Bota – Gazeta Fjala

22:10 Witkoff: Trump diskutoi luftën në Ukrainë gjatë samitit në Kinë
Presidenti amerikan, Donald Trump ka ngritur çështjen e luftës në Ukrainë gjatë samitit trepalësh në qytetin kinez të Shenzhenit, ku u takua me presidentin rus Vladimir Putin dhe atë kinez Xi Jinping, tha negociatori amerikan, Steve Witkoff.

Sipas Witkoff, Trump e vendosi luftën në Ukrainë dhe arritjen e një zgjidhjeje paqësore për konfliktin mes Moskës dhe Kievit në qendër të diskutimeve gjatë takimit trepalësh.

Negociatori amerikan vlerësoi angazhimin e presidentit Trump, duke deklaruar se ai meritonte vlerësim për përpjekjet për t’i dhënë fund luftës.

Deklaratat e Witkoff u bënë pas samitit për Ukrainën, të zhvilluar të enjten në Berlin, ku kancelari gjerman Friedrich Merz priti përfaqësues nga 40 vende, në kuadër të takimit më të madh deri më tani të të ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, që mbështet Ukrainën.

Takimi në kryeqytetin gjerman u zhvillua vetëm pak orë pas samitit trepalësh mes Trump, Putin dhe Xi Jinping.

Megjithatë, në deklaratën e përbashkët të publikuar pas takimit në Shenzhen nuk pati asnjë referencë për luftën në Ukrainë.

Ndërkohë, presidenti amerikan kishte bërë të ditur më herët se konflikti ishte pjesë e diskutimeve edhe gjatë takimit të tij dypalësh me homologun rus, Vladimir Putin./mxh

21:27 Franca do të monitorojë youtuber-at për ndikime ose paragjykime politike përpara zgjedhjeve të vitit 2027
Rregullatori i medias në Francë, Arcom njoftoi të enjten se do të monitorojë ndikuesit online dhe krijuesit e përmbajtjes për ndikime ose paragjykime politike përpara zgjedhjeve presidenciale të vitit të ardhshëm, duke shënuar një zgjerim të madh të kompetencave të saj.

Ndryshimi pasqyron ndikimin në rritje të YouTuber-ave dhe krijuesve të tjerë të përmbajtjes, audienca e të cilëve, veçanërisht në mesin e të rinjve, ndonjëherë mund të jetë më e madhe se ajo e mediave tradicionale.

“Ka një fenomen të ri, është këtu dhe është masiv”, njoftoi presidenti i Arcom, Martin Ajdari, në një konferencë për shtyp në Paris.

Sipas rregullave të Arcom, kandidatët presidencialë duhet të marrin kohë transmetimi në përpjesëtim me mbështetjen e tyre të parashikuar elektorale gjatë fazës fillestare të fushatës. Megjithatë, nga 5 deri më 30 prill, të gjithë kandidatëve duhet t’u jepet kohë transmetimi e barabartë.

Ajdari theksoi se Arcom do të monitoronte vetëm krijuesit kryesorë francezë të përmbajtjes video, ndërsa podkasterët vetëm audio nuk do të preken.

“Kjo çështje lind në terma shumë konkretë për krijuesit, audienca e të cilëve tejkalon atë të kanaleve televizive tradicionale”, shtoi Ajdari.

Franca ka qenë në ballë të përpjekjeve për të rregulluar përmbajtjen online, duke miratuar legjislacion në vitin 2023 që prezantoi dënime të mundshme me burg dhe gjoba për influencuesit që nuk zbulojnë promovime të paguara ose reklamojnë produkte mashtruese./mxh

21:10 BE rithekson mbështetjen për GJNP-në pas deklaratave të Trump, Putin dhe Xi
Bashkimi Evropian përsëriti sot angazhimin e tij të palëkundur ndaj Gjykatës Ndërkombëtare Penale (GJNP), duke theksuar se gjykata është pjesë themelore e rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla.

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Christian Wigand ripohoi mbështetjen e bllokut për drejtësinë ndërkombëtare dhe rendin global të bazuar në rregulla.

“BE-ja është mbështetëse e fortë e Kombeve të Bashkuara. BE-ja dhe vendet e saj anëtare janë kolektivisht kontribuesi më i madh financiar në sistemin e OKB-së dhe ne sigurisht mbështesim axhendën e reformave të sekretarit të përgjithshëm të OKB-së dhe në GJNP ose Drejtësinë Ndërkombëtare”, tha ai në një konferencë për mediet.

