Ekonomia – Gazeta Fjala

08:20 Kursi i këmbimit, 8 nëntor 2026
Ditën e sotme në tregun valutor, monedha euro do të këmbehet me 90.4 lekë në blerje dhe 91.2 lekë në shitje.

Dollari amerikan blihet me 81 lekë, ndërsa shitet me 82 lekë.

Franga zvicerane këmbehet sot në blerje me 98.6 lekë dhe me 99.6 lekë në shitje.

Dollari kanadez këmbehet me 57.3 lekë në blerje dhe me 58.5 lekë në shitje.

Paundi britanik blihet me 108.2 lekë dhe shitet me 109.2 lekë.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme./k.m

18:09 Bankat do të përdorin kolateralin e qytetarëve për kredi
Siguria e parave dhe e pagesave në vend po përgatitet të kalojë në një nivel tjetër, falë një ligji të ri të propozuar nga Ministria e Financave që synon të mbyllë të gjitha boshllëqet që ekzisojnë në ligjin aktual.

Qëllimi kryesor është që sistemi financiar të jetë i mbrojtur dhe i qëndrueshëm, edhe nëse një bankë apo kompani ndodhet në vështirësi.

“Ligji synon forcimin e stabilitetit financiar, përmes rritjes së sigurisë dhe qëndrueshmërisë së sistemeve të pagesave dhe të shlyerjes së letrave me vlerë. Kjo do të thotë se paratë dhe transaksionet do të kenë mbrojtje të plotë ligjore, duke ndjekur standardet më të mira të Bashkimit Europian. Për më tepër, ligji përcakton qartë se urdhër-transfertat dhe pagesat mbeten të vlefshme dhe të ekzekutueshme, edhe nëse një pjesëmarrës falimenton. Në këtë mënyrë, i gjithë qarkullimi i parave në treg mbrohet nga çdo rrezik i papritur sistemik”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Financave.

Përveç kësaj, ligji sjell mundësi të reja për bankat, duke i lejuar ato të përdorin kreditë ekzistuese si garanci për të marrë fonde dhe për të rritur paratë në qarkullim.

“Kjo arrihet duke përfshirë pretendimet kreditore si formë e re kolaterali, me rregulla të qarta se si regjistrohen dhe si njoftohen debitorët. Gjithashtu, ligji njeh të drejtën e mbylljes përfundimtare të llogarive (close-out netting), ku në rast mospërmbushjeje, detyrimet llogariten menjëherë neto si një shumë e vetme. Për më tepër, shtohen tri mënyra të qarta se si mund të shitet ose përdoret garancia pa pasur nevojë për gjykatë”, njofton Ministria e Financave.

Kështu, me rregulla të reja dhe më të qarta, e gjithë struktura e pagesave bëhet më e sigurt dhe më e besueshme për të gjithë./et

21:10 Produktet e pasigurta në treg/ Alarmi vjen nga Belgjika, kontrollet në Shqipëri ranë me 33% në 2025
Një tjetër produkt i tregtuar në Shqipëri po tërhiqet nga tregu pas një sinjalizimi nga jashtë vendit.

Analizat laboratorike të kryera në Belgjikë kanë zbuluar tejkalim të kufirit të lejuar të migrimit të një substance kimike në një spatul kuzhine, duke rikthyer në vëmendje efektivitetin e kontrolleve të sigurisë së produkteve në tregun vendas.

Sipas Inspektoratit të Mbikëqyrjes së Tregut, bëhet fjalë për produktin “Nylon Serving Spatula 33cm”, të tregtuar nga ARTEG GROUP. Përmes sistemit europian të alarmit RASFF, autoritetet belge kanë raportuar se substanca 4,4’-diaminodiphenylmethane (MDA) migron nga materiali i produktit në nivele mbi kufirin e lejuar.

Megjithatë, rasti është klasifikuar si risk jo serioz për shëndetin e njeriut. Kjo do të thotë se konstatimi i tejkalimit të normave nuk duhet interpretuar automatikisht si provë e dëmtimit të shëndetit të konsumatorëve.

Rasti vjen në një kohë kur të dhënat e mbikëqyrjes së tregut tregojnë se gjatë vitit 2025, në Shqipëri u kryen 2.445 inspektime dhe u kontrolluan 5.794 produkte, nga të cilat 74 rezultuan me jokonformitete, ose 1,27% e totalit.

Sipas raportit vjetor të ISHMT-së, në vitin 2024 ishin evidentuar 118 jokonformitete nga 8.684 produkte të kontrolluara. Ndërkohë, numri i masave urgjente zbriti nga 3 në vitin 2024 në 2 gjatë vitit 2025. Nga ana tjetwr, numri i produkteve të kontrolluara në Shqipëri ra me rreth 33% gjatë vitit 2025.

