Dossier – Gazeta Fjala

14:30 Pesë familje në Dibër nga linja e Skënderbeut! Çfarë zbuloi ADN-ja!
Studiuesi Gjergj Bojaxhi tha se testet e ADN-së kanë gjetur në Dibër të paktën katër deri në pesë familje që janë në të njëjtën linjë mashkullore me Kastriotët. Ai foli në emisionin “Dekalog” nga Roland Qafoku në Dritare TV. Sipas tij, rezultatet tregojnë se linja e Kastriotëve kishte vatrën në zonën e Dibrës, në krahinën e Çidhnës dhe në fshatin Sinë. Bojaxhi theksoi se bëhet fjalë për një linjë mashkullore shqiptare, ilire, e jo sllave.

“Janë disa familje në atë zonë të cilët janë në të njëjtën linjë mashkullore me Kastriotët”, tha ai.

Bojaxhi shtoi se mund të ketë edhe familje të tjera, sepse nuk është testuar gjithë Dibra. Sipas tij, qëllimi nuk ishte testimi i gjithë zonës, por gjetja e mjaftueshëm rezultateve për të provuar se kjo linjë ka qenë aty dhe ka ende trashëgimtarë.

Studiuesi bëri një dallim të rëndësishëm. Këto familje janë pasardhëse të fisit të Kastriotëve, jo domosdoshmërisht të vetë Gjergj Kastriotit.

“Trashëgimtarët janë të linjës së Kastriotëve, jo të Gjergj Kastriotit”, sqaroi ai. Sipas tij, fisi është më i gjerë dhe Gjon Kastrioti, babai i Skënderbeut, krijoi brenda tij linjën më të suksesshme politike e historike për shqiptarët.

Bojaxhi tha se artikulli shkencor për këtë studim është gati, por ende nuk është publikuar. Sipas tij, ka gjasa të dalë në një revistë historike, sepse revistat kanë standarde të rrepta etike. Një prej tyre është që çdo pjesëmarrës duhet të japë miratimin që rezultati i tij të përdoret në studim.

Në intervistë ai foli edhe për fenë e Kastriotëve. Sipas tij, në fillim ata kanë qenë katolikë dhe më pas, për shkak të aleancave, u bënë ortodoksë. “Kastriotët ishin shqiptarë dhe për ta feja ishte dyësore”, tha Bojaxhi.

Për projektin e ADN-së, ai tha se deri tani janë testuar mbi 2000 fise dhe se rezultati në nivel kombëtar është shumë i qëndrueshëm. Sipas tij, kushdo që dëshiron të bëjë testin mund të kontaktojë projektin “Rrënjët” në Facebook ose në faqen rrënjët.com./ad

14:00 Histori/ 1202 – Kryqëzata e Katërt, kur kryqtarët plaçkitën një qytet të krishterë
Zara, qyteti dalmat që u bë viktima e parë e një kryqëzate të devijuar nga misioni i saj

Përgatiti: Leonard Veizi

Kryqëzata e Katërt ishte nisur me një objektiv të shpallur qartë: çlirimin e Jerusalemit nga sundimi mysliman. Por, përpara se të mbërrinin në Tokën e Shenjtë, kryqtarët do të drejtonin armët kundër një qyteti të krishterë. Në nëntor të vitit 1202, ushtria e tyre rrethoi Zarën, qytetin e rëndësishëm bregdetar në Dalmaci, që ndodhej nën sundimin e mbretit të Hungarisë, por ishte edhe nën presionin e interesave të Venedikut.

Gjithçka kishte nisur me një marrëveshje financiare dhe ushtarake me Republikën e Venedikut. Kryqtarët kishin porositur një flotë të madhe për transportin e ushtrisë drejt Lindjes, por nuk arritën të paguanin shumën e kërkuar. Venedikasit, të interesuar të zgjeronin ndikimin e tyre në Adriatik dhe Mesdheun Lindor, u propozuan një zgjidhje: në këmbim të shtyrjes së pagesës, kryqtarët duhej të ndihmonin në pushtimin e Zarës, një qytet që Venediku e konsideronte rival tregtar dhe politik.

Vendimi i vendosi kryqtarët përballë një kundërshtie të rëndë morale dhe fetare. Zara ishte qytet i krishterë dhe mbreti i Hungarisë, Emeriku, ishte vetë kryqtar. Papa Inoçenti III e kundërshtoi me forcë këtë ndërmarrje. Ai u dërgoi letra udhëheqësve të ekspeditës, duke i paralajmëruar se sulmi ndaj një qyteti të krishterë ishte i papranueshëm dhe se pjesëmarrësit rrezikonin shkishërimin.

paralajmërimet papnore nuk e ndalën ushtrinë. Më 10 nëntor 1202, pas rrethimit, Zara ra në duart e kryqtarëve dhe venedikasve. Qyteti u plaçkit, ndërsa banorët u përballën me dhunë, shkatërrime dhe dëbime. Lajmi shkaktoi zemërim në botën e krishterë dhe e vendosi Papën në një pozitë të vështirë: ekspedita që duhej të bashkonte të krishterët kundër një armiku të përbashkët kishte përfunduar duke sulmuar një qytet të krishterë.

Rëndësia historike e ngjarjes nuk qëndron vetëm te pushtimi i Zarës. Ajo ishte paralajmërimi i një zhvillimi edhe më të rëndë. Vetëm pak muaj më vonë, kryqtarët do të ndryshonin përsëri drejtim, këtë herë duke iu drejtuar Kostandinopojës. Në prill të vitit 1204, ata do të sulmonin kryeqytetin e Perandorisë Bizantine, do ta pushtonin dhe do ta plaçkitnin në një nga episodet më shkatërrimtare të historisë mesjetare.

Sulmi ndaj Zarës nuk e krijoi ndarjen midis katolicizmit dhe ortodoksisë, e cila kishte marrë formë zyrtare që në vitin 1054, por e thelloi armiqësinë mes dy botëve të krishtera. Plaçkitja e Kostandinopojës më 1204 do ta kthente këtë përçarje në një plagë historike, pasojat e së cilës do të ndiheshin për shekuj.

Kryqëzata e Katërt, e nisur në emër të fesë dhe çlirimit të Jerusalemit, përfundoi duke goditur pikërisht qytetet dhe popullsitë e krishtera. Ajo mbetet një nga shembujt më domethënës se si interesat tregtare, borxhet financiare dhe ambiciet politike mund të përmbysin edhe qëllimet më të shenjta të shpallura nga institucionet fetare.

10:00 Nga Leonard Veizi/ 7 Nëntor 1944 – Ekzekutimi i Riçard Sorge, spiunit sovjetik që depërtoi në zemër të Gjermanisë naziste dhe Japonisë
Nga Leonard Veizi

Në historinë e spiunazhit të Luftës së Dytë Botërore, emri i Riçard Sorge zë një vend të veçantë. Gazetar gjerman në dukje, komunist në bindje dhe oficer i inteligjencës ushtarake sovjetike në fshehtësi, ai arriti të depërtonte në rrethet më të larta diplomatike dhe politike të Gjermanisë naziste në Tokio. Informacionet që dërgoi në Moskë për planet ushtarake të Hitlerit dhe qëndrimin e Japonisë ndaj Bashkimit Sovjetik patën rëndësi të veçantë për zhvillimet e luftës në Frontin Lindor.

Më 7 nëntor 1944, pas tre vjetësh burgim dhe hetimesh, Sorge u ekzekutua me varje në burgun Sugamo të Tokios. Së bashku me të u ekzekutua edhe bashkëpunëtori i tij kryesor japonez, gazetari Hotsumi Ozaki. Historia e këtij agjenti, e ndërthurur mes besnikërisë ideologjike, mashtrimit diplomatik dhe operacioneve sekrete, do të bëhej më vonë edhe subjekt i filmit të njohur “Cili jeni ju, zoti Sorge?”.

Një gjerman në shërbim të Moskës

Riçard Sorge lindi më 4 tetor 1895 në Baku, në atë kohë pjesë e Perandorisë Ruse, nga një baba gjerman dhe një nënë ruse. Fëmijërinë dhe rininë i kaloi kryesisht në Gjermani. Gjatë Luftës së Parë Botërore shërbeu në ushtrinë gjermane, ku u plagos disa herë. Përvoja e luftës ndikoi në formimin e bindjeve të tij politike dhe e afroi me lëvizjen komuniste.

Në vitin 1919 u anëtarësua në Partinë Komuniste Gjermane. Më vonë shkoi në Bashkimin Sovjetik, ku nisi të punonte për strukturat e Kominternit dhe më pas për inteligjencën ushtarake sovjetike, të njohur si GRU.

Në vitin 1933 u dërgua në Japoni, ku ndërtoi identitetin e tij të mbuluar si korrespondent i gazetës gjermane Frankfurter Zeitung. Për ta bërë më të besueshëm pozicionin e tij, ai u anëtarësua edhe në Partinë Naziste. Kështu, në një prej paradokseve më të pazakonta të historisë së spiunazhit, një agjent sovjetik u paraqiste si nazist i bindur dhe gëzonte besimin e përfaqësuesve të Rajhut të Tretë në Tokio.

Sorge ishte i arsimuar, fliste disa gjuhë dhe kishte njohuri të thella për politikën dhe marrëdhëniet ndërkombëtare. Përmes kontakteve personale arriti të krijonte lidhje të ngushta me diplomatë gjermanë, përfshirë ambasadorin Eugen Ott. Kjo i mundësoi të merrte informacione nga burime që zakonisht ishin të paarritshme për një gazetar të huaj.

