Aktualitet – Gazeta Fjala

22:59 Shkarkohet presidenti hungarez
Parlamenti hungarez ka miratuar ndryshimet kushtetuese që çojnë në shkarkimin e presidentit Tamás Sulyok, në një lëvizje që konsiderohet pjesë e spastrimit të figurave të afërta me ish-kryeministrin nacionalist Viktor Orbán.

Amendamenti i 17-të i Kushtetutës u miratua të hënën me 139 vota pro, 6 kundër dhe asnjë abstenim. Ndryshimet parashikojnë largimin e Sulyok-ut nga posti i presidentit, së bashku me masa të tjera institucionale.

Partia në pushtet Tisza, e drejtuar nga kryeministri Péter Magyar, e ka akuzuar Sulyok-un se ishte një “kukull” e Orbánit. Nga ana tjetër, partia nacionaliste Fidesz kishte njoftuar se do të bojkotonte debatin dhe votimin në Parlament.

Pas miratimit të ndryshimeve, deputetët e Tisza-s shpërthyen në një duartrokitje që zgjati rreth 30 sekonda, duke festuar shkarkimin e presidentit.

Vendimi shënon një tjetër hap në përballjen politike mes qeverisë së re dhe strukturave të ngritura gjatë viteve të qeverisjes së Viktor Orbánit./mxh

22:48 “E shtyva nga ballkoni!” Vrasja e shqiptares në Itali, çfarë dëshmoi i dashuri
Ish-i dashuri i shqiptares Aurorës Tila ka pranuar se ishte ai që e vrau 13-vjeçaren, duke e hedhur nga ballkoni i banesës më 25 tetor 2024, shkruan ANSA.

17-vjeçari, i cili ishte 15 vjeç në kohën e krimit të dyshuar, të hënën ndryshoi pretendimet e tij për pafajësi në vdekjen e të dashurës së tij 13-vjeçare, e cila ra nga një ndërtesë në Piacenza në tetor 2024, dhe rrëfeu se e shtyu atë nga ballkoni në një gjyq apeli pasi u dënua me 17 vjet burg në një gjyq të shkallës së parë vitin e kaluar.

I riu ka bërë deklaratat përmes një lidhjeje me video nga burgu i të miturve në Catanzaro. Gjykata ka kërkuar ndërkohë një raport mbi sjelljen e tij në institucionin e vuajtjes së dënimit, pasi ndaj tij raportohet se janë bërë edhe denoncime për vepra të tjera.

Djali, emri i të cilit nuk është bërë i ditur sepse është i mitur, pranoi vrasjen e shqiptares Aurora Tila duke e hedhur nga një ballkon në qytetin verior italian më 25 tetor 2024.

Ai ndryshoi historinë e tij dhe gjithashtu kërkoi falje për veprimin e tij dhe për pritjen kaq të gjatë për ta pranuar atë.

“Me rrëfimin, një rreth mbyllet. Por shpresojmë që Gjykata do të mbështesë vendimin e shkallës së parë, i cili vendosi një dënim të përshtatshëm”, tha avokati Emilio Malaspina, duke përfaqësuar nënën e vajzës që ishte viktimë e femicidit. Gjyqi është shtyrë deri më 10 shtator./mxh

22:37 Trump njofton papritur një fjalim para kombit
Presidenti amerikan, Donald Trump njoftoi sot se do të mbajë një fjalim televiziv të enjten në mbrëmje, ndërsa përplasjet me Iranin kanë rifilluar me një intensitet të paparë prej javësh.

“Presidenti Trump do t’i drejtohet kombit të enjten në mbrëmje në orën 21:00 (01:00 GMT, të premten)”, shkroi presidenti amerikan në platformën e tij Truth Social./Mxh

22:26 Nëntë vende evropiane dhe Ukraina krijojnë koalicion për mbrojtje antibalistike
Nëntë vende evropiane, së bashku me Ukrainën, kanë njoftuar krijimin e një koalicioni të ri për zhvillimin e kapaciteteve të mbrojtjes kundër raketave balistike në Evropë.