“BE-ja riafirmon angazhimin e saj të palëkundur ndaj rendit ndërkombëtar të bazuar në rregulla, pjesë themelore e të cilit është GJNP-ja”, shtoi Wigand.

Komentet e tij erdhën pasi presidenti amerikan Donald Trump, presidenti kinez Xi Jinping dhe presidenti rus Vladimir Putin lëshuan një deklaratë mbi paqen pas një takimi trepalësh 90-minutësh në kuadër të Samitit të Bashkëpunimit Ekonomik Azi-Paqësor (APEC) në Kinë.

Deklarata thekson rëndësinë e pëlqimit të shtetit dhe respektimin e imunitetit të zyrtarëve shtetërorë, duke deklaruar se tre udhëheqësit ranë dakord se “GJNP-ja nuk duhet të abuzojë me juridiksionin e saj”. /mxh

20:42 Zelensky kërkon përfshirjen e Evropës në bisedimet me Rusinë
Presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, ka kërkuar përfshirjen e shpejtë të Evropës në bisedimet e ndërmjetësuara nga Shtetet e Bashkuara me Rusinë, pas takimit të së ashtuquajturit “Koalicioni i të Vullnetshmëve”, të mbajtur sot në Berlin.

“Ukraina, Evropa, SHBA-ja dhe Rusia. Ne mbështetemi shumë në këtë format”, deklaroi Zelensky, duke theksuar se takimi i ardhshëm duhet të jetë katërpalësh.

Ndërkohë, po zhvillohen bisedime të veçanta me ndërmjetësit amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner lidhur me kohën dhe agjendën e takimit të ardhshëm.

Kreu i shtetit ukrainas tha se synimi është të mos humbet kohë përpara dimrit dhe se Rusia duhet të vihet nën presion për të angazhuar konkretisht në procesin e arritjes së një marrëveshjeje paqeje.

“Nevojitet presion. Evropa është e gatshme të ndihmojë me sanksione të reja dhe me hapa të tjerë në mbështetje të Ukrainës dhe popullit ukrainas”, u shpreh ai.

Zelensky shtoi se pret gjithashtu që Shtetet e Bashkuara të përdorin ndikimin e tyre ndaj Rusisë për të çuar përpara procesin e paqes.

Javën e kaluar, pas një ndërprerjeje prej më shumë se tetë muajsh, në Abu Dhabi u zhvillua një raund i ri bisedimesh mes Ukrainës dhe Rusisë, me ndërmjetësimin e SHBA-së.

Në vendngjarje udhëtuan gjithashtu përfaqësues të Bashkimit Evropian, Gjermanisë, Francës, Italisë dhe Britanisë së Madhe, por ata nuk morën pjesë drejtpërdrejt në negociata.

Sa i përket përfshirjes së ardhshme të negociatorëve evropianë, nga pala ruse janë dhënë deklarata kontradiktore.

Ukraina po përballet me pushtimin e plotë rus që prej shkurtit të vitit 2022, duke vijuar rezistencën me mbështetjen e vendeve perëndimore./mxh

20:41 Turqia pajis ushtrinë me avionin e parë luftarak pa pilot Bayraktar Kızılelma, Erdogan: Ditë historike
Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan, ka njoftuar se avioni i parë luftarak pa pilot i Turqisë, Bayraktar Kızılelma, i është shtuar inventarit të Forcave të Armatosura Turke, pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Erdogan e cilësoi këtë zhvillim si një ditë historike dhe rezultat të viteve të tëra pune e përpjekjesh. Ai shprehu besimin se pajisja e ushtrisë me këtë avion do të kontribuojë në arritjet e mëtejshme të saj.

“Unë besoj se ushtria jonë e lavdishme do të shkojë nga fitorja në fitore me Bayraktar Kızılelma dhe uroj që ky zhvillim krenar të jetë i mbarë dhe i suksesshëm”, shkroi Erdogan.

Në njoftimin e kompanisë Baykar bëhet e ditur se Kızılelma është një projekt kombëtar, i zhvilluar tërësisht me burimet dhe teknologjinë e vetë kompanisë. Pas përfundimit me sukses të testeve të pranimit, avioni ka kaluar një tjetër fazë të rëndësishme drejt përdorimit nga Forcat e Armatosura Turke.