Rrjeti i spiunazhit në Tokio

Sorge nuk vepronte i vetëm. Ai krijoi një rrjet informatorësh dhe bashkëpunëtorësh, ku spikaste gazetari japonez Hotsumi Ozaki, i cili kishte kontakte të drejtpërdrejta me qarqet drejtuese të qeverisë japoneze.

Në grup bënin pjesë edhe gjermani Max Clausen, operator radioje, dhe jugosllavi Branko de Vukelić, gazetar dhe fotograf. Përmes këtij rrjeti, Moska merrte informacione mbi planet ushtarake të Gjermanisë dhe Japonisë, lëvizjet diplomatike dhe strategjinë e fuqive të Boshtit.

Rëndësia e këtij rrjeti u bë veçanërisht e dukshme në vitin 1941, kur Gjermania po përgatitej të sulmonte Bashkimin Sovjetik.

Paralajmërimi që Stalini nuk e besoi

Në pranverën e vitit 1941, Sorge i dërgoi Moskës informacione të rëndësishme për përgatitjet gjermane për luftë kundër Bashkimit Sovjetik. Ai raportoi se sulmi ishte planifikuar për gjysmën e dytë të qershorit dhe dha edhe të dhëna mbi përqendrimin e forcave gjermane në kufirin sovjetik.

Më 22 qershor 1941, kur ushtria gjermane nisi operacionin Barbarossa, paralajmërimet e tij morën një domethënie të veçantë. Por Stalini, i cili kishte marrë edhe informacione të tjera për sulmin e mundshëm, nuk u kishte besuar plotësisht paralajmërimeve dhe kishte hezituar të merrte masa parandaluese në shkallën e nevojshme.

Një tjetër informacion me rëndësi strategjike erdhi nga Tokio. Sorge raportoi se Japonia nuk kishte ndërmend të sulmonte Bashkimin Sovjetik në atë fazë, pasi vëmendja e saj strategjike po përqendrohej në drejtimin e Paqësorit dhe Azisë Juglindore. Kjo i dha Moskës më shumë siguri për të zhvendosur një pjesë të trupave të dislokuara në Lindjen e Largët drejt frontit perëndimor, në një kohë kur gjermanët po afroheshin drejt Moskës.

Informacionet e rrjetit të Sorge konsiderohen një kontribut i rëndësishëm në vendimmarrjen sovjetike gjatë betejës për mbrojtjen e kryeqytetit. Megjithatë, ato nuk ishin burimi i vetëm i informacionit për qëndrimin japonez.

Arrestimi dhe ekzekutimi

Veprimtaria e rrjetit nuk mund të mbetej përgjithmonë e pazbuluar. Kundërzbulimi japonez kishte nisur hetimet për transmetimet radiofonike të dyshimta dhe gradualisht arriti të identifikonte strukturën e organizuar të spiunazhit.

Më 18 tetor 1941, Riçard Sorge u arrestua në Tokio. Operacioni çoi në arrestimin e gjithsej 35 personave të lidhur me rrjetin e tij. Gjatë hetimeve u zbuluan lidhjet me inteligjencën sovjetike, ndërsa gjykimi përfundoi me dënimin me vdekje të Sorge dhe Hotsumi Ozakit.

Më 7 nëntor 1944, të dy u varën në burgun Sugamo të Tokios. Duhet saktësuar se nuk u ekzekutuan të 35 anëtarët e rrjetit, siç pretendohet ndonjëherë në përmbledhjet historike. Dënimet e anëtarëve të tjerë ndryshuan sipas rolit dhe përfshirjes së tyre në veprimtarinë e spiunazhit.

Për një kohë të gjatë, Moska nuk e pranoi publikisht rolin e Sorge si agjent sovjetik. Vetëm në vitin 1964, njëzet vjet pas ekzekutimit, atij iu dha pas vdekjes titulli Hero i Bashkimit Sovjetik.

“Cili jeni ju, zoti Sorge?”

Historia e Riçard Sorge u bë e njohur për një publik shumë më të gjerë edhe përmes kinematografisë. Në vitin 1961, regjisori francez Yves Ciampi realizoi filmin Qui êtes-vous, Monsieur Sorge?, i njohur në shqip si “Cili jeni ju, zoti Sorge?”.

Në rolin e Riçard Sorge interpreton Thomas Holtzmann, ndërsa në kastin e filmit përfshihen edhe Mario Adorf dhe Keiko Kishi. Filmi është një bashkëprodhim franko-italo-japonez, bardhezi, që rindërton veprimtarinë e agjentit sovjetik në Japoni, marrëdhëniet e tij me diplomatët gjermanë, krijimin e rrjetit të spiunazhit dhe zbulimin e tij nga kundërzbulimi japonez. Në rrëfim janë përfshirë edhe intervista reale me njerëz që e kishin njohur Sorge.

Filmi u realizua në një periudhë kur Bashkimi Sovjetik po fillonte ta njihte publikisht kontributin e agjentit të ekzekutuar. Ai ndihmoi në kthimin e Sorge në një figurë të njohur ndërkombëtarisht dhe në krijimin e imazhit të tij si një nga spiunët më të rëndësishëm të Luftës së Dytë Botërore.

Riçard Sorge mbetet një rast i veçantë në historinë e inteligjencës ushtarake. Ai arriti të depërtonte në mjediset ku hartoheshin planet e fuqive të Boshtit, të fitonte besimin e diplomatëve gjermanë dhe të siguronte informacione që kishin rëndësi për strategjinë sovjetike. Por fundi i tij ishte ai i shumë agjentëve të zbuluar: arrestim, gjykim dhe ekzekutim.

Më 7 nëntor 1944, në të njëjtën ditë kur në Bashkimin Sovjetik përkujtohej Revolucioni i Tetorit, një prej agjentëve më të njohur të Moskës përfundonte jetën në litarin e ekzekutimit japonez.

08:30 Histori/ 6 Nëntor 1965 – Nisja e fluturimeve të lirisë: Ura ajrore që çoi qindra mijëra kubanezë drejt Amerikës
Përgatiti: Leonard Veizi

Në kulmin e Luftës së Ftohtë, Havana dhe Uashingtoni arritën një marrëveshje të pazakontë. Përmes një korridori ajror mes Kubës dhe Floridës, mijëra njerëz do të largoheshin nga ishulli komunist për të nisur një jetë të re në Shtetet e Bashkuara.

Pas Revolucionit Kuban të vitit 1959 dhe ardhjes në pushtet të Fidel Kastros, marrëdhëniet mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara u përkeqësuan me shpejtësi. Shtetëzimet, përplasjet politike dhe afrimi i Havanës me Bashkimin Sovjetik krijuan një konflikt të gjatë, që kulmoi me krizën e raketave të vitit 1962. Ndërkohë, mijëra kubanezë nisën të largoheshin nga vendi, të shqetësuar për drejtimin politik dhe ekonomik që kishte marrë ishulli.

Në vitet e para pas revolucionit, shumë prej tyre arritën në Florida me mjete të ndryshme detare. Por udhëtimi përmes ngushticës së Floridës ishte i rrezikshëm. Në shtator 1965, Fidel Kastro njoftoi se porti i Kamarjokës do të hapej për anijet që vinin nga Shtetet e Bashkuara për të marrë familjarët e atyre që dëshironin të largoheshin. Në javët pasuese, mijëra njerëz u përfshinë në këtë eksod detar.

Përballë situatës, administrata e presidentit amerikan Lindon Xhonson dhe qeveria kubane nisën negociatat për të organizuar një rrugë më të sigurt emigrimi. Më 6 nëntor 1965, të dyja palët arritën një marrëveshje për krijimin e një ure ajrore mes Kubës dhe Shteteve të Bashkuara. Fluturimet e para nisën më 1 dhjetor të po atij viti.

Programi u bë i njohur me emrin Freedom Flights (Fluturimet e Lirisë). Avionët udhëtonin nga Varadero drejt Majamit, duke transportuar çdo muaj rreth 3.000 deri në 4.000 kubanezë. Organizimi parashikonte dy fluturime në ditë, pesë ditë në javë. Për shumë familje, kjo ishte mundësia e vetme për t’u bashkuar sërish pas vitesh ndarjeje.

Fluturimet vijuan për disa vite. Sipas të dhënave të Departamentit Amerikan të Shtetit, deri në përfundimin e programit, në prill 1973, rreth 260.700 kubanezë kishin mbërritur në Shtetet e Bashkuara përmes këtij korridori ajror. Një pjesë e konsiderueshme e tyre u vendos në Florida, veçanërisht në Majami dhe Hialeah, ku gradualisht u krijua një komunitet i madh kubano-amerikan.

Një tjetër zhvillim i rëndësishëm ishte miratimi, më 2 nëntor 1966, i Ligjit për Përshtatjen e Kubanezëve (Cuban Adjustment Act). Ky ligj u krijonte mundësi shtetasve kubanezë që plotësonin kushtet ligjore të fitonin statusin e rezidentit të përhershëm në SHBA, duke lehtësuar integrimin e tyre në shoqërinë amerikane.