Nisma u shpall gjatë samitit të “Koalicionit të Vullnetshmëve” në Paris dhe, sipas deklaratës së përbashkët, ka karakter “thjesht mbrojtës”, si përgjigje ndaj rritjes së kërcënimit nga raketat balistike.

Koalicioni përfshin Italinë, Francën, Gjermaninë, Danimarkën, Holandën, Norvegjinë, Spanjën, Suedinë, Britaninë e Madhe dhe Ukrainën.

Shtetet pjesëmarrëse theksuan se mbrojtja e Evropës kërkon një arkitekturë të integruar të mbrojtjes raketore, e aftë të pengojë dhe neutralizojë kërcënimet e ardhshme.

Presidenti francez Emmanuel Macron deklaroi se krijimi i koalicionit është një hap i rëndësishëm për mbrojtjen e Ukrainës dhe forcimin e sigurisë kolektive evropiane.

Ai shtoi se mbështetja për Kievin, rritja e presionit ndaj Rusisë dhe ndërtimi i garancive të reja të sigurisë janë elementë kyç për të ardhmen e kontinentit.

Moska reagoi ashpër ndaj nismës.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, e quajti “Koalicionin e të Vullnetshmëve” një grup “nxitësish të luftës”, duke pretenduar se vendet pjesëmarrëse nuk synojnë paqen, por vazhdimin e konfliktit dhe përpjekjen për t’i shkaktuar Rusisë një disfatë strategjike.

Ndërkohë, Franca njoftoi se do të thërrasë ambasadorin rus për të protestuar ndaj asaj që e cilëson një fushatë të gjerë ruse të spiunazhit dhe sabotimit kibernetik në Evropë.

Parisi bëri të ditur gjithashtu se do të vendosë sanksione ndaj nëntë individëve dhe katër entiteteve të lidhura me shërbimet ruse të sigurisë.

Edhe Bashkimi Evropian dhe Britania e Madhe kanë paralajmëruar sanksione të koordinuara ndaj personave dhe organizatave të akuzuara për aktivitete kibernetike dashakeqe.

Sipas Brukselit, në shënjestër janë zyrtarë të inteligjencës ushtarake ruse, hakerë dhe kompani që dyshohet se mbështesin përpjekjet për destabilizimin e vendeve evropiane./Mxh

22:17 “Pse duhet të paguajnë shqiptarët 4.2 mln euro për koncert privat?”/ Mila: Koncerti i Kanye West, ngjarje e madhe për Shqipërinë
Deputetja e Partisë Socialiste, Sara Mila, e ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, deklaroi se koncerti i Kanye West i ka sjellë të mira Shqipërisë, për shkak se kanë ardhur turistë dhe kanë shpenzuar para.

E pyetur nga Ylli Rakipi se përse duhet të paguajë shteti 4.2 mln euro për një koncert privat, Mila tha se duhej ndërhyrja e qeverisë, por paratë nuk janë marrë nga një fond emergjence.

Ylli Rakipi: Koncerti i Kanye West, si e ndihmon Shqipërinë ky koncert?

Sara Mila: Është ngjarje e madhe sa herë Shqipëria dhe Tirana mirëpret një këngëtar të madh. Nuk ka qenë e thjeshtë më parë. Sa i përket Kanye West, nuk dua të merrem personalisht, nuk jam ndonjë fanse e tij personalisht por kur flasim për një artist të këtij kalibri që e kthen Tiranën në një metropol europian dhe hera e parë që ky këngëtar zgjedh një vend të rajonit, është lajm i madh. Shqipëria ka mikpritur 30 mijë turistë të huaj për këtë koncert.  Promovimi shkon shumëfish dhe përtej koncertit. Fakti që shkoi shumë mirë dhe pamjet e Tiranës europiane ishin në të gjithë mediat… Për Shqipërinë nuk është vetëm koncerti, por gjithcka që vjen pas koncertit.  Koncerti shkoi shumë mirë është ngjarje e madhe për Shqipërinë.

Ylli Rakipi: Kanye West është një personazh kontrovers, koncertet e tij janë anulluar në shumë vende, ka bërë deklarata anti semite dhe pro Hitlerit. Një person i tillë mund të përmirësojë imazhin e vendit tonë?

