Gjiknuri: Opozita kërkon kohë, ka ende pika për diskutim mbi KQZ-në

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Damian Gjiknuri shprehu mendimin e tij mbi mbledhjen e sotme të Këshillit Politik. Ai tha se ka ende disa pika për t’u diskutuar në lidhje me  KQZ dhe çështje të tjera në lidhje me fushatën zgjedhore.

Sakaq Gjiknuri tha se në takimin që do të zhvillohet nesër ka gjasa të mbyllet përfundimisht Kodi Zgjedhor. Për Gjiknurin të gjitha proceset lidhen me identifikim elektronik.

Fjala e plotë

U dakordësuan të gjitha proceset që lidhen me identifikimin elektronik, kompetencat e zv. komisionerit për këtë proces, çështjet e financimit të zgjedhjeve. U dakordësuam për dispozitat që kishin përgatitur ekspertët, angazhimi që ka marrë qeveria për të dyfishuar fondin publik për fushatën zgjedhore, si dhe rënia dakord e pranimit të raportit 1 me 3, financim publik me financim privat. Nesër do vazhdojmë mbledhjen tjetër në orën 17:00, shpresojmë të përfundojmë të gjitha amendimet për kodin zgjedhor.”

”Ka akoma çështje siç është pjesa e KQZ-së dhe disa elementë që kanë të bëjnë me fushatën zgjedhore që PD kërkon kohë më shumë. Shpresoj që nesër, është në interes të PD-së dhe të gjitha palëve që nesër ta mbyllim ligjin zgjedhor përfundimisht. Draftet janë, ka akoma disa pika për tu diskutuar. Ata thonë se kërkojnë më shumë kohë që të konsultohen me ekspertët e tyre. Shpresojmë që ata do vijnë nesër me dispozitat përfundimtare.”

 

Bo.Ba/fjala.al

Të fundit

Rihidhnin në treg produktet e skaduara, çfarë u zbulua brenda magazinës në Vorë

Policia ka njoftuar sot goditjen enjë rasti të rëndë në Vorë, ku subjekti tregtar “Master AL” rihidhte në treg...

Dështon edhe përpjekja e 49-të për konstituimin e Kuvendit

Sot, dështoi sërish tentimi i 49-të për konstitumin e legjislaturës së nëntë të Kuvendit të Kosovës. Dështimi ndodhi, pasi që ashtu si herët e...

Vuante nga një sëmundje e rëndë, ndahet nga jeta në moshë të re pedagogia e njohur

Pedagogia Albana Kullolli Kastrati, është ndarë nga jeta pas një beteje të gjatë me një sëmundje të rëndë. Lajmin e hidhur e ka bërë të...

Zbardhet vendimi/ Të moshuarit që dalin pas 1 janarit 2025 në pension përfitojnë më shumë

Qeveria ka miratuar zyrtarisht indeksimin me 9.3% të bazës së vlerësuar të vitit 2023, e cila do të përdoret për llogaritjen e pensioneve të...

‘San Siro’ refuzohet nga UEFA, nuk mund të presë ‘Euro 2032’

Stadiumi legjendar “San Siro” nuk do të jetë pjesë e arenave pritëse për Kampionatin Evropian “Euro 2032”. Vendimi u konfirmua pas një takimi të...

Lajme të tjera

Web TV