Megjithëse programi i Fluturimeve të Lirisë përfundoi në vitin 1973, largimi i kubanezëve nuk u ndal. Një valë tjetër e madhe emigrimi ndodhi në vitin 1980, gjatë eksodit të njohur si Mariel, kur rreth 125.000 kubanezë u larguan drejt Floridës. Në dekadat që pasuan, emigracioni vazhdoi në valë të ndryshme, për arsye politike, ekonomike dhe familjare.

Sot, komuniteti me origjinë kubane në Shtetet e Bashkuara është një nga grupet më të mëdha hispanike në vend. Sipas analizës së Pew Research Center, në vitin 2024 ai arriti në rreth 2,93 milionë persona. Pasardhësit e emigrantëve të dikurshëm janë tashmë pjesë e jetës amerikane, të pranishëm në politikë, biznes, kulturë, art dhe universitete.

Kështu, ajo që nisi si një marrëveshje praktike për transportimin e refugjatëve u shndërrua në një nga episodet më të rëndësishme të historisë së emigracionit në Amerikë. Për mijëra familje kubaneze, një biletë avioni nga Varadero drejt Majamit nuk ishte thjesht një udhëtim. Ishte fillimi i një jete tjetër, në një vend që për shumë prej tyre përfaqësonte njëkohësisht strehim, mundësi dhe shpresë.

12:30 Histori/ 1983 – Ferri nën dallgë, tragjedia e platformës naftë-nxjerrëse “Byford Dolphin”
Përgatiti: Leonard Veizi

Në mëngjesin e zymtë të 5 nëntorit 1983, Deti i Veriut ishte i qetë, por vetëm në sipërfaqe. Nën valët e tij të ftohta, një grup inxhinierësh dhe zhytësish norvegjezë po punonin në një nga operacionet më delikate të industrisë naftë-nxjerrëse – lidhjen e dhomave të zhytjes me platformën “Byford Dolphin”, një kolos prej çeliku që notonte mbi thellësitë e errëta si një qytet i vogël lundrues.

Kjo platformë ishte një rig gjigant lundrues për shpime nafte, në pronësi të kompanisë norvegjeze Dolphin Drilling, e vendosur rreth 225 kilometra në verilindje të Aberdeenshire, në zemër të Detit të Veriut. Prej vitesh ajo kishte qenë një prej bazave më të rëndësishme të kërkimit të naftës në ujërat britanike – një botë e ftohtë, e mbështjellë me mjegull dhe me një klimë aq të pamëshirshme sa çdo gabim i vogël mund të kushtonte jetën.

Në atë mëngjes, katër zhytës punonin në një procedurë rutinë të quajtur “transferim nën presion”, një operacion që kërkonte përpikmëri kirurgjikale. Ata ndodheshin brenda dhomave të dekompresionit, një sistem hermetik që imiton presionin e thellësisë për të shmangur “sëmundjen e zhytësit” (decompression sickness). Çdo hapje apo mbyllje e parakohshme e ndonjë valvule, mund të ishte fatale.

Por pikërisht atë ditë, ndodhi e paimagjinueshmja. Një valvul sigurie u hap gabimisht, në një çast që asnjë nuk e kuptoi dot si ndodhi. Presioni u çlirua menjëherë – nga 9 atmosfera në vetëm pak sekonda. Brenda dhomës, ajri shpërtheu me një forcë të frikshme. Trupat e zhytësve, që ndodheshin në kushte presioni ekstrem, u ekspozuan ndaj një ndryshimi aq brutal saqë dhomat u shkatërruan në çast.

Pesë inxhinierë humbën jetën menjëherë. Katër prej tyre – Roy Lucas, Bjørn Bergersen, Truls Hellevik dhe Edwin Coward – ishin brenda sistemit të dekompresionit; një tjetër, William Crammond, që ndodhej jashtë, u godit nga pjesët metalike të flakura nga shpërthimi. Tre të tjerë u plagosën rëndë.

Tragjedia ishte aq e tmerrshme, sa shpesh është përshkruar si “një nga aksidentet më të frikshme në historinë e inxhinierisë detare.” Raportet e mëvonshme përshkruan skena tronditëse: dhomat e çelikut të përkulura si letra, dhe muret e platformës të përlyera nga presioni i pamëshirshëm i gazit që kishte shpërthyer nga brenda. Ishte një katastrofë e momentit – as zjarre, as shpërthim zhurmëmadh – vetëm një “përplasje e ajrit” që mbylli pesë jetë në një sekondë.

Hetimet që pasuan zbuluan se sistemi i valvulave nuk kishte asnjë mekanizëm sigurie automatike, që të ndalonte hapjen aksidentale. Për më tepër, dokumentacioni teknik ishte i paplotë, dhe disa prej pajisjeve nuk përmbushnin standardet ndërkombëtare të sigurisë. Aksidenti i “Byford Dolphin” u kthye kështu në një pikë kthese për industrinë e naftës detare. Pas kësaj, u vendosën rregulla të reja të ashpra për operacionet nën presion, dhe u zhvilluan mekanizma të rinj sigurie që sot janë standard në çdo platformë zhytjeje profesionale.

Por për familjet e viktimave, asnjë reformë nuk mund të fshinte kujtimin e asaj dite. Në Norvegji dhe Skoci, ceremonia e varrimit u bë nën shi, me flamujt e industrisë detare në gjysmë shtize. Koleget e tyre, të gjithë njerëz të detit dhe të naftës, e dinin se pas asaj tragjedie çdo komandë, çdo klikim valvule, çdo frymë nën presion duhej të trajtohej me frikë dhe respekt për jetën.

Edhe sot, pas dekadash, emri “Byford Dolphin” mbetet sinonim i një mësimi të shkruar me gjak në historinë e kërkimit të energjisë. Ajo platformë, që më pas u rindërtua dhe u rikthye në det për disa vite të tjera shërbimi, mbart përjetësisht kujtimin e atyre pesë burrave që humbën jetën në heshtje — jo nga lufta apo stuhia, por nga padukshmëria e presionit, armiku më i rrezikshëm i thellësive.

08:30 Histori/ 5 nëntor 1943 – Bombardimi i Vatikanit, kur qielli i luftës preku kupolën e shenjtë
Përgatiti: Leonard Veizi

Ishte mbrëmja e 5 nëntorit 1943. Roma, e rrënuar nga uria, frika dhe sirenat e alarmit, mbante frymën pezull nën hijen e Luftës së Dytë Botërore. Që nga prilli, Italia fashiste kishte kapitulluar, Mussolini ishte rrëzuar, dhe qyteti i përjetshëm ndodhej në një gjendje kaosi të pashembullt – i ndarë mes trupave gjermane që kontrollonin veriun dhe aleatëve që po përparonin nga jugu.

Avioni mbi Kupolën  e Shën Pjetrit

Në këtë mes ankthi dhe paqartësie, një ndriçim i pazakontë përshkoi qiellin e Romës. Një avion fluturonte ulët, drejt Kupolës së Shën Pjetrit, si një zog prej hekuri që nuk njihte as besë, as kufi. Çast më pas, tingëlloi bubullima e parë e bombës. Qielli i natës u çarë nga flakët dhe nga tymi që u ngrit drejt kupolës madhështore të projektuar nga Michelangelo.

Në pak sekonda, bomba goditi zonën jugperëndimore të Vatikanit, pranë Stacionit të Radios së Vatikanit dhe afër mureve që ndajnë shtetin e shenjtë nga lagjja e Borgos. Zhurma tronditi murgjit, rojet zvicerane, e madje edhe vetë Papa Piu XII, i cili ndodhej në dhomat e tij dhe, sipas dëshmive, doli në ballkon për të parë qiellin që digjej.

Fatmirësisht, nuk pati viktima, por dëmet ishin të mëdha: xhamat e Bazilikës së Shën Pjetrit u thyen, kabllot e radios u këputën, disa ndërtesa ndihmëse u shembën. Dhe më e rëndësishmja — u shemb miti i paprekshmërisë së Vatikanit. Qytet-shteti më i vogël në botë, që deri atëherë konsiderohej neutral, paqësor dhe jashtë logjikës së luftës, ishte prekur nga dora e përgjakshme e konfliktit global.

Libri i Augusto Ferrara-s

Në librin e tij Augusto Ferrara, “1943. Bombe sul Vaticano” i cili në shqip vjen si “1943. Bomba mbi Vatikan”, ripërshkohet dita e 5 nëntorit: “Heshtje nëpër rrugët e Vatikanit, është errësirë e në zemrat e banorëve të këtij shteti të vogël papnor ngre kryet frika për Luftën II Botërore, që vijon pa reshtur, për plagët e hapura të familjeve, të bashkësive, të fshatrave. Është ora 20.10 e 5 nëntorit 1943. Një avion fluturon ulët rreth Vatikanit e papritmas lëshon 5 bomba: katër bien mbi territorin ku banon Papa, njëra nuk shpërthen”.

Sipas Augusto Ferrara-s, objektivi ishte Radio Vatikani, që transmetonte mesazhe për të burgosurit e luftës.

Vetë autori në një intervistë të botuar në “Vatikani News” thotë çfarë bëri Papa Piu XII, pas këtij sulmi: “Në libër, gjenden kopje të  gazetës ditën e diel, kur Papa duket mbi Sheshin e Shën Pjetrit e flet për bombardimin e për një hetim të mundshëm, në bashkëpunim me Kuesturën italiane. Tre-katër ditë pas së dielës, kur Papa mësoi se ishte fjala për marrëzinë e një fashisti, meqë Italia ishte akoma në luftë, preferoi të heshtëte e gazetat të mos flisnin për ngjarjen. Akoma kishte pasiguri mbi bombardimin në Vatikan, po bëheshin hetime… Prandaj, Papa preferoi që shtypi të mos fliste më për ngjarjen”.