Këto shifra nuk përfaqësojnë numrin e produkteve të tërhequra nga tregu, por rastet e mospërputhjeve të konstatuara gjatë kontrolleve.

Për krahasim, në Bashkimin Europian, sistemi Safety Gate regjistroi 4.671 alarme për produkte të rrezikshme joushqimore gjatë vitit 2025, 13% më shumë se një vit më parë. Kjo shifër përfshin të gjithë rrjetin europian dhe nuk është drejtpërdrejt e krahasueshme me jokonformitetet e evidentuara nga ISHMT në Shqipëri.

Për produktin e identifikuar në Belgjikë, kompania ARTEG GROUP ka njoftuar tërheqjen nga tregu. Konsumatorët që kanë blerë spatulën me barkod 5413821079684 duhet të ndërpresin përdorimin e saj në kontakt me ushqimin dhe mund ta kthejnë në dyqanet e kompanisë për të marrë rimbursimin e plotë.

Autoritetet shqiptare nuk kanë publikuar numrin e njësive të shitura apo sasinë e produktit të tërhequr, duke lënë të paqartë përmasat e qarkullimit të tij në tregun vendas./mxh

13:45 Kontrollet në biznese, Ibrahimaj: Në vitin 2027 synojmë ngritjen e sistemit të ri të inspektimeve! Jo më mbivendosje dhe kontrolle të zgjatura
Qeveria synon të ngrejë gjatë vitit 2027 sistemin e ri të inspektimeve në biznese, për të shmangur mbivendosjen e kontrolleve nga inspektorate të ndryshme dhe për të ulur barrën administrative ndaj sipërmarrjeve.

Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Denila Ibrahimaj, deklaroi gjatë konferencës së Inspektoratit të Përgjithshëm se reforma synon kalimin nga kontrollet dhe masat ndëshkuese te këshillimi dhe përmbushja vullnetare e detyrimeve ligjore.

“Duam të arrijmë standardet e kërkuara nga BE, por pa i dhënë biznesit një barrë ekstra. Ndaj sistemi i inspektimeve është menduar i tillë që të eliminohen mbivendosjet. Gjatë 2027 synojmë të ngremë sistemin e ri të inspektimeve, i cili do të garantojë akoma më shumë dhe më mirë zbatimin e ligjit. Do të garantojmë të mos kemi mbivendosje apo kontrolle të zgjatura”, tha Ibrahimaj.

Ministrja bëri të ditur gjithashtu se do të hapet një proces i ri dialogu me bizneset për të identifikuar problematikat që hasin gjatë inspektimeve dhe për të përshtatur procedurat me standardet e Bashkimit Evropian.

“Reforma e inspektimeve duhet të jetë e ndikuar nga një proces dialogu me biznesin. Ne do të hapim një tjetër proces dialogu me biznesin, që të diskutojmë mbi ato standarde që po vijnë nga legjislacioni europian. Synojmë të reduktojmë barrën, të identifikojmë pikat problematike që biznesi ka, të analizojmë procedurat e inspektimit dhe të kuptojmë sesi reforma mund të ndryshojë që t’i shërbejë objektivit që kemi, që bashkë me biznesin të punojmë për të pasur konkurrencë më të drejtë, për të mos pasur kosto të fshehura për biznesin dhe për të garantuar standarde”, deklaroi Ibrahimaj./k.m

08:05 Shqipëria synon të shesë kredite karboni deri në 2035, përgatit sistemin e tregtimit të emetimeve
Shqipëria synon të hyjë në tregun ndërkombëtar të krediteve të karbonit dhe të shesë kredite deri në vitin 2035, ndërsa po zhvillon një sistem për tregtimin e emetimeve të gazeve serrë, që do të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian.

Planet bëhen të ditura në raportin “Raporti për tregun e pyjeve në Shqipëri, 2026”, të dorëzuar nga Ministria e Mjedisit pranë Komisionit Ekonomik të Kombeve të Bashkuara për Europën (UNECE), më 23 tetor 2026, në kuadër të sesionit të 84-t të Komitetit për Pyjet dhe Industrinë Pyjore.

“Kuadri i Shqipërisë për tregjet e karbonit është ende në një fazë të hershme zhvillimi. Në Kontributin e saj të Tretë të Përcaktuar në Nivel Kombëtar (NDC 3.0), Shqipëria shpreh synimin për të marrë pjesë në bashkëpunimin vullnetar sipas Nenit 6 të Marrëveshjes së Parisit dhe për të shitur kredite karboni deri në vitin 2035”, thuhet në raport.

