Last Updated on 04/05/2025 by adminfjala
Një aksident me motor ka ndodhur mesditën e kësaj të diele në aksin rrugor Sarandë- Ksamil në vendin e quajtur Manastir. Dy të rinj që ndodhen në Sarandë për turizëm ishin duke udhëtuar me motor me drejtim nga Saranda drejt Ksamilit.
21-vjeçari Giussepe Dani, shtetas italian që ishte gjithashtu edhe drejtuesi i motomjetit me targe BV183 ka humbur kontrollin e mjetit dhe si pasojë është rrëzuar. Në motomjet sëbashku me 21-vjeçarin italian ndodhej edhe 21-vjeçarja shqiptare Artena Llani.
Pas rënies janë plagosur që të dy. Menjëherë janë transportuar në spitalin e Sarandës për ndihmë mjekësore. Mësohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Qarkullimit Rrugor, pas njoftimit të marrë, u ndodhën në vendngjarje për të zbardhur shkakun e aksidentit. m.p.