Por kush e bombardoi Vatikanin?

Zyrtarisht, aleatët, – kryesisht amerikanët dhe britanikët – mohuan çdo përfshirje. Disa raporte sugjeronin se bëhej fjalë për një gabim navigimi: avioni, në errësirën e natës dhe mes stuhisë së antiajrorëve, kishte ngatërruar koordinatat dhe hodhi bombat pa dashje.

Megjithatë, arkivat e mëvonshme treguan një tjetër version. Ekziston dyshimi se bombardimi i parë ishte një operacion i qëllimshëm i organizuar nga agjentët fashistë ose gjermanë, me qëllim që të fajësoheshin aleatët dhe të minohej besimi i popullit italian te Perëndimi. Propaganda naziste e përdori menjëherë ngjarjen, duke shpërndarë pamje të Vatikanit të dëmtuar dhe duke akuzuar “bombarduesit anglezë” për blasfemi.

Papa Piu XII, i njohur për përmbajtjen e tij diplomatike, nuk reagoi publikisht, por dërgoi një mesazh të nënkuptuar përmes një homelie të heshtur: “Edhe drita e qiellit mund të kthehet në zjarr, kur njeriu harron Zotin.” Ishte një dënim moral, i drejtuar pa emra, por me peshë të thellë shpirtërore.

Bombardimi i dytë

Një vit më vonë, në 2 mars 1944, historia u përsërit. Një tjetër avion, këtë herë pa identitet të qartë, hodhi bomba në afërsi të qytetit të shenjtë, duke shkaktuar sërish panik. Edhe ky incident mbeti i mbuluar nga mjegulla e versioneve të ndryshme: disa thoshin se ishte një sulm i gabuar nga avionët aleatë, të tjerë se ishte një tjetër provokim i trupave gjermane që ende kontrollonin Romën.

Në fund, Vatikanit iu desh të riparonte plagët, jo vetëm fizike, por edhe morale. Pas asaj nate të zezë të nëntorit 1943, qyteti i shenjtë nuk ishte më vetëm qendra e krishterimit, por një simbol i brishtësisë së paqes në një botë të përçarë nga urrejtja.

Epilogu

Dhe megjithëse asnjë bombë nuk preku kupolën e Shën Pjetrit, ajo natë mbeti e shënuar në histori si çasti kur qielli i luftës guxoi të prekë zemrën e krishterimit. Një kujtesë se edhe më të shenjtët, në kohë lufte, nuk janë të paprekshëm nga çmenduria njerëzore.

12:30 Hitori/ 4 nëntor 1995 – Vritet Yitzhak Rabin, kryeministri izraelit që pagoi me jetë përpjekjen për paqe
Përgatiti: Leonard Veizi

Në mbrëmjen e 4 nëntorit 1995, në Tel Aviv, një krismë pistolete ndërpreu një tubim të madh në mbështetje të paqes. Kryeministri izraelit Yitzhak Rabin sapo kishte përfunduar fjalimin e tij para mijëra qytetarëve, kur një i ri iu afrua dhe qëlloi tri herë në drejtim të tij. Dy plumba e goditën. Rabin u dërgua me urgjencë në spitalin Ichilov, por mjekët nuk arritën ta shpëtonin. Në moshën 73-vjeçare, kreu i qeverisë izraelite kishte rënë viktimë e një atentati politik të kryer nga një ekstremist hebre.

Vrasësi quhej Yigal Amir, një student 25-vjeçar i së drejtës, i cili kundërshtonte me vendosmëri marrëveshjet e paqes me palestinezët. Ai e konsideronte politikën e Rabinit një tradhti ndaj interesave të Izraelit dhe kishte vendosur ta ndalte atë me armë.

Lajmi i vrasjes tronditi Izraelin dhe shkaktoi reagime në mbarë botën. Një kryeministër që kishte kaluar pjesën më të madhe të jetës në ushtri, duke mbrojtur shtetin e tij me armë, ishte vrarë nga një bashkëkombës, pikërisht për shkak të përpjekjeve të tij për të arritur një marrëveshje politike me palestinezët.

Nga ushtarak në krye të qeverisë

Yitzhak Rabin lindi më 1 mars 1922 në Jerusalem, në një familje hebreje të vendosur në Palestinën nën administrimin britanik. Që në rini u përfshi në lëvizjen sioniste dhe në organizatat ushtarake hebraike që vepronin përpara krijimit të shtetit të Izraelit.

Gjatë Luftës së Dytë Botërore shërbeu në njësitë hebraike që luftonin në krah të britanikëve kundër forcave të Boshtit në Lindjen e Mesme. Më pas u bë pjesë e Palmachut, forcës elitare të organizatës ushtarake Haganah.

Pas shpalljes së shtetit të Izraelit në vitin 1948, Rabin mori pjesë në Luftën e Parë Arabo-Izraelite. Karriera e tij ushtarake njohu një ngjitje të shpejtë. Ai shërbeu në poste të ndryshme komanduese dhe në vitin 1964 u emërua shef i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Mbrojtjes së Izraelit.

Emri i tij u bë veçanërisht i njohur gjatë Luftës Gjashtëditore të vitit 1967, kur Izraeli mposhti ushtritë e Egjiptit, Jordanisë dhe Sirisë, duke pushtuar territore të gjera arabe. Rabin ishte në krye të ushtrisë izraelite gjatë kësaj fitoreje, e cila ndryshoi rrënjësisht hartën politike dhe ushtarake të Lindjes së Mesme.

Pas largimit nga ushtria, në vitin 1968 u emërua ambasador i Izraelit në Shtetet e Bashkuara. Kjo përvojë e afroi me diplomacinë dhe politikën ndërkombëtare.

Në vitin 1974, pas dorëheqjes së kryeministres Golda Meir, Rabin mori drejtimin e qeverisë. Ai u bë kryeministri i parë i Izraelit i lindur në territorin e vendit. Mandati i tij i parë zgjati deri në vitin 1977, kur dha dorëheqjen pas një skandali politik që lidhej me mbajtjen e një llogarie bankare në Shtetet e Bashkuara, në kundërshtim me ligjin izraelit.

Por largimi nga posti i kryeministrit nuk i dha fund karrierës së tij. Në vitet 1984–1990 shërbeu si ministër i Mbrojtjes, ndërsa në vitin 1992 u rikthye në krye të qeverisë, pas fitores së Partisë së Punës në zgjedhjet parlamentare.

Marrëveshjet e Oslos dhe rruga drejt paqes

Mandati i dytë i Rabinit u shënua nga një ndryshim i rëndësishëm në politikën izraelite ndaj palestinezëve. Pas dekadash konflikti, përballjesh ushtarake dhe mosnjohjeje reciproke, qeveria e tij pranoi të hynte në negociata me Organizatën për Çlirimin e Palestinës, të drejtuar nga Jaser Arafati.

Bisedimet u zhvilluan fillimisht në fshehtësi në Norvegji, në qytetin e Oslos. Ato u përmbyllën me një marrëveshje historike, e cila u nënshkrua më 13 shtator 1993 në Shtëpinë e Bardhë, në prani të presidentit amerikan Bill Clinton.

Ishte një moment me peshë të veçantë simbolike. Rabin dhe Arafati, dy njerëz që për dekada kishin qëndruar në anë të kundërta të një konflikti të përgjakshëm, shtrënguan duart para kamerave të botës. Përkrah tyre qëndronte Shimon Peres, ministri i Jashtëm izraelit dhe një prej arkitektëve kryesorë të procesit diplomatik.

Marrëveshjet e Oslos parashikonin njohjen reciproke mes Izraelit dhe Organizatës për Çlirimin e Palestinës, krijimin e një administrate palestineze vetëqeverisëse dhe hapjen e negociatave për çështjet përfundimtare të konfliktit, përfshirë kufijtë, Jerusalemin dhe refugjatët palestinezë.

Megjithatë, marrëveshja nuk nënkuptonte krijimin e menjëhershëm të një shteti palestinez. Ajo vendoste një kuadër kalimtar, me shpresën se negociatat do të çonin drejt një zgjidhjeje përfundimtare.

Një vit më vonë, më 26 tetor 1994, Rabin nënshkroi edhe traktatin e paqes me Jordaninë, duke i dhënë fund zyrtarisht gjendjes së luftës mes dy vendeve.

Për këto përpjekje, në vitin 1994, Yitzhak Rabin, Shimon Peres dhe Jaser Arafati u nderuan me Çmimin Nobel për Paqen. Komiteti Norvegjez i Nobelit vlerësoi kontributin e tyre në përpjekjet për vendosjen e paqes në Lindjen e Mesme. Ishte një vendim që simbolizonte shpresën se një konflikt i gjatë mund të zgjidhej përmes negociatave dhe njohjes reciproke.

Një shoqëri e ndarë dhe kundërshtimi ndaj Rabinit

Por rruga drejt paqes nuk ishte e lehtë. Marrëveshjet e Oslos shkaktuan përçarje të thella brenda shoqërisë izraelite. Një pjesë e konsiderueshme e popullsisë i mbështeti negociatat, duke i parë ato si mundësinë më serioze për t’i dhënë fund konfliktit me palestinezët. Por qarqet nacionaliste dhe fetare të së djathtës ekstreme i kundërshtuan ashpër.