Neni 6 i Marrëveshjes së Parisit parashikon mekanizma bashkëpunimi ndërmjet vendeve për arritjen e objektivave të tyre klimatike, përfshirë transferimin ndërkombëtar të rezultateve të reduktimit të emetimeve. Kreditet e karbonit lidhen me reduktimin ose largimin e emetimeve të gazeve serrë, të cilat mund të transferohen ndërmjet pjesëmarrësve në mekanizmat përkatës, sipas rregullave të zbatueshme.

Në dokumentin e paraqitur në UNECE, Ministria e Mjedisit evidenton edhe përgatitjet për krijimin e një sistemi kombëtar të tregtimit të emetimeve, të njohur si ETS (Emissions Trading System). “Dokumenti identifikon gjithashtu një sistem të ardhshëm të tregtimit të emetimeve (ETS), i cili do të përafrohet me standardet e Bashkimit Europian dhe që aktualisht është në zhvillim”, thuhet në raport.

Sistemi ETS është një mekanizëm përmes të cilit vendosen kufij për emetimet e gazeve serrë dhe krijohet mundësia e tregtimit të lejeve të emetimit ndërmjet subjekteve të përfshira në të. Bashkimi Europian ka një sistem të tillë, EU ETS, në të cilin operatorët e sektorëve të mbuluar duhet të dorëzojnë leje emetimi në përputhje me sasinë e gazeve serrë që emetojnë.

Raporti i UNECE nuk përcakton një datë për fillimin e funksionimit të sistemit shqiptar, sektorët ekonomikë që do të përfshihen apo kufijtë e emetimeve që mund të vendosen.

Në rastin e Shqipërisë, një mundësi e tillë mund të lidhet me pyllëzimin, restaurimin dhe menaxhimin e qëndrueshëm të pyjeve. Reduktimet ose përthithjet shtesë të karbonit, pasi maten dhe certifikohen sipas standardeve përkatëse, mund të shndërrohen në kredite që u shiten blerësve ndërkombëtarë për përmbushjen e objektivave klimatike.

Sipas raportit të Ministrisë së Mjedisit, Shqipëria synon të përfshihet në këtë treg deri në vitin 2035, por ende nuk janë përcaktuar projektet, sasitë që mund të tregtohen dhe të ardhurat e mundshme./ Monitor

07:50 BE: Banka e Zhvillimit të mbikëqyret nga BSH për të garantuar konkurrencë të barabartë në treg
Komisioni Europian i kërkon Shqipërisë vendosjen e mbikëqyrjes së Bankës Qendrore mbi Bankën e Zhvillimit. Në progres-raportin e vitit 2026, theksohet se roli mbikëqyrës i Bankës Qendrore mbi Bankën Shqiptare të Zhvillimit duhet të ruhet për të garantuar një qeverisje dhe mbikëqyrje të fortë.

Gjithashtu, në raport nënvizohet se Shqipëria duhet të ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për të ruajtur kushte të barabarta konkurrence në sektorin bankar.

Raporti kërkon që Shqipëria të sigurojë që të gjitha subjektet të jenë të rregulluara dhe të mbikëqyrura në mënyrë të përshtatshme, si edhe duhet të shtohen përpjekjet reformuese për t’u përafruar me kuadrin e BE-së.

Ligji “Për Bankën Shqiptare të Zhvillimit” nuk parashikon mbikëqyrje të plotë të Bankës së Shqipërisë mbi të. Sipas ligjit, aktiviteti i mbledhjes së produkteve të kursimit nga kjo bankë, nëpërmjet një entiteti të veçantë të Postës Shqiptare, do të mbikëqyret nga Banka e Shqipërisë. Megjithatë, entiteti i veçantë i Postës Shqiptare, nuk do të jetë subjekt licencimi.

Ligji gjithashtu përcakton se Banka Shqiptare e Zhvillimit do të raportojë te Banka e Shqipërisë për qëllime statistikore dhe për regjistrin e kredive. Banka e Shqipërisë do të përcaktojë, gjithashtu, metodologjinë e mbikëqyrjes së aktivitetit të mbledhjes së produkteve të kursimit, si dhe të raportimit statistikor.

Banka Shqiptare e Zhvillimit u regjistrua zyrtarisht në dhjetor të vitit të kaluar, me një kapital fillestar prej 1 miliard lekësh. Megjithatë, banka ende nuk ka nisur operacionet dhe ndodhet ende në fazën e ndërtimit të strukturave të saj. Në maj të këtij viti, Banka e Zhvillimit zhvilloi një procedurë prokurimi me fond limit 315 milionë lekë për të kontraktuar një kompanie konsulence që do të mbështesë ngritjen e kuadrit strategjik dhe operacional.

