“Shqipëria të hyjë në BE”, Tajani: Qëllimi, të bëjmë gjithçka për të ribashkuar Evropën

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Ministri i Jashtëm i Italisë, Antonio Tajani, deklaroi se Shqipëria dhe Mali i Zi duhet të hyjnë në Bashkimin Evropian, para vitit 2030.

Antonio Tajani theksoi se qëllimi është që të bëhet gjithçka për të ribashkuar Evropën.

“Shtete si Shqipëria dhe Mali i Zi kanë bërë hapa shumë të rëndësishëm përpara për anëtarësimin në Bashkimin Evropian. Konstatoj një vullnet të mirë politik që ne të përshpejtojmë procesin e zgjerimit. Këto shtete duhet që të hyjnë në familjen tonë përpara vitit 2030, pastaj të flasim për Moldavinë dhe Ukrainën. Ish-Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, e ka përmendur si objektiv vitin 2030, por unë dua që kjo të ndodhë edhe më përpara në kohë.

Ne po u dërgojmë një mesazh të rëndësishëm të gjitha shteteve kandidate për t’u anëtarësuar sa më shpejt në Bashkimin Evropian. Qëllimi është që të bëjmë gjithçka është e mundur për ta ribashkuar Evropën në një kohë sa më të shkurtër. Italia do t’u ofrojë këtyre shteteve eksperiencën e saj, sidomos në luftën kundër korrupsionit”, tha Tajani./kb

Të fundit

“Dua poezi, por jo pa njerëzi”. Egla Ceno i kthen reston Mimoza Ahmetit

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuar mbrëmë në ‘’Goca dhe Gra’’ dhe dukej qartë që nuk kishte ndonjë simpati...

Zjarret në Gjirokastër, 11 persona procedim penal për zjarrvenie të qëllimshme

Policia e Gjirokastrës ka nisur procedimin penal për 16 raste të zjarreve të qëllimshme gjatë verës duke vendosur nën hetim 11 persona të dyshuar...

Bayern-Liverpool, 99% e kryer! Po vjen transferimi 75 mln euro!

Liverpool bëhet gati të shesë Luis Diaz. Me blerjen spektakolare të Ekitike, klubi anglez duhet të shesë disa lojtarë dhe kolumbiani ka oferta. Nicolo Schira...

E konfirmon Kremlini: Putin, i gatshëm të diskutojë për paqe në Ukrainë

Presidenti rus, Vladimir Putin, është i gatshëm të lëvizë drejt një zgjidhjeje për paqe me Ukrainën, por objektivi kryesor i Moskës është që të...

A po e forcon Donald Trump Evropën?

Koha ikën shpejt: 1 gushti është afati i fundit i Presidentit të SHBA-së, Donald Trump. Pastaj vendosen tarifa prej 30 përqind në mosmarrëveshjen tregtare...

Lajme të tjera

Web TV