Për kundërshtarët e tij, Rabin po bënte lëshime të papranueshme territoriale dhe po rrezikonte sigurinë e Izraelit. Në demonstratat kundër qeverisë, kryeministri u portretizua si tradhtar. Në disa raste, protestat u shoqëruan me gjuhë kërcënuese dhe thirrje kundër tij.

Edhe brenda kampit politik izraelit, kundërshtimi ndaj marrëveshjeve ishte i fortë. Procesi i paqes zhvillohej në një klimë të tensionuar, ku sulmet terroriste palestineze, frika për sigurinë dhe mosbesimi historik ushqenin konfliktin e brendshëm.

Rabin e dinte se po përballej me një kundërshtim të fuqishëm, por nuk hoqi dorë nga politika e negociatave.

Tri të shtëna në sheshin e Tel Avivit

Mbrëmjen e 4 nëntorit 1995, në Sheshin e Mbretërve të Izraelit, në Tel Aviv, u organizua një tubim masiv në mbështetje të procesit të paqes. Mijëra njerëz u mblodhën nën moton «Po paqes, jo dhunës».

Rabin mori pjesë në këtë aktivitet dhe mbajti një fjalim ku mbrojti marrëveshjet dhe u bëri thirrje qytetarëve të mos lejonin që dhuna të shkatërronte përpjekjet për paqe.

Në përfundim të tubimit, ndërsa po largohej drejt automjetit të tij, Yigal Amir iu afrua dhe qëlloi tri herë. Dy plumba e goditën kryeministrin, ndërsa i treti plagosi një nga truprojat.

Amiri u arrestua menjëherë në vendngjarje. Ai nuk u përpoq të fshihte motivet e tij. Gjatë marrjes në pyetje deklaroi se kishte vepruar për të ndalur marrëveshjet me palestinezët, të cilat i konsideronte të rrezikshme për Izraelin.

Rabin u transportua në spitalin Ichilov, por plagët ishin vdekjeprurëse. Vdekja e tij u konfirmua pak më vonë.

Vrasja e kryeministrit nga një ekstremist hebre ishte një goditje e rëndë për demokracinë izraelite. Ajo tregoi se përplasja politike kishte kaluar kufirin e debatit dhe kishte hyrë në territorin e dhunës fizike.

Bota në funeralin e një kryeministri

Vdekja e Rabinit shkaktoi tronditje ndërkombëtare. Në funeralin e tij, të zhvilluar në Jerusalem më 6 nëntor 1995, morën pjesë dhjetëra udhëheqës botërorë, mes tyre presidenti amerikan Bill Clinton, presidenti egjiptian Hosni Mubarak dhe mbreti Husein i Jordanisë.

Clinton e përshëndeti mikun e tij me fjalët tashmë të njohura në historinë politike të asaj kohe: «Shalom, chaver» – «Lamtumirë, mik».

Ishte një mesazh i shkurtër, por që shprehte marrëdhënien e krijuar mes dy burrave gjatë përpjekjeve për paqe në Lindjen e Mesme.

Pas vrasjes, drejtimin e qeverisë e mori Shimon Peres, deri atëherë ministër i Jashtëm dhe partneri politik i Rabinit në procesin diplomatik. Por klima politike ishte ndryshuar. Në zgjedhjet e vitit 1996, Partia e Punës humbi përballë Likudit dhe kryeministër u bë Benjamin Netanyahu.

Vrasja e Rabinit nuk i dha fund menjëherë Marrëveshjeve të Oslos, por procesi i paqes u përball me pengesa gjithnjë e më të mëdha. Mosmarrëveshjet për territoret, sigurinë, vendbanimet izraelite dhe statusin e Jerusalemit mbetën të pazgjidhura.

Një ushtar që kërkoi të bëhej arkitekt i paqes

Yitzhak Rabin mbetet një figurë komplekse e historisë së Izraelit. Ai ishte ushtar karriere, komandant i ushtrisë gjatë Luftës Gjashtëditore dhe një prej njerëzve që kishin ndërtuar fuqinë ushtarake të shtetit izraelit. Por në fund të jetës së tij politike, ai u përpoq të gjente një rrugë tjetër përmes negociatave me kundërshtarin palestinez.

Kjo nuk do të thotë se ai ishte një politikan pa kundërshti apo se marrëveshjet e nënshkruara prej tij garantonin paqen. Procesi i Oslos mbeti i papërfunduar dhe shumë prej çështjeve themelore të konfliktit vazhduan të ishin të hapura.

Por vrasja e tij shënoi një moment të rëndësishëm në historinë politike izraelite: një kryeministër i zgjedhur u vra nga një bashkëkombës, sepse ky i fundit kundërshtonte politikën e tij.

Më 4 nëntor 1995, Izraeli nuk humbi vetëm kryeministrin e tij. Ai humbi edhe një nga protagonistët kryesorë të përpjekjes diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit me palestinezët.

11:00 Histori/ 4 nëntor 2008 – Obama bëhet presidenti i parë afroamerikan i SHBA-ve: fitorja që ndryshoi politikën amerikane
Përgatiti: Leonard Veizi

Mbrëmjen e 4 nëntorit 2008, në Grant Park të Çikagos, një turmë e jashtëzakonshme njerëzish priste rezultatin e zgjedhjeve presidenciale amerikane. Në skenë do të ngjitej një politikan 47-vjeçar, emri i të cilit ishte bërë tashmë pjesë e historisë. Barack Obama kishte fituar garën për Shtëpinë e Bardhë, duke mundur kandidatin republikan John McCain. Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara, një afroamerikan ishte zgjedhur president i vendit.

Fitorja nuk ishte thjesht një ndërrim administrate në Uashington. Ajo kishte një domethënie të veçantë për një komb që, më pak se gjysmë shekulli më parë, kishte njohur ende ndarjen racore me ligj, diskriminimin dhe luftën e lëvizjes për të drejtat civile.

Një vend që kishte kaluar një luftë civile për çështjen e skllavërisë, që kishte njohur segregacionin racial dhe që kishte parë Martin Luther Kingun të kërkonte barazi përpara turmave të mëdha, tashmë kishte zgjedhur një president me prejardhje afrikane.

Obama fitoi me rreth 53 për qind të votave popullore dhe siguroi 365 vota në Kolegjin Zgjedhor, kundrejt 173 votave të John McCain. Ishte një fitore e qartë, e arritur në një moment kur Amerika përballej me krizën më të rëndë financiare që nga Depresioni i Madh i viteve 1930.

Një fëmijëri mes dy kontinenteve

Barack Hussein Obama Jr. lindi më 4 gusht 1961 në Honolulu të Havait. Babai i tij, Barack Obama Sr., ishte një ekonomist nga Kenia, ndërsa nëna, Ann Dunham, një amerikane nga Kansasi. Prindërit e tij u njohën gjatë studimeve në Universitetin e Havait, por martesa nuk zgjati. Ata u ndanë kur Baracku ishte ende fëmijë.

Një pjesë të fëmijërisë e kaloi në Indonezi, ku nëna ishte martuar sërish, ndërsa më vonë u kthye në Havai, ku u rrit pranë gjyshërve nga ana e nënës.

Përvoja e tij familjare dhe kulturore ishte e pazakontë për një politikan që do të synonte më vonë presidencën amerikane. Ai ishte rritur mes ndikimeve të ndryshme, me një baba afrikan që e njihte më shumë përmes kujtimeve dhe rrëfimeve, dhe një nënë amerikane që i kishte përcjellë rëndësinë e arsimimit dhe të përfshirjes shoqërore.

Obama studioi në Universitetin Kolumbia në Nju-Jork, ku u diplomua në shkencat politike. Më pas vazhdoi studimet në Fakultetin Juridik të Universitetit të Harvardit. Në vitin 1990 u bë kryeredaktori i parë afroamerikan i revistës prestigjioze juridike Harvard Law Review.

Pas përfundimit të studimeve, u vendos në Çikago, ku punoi si organizator komunitar në lagjet me të ardhura të ulëta, u mor me çështjet e të drejtave civile dhe dha mësim në Universitetin e Çikagos.

Karriera e tij politike nisi në Senatin e shtetit të Ilinoisit, ku u zgjodh në vitin 1996. Në vitin 2004 fitoi një vend në Senatin federal dhe tërhoqi vëmendjen e opinionit publik amerikan me një fjalim në Konventën Kombëtare Demokratike. Aty u shfaq si një zë i ri politik, që kërkonte të kapërcente ndarjet tradicionale mes republikanëve dhe demokratëve, por edhe ato racore e shoqërore.

Fushata që mobilizoi Amerikën

Në shkurt të vitit 2007, Obama shpalli kandidaturën për president. Në fillim, pakkush e konsideronte favorit përballë emrave të njohur të Partisë Demokratike. Konkurrentja e tij kryesore në garën brenda partisë ishte Hillary Clinton, ish-zonja e parë dhe senatore me përvojë.

Por Obama arriti të ndërtonte një lëvizje të gjerë mbështetësish, veçanërisht mes të rinjve, afroamerikanëve dhe votuesve që kërkonin ndryshim në politikën amerikane. Fushata e tij përdori në mënyrë intensive internetin dhe rrjetet sociale, duke krijuar një model të ri komunikimi politik dhe mbledhjeje fondesh.

