Kin Dushi, shkrimtari që u la në harresë nga regjimi komunist

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

I burgosur në dy regjime, Kin Dushi është një nga prozatorët e parë shqiptarë, i mbuluar me harresë nga regjimi komunist.

Ai lindi në Shkodër, në fshatin Shirokë, më 27 maj 1922. Do të mbaronte “Normalen” e Elbasanit dhe më pas do të merrte pjesë në Luftën e Dytë Botërore, kundër pushtuesve nazifashistë. Në vitin 1942-1943 arrestohet nga pushtuesit dhe dërgohet në kampin e Prishtinës. Ditët e përjetuara në kampin e Prishtinës, do t’i fiksonte në një ditar të cilin e botoi në vitin 1951. Ky ditar do të konsiderohet si romani i parë i pasluftës, por historishkrimi letrar nuk e cilësoi asnjëherë në studimet për letërsinë.

Në vitin 1949-1952, Kin Dushi niset për studime në Bashkimin Sovjetik për letërsi. Pas kthimit, ai nis të punojë si gazetar te “Zëri i Popullit” për zonën e Myzeqesë, ku u frymëzua për të shkruar romane të tjera.

Në vitin 1955 shkruan “Udha e Velanit” dhe në vitin 1961 “Kronikë e vendit tim”. Është i pari shkrimtar që fitoi çmimin e Republikës në Shqipëri, me romanin “Udha e Velanit”, në vitet 1955-1956. Bëhet dhe anëtar i Lidhjes së Shkrimtarëve dhe Artistëve.

Në vitin 1960 shkroi skenarin e dokumentarit të kinostudios “Shqipëria e Re”, “Vallëzimi i shqipeve” me regji të Endri Kekos. Dushi provoi të shkruante dhe dramaturgji. Në vitin 1962 shkroi komedinë “Banorët e shkallës nr. 6”, që u vu në skenën e Teatrit Popullor të asaj kohe një vit më vonë, nën regjinë e Mihal Luarasit. Kjo vepër është rivënë në skenë në vitin 2009, nën regjinë e Sonila Ulqinakut. Kjo komedi shihet nga kritika si një pasqyrë e hollësishme e shoqërisë shqiptare të atyre viteve.

Jeta e Kin Dushit do të ndryshojë përgjithmonë pas botimit të romanit “Një emër mes yjeve”.

Lexo edhe :  “Vendi më i humbur në Shqipëri”, premierë në amfiteatrin e Durrësit

“Ai u duk përsëri rrugëve të qytetit. Sytë e kureshtarëve e ndiqnin si me habi, atë fytyrë disi të njohur, por që tani u dukej pak më e hequr, e pak më e zbehtë; ata sy të zinj e të bukur, por tani të futur disi thellë në zgavra e që kishin nisur ndoshta ta humbisnin bukurinë e gjallërinë e tyre të dikurshme. Vetëm trupi i kish mbetur gati ashtu, si edhe më parë, i gjatë dhe i drejtë…”. Ky është përshkrimi që Kin Dushi, i bën personazhit të tij kryesor në romanin “Një emër në mes yjeve”, një rikthim që i ngjason shkrimtarit rrugëve të Shkodrës, pas burgut. Duket sikur shkrimtari e ka parandier të ardhmen e tij. Romani u botua në vitin 1964 dhe u kritikua për “deheroizëm”, spontanitet e konceptim anarkik të Luftës Nacionalçlirimtare, në plenumin e 15-të të Komitetit Qendror të Partisë.

Kin Dushi do të arrestohej 3 vjet më vonë, më 3 tetor 1967, dhe do të dënohet me 8 vjet burg politik, si “armik i popullit”. Të gjitha shkrimet e tij deri në atë kohë u hoqën nga qarkullimi.

Në vitin 1975 ai del nga Burgu i Burrelit dhe do të punonte si punëtor ndërtimi në Ndërmarrjen 21 Dhjetori në Tiranë, derisa mbushi moshën e pensionit.

Nuk mundi ta përfundonte asnjëherë romanin e mbetur në dorëshkrim “Njeriu me proteza”. Më 6 prill të vitit 1994, Kin Dushi, pasi kishte humbur krejtësisht shikimin, u nda nga jeta.

Të fundit

I padiskutueshëm/ Oleksandr Usyk nokauton Daniel Dubois në raundin e pestë

Oleksandr Usyk është rikonfirmuar si kampion i padiskutueshëm i peshave të rënda në boks, pas triumfit ndaj boksierit londinez...

Sherri në diskotekën në Palasë, lihen të lirë dy agresorët

Një sherr masiv ka ndodhur natën e shkuar në një diskotekë në Palasë, ku janë përfshirë dy persona. Lidhur me këtë ngjarje, Policia referoi materialet...

“Nuk dua të ta jap librin”. Shkrimtarja Mimoza Ahmeti lë pa fjalë Egla Cenon

Shkrimtarja Mimoza Ahmeti ishte e ftuara e kësaj mbrëmjeje në “Goca & Gra”. Intervista nisi me një moment të sikletshëm për Egla Cenon, e cila...

U “kap mat” në koncert, CEO i Astronomer jep dorëheqjen

Andy Byron ka dhënë dorëheqjen si Drejtor Ekzekutiv i kompanisë së inteligjencës artificiale Astronomer, disa ditë pasi iu zbulua lidhja e tij jashtëmartesore me...

Renis Dobra, kur jeta e njeriut kushton 10 mijë euro

Detaje të reja janë zbuluar lidhur me ngjarjen e ndodhur mbrëmjen e 8 korrikut, ku 23-vjeçari Renis Dobra u rrëmbye dhe më pas u...

Lajme të tjera

Web TV