Sara Mila: Pikërisht për këto që rendite dhe se Shqipëria nuk lëviz qëndrimin e saj as ndaj Izraelit, nuk e ndryshon mendimet dhe qëndrimet personale të një artisti, lejimin apo jo të koncertit, në një vend që duhet të jetë kaq demokratik. Duhet ta mikpresim për artin e tij. Shqiptarët dhe turistët u kënaqën, ai nuk bëri politikë.

Ylli Rakipi: Pse duhet të paguajnë qytetarët shqiptarë 4.2 mln euro, kur kanë dështuar të shiten biletat për një festival privat?

Sara Mila: Duhet të bënte shteti një ndërhyrje. Kam dëgjuar spekulime se janë marrë para nga fondi i emergjencave. Rezervë dhe emergjencë janë dy gjëra të ndryshme. Të qartësojmë shikuesit dhe opinionbërësit. Nuk është prekur asnjë fond emergjence. Ka një fond rezervë që del në tepri nga çfarë u shpërndahet ministrive dhe quhet fond rezervë.

*Ndërhyn aktivistja Vatnikaj

Sara Mila: Me një person që nuk më përshëndet nuk bisedoj fare.

Sidorela Vatnikaj: Një parlament i delegjitimuar, nuk na përfaqëson, nuk e meritoni t’ju përshëndesim.

Sara Mila: Këta të bëjnë matematikë, të shohin sa i ka sjellë mbrapsht Kanye West buxhetit.  Kjo histori është dështim i rradhës i PD, pasi qelbi protestën, merren me Kanye West. Shkojnë aty nuk votojnë Shqipërinë në BE./mxh

22:10 Koncerti i Kanye West/ Bushati: 60% e popullsisë nuk bëjnë dot pushime, jo të paguajnë 120 euro biletë
Analisti dhe gazetari Andi Bushati ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me koncertin e Kanye West të mbajtur dy ditë më parë në Tiranë.

I ftuar në Syri Tv, Bushati u shprehet se mosshitja e biletave nuk ndodhi për shkak të protestës po për shkak të ekonomisë së familjeve shqiptare.

Sipas tij, 60% e popullsisë në Shqipëri nuk mund të përballojnë të bëjnë pushime dhe jo të paguajnë një biletë koncerti që nis nga 120 euro.

“Nuk ju shitën biletat jo prej protestës por se ndoshta aq nivel ka Shqipëria. Nuk mund të shkojnë 60 mijë veta në Shqipëri në koncert, kur 60% e popullsisë nuk bëjnë dot pushime jo të paguajnë 120 euro minimum një biletë. Rama po hap një polemikë fallco për t’ja mbivendosur problemit real. Po të shohësh diktatorët në fund të tyre gjejnë agjentë. Po ta shohësh dhe tek fjalori e te të gjitha duket se është në fund të kurbës së vet”, tha Bushati./mxh

21:59 Bad Bunny rikthen dyshimet për një romancë të vjetër, shfaqet pranë ish-partneres Gabriela Berlingeri
Bad Bunny ka ndezur sërish spekulimet për jetën e tij sentimentale, pasi është parë në shoqërinë e ish-partneres së tij, Gabriela Berlingeri.

Fotografitë dhe videot që po qarkullojnë në rrjet tregojnë artistin portorikan dhe dizajneren e bizhuterive duke kaluar kohë së bashku gjatë turneut të tij evropian. Prania e Gabrielës në disa prej ndalesave të turneut, si edhe në Wimbledon, ka bërë që shumë fansa të pyesin nëse mes tyre ka nisur një kapitull i ri.

Historia e dashurisë mes Bad Bunny, emri i vërtetë i të cilit është Benito Antonio Martínez Ocasio, dhe Gabrielës nisi në vitin 2017, pasi u njohën në Porto Riko. Me kalimin e viteve, ajo u bë një nga njerëzit më të afërt të artistit, duke e shoqëruar në evente të rëndësishme dhe duke marrë pjesë edhe në disa prej projekteve të tij muzikore.

Në vitin 2022, raportimet për ndarjen e çiftit u bënë gjithnjë e më të shpeshta. Vetë këngëtari deklaroi në atë periudhë se ai dhe Gabriela kishin mbetur miq të ngushtë dhe se të dy ishin të lirë të vazhdonin jetën e tyre. Pak kohë më vonë, ai u përfol për lidhjen e bujshme me modelen Kendall Jenner.