Slogani «Yes We Can» – «Po, ne mundemi» u bë motoja e një fushate që ndërthurte shpresën për ndryshim me premtimin për një politikë më gjithëpërfshirëse.

Pas një gare të vështirë brenda Partisë Demokratike, Obama siguroi nominimin dhe zgjodhi senatorin Joe Biden si kandidat për zëvendëspresident.

Në kampin republikan, kandidati ishte John McCain, senator nga Arizona dhe veteran i Luftës së Vietnamit, i cili kishte kaluar vite si rob lufte. Ai zgjodhi Sarah Palin, guvernatoren e Alaskës, si kandidate për zëvendëspresidente.

Fushata u zhvillua në kushtet e një krize të rëndë ekonomike. Bankat amerikane po përballeshin me falimentime, tregjet financiare ishin tronditur dhe miliona qytetarë kishin frikë për vendet e punës, kursimet dhe banesat e tyre.

Obama premtoi rimëkëmbje ekonomike, reformë shëndetësore, tërheqje të trupave amerikane nga Iraku dhe një ndryshim në mënyrën se si Shtetet e Bashkuara do të vepronin në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Më 4 nëntor, votuesit i dhanë fitoren. Në fjalimin e tij në Çikago, ai iu drejtua amerikanëve me një mesazh që përmbledhte domethënien historike të zgjedhjes së tij: mundësia që ëndrra amerikane të bëhej realitet pavarësisht prejardhjes dhe ngjyrës së lëkurës.

Më 20 janar 2009, Barack Obama bëri betimin si presidenti i 44-t i Shteteve të Bashkuara.

Shtëpia e Bardhë dhe sfida e krizës ekonomike

Kur Obama mori detyrën, ekonomia amerikane ndodhej në një situatë alarmante. Kriza financiare e vitit 2008 kishte tronditur sistemin bankar, kishte goditur tregun e pasurive të paluajtshme dhe kishte shkaktuar humbjen e miliona vendeve të punës.

Administrata e re ndërmori një program të madh ndërhyrjeje ekonomike. Në shkurt 2009, presidenti firmosi Aktin Amerikan për Rimëkëmbjen dhe Riinvestimin, një paketë stimuluese prej rreth 787 miliardë dollarësh, e cila më vonë u zgjerua. Synimi ishte të ndihmoheshin ekonomia, punësimi, infrastruktura dhe shërbimet publike.

Por reforma që do të mbante më shumë emrin e tij ishte ajo e sistemit shëndetësor.

Më 23 mars 2010, Obama firmosi Affordable Care Act, ligjin që u bë i njohur në publik si «Obamacare». Reforma synonte zgjerimin e sigurimit shëndetësor për miliona amerikanë që nuk kishin mbulim mjekësor, si dhe vendosjen e kufizimeve ndaj praktikave të kompanive të sigurimeve.

Ligji u përball me kundërshtim të fortë nga republikanët, një pjesë e biznesit dhe grupet që e konsideronin ndërhyrje të tepruar të shtetit në ekonominë e tregut. Megjithatë, ai u bë një nga arritjet më të rëndësishme legjislative të presidencës së Obamës.

Administrata e tij ndërmori gjithashtu reforma në sistemin financiar, forcoi disa mekanizma të mbrojtjes së konsumatorit dhe shfuqizoi politikën ushtarake «Don’t Ask, Don’t Tell», e cila u pengonte homoseksualëve të shërbenin hapur në ushtrinë amerikane.

Osama bin Laden, objektivi që u arrit pas dhjetë vjetësh

Një nga momentet më të rëndësishme të presidencës së Obamës ndodhi në maj të vitit 2011. Për gati një dekadë, Osama bin Laden, udhëheqësi i organizatës terroriste Al-Kaeda dhe organizatori kryesor i sulmeve të 11 shtatorit 2001, ishte njeriu më i kërkuar nga Shtetet e Bashkuara.

Pas një operacioni të gjatë inteligjence, shërbimet amerikane arritën të identifikonin vendndodhjen e tij në qytetin Abbottabad të Pakistanit, në një kompleks të fortifikuar banimi.

Obama autorizoi një operacion të forcave speciale amerikane. Në natën mes 1 dhe 2 majit 2011, sipas orës lokale pakistaneze, helikopterët amerikanë transportuan një njësi të SEAL Team Six drejt kompleksit ku strehohej bin Ladeni.

Operacioni zgjati rreth 40 minuta. Në përfundim, Osama bin Laden u vra dhe trupi i tij u mor nga forcat amerikane.

Lajmin e bëri publik vetë presidenti Obama në një fjalim televiziv drejtuar kombit. Ai deklaroi se drejtësia ishte vënë në vend për viktimat e sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

Ngjarja u prit me reagime të forta në Shtetet e Bashkuara. Në Nju-Jork, Uashington dhe qytete të tjera, njerëzit dolën në rrugë për të festuar përfundimin e një kërkimi që kishte zgjatur pothuajse dhjetë vjet.

Eliminimi i bin Ladenit u konsiderua një sukses i rëndësishëm i inteligjencës dhe ushtrisë amerikane, ndonëse lufta kundër terrorizmit ndërkombëtar nuk përfundoi me këtë operacion.

Çmimi Nobel për Paqen dhe paradoksi i presidencës

Në tetor 2009, vetëm disa muaj pasi kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama u nderua me Çmimin Nobel për Paqen.

Komiteti Norvegjez i Nobelit e vlerësoi për përpjekjet e tij për forcimin e diplomacisë ndërkombëtare, bashkëpunimin mes popujve dhe vizionin për një botë pa armë bërthamore.

Vendimi shkaktoi diskutime të shumta, pasi Obama ishte ende në fillim të mandatit dhe shumë prej nismave të tij diplomatike nuk kishin dhënë rezultate konkrete. Edhe vetë presidenti pranoi se çmimi përfaqësonte më shumë një shpresë për atë që mund të arrihej sesa një vlerësim të një bilanci të përfunduar.

Në politikën e jashtme, ai u përpoq të ndryshonte raportet me botën myslimane, të përmirësonte marrëdhëniet me disa kundërshtarë tradicionalë të Uashingtonit dhe të kufizonte përfshirjen e drejtpërdrejtë ushtarake amerikane në konfliktet e huaja.

Megjithatë, presidenca e tij nuk ishte pa kundërthënie. Operacionet me dronë në Pakistan, Jemen dhe vende të tjera shkaktuan debate të forta për viktimat civile dhe kufijtë e luftës kundër terrorizmit. Premtimi për mbylljen e burgut të Guantanamos nuk u realizua, ndërsa luftërat në Siri dhe Afganistan mbetën sfida të mëdha për administratën amerikane.

Mandati i dytë dhe trashëgimia politike

Më 6 nëntor 2012, Obama fitoi një mandat të dytë presidencial, duke mundur kandidatin republikan Mitt Romney. Ai siguroi 332 vota elektorale, kundrejt 206 të rivalit të tij.

Gjatë mandatit të dytë, administrata e tij u përball me një Kongres gjithnjë e më të polarizuar, ku republikanët kishin marrë kontrollin e të dyja dhomave në vitin 2014.

Megjithatë, në këtë periudhë u shënuan disa zhvillime të rëndësishme. Në vitin 2015, Shtetet e Bashkuara dhe Kuba nisën normalizimin e marrëdhënieve diplomatike, pas më shumë se pesë dekadash armiqësie. Po atë vit, administrata Obama luajti rol kryesor në arritjen e marrëveshjes bërthamore me Iranin, e njohur si JCPOA, si dhe në miratimin e Marrëveshjes së Parisit për klimën.

Në politikën e brendshme, një tjetër moment me rëndësi ishte vendimi i Gjykatës së Lartë amerikane në qershor 2015, që njohu të drejtën e martesës mes personave të së njëjtës gjini në të gjithë territorin e Shteteve të Bashkuara.

Më 20 janar 2017, pas dy mandatesh në Shtëpinë e Bardhë, Barack Obama ia dorëzoi presidencën republikanit Donald Trump.

Një emër që hyri në historinë amerikane

Barack Obama u largua nga presidenca si një figurë që kishte ndryshuar përfundimisht historinë politike dhe simbolike të Shteteve të Bashkuara. Ai ishte presidenti i parë afroamerikan i vendit, një arritje që kishte një domethënie të veçantë në një shoqëri me një histori të gjatë skllavërie, segregacioni dhe luftërash për të drejtat civile.

Bilanci i tij politik mbetet objekt vlerësimesh të ndryshme. Mbështetësit veçojnë reformën shëndetësore, rimëkëmbjen ekonomike pas krizës financiare, mbrojtjen e shtresave me të ardhura të ulëta dhe zgjerimin e disa të drejtave civile. Kritikët, nga ana tjetër, kanë vënë në dukje polarizimin politik, vazhdimin e ndërhyrjeve ushtarake dhe mosrealizimin e disa prej premtimeve të tij.

Por rëndësia historike e zgjedhjes së tij nuk mund të shkëputet nga rruga e gjatë e afroamerikanëve për barazi në Shtetet e Bashkuara.

Më 4 nëntor 2008, një politikan që mbante emrin e një babai kenian dhe që ishte rritur mes kulturash të ndryshme, mori votëbesimin e shumicës së amerikanëve për të drejtuar vendin më të fuqishëm të botës. Ishte një fitore që, përtej emrit të fituesit, shënoi një kapitull të ri në historinë e demokracisë amerikane.

