Last Updated on 01/05/2025 by adminfjala
Partia Demokratike ka paditur në Prokurorinë e Posaçme ish-nënkryetaren e Bashkisë së Korçës, Besa Spahon. Këtë e ka bërë të ditur drejtuesi politik i qarkut të Korçës, Ivi Kaso, denoncim që ka të bëjë me krimet zgjedhore, duke blerë vota për zgjedhjet parlamentare të 11 majit.
Gjithashtu, Kaso thekson se i gjithë entruazhi i tyre do të përballet me drejtësinë, ndërsa u bën thirrje dhe qytetarëve që për zgjedhjet e 11 majit të votojnë PD.
“PD ka paditur dje penalisht ish nënkryetaren e bashkisë Korçë dhe kandidaten e preferuar të Niko Peleshit, Besa Spahon, për shkelje të rënda të ligjit zgjedhor.
Paralajmërojmë të gjithë këta banditë zgjedhorë, duke filluar nga Niko Peleshi,duke vazhduar te Besa dhe gjithë enturazhit të tyre që pas datës 11 Maj përveç me demokratët dhe PD do të përballen dhe do të kenë hesapet e tyre me drejtësinë.
I ftojmë qytetarët që të votojnë të qetë në 11 Maj, sepse vota e tyre është e garantuar, do të ruhet dhe do të mbrohet. PD është në krye të detyrës,është duke monitoruar gjithçka dhe duke ja referuar SPAK sikundër Besën dje dhe të gjitha institucionet ligjzbatuese dhe te partnerët tanë ndërkombëtarë.
Në 11 Maj së bashku me votën e qytetarëve që do të votojnë masivisht nr 1, të gjithë së bashku kemi për të bërë ndryshimin”, shprehet Kaso. m.p.