Zhvillimi i projektit nisi në vitin 2021, kur më 20 korrik u prezantuan për herë të parë pamjet e projektimit konceptual të avionit. Më 12 mars 2022 ai hyri në linjën e prodhimit, ndërsa fluturimin e parë e realizoi me sukses më 14 dhjetor të po atij viti, duke tejkaluar edhe objektivin e kompanisë për vitin 2023.

Më 24 prill 2023, Kızılelma realizoi një fluturim të përbashkët pranë avionit pa pilot AKINCI. Gjithashtu, gjatë panairit TEKNOFEST në Stamboll, nga 27 prilli deri më 1 maj 2023, ai demonstroi aftësitë e tij në fluturime pranë avionëve luftarakë të pilotuar SOLOTÜRK dhe Turkish Stars./mxh

20:36 Anthropic thyen rekordin me IPO-në më të madhe në histori, aksionet pritet të nisin tregtimin me rritje 26%
Kompania amerikane Anthropic, e njohur për zhvillimin e inteligjencës artificiale Claude, ka shënuar një rekord të ri në tregjet financiare, duke realizuar ofertën publike fillestare (IPO) më të madhe të regjistruar ndonjëherë, me një vlerë prej 81,3 miliardë dollarësh.

Kompania ka nxjerrë në shitje 980 milionë aksione, me një çmim fillestar prej 83 dollarësh për aksion, duke kaluar rekordin e mëparshëm të vendosur nga SpaceX në muajin qershor.

Interesi i investitorëve duket i lartë, pasi çmimi i pritshëm i aksioneve në hapje të tregtimit në Nasdaq është rritur në 105 dollarë. Kjo do të përfaqësonte një rritje prej rreth 26% krahasuar me çmimin fillestar të ofertës.

Drejtori ekzekutiv i Anthropic, Dario Amodei, tha se dalja në bursë do t’i japë kompanisë më shumë mundësi financiare për të vijuar punën dhe angazhimin e saj në zhvillimin e sigurt të inteligjencës artificiale.

Amodei u shpreh gjithashtu optimist për ndikimin që AI mund të ketë në të ardhmen e njerëzimit, duke theksuar se një inteligjencë artificiale mjaftueshëm e fuqishme, në bashkëpunim me njerëzit, mund të përshpejtojë ndjeshëm përparimin shkencor dhe mjekësor.

“Besoj se një inteligjencë artificiale mjaftueshëm e fuqishme, duke punuar së bashku me njerëzit, mund të përmbledhë brenda një dekade një shekull përparimi shkencor dhe mjekësor”, deklaroi ai.

Ndërkohë, zhvillimet në sektorin e teknologjisë dhe pritshmëritë për debutimin e Anthropic në Nasdaq kanë ndikuar edhe në tregjet evropiane. Bursa e Milanos e mbylli sesionin pothuajse e pandryshuar, me një rënie të lehtë prej 0,03%, pasi humbi fitimet e regjistruara gjatë ditës, në të njëjtën kohë kur Wall Street kaloi në territor negativ.

Rënie u shënuan edhe në bursat e Parisit me 0,5%, Frankfurtit me 0,7%, Madridit me 0,2% dhe Amsterdamit me 0,6%.

Debutimi i Anthropic në bursë shihet si një moment i rëndësishëm për industrinë e inteligjencës artificiale, në një kohë kur kompanitë e teknologjisë po tërheqin gjithnjë e më shumë interesin e investitorëve në mbarë botën./mxh

19:51 Greva në Itali, paralajmërohen ndërprerje edhe në udhëtimet nga Zvicra
Udhëtarët nga Zvicra që planifikojnë të udhëtojnë drejt Italisë këtë fundjavë duhet të përgatiten për anulime dhe ndërprerje të mundshme të transportit. Greva kombëtare e trenave në Itali, e cila nis të premten në mbrëmje dhe vazhdon deri të shtunën, do të prekë edhe disa linja hekurudhore që lidhin Ticino-n me Italinë.