08:30 Histori/ 4 nëntor 1979 – Kriza e pengjeve në Teheran: 444 ditë që tronditën Amerikën dhe ndryshuan marrëdhëniet me Iranin
Përgatiti: Leonard Veizi

Më 4 nëntor 1979, në Teheran ndodhi një ngjarje që do të shndërrohej në një nga krizat më të gjata dhe më të rënda diplomatike të shekullit XX. Një grup studentësh iranianë, të lidhur me krahun radikal të revolucionit islamik, sulmuan ambasadën e Shteteve të Bashkuara dhe morën peng dhjetëra diplomatë e punonjës amerikanë. Ajo që fillimisht u paraqit si një protestë politike, shumë shpejt mori përmasat e një përplasjeje ndërkombëtare, e cila do të zgjaste plot 444 ditë. Në fund të këtij episodi, 52 amerikanë do të fitonin lirinë, ndërsa marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Teheranit do të hynin në një periudhë armiqësie që do të vazhdonte për dekada. Për të kuptuar se si u arrit deri këtu, duhet kthyer vështrimi disa muaj më parë, në një Iran që sapo kishte përmbysur monarkinë.

Revolucioni që përmbysi Shahun

Deri në fillim të vitit 1979, Irani drejtohej nga Shah Mohammad Reza Pahlavi, një monark që kishte ndërtuar pushtetin e tij mbi mbështetjen amerikane dhe një aparat të fuqishëm sigurie. Gjatë sundimit të tij, vendi ishte modernizuar në disa sektorë, por regjimi ishte bërë gjithnjë e më autoritar. Policia sekrete SAVAK ndiqte dhe burgoste kundërshtarët politikë, ndërsa pakënaqësia shoqërore dhe fetare po rritej. Në janar 1979, pas muajsh protestash masive, Shahu u largua nga Irani. Më 1 shkurt, ajatollahu Ruhollah Khomeini u kthye nga mërgimi në Teheran, ku u prit nga turma të mëdha. Revolucioni përfundoi me rrëzimin e monarkisë dhe vendosjen e Republikës Islamike. Për revolucionarët, Shtetet e Bashkuara nuk ishin thjesht një fuqi e huaj. Ato përfaqësonin mbështetjen që Uashingtoni i kishte dhënë Shahut, ndërhyrjen amerikane në politikën iraniane dhe, mbi të gjitha, grushtin e shtetit të vitit 1953, që kishte rrëzuar kryeministrin Mohammad Mosaddegh dhe kishte forcuar pushtetin e monarkut. Pakënaqësia ndaj Amerikës kishte, pra, rrënjë më të thella se vetë revolucioni.

Sulmi mbi ambasadën amerikane

Shkëndija e drejtpërdrejtë erdhi më 22 tetor 1979, kur Shtetet e Bashkuara lejuan Shahun e rrëzuar të hynte në territorin amerikan për t’u trajtuar nga një sëmundje e rëndë. Në Teheran, ky vendim u interpretua si një shenjë se Uashingtoni mund të përgatiste rikthimin e tij në pushtet, ashtu siç kishte ndodhur në vitin 1953. Mëngjesin e 4 nëntorit, disa qindra studentë iranianë sulmuan kompleksin diplomatik amerikan. Ata kapërcyen muret, thyen hyrjet dhe morën nën kontroll ndërtesat e ambasadës. Në fillim u kapën 66 amerikanë. Disa prej tyre u liruan gjatë javëve dhe muajve që pasuan, por 52 mbetën në duart e rrëmbyesve. Studentët e quanin ambasadën amerikane «strofull spiunësh» dhe kërkonin dorëzimin e Shahut nga Shtetet e Bashkuara, që ai të kthehej në Iran për t’u gjykuar. Por pengmarrja nuk ishte thjesht një veprim i një grupi studentor. Ajatollahu Khomeini e mbështeti publikisht atë dhe e shndërroi në një instrument presioni politik ndaj Uashingtonit. Kjo i dha krizës një dimension shtetëror dhe e bëri shumë më të vështirë zgjidhjen e saj. Skenat e diplomatëve amerikanë me sy të lidhur, të nxjerrë para kamerave dhe të ekspozuar përpara turmave protestuese, u transmetuan në televizionet e mbarë botës. Për amerikanët, ambasada e tyre në Teheran ishte kthyer në një burg, ndërsa qeveria e Uashingtonit dukej e pafuqishme për të ndërhyrë.

444 ditë në robëri

Gjatë gjithë krizës, administrata amerikane u përpoq të gjente një zgjidhje diplomatike. Presidenti Xhimi Karter kërkoi lirimin e menjëhershëm të pengjeve, ndërsa Shtetet e Bashkuara ngrinë miliarda dollarë pasuri iraniane në bankat amerikane dhe vendosën, Organizata e Kombeve të Bashkuara kërkoi lirimin e amerikanëve dhe Gjykata Ndërkombëtare e Drejtësisë dënoi mbajtjen e diplomatëve peng. Por as presioni ndërkombëtar dhe as masat ekonomike nuk arritën ta zgjidhnin krizën.Në nëntor 1979,   iraniane liruan 13 nga pengjet, kryesisht gra dhe afroamerikanë. Një tjetër amerikan, Riçard Kuin, u lirua në korrik 1980 për arsye shëndetësore. Kështu, numri i pengjeve që mbetën në duart e iranianëve u reduktua në 52. Për ta mbajtur çështjen gjallë në opinionin publik amerikan, televizionet nisën të transmetonin çdo mbrëmje kronika të posaçme. Një prej emisioneve më të njohura ishte “America Held Hostage”, i transmetuar nga rrjeti ABC. Amerikanët ndiqnin ditë pas dite fatin e bashkatdhetarëve të tyre, ndërsa familjet e pengjeve jetonin në ankthin e pritjes. Kriza u bë pjesë e jetës së përditshme amerikane. Në shumë shtëpi u vendosën shirita të verdhë në pemë dhe gardhe, si shenjë solidariteti me njerëzit e mbajtur në Teheran. Slogani “America Held Hostage” u bë një prej shprehjeve më të njohura të asaj periudhe.

Operacioni ushtarak që përfundoi në katastrofë

Pas muajsh negociatash pa rezultat, Xhimi Karter vendosi të autorizonte një operacion ushtarak për shpëtimin e pengjeve. Më 24 prill 1980, ushtria amerikane ndërmori operacionin sekret të koduar «Eagle Claw» (Kthetra e Shqiponjës). Plani parashikonte dërgimin e forcave speciale në territorin iranian, transportimin e tyre drejt Teheranit dhe ndërhyrjen për lirimin e amerikanëve nga ambasada. Operacioni ishte tepër kompleks. Ai kërkonte koordinimin e avionëve transportues, helikopterëve dhe njësive speciale, në kushte të vështira shkretinore. Por gjithçka shkoi keq që në fazën e parë. Problemet teknike, stuhitë e pluhurit dhe defektet në helikopterë e bënë të pamundur vazhdimin e misionit. Në shkretëtirën iraniane, pranë vendit të quajtur Desert One, një helikopter u përplas me një avion transportues C-130. Shpërthimi shkaktoi vdekjen e tetë ushtarakëve amerikanë.

Misioni u anulua pa arritur te pengjet.

Dështimi i «Eagle Claw» ishte një goditje e rëndë për prestigjin e administratës Carter dhe ekspozoi mangësitë e koordinimit ushtarak amerikan në operacione të tilla. Sekretari i Shtetit Cyrus Vance, i cili kishte kundërshtuar ndërhyrjen ushtarake, dha dorëheqjen. Shahu, ndërkohë, vdiq nga kanceri më 27 korrik 1980 në Egjipt. Por edhe pas vdekjes së tij, pengjet nuk u liruan.

Kriza që ndikoi në zgjedhjet presidenciale amerikane

Viti 1980 ishte edhe vit zgjedhor në Shtetet e Bashkuara. Jimmy Carter kërkonte një mandat të dytë presidencial, por kriza iraniane ishte kthyer në një nga problemet kryesore të fushatës së tij. Kundërshtari republikan, Ronald Reagan, e përdori situatën për të kritikuar mënyrën se si administrata demokrate po përballonte politikën e jashtme. Pamjet e pengjeve në Teheran dhe dështimi i operacionit të shpëtimit kishin dëmtuar imazhin e presidentit. Më 4 nëntor 1980, pikërisht në përvjetorin e parë të pengmarrjes, amerikanët votuan për presidentin e ri. Ronald Reagan fitoi bindshëm ndaj Jimmy Carter. Por fati i 52 pengjeve mbetej ende i pazgjidhur.

Marrëveshja e Algjerit dhe lirimi pas 444 ditësh

Zgjidhja erdhi përmes ndërmjetësimit të Algjerisë, e cila luajti një rol të rëndësishëm në afrimin e dy palëve. Negociatat ishin të ndërlikuara, sepse Irani kërkonte garanci politike dhe financiare, ndërsa Uashingtoni këmbëngulte për lirimin e menjëhershëm të qytetarëve të tij. Më 19 janar 1981 u arrit marrëveshja e njohur si Marrëveshjet e Algjerit (Algiers Accords). Sipas saj, Shtetet e Bashkuara pranonin të zhbllokonin pasuritë iraniane të ngrira në bankat amerikane, të tërhiqnin pretendimet për ndërhyrje në punët e brendshme të Iranit dhe të krijohej një mekanizëm ndërkombëtar për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve financiare mes dy vendeve.

