Last Updated on 14/05/2025 by adminfjala
Gjykata e Posaçme e Apelit ka rrëzuar vendimin e shkallës së parë që urdhëronte nisjen e një hetimi penal ndaj ish-ministres Olta Xhaçka.
Trupi gjykues i kryesuar nga Iliriana Olldashi vendosi më 14 maj 2025 të shfuqizojë urdhrin për hetim mbi akuzat për shpërdorim detyre, falsifikim dhe pastrim parash.
Ky vendim i Apelit erdhi pas ankesës së Prokurorisë së Posaçme, duke rikthyer në fuqi vendimin për mosfillimin e procedimit penal.
Në këtë mënyrë, kallëzimi ndaj Xhaçkës nuk do të ndiqet më tej në këtë fazë, duke i dhënë fund përkohësisht përpjekjeve për ta hetuar. m.p.