Në grevë do të përfshihen edhe linjat RE80, S30, S40 dhe S50 të Tilos, të cilat nuk do të qarkullojnë në territorin italian. Ndërsa brenda Zvicrës, trenat do të vazhdojnë të operojnë normalisht. Për udhëtarët drejt Aeroportit Malpensa janë paraparë autobusë zëvendësues nga Stabio, si dhe lidhje me autobusë nga stacioni Cadorna në Milano, raporton 20 minuten.

Megjithatë, disa trena ndërkombëtarë nga Zvicra drejt Milanos do të qarkullojnë edhe gjatë grevës. Sipas informacioneve të Trenitalias, në mesin e tyre janë EC 61 nga Bazeli, EC 65 po ashtu nga Bazeli dhe EC 29 nga Cyrihu.

Sipas orarit të publikuar, EC 61 niset nga Bazeli në orën 06:30 dhe arrin në Milano në orën 10:50, EC 65 niset në orën 12:30 dhe arrin në 16:55, ndërsa EC 29 nga Cyrihu niset në orën 18:33 dhe arrin në Milano në 22:50.

Çfarë të drejtash kanë udhëtarët që kanë blerë bileta?

Pasagjerët që kanë blerë bileta ndërkombëtare në Zvicër mund të përfitojnë nga rregullat e SBB-së në rast të anulimit të trenave për shkak të grevës në Itali.

Në këto raste, bileta zakonisht mund të rirezervohet pa pagesë për një tren tjetër gjatë së njëjtës ditë ose të kërkohet rimbursimi deri në një muaj pas datës fillestare të udhëtimit, transmeton Telegrafi.

Megjithatë, anulimi duhet të konfirmohet zyrtarisht nga kompania hekurudhore. Për procedurën e rimbursimit përgjegjëse është zyra ku është blerë bileta.

Edhe fluturimet nga Zvicra mund të preken

Problemet në transport nuk përfundojnë me trenat. Të dielën, më 22 nëntor, në Aeroportin Milano-Malpensa është paralajmëruar një grevë katërorëshe e kontrollorëve të trafikut ajror, nga ora 13:00 deri në 17:00.

Gjithashtu, janë paralajmëruar greva të personelit të sigurisë në aeroportin e Venecias dhe të punonjësve të aeroporteve në Pisa dhe Firence.

Kompania ajrore zvicerane ka bërë të ditur se është duke vlerësuar ndikimin e mundshëm të grevave në Itali në operacionet e saj të fluturimeve. Deri më tani, nuk ka konfirmuar nëse dhe cilat fluturime nga Zvicra mund të preken.

Në rast të anulimit të fluturimit për shkak të grevës së kontrollorëve të trafikut ajror, zakonisht nuk parashihet kompensim financiar, pasi kjo konsiderohet rrethanë e jashtëzakonshme. Megjithatë, kompanitë ajrore duhet të ofrojnë rimbursim ose fluturim alternativ dhe të kujdesen për pasagjerët gjatë pritjes.

Ndërkohë, të premten në Itali është paralajmëruar edhe një grevë e përgjithshme 24-orëshe, e cila do të prekë shkollat, shëndetësinë, portet, taksitë dhe transportin publik lokal, përfshirë autobusët, tramvajet dhe metrotë./et

19:32 Ndahet nga jeta në moshën 38-vjeçare aktori i njohur i Netflix
Aktori Alexander Haskin, i njohur për rolet e tij në disa produksione të Netflix dhe Hulu, ka ndërruar jetë në moshën 38-vjeçare, pasi u gjet pa ndjenja në ujërat pranë skelës së Santa Monikës në Kaliforni. Ngjarja ndodhi më 16 nëntor, kur autoritetet bregdetare morën një njoftim për një person në det. Haskin u nxor nga uji nga ekipet e shpëtimit dhe u transportua në një varkë, ku iu nënshtrua menjëherë reanimimit kardiopulmonar.

Pavarësisht përpjekjeve për ta shpëtuar, aktori u shpall i vdekur rreth 50 minuta pas njoftimit të parë për incidentin. Sipas policisë, deri më tani nuk ka prova që në ngjarje të jetë përfshirë një person tjetër. Autoritetet bëjnë me dije se aktori ishte vetëm dhe nuk kishte pasur kontakt me persona të tjerë në momentet para incidentit. Ky version mbështetet edhe nga pamjet e kamerave të sigurisë.