Në këmbim, Irani pranonte lirimin e pengjeve.

Më 20 janar 1981, pas 444 ditësh në robëri, 52 amerikanët u liruan. Ishte një përkim i veçantë historik: ata fituan lirinë vetëm pak minuta pasi Ronald Reagan kishte bërë betimin si presidenti i 40-të i Shteteve të Bashkuara. Pengjet u larguan nga Irani me avionë dhe kaluan fillimisht në Algjeri, përpara se të niseshin drejt Gjermanisë Perëndimore. Jimmy Carter, tashmë ish-president, udhëtoi për në Gjermaninë Perëndimore për t’i pritur. Për familjet e tyre, pritja e gjatë kishte përfunduar. Për Amerikën, mbyllej një prej episodeve më të vështira të politikës së jashtme pas Luftës së Dytë Botërore.

Një krizë që la gjurmë për dekada

Pengmarrja e ambasadës amerikane nuk ishte një episod i izoluar. Ajo shënoi një kthesë të thellë në marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit. Të dy vendet ndërprenë marrëdhëniet diplomatike në vitin 1980 dhe armiqësia politike u shndërrua në një element të qëndrueshëm të marrëdhënieve të tyre ndërkombëtare. Për Iranin revolucionar, pengmarrja u përdor si demonstrim i shkëputjes nga ndikimi amerikan dhe i vendosmërisë së regjimit të ri. Për Shtetet e Bashkuara, ajo ishte një shkelje e rëndë e imunitetit diplomatik dhe një sfidë e drejtpërdrejtë ndaj autoritetit të tyre ndërkombëtar.

Sot, kriza e pengjeve në Teheran kujtohet jo vetëm për 444 ditët e robërisë, por edhe për pasojat që pati në politikën amerikane, në zhvillimin e Republikës Islamike dhe në ekuilibrat e Lindjes së Mesme. Një ambasadë e pushtuar, 52 jetë të mbajtura pezull dhe një president që e përfundoi mandatin pa arritur t’i kthente bashkatdhetarët në shtëpi. Kaq mjaftoi që 4 nëntori 1979 të mbetej një datë e veçantë në historinë e marrëdhënieve ndërkombëtare.

07:00 Nga Leonard Veizi/ Shtypja e Revolucionit, tanket e Moskës në Budapest dhe frika që mbërriti deri në Tiranë
3 Nëntor 1956 – Tronditet Europa Lindore

Nga Leonard Veizi

Në mëngjesin e 4 nëntorit 1956, rrugët e Budapestit u mbushën me tanket e Ushtrisë së Kuqe. Mbi 60 mijë trupa sovjetike hynë në Hungari për të shuar me gjak revoltën që kishte shpërthyer vetëm pak ditë më parë – një kryengritje e papritur kundër regjimit komunist, që do të mbetej një nga ngjarjet më të trazuara të shekullit XX në Evropën Lindore.

Revolucioni që tronditi kampin komunist

Gjithçka kishte nisur në mbrëmjen e 23 tetorit, kur mijëra studentë, punëtorë e qytetarë hungarezë dolën në rrugë për të kërkuar më shumë liri, pluralizëm politik dhe largimin e trupave sovjetike nga vendi i tyre. Demonstratat fillimisht ishin paqësore, por shumë shpejt u përplasën me forcat e sigurisë komuniste. Brenda pak orësh, protesta u kthye në një revolucion të armatosur.

Më 24 tetor, qeveria e vendosur nga Moska u rrëzua. Në krye të vendit erdhi Imre Nagy, një komunist reformator që premtoi zgjedhje të lira dhe daljen e Hungarisë nga Traktati i Varshavës. Ishte momenti më i guximshëm që kishte njohur ndonjëherë kampi socialist në Evropë – një sfidë e hapur ndaj Bashkimit Sovjetik.

Shtypja me armët e rënda

Por shpresa zgjati pak. Më 4 nëntor, tanket sovjetike hynë përsëri në Budapest. Rreth 2000 tanke sovjetike hynë në Budapest nga të gjitha drejtimet. Artileria bombardoi ndërtesat ku ishin fortifikuar rebelët, ndërsa avionët MIG fluturonin ulët mbi qytet për t’u bërë presion psikologjik. Luftimet zgjatën për disa ditë, derisa rezistenca hungareze u shua nën zjarrin e armëve të rënda. Qyteti u kthye në një skenë rrënojash. Mbi 2500 hungarezë humbën jetën, dhjetëra mijëra u plagosën dhe rreth 200 mijë të tjerë u detyruan të arratiseshin jashtë vendit.

Kryeministri Imre Nagy u strehuan në ambasadën jugosllave, por më vonë u arrestua nga sovjetikët dhe u ekzekutua fshehurazi në vitin 1958. Evropa e Lirë heshti, dhe Hungaria u rikthye nën hijen e Moskës.

Pas shtypjes së revolucioni, në pushtet u vendos qeveria pro-sovjetike e János Kádár, e cila do të mbante Hungarinë nën kontrollin e Kremlinit edhe për tri dekada të tjera. Rrugët e Budapestit mbetën të mbushura me rrënoja, ndërsa shpresa për liri u varros bashkë me trupat e rinjve që guxuan të ëndërronin.

Jehona e ngjarjeve në Shqipërinë e Enver Hoxhës

Në atë kohë, Shqipëria ishte nën regjimin e hekurt të Enver Hoxhës, një prej aleatëve më të bindur të Bashkimit Sovjetik. Lajmet për kryengritjen e Hungarisë mbërritën në Tiranë përmes agjencive të kontrolluara të shtypit komunist. Gazeta “Zëri i Popullit” i përshkroi ngjarjet si “komplot reaksionar” dhe “tentativë të imperializmit amerikan për të goditur socializmin”.

Regjimi u pozicionua menjëherë në mbështetje të Moskës. Enver Hoxha doli publikisht në krah të Nikita Hrushovit, duke e quajtur ndërhyrjen sovjetike “akt heroik për mbrojtjen e pushtetit popullor”. Në fjalimet e tij, ai e përdori rastin për të paralajmëruar çdo zë ndryshe në Shqipëri:

“Çdo dorë që ngrihet kundër socializmit do të ketë fatin e reaksionarëve të Budapestit.”

Në të gjitha qytetet u organizuan mitingje të detyrueshme “solidariteti me popullin hungarez”, ku punëtorët, studentët dhe ushtarët duhej të dënonin “tradhëtarët e socializmit”. Në fakt, këto mbledhje ishin prova politike për lojalitetin ndaj Partisë. Sigurimi i Shtetit nisi një fushatë të re kundër “elementëve liberalë” dhe “revizionistëve të brendshëm”.

Frika dhe heshtja

Në një shoqëri të mbyllur si ajo shqiptare, informacioni i vërtetë për ngjarjet e Budapestit mungonte. Por nën zë, në kafene, në dhomat e ftohta të konvikteve apo në fshatrat e largët, njerëzit pëshpëritnin se në Hungari populli ishte ngritur kundër regjimit, dhe për disa ditë e kishte fituar lirinë. Ishte një lajm që ngjallte një ndjenjë të përzier – shpresë dhe frikë njëherësh.

Për shumë shqiptarë, revolta hungareze u bë simbol i guximit për t’u ngritur kundër shtypjes. Por për regjimin, ajo u kthye në shembull frikësues për të treguar se çfarë ndodh kur “populli devijon nga udha e Partisë”.

Mësimi që mori diktatura shqiptare

Në plenumin e nëntorit 1956, Partia e Punës përdori ngjarjen për të forcuar edhe më shumë kontrollin ideologjik. U shpall se “revizionizmi” ishte armiku më i madh i brendshëm. Çdo mendim ndryshe në parti apo në shoqëri u barazua me “tradhti ndaj socializmit”. Ky ishte preludi i një vale të re spastrimesh politike, burgimesh dhe persekutimesh që do të zgjasnin gjatë viteve ’60.

Revolucioni Hungarez, në vend që të sillte reflektim, i dha regjimit shqiptar justifikimin për të mbyllur çdo derë të dialogut dhe për ta izoluar vendin edhe më shumë nga bota.

Një shpresë e shuar

Edhe pse u shtyp me dhunë, revolucioni i vitit 1956 mbeti një nga aktet më të guximshme të lirisë në Evropën Lindore. Ai tregoi se edhe brenda kampit komunist ekzistonte një etje e madhe për pavarësi dhe demokraci.

Në Shqipëri, kjo ngjarje u hesht për dekada. As në tekstet e historisë, as në fjalimet zyrtare nuk u përmend ndonjëherë si përpjekje për liri. Për regjimin, ajo ishte “një mësim për vigjilencën revolucionare”. Por për ata që dinin të lexonin mes rreshtash, ajo mbeti kujtimi i një populli që guxoi të thotë “mjaft”.

Sot, kur dokumentet janë hapur dhe historia flitet pa frikë, Revolucioni Hungarez i 1956-s shihet si çasti i parë i çarjes së perdes së hekurt. Një çarje që do të zgjaste më shumë se tridhjetë vjet – derisa tanket u zëvendësuan nga fjalët dhe frika nga guximi.