më në PS, atë kohë se di si do bëni, por s’do jem as unë, kështu që shifni e bëni. Një falënderim të posaçëm edhe për Sekretarin e Përgjithshëm, i cili si gjithmonë në këto raste ka veshur kostumin e dasmës. Një falënderim në mbyllje për të gjitha gratë dhe vajzat që janë të pranishme”, tha mes të tjerash Rama. m.p.

Të fundit

Gjergj Luca ironizon “Thurjen”: Mbahu Shaban, qëndro burrë!

Biznesmeni i njohur Gjergj Luca ka komentuar përmes një postimi në rrjete sociale përplasjen mes Adriatik Lapajt të "Shqipëria...

Egnatia fiton pastër ndaj kampionëve të Bjellorusisë, kualifikimi vuloset në Rrogozhinë

Egnatia ka mposhtur Dinamo Minsk me rezultatin 0 me 2 në transfertën e Hungarisë. Sfida e parë e vlefshme për turin e dytë të...

Ngjarja e Fierit, gazetarja zbulon detajet: Ishte masakruar në pjesët intime!

Anesti Rama 56 vjeç u vra në mënyrë makabër nga vajza e tij Emanilda Rama 26 vjeç në Fier. Burime bëjnë me dije se...

Përmbysje e madhe në “Loro Boriçi”, Vllaznia triumfon në ndeshjen e parë ndaj Vikingur

Vllaznia fiton 2-1 ndaj Vikingur Reykjavik në Shkodër, në ndeshjen e parë të turit të dytë të Conference League. Ndeshja u zhbllokua shumë shpejt, që...

A do të kandidojë për Bashkinë e Tiranës? Kjo është përgjigjja e Arlind Qorit

Kreu i i “Lëvizjes Bashkë”, Arlind Qori, ka përsëritur distancimin e tij politik nga dy partitë e mëdha, PS dhe PD, duke theksuar se...

Lajme të tjera

Web TV