Last Updated on 01/01/2025 by adminfjala
E ndërsa biseda me këngëtarët vijonte pa filtra një temë e diskutimit mes të ftuarve specialë në mbrëmjen e ndërrimit të viteve në “Ora News” ishte dhe ajo e besëtytnive.
E ndërsa po flitej për hudhrat me vete për të hequr “syrin e keq” këngëtari Alket Zaimi rrëfen një ngjarje interesante qeë kishte përjetuar në 2024-ën.
“Këtë vit më ndodhi një goditje shumë e fortë brenda një jave. Në 7 ditë më janë prishur të treja makinat dhe më ka marrë flakë dhe motorri.
Përplaset Niki me makinë në autostradë, të nesërmen në ecje me grupin e kotorrave më mori flakë motorri, dy ditë më pas më prishet makina e vogël, dhe në mëngjesin e të nesërmes, makina e Nikit djeg motorrin e saj
Hapa krahun dhe rroija e shihja dhe siç i themi nga veriu në jug, i marrçin hekurat”, tha Alketi./ S,M