Tashmë, pas përfundimit të asaj romance, Benito është parë sërish pranë Gabrielës. Së fundmi, të dy janë fotografuar në Stokholm duke ecur së bashku, ndërsa në disa pamje duken të përqafuar. Në një moment, artisti shihet edhe duke e puthur Gabrielën në kokë, një gjest që ka shtuar edhe më shumë dyshimet për një rikthim të mundshëm.

Megjithatë, as Bad Bunny dhe as Gabriela Berlingeri nuk kanë reaguar publikisht për natyrën e marrëdhënies së tyre. Për momentin mbetet e paqartë nëse bëhet fjalë për një ribashkim romantik apo thjesht për miqësi, por daljet e tyre të fundit kanë rikthyer vëmendjen e publikut te ish-çifti./mxh

21:47 Madonna hap zemrën në albumin e ri, rikthen kujtimet për Sean Penn dhe forcon lidhjen me vajzën Lourdes
Albumi më i fundit i Madonna-s nuk sjell vetëm muzikë të re, por edhe rrëfime të thella nga jeta e saj personale. Këngëtarja ka zgjedhur të prekë disa nga kapitujt më të rëndësishëm të së kaluarës, duke përfshirë martesën me Sean Penn dhe marrëdhënien me vajzën e saj, Lourdes Leon.

Sipas Page Six, në projektin “Confessions on a Dance Floor Part II”, artistja i kushton vargje njerëzve që kanë lënë gjurmë në jetën e saj, mes tyre vëllait të ndjerë, njerkës dhe ish-bashkëshortit Sean Penn. Në një prej këngëve ajo përshkruan ndjesitë e vështira që ka përjetuar gjatë martesës me aktorin, duke përmendur edhe momentet kur ndihej e kërcënuar.

Megjithatë, burime pranë këngëtares thonë se, pavarësisht referencave kritike në album, Sean Penn vazhdon të zërë një vend të veçantë në zemrën e saj. Sipas tyre, ai mbetet dashuria më e madhe që Madonna ka përjetuar ndonjëherë.

Një nga surprizat më të veçanta të albumit është bashkëpunimi me Lourdes Leon. Kënga e përbashkët lindi me iniciativën e vetë Lourdes, e cila i propozoi nënës së saj të krijonin diçka së bashku si një mënyrë për të afruar edhe më shumë marrëdhënien e tyre.

Prej vitesh është folur për raportin e ndërlikuar mes tyre. Lourdes ka pranuar se e ka përjetuar të vështirë rritjen nën hijen e famës së Madonna-s, ndërsa artistja është shprehur se shpesh është ndier në faj që vajza u rrit nën vëmendjen e vazhdueshme të publikut.

Në këngë, Madonna i drejtohet vajzës me nofkën “yll i vogël”, një përkëdhelje që fansat e njohin që nga albumi “Ray of Light”, i publikuar në vitin 1998.

Sipas burimeve, vitet e fundit Lourdes ka kërkuar të ndërtojë identitetin e saj larg etiketës së “vajzës së Madonna-s”, ndërsa bashkëpunimi muzikor ka shërbyer si një urë për të lënë pas keqkuptimet.

Edhe pse këngëtarja është kritikuar shpesh për disiplinën e fortë me të cilën ka rritur gjashtë fëmijët e saj, duket se sot raporti me Lourdes është më i fortë se kurrë. Miq të afërt të artistes thonë se puna në studio i ka ndihmuar të komunikojnë më mirë dhe të rindërtojnë lidhjen mes tyre./mxh

21:37 Gjermania zbeh pritshmëritë për sanksione të reja të BE ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor
Gjermania ka zbehur pritshmëritë për vendosjen e sanksioneve të reja të Bashkimit Evropian ndaj vendbanimeve izraelite në Bregun Perëndimor të pushtuar.

Gjatë takimit të ministrave të Jashtëm të BE-së në Bruksel, ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul, deklaroi se çdo kufizim ndaj importeve nga këto vendbanime duhet të miratohet vetëm me unanimitetin e të gjitha shteteve anëtare.