Ligji përcakton se Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë kursime kryesisht nga individët nuk u ofrohet shërbim i plotë nga sistemi bankar. Në ligj vendoset një kufizim për sasinë e kursimeve që Banka e Zhvillimit do të mund të mbledhë nga publiku. Shuma e pranuar e këtyre fondeve nga Banka Shqiptare e Zhvillimit nuk duhet të jetë më e lartë se 2% e Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Produktet e kursimit të mbledhura nga publiku do të garantohen me garanci shtetërore dhe përdoren për aktivitete promovuese. Llojet e produkteve, karakteristikat e tyre, përfshirë kufizimet në vlerë, do përcaktohen me urdhër të përbashkët të ministrit përgjegjës për financat dhe të ministrit përgjegjës për ekonominë, duke respektuar kufijtë monetarë të përcaktuar në ligjin që rregullon sigurimin e depozitave.

Subjekti ndërmjetës për mbledhjen e fondeve të kthyeshme nga publiku do të jetë një entitet i veçantë i Postës Shqiptare. Këshilli i Ministrave do të përcaktojë me vendim kushtet kryesore të marrëdhënies ndërmjet entitetit të veçantë dhe Bankës Shqiptare të Zhvillimit.

Entiteti i veçantë i Postës Shqiptare dhe Banka Shqiptare e Zhvillimit do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi, e cila rregullon aspektet kryesore të funksionimit e të administrimit të fondeve të mbledhura dhe shpërndarjes së produkteve, minimalisht procedurat operacionale për shpërndarjen dhe administrimin e produkteve financiare; interesat e zbatueshëm për produktet financiare të ofruara; detyrimin për informimin e transparencën ndaj publikut mbi produktet.

Ligji parashikon gjithashtu si burime financimi linjat e kredisë nga institucionet financiare ndërkombëtare dhe përdorimin e instrumenteve të tjera financiare të garantuara, rast pas rasti, me garanci shtetërore, duke respektuar parimet e përcaktuara në ligjin që rregullon  huamarrjen shtetërore. Emetimi i titujve të garantuar me garanci shtetërore nuk do t’u nënshtrohet parashikimeve të ligjit që rregullon tregjet e kapitalit./ Monitor

07:40 Kursi i këmbimit, 6 nëntor 2026
Këtë të premte, një dollar amerikan blihet me 80.5 lekë dhe shitet me 81.5 lekë.

Euro blihet me 90.5 lekë dhe shitet me 91.3 lekë.

Ndërsa paundi britanik blihet me 108.3 lekë dhe shitet me 109.3 lekë.

Franga zvicerane blihet me 98.4 lekë dhe shitet me 99.4 lekë.

Dollari kanadez këmbehet me 57.4 lekë në blerje dhe me 59 lekë në shitje.

Për kursin e monedhave të tjera shihni tabelën e mëposhtme./k.m

11:59 Bordi i Transparencës cakton çmimet e reja të karburanteve, nafta 210 lekë/litri dhe benzina 169 lekë!
Nafta do të shitet me pakicë jo më shumë se 210 lekë për litër, ndërsa benzina jo më shumë se 169 lekë për litër. Vendimi u mor në mbledhjen e Bordit të Transparencës, të zhvilluar këtë të enjte, më 5 nëntor.

Sipas vendimit, çmimi maksimal i shitjes me shumicë për naftën do të jetë 198 lekë për litër, ndërsa për benzinën 157 lekë për litër.

Çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 13:45 dhe do të mbeten të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të Bordit të Transparencës.

Bordi u ka kërkuar të gjithë operatorëve të tregtimit të karburanteve, si me shumicë ashtu edhe me pakicë, të zbatojnë çmimet e përcaktuara./k.m

11:35 Konfindustria kritika paketës fiskale: Ulja e taksave pa plan se si do të ndikojë te çmimet, duhet Ent Kombëtar për kontrollin e përhershëm të çmimit të karburantit
Ulja e taksave për karburantet dhe ushqimet rrezikon të përfundojë në fitim shtesë për tregtarët, pa u reflektuar në çmimet për konsumatorët. Ky është shqetësimi kryesor që Konfindustria i ka përcjellë Kuvendit dhe komisioneve parlamentare për paketën fiskale 2027, duke kërkuar mekanizma konkretë kontrolli.

