Last Updated on 11/05/2025 by adminfjala
Rezultatet e para nga bashkia e Vorës kanë dalë dhe ndryshe nga të dhënat që sugjeroi kutia e parë, të tjera kanë përmbysur shifrat. Nga kryesimi bindshëm i Partisë Socialiste në kutinë e parë, rezultatet e reja janë në favor të demokratëve.
Newsbomb.al ka analizuar me detaje “biletat” e para që ka nxjerr pajisja e numërimit elektronik dhe shihet qartë se qytetarët e Vorës i kanë besuar në masë Partisë Demokratike. Nga gjashtë kuti të lexuara, PD ka marrë 522 vota dhe 491 vota për PS.
Nga 1.000 votues, koalicioni opozitar ka siguruar më shumë se 50% të votave të lexuara deri më tani dhe kandidati më i votuar rezulton të jetë ish-deputeti Myslim Murrizi. Ai nuk ka pasur mandat në katër vitet e fundit, ama është pjesë e strukturave të PD dhe herë-herë kritik i lidershipit. m.p.