Seedorf mahnitet nga loja e Memphis Depay, holandezi udhëheq Corinthians drejt fitores

Megjithatë, rrethanat e vdekjes mbeten të paqarta. Dyshimet se Haskin mund të ketë pasur një debat me një grua përpara se të përfundonte në det nuk janë konfirmuar. Babai i tij, Dana, i tha gazetës The California Post se komunikimi i fundit me të birin kishte qenë përmes një mesazhi që Alexander i kishte dërguar më herët gjatë asaj dite.

Sipas Metro, babai nuk pranoi të zbulonte përmbajtjen e mesazhit, por pranoi se vdekja e të birit kishte ngritur pikëpyetje për të. Dana, ish-oficer i Patrullës së Autostradave të Kalifornisë, deklaroi gjithashtu se Alexander nuk kishte shfaqur shenja shqetësimi përpara ngjarjes dhe se mezi priste të kalonte Ditën e Falënderimeve me familjen.

Ai shprehu dyshime edhe për versionin e mbytjes, duke theksuar se i biri dinte të notonte.

Përpara se të niste karrierën në aktrim, Alexander Haskin kishte punuar si trajner personal dhe kishte shërbyer në Forcat Ajrore të Shteteve të Bashkuara.

Ai ishte bërë i njohur për publikun përmes roleve në serialet You dhe The Rookie, si dhe në produksionin e Hulu Mayans M.C.. Vdekja e tij ka lënë pas pikëpyetje, ndërsa autoritetet vijojnë të shqyrtojnë rrethanat e incidentit./et

19:25 Sulmi pranë ambasadës holandeze në Kiev, Holanda thërret ambasadorin rus
Qeveria holandeze thirri ambasadorin rus në Holandë të enjten, pasi ambasada holandeze në Kiev pësoi dëme të vogla kur një predhë ra pranë ndërtesës.

Ministri i Jashtëm holandez Tom Berendsen tha se një predhë kishte goditur pas ambasadës holandeze në Kiev të enjten pasdite. Askush nuk u lëndua.

Berendsen shtoi se incidenti ishte “i papranueshëm” dhe arsye për të thirrur ambasadorin e Rusisë në Hagë.

Ambasada ruse në Holandë tha të enjten se po bëhej gjithnjë e më e vështirë të konsiderohej Holanda si një kalimtare e thjeshtë në luftën në Ukrainë.

“Përmes veprimeve të saj, Haga po e thellon vazhdimisht përfshirjen e saj në konflikt, duke kontribuar në zgjatjen dhe përshkallëzimin e mëtejshëm të tij”, tha ambasada.

Më herët këtë javë, kompania holandeze e mbrojtjes Destinus tha se raketat e saj ishin të vetmet armë të prodhuara jashtë vendit të përdorura në sulmin e Ukrainës të martën në Urën e Krimesë.

Gazeta holandeze NRC raportoi të enjten se punonjësit e Destinus kishin qenë aktivë në Ukrainë, ku tha se kishin testuar dronët e kompanisë në objektiva ruse.

Në një përgjigje, Destinus tha se stafi i saj kishte mbështetur ushtrinë ukrainase vetëm në përputhje me kontratat. Nuk ishte e qartë nëse kishte ndonjë lidhje midis incidentit në Kiev dhe raporteve për Destinusin./mxh

19:09 Trump: Nuk do të vendos për Ukrainën pa Zelenskyy-n
Presidenti i SHBA-së, Donald Trump të enjten dha garanci se nuk do të vendoste për luftën në Ukrainë në mungesë të homologut të tij Volodymyr Zelenskyy. Kjo deklaratë e Trump erdhi pas takimit në Shenzhen të Kinës me presidentët kinezë dhe rusë.

“Nuk do të merrja asnjë vendim përfundimtar në lidhje me luftën në Ukrainë pa Zelenskyn”, tha ai.

Trump shtoi se Putin ishte jashtëzakonisht i mërzitur me Zelensky-n për sulmin në Urën e Krimesë, duke thënë se e kuptonte zemërimin e presidentit rus.

Nga ana e tij, Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy shprehu zhgënjimin e tij për mospjesëmarrjen në takim, duke e përshkruar atë si një “gabim të madh”, pasi Ukraina mungonte në samitin historik midis Trump, Xi dhe Putin./mxh