Zv/Trajneri Hallaçi: Kukësi nuk është dorëzuar ende në betejën për titull

113 563 lexime

124,178FansaPëlqeje

Zëvendëstrajneri pohon vështirësitë për fitoren ndaj Bylisit, por synon rezultat pozitiv edhe me Tiranën. Kukësi ka vuajtur për të marrë një fitore minimale të shtunën në Stadiumin “Elbasan Arena” përballë Bylisit, por, përtej vështirësisë në arritjen e rezultatit, ndihmëstrajneri Rrahman Hallaçi vlerëson 3 pikët e marra.

“Në pjesën e parë ishim më lart se Bylisi, ndërsa në të dytën ritmi i lojës sonë ra, – pohoi ai. – Kjo është e kuptueshme, duke patur parasysh që, për shkak të kalendarit të ngjeshur, po luajmë më shpesh, me më pak ditë pushimi. Për më tepër, luajtëm në një orar jo dhe aq të përshtatshëm dhe në temperatura të larta.”

“Por e njëjta gjë mund të thuhet edhe për Bylisin, ndaj nuk e shikoj si justifikim, – ka vijuar ish-futbollisti i verilindorëve. – Por, mendoj se ne e merituam fitoren. Në pjesën e parë ndërtuam disa raste të tjera për shënim, përveç golit të shënuar me 11-metërsh, ishin 3-4 raste që po të kishim shënuar një gol tjetër, do të ishte krejt ndryshe.”

Edhe pse verilindorët janë plot 9 pikë prapa Tiranës kryesuese në betejën për titull, në lidhjen direkte në Rubrikën Sportive në RTSH, nr. 2 i stolit të Kukësit ka deklaruar se nuk pranon të dorëzohet. “Mendoj se tanimë nuk duhet të kthehemi prapa, sepse Tirana pikët i ka marrë me meritë”, – ka pohuar ai.
“Por ne besojmë deri në fund për kampionatin, – ka vijuar ish-kapiteni i Kukësit, Rrahman Hallaçi. – Sigurisht që është shumë e vështirë, por ne do të besojmë për sa kohë na e lejon matematika. Shpresojmë të arrijmë një fitore me Tiranën e më pas do të shohim se çfarë do të ndodhë.”
Sfida e radhës për Kukësin është përballja e drejtpërdrejtë me Tiranën në kryeqytet në mbrëmjen e 6 qershorit 2020.

Lexo edhe :  Jannik Sinner përmbys Carlos Alcaraz, italiani i parë që fiton Wimbledon

la.mi/Fjala.al

Të fundit

“8 vite e martuar, nuk lindim dot fëmijë. Burri refuzon të bëjë analizat”

Një grua nga Elbasani ka dërguar një mesazh në redaksinë tonë, duke u përpjekur të marrë një mendim për...

Fatmir Limaj, kryeparlamentar? Sot takimi i zgjidhjes mes tij dhe Kurtit

Këtë të shtunë pritet që kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, të zhvillojë takim me liderin e NISMËS, Fatmir Limajn, si përpjekje për të...

Vijon “telenovela” Calhanoglu, Mourinho kërkon ti prishë planet Interit

Dukej gjithçka e mbyllur, Interi i kishte thënë “jo” Galatasarayt dhe Hakan Calhanoglu dukej i destinuar për t’u kthyer në grumbullimin e zikaltërve, për...

Alarm në Dukat, zjarri rrezikon edhe Parkun Kombëtar të Llogarasë

Forcat zjarrfikëse të Vlorës ndodhen prej orëve të para të ditës në malin e Dukatit, ku terreni i vështirë dhe malor e bën të...

PD denoncon Fidel Yllin: Ka marrë 3 tenderë abuzivë të KOKSH-it

Partia Demokratike denoncon tenderë abuzivë sipas saj nga Komiteti Olimpik Kombëtar Shqiptar i drejtuar nga Fidel Ylli, të cilin e akuzon se ka vendosur...

Lajme të tjera

Web TV