Sipas Wadephul, prioriteti i Berlinit mbetet dialogu me qeverinë izraelite dhe jo vendosja e masave të reja ndëshkuese.

Qëndrimi i Gjermanisë tregon kundërshtimin e saj ndaj kufizimeve tregtare që janë mbështetur nga vende si Spanja, Belgjika dhe Irlanda, të cilat kërkojnë një përgjigje më të fortë të BE-së ndaj zgjerimit të vendbanimeve izraelite.

Komisioni Evropian kishte përgatitur një sërë alternativash për diskutim nga ministrat e Jashtëm, mes të cilave edhe kufizime ose ndalime të importeve të mallrave të prodhuara në vendbanimet izraelite në territoret e pushtuara.

Megjithatë, pozicioni i Gjermanisë e bën të pamundur që këto propozime të avancojnë me shpejtësi.

Nëse këto masa do të klasifikoheshin zyrtarisht si sanksione të politikës së jashtme, ato do të kërkonin miratimin unanim të të 27 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian.

Një procedurë e tillë do t’i jepte Gjermanisë dhe vendeve të tjera skeptike mundësinë për t’i bllokuar ato.

Nga ana tjetër, Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, Kaja Kallas, theksoi se ekzistojnë interpretime të ndryshme ligjore për këtë çështje.

Ajo tha se, sipas shërbimit juridik të BE-së, kufizimet tregtare mund të miratohen edhe me shumicë të cilësuar dhe jo domosdoshmërisht me unanimitet.

Një shumicë e tillë do të kërkonte mbështetjen e të paktën 15 prej 27 shteteve anëtare, të cilat duhet të përfaqësojnë së bashku të paktën 65 për qind të popullsisë së Bashkimit Evropian.

Edhe pse hodhi poshtë idenë e sanksioneve të reja, ministri gjerman përsëriti kritikat ndaj politikës së Izraelit për zgjerimin e vendbanimeve, duke deklaruar se ajo nuk është në përputhje me të drejtën ndërkombëtare.

Ai shtoi se Gjermania pret që qeveria izraelite të ndërmarrë masa të vendosura kundër kolonëve që ushtrojnë dhunë ndaj palestinezëve.

Wadephul bëri të ditur se këtë mesazh ua kishte përcjellë autoriteteve izraelite gjatë vizitës së tij në Izrael javën e kaluar, duke theksuar se Berlini pret hapa konkretë për të frenuar dhunën dhe për të respektuar të drejtën ndërkombëtare./Mxh

21:25 BM shpall Gardën Revolucionare të Iranit kërcënim për sigurinë kombëtare
Qeveria britanike ka shpallur Gardën Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si kërcënim për sigurinë kombëtare, duke paralajmëruar se anëtarët e saj mund të përballen me dënime deri në burgim të përjetshëm.

Lajmi u bë i ditursot nga kryeministri Keir Starmer.

Qeveria ka paraqitur në Parlament projekt-rregullore për të përcaktuar si organizata kërcënuese IRGC-në, së bashku me dy grupe të tjera: Lëvizjen Islamike të Shoqëruesve të së Djathtës dhe Korpusin Vullnetar të Drejtorisë Kryesore të Zbulimit të Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Rusisë.

Vendimi do të hyjë në fuqi vetëm pas miratimit nga Parlamenti.

Duke folur para përfaqësuesve të komunitetit hebre në rezidencën e Downing Street, Starmer tha se Garda Revolucionare Iraniane ka një histori të gjatë të përdorimit të grupeve të ndërmjetme dhe rrjeteve kriminale për të goditur individë në Britaninë e Madhe, përfshirë edhe komunitetin hebre.

Sipas kryeministrit, grupi i quajtur Lëvizja Islamike e Shoqëruesve të së Djathtës ka marrë përgjegjësinë për shtatë sulme me zjarrvënie ndaj objekteve të lidhura me komunitetet hebraike dhe izraelite në Britaninë e Madhe, ndërsa pas këtyre sulmeve, sipas autoriteteve britanike, qëndronin anëtarë të Gardës Revolucionare./Mxh