Për heqjen e taksës së qarkullimit prej 27 lekësh për litër karburant, Konfindustria vlerëson se mungesa e konkurrencës në treg mund të pengojë uljen e çmimeve.

“Në paketën fiskale nuk ka asnjë të dhënë shpjeguese sesi do të bëhet e mundur që ulja e çmimit të përcillet te konsumatorët, bizneset dhe qytetarët”, thuhet në letër.

Sipas Konfindustrisë, zhvendosja e kësaj barre te taksat vjetore të automjeteve nuk ul kostot e përgjithshme të transportit. Sipas saj, qytetarët dhe bizneset do të paguajnë edhe taksa më të larta për mjetet.

Të njëjtin shqetësim ngre edhe për uljen e TVSH-së nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.

“Në projektpaketën fiskale 2027 mungon tërësisht plani institucional sesi do të bëhet e mundur që ulja e TVSH-së të pasqyrohet në të njëjtën vlerë te çmimet fundore për qytetarët”, thotë Konfindustria.

Konfindustria kërkon krijimin e një Enti Kombëtar të Karburanteve në varësi të Kuvendit dhe vendosjen e një tavani çmimesh të lidhur me mesataren e vendeve fqinje.

Ndërsa për rritjen e TVSH-së standarde nga 20% në 21%, Konfindustria thotë se nuk ka asnjë shpjegim se si do ndikojë në inflacion, investime dhe në mirëqenien e qytetarëve.

Letra e plotë e Konfindustrisë dërguar Kuvendi të Shqipërisë

Konfindustria i paraqet Kuvendit të  Shqipërisë kërkesat, vërejtjet dhe propozimet për projekt paketën fiskale 2027. Duke u mbështetur në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme ekonomike, financiare, institucionale, parashikimet për vitin 2027 parashikohet të jenë pesimiste në treguesit thelbësor makroekonomike. Arsyet kryesore janë si më poshtë:

a.Shkalla e lartë e tregjeve të mbyllura pa konkurrencë, me karakteristika të tipit kartel, oligopol dhe monopol sidomos në sektorë strategjikë

b.Deficiti tregtar për vitin 2026 parashikohet të arrijë nivelin rekord historik negativ prej mbi 5.8 miliard euro me shtim mbi 200 milion euro nga viti 2025

c.Industria parashikohet të jetë në vitin e 5 në vazhdim me kah rënës

d.Prodhimi bujqësor parashikohet të jetë sërish në rënie për vitin e 4 radhazi

e. Varësia e lartë nga burimet informale shoqëruar nga goditjet e SPAK rrezikojnë seriozisht të prekin edhe Sektorin e Ndërtimit, që ka mbajtur afërsisht 18% të PPB në vite

f. Sektori i Turizmit po ul me shpejtësi nivelin e konkurueshmërisë me shtetet e rajonit

g. Rënia e pritshme e të ardhurave informale, pasojë e goditjes së SPAK dhe rënia e fortë e prodhimit vendor, rrezikon seriozisht qëndrueshmërinë e Monedhës LEK, me pasoja të jashtëzakonshme për ekonominë dhe qëndrueshmërinë shoqërore dhe rendin kushtetues

h. Politikat tregtare tip dumping të shteteve konkurrente në tregti dhe mungesa e plotë e kundërveprimit nga institucionet ekzekutive vendore

i. Rritja e konkuruenshmërisë fiskale, financiare dhe institucionale për tërheqjen e investimeve nga shtete të tjera të Rajonit dhe më gjerë

j. Shkalla e lartë e korrupsionit dhe dobësisë së institucioneve ekzekutive

Duke mbajtur parasysh gjendjen e mësipërme makroekonomike dhe institucionale, propozimet e Konfindustrisë për Projekt Paketën Fiskale 2027 janë si më poshtë:

2- Heqja e takës së qarkullimit 27 lekë/litër për karburantet.

a. Problematikat:

i. Në kushtet e tregut të karburanteve të ndodhur në kushtet e mungesës së konkurencës në të gjithë segmentet: -portuale,- depozitimit,-tregëtisë me shumicë,- tregëtisë me pakicë, rrezikon, që heqja e mirëpritur e taksës së qarkullimit të mos pasqyrohet e plotë te konsumatori fundor, por të përfundojë si fitim shtesë i plotë dhe/ose i pjesshëm për tregëtarët.

ii. Në paketën fiskale nuk ka asnjë të dhënë shpjeguese sesi do të bëhet e mundur, që ulja e cmimit të përcillet te konsumatorët bizneset dhe qytetarët.

3- Shtimi i taksave vjetore të mjeteve motorike deri në vlerën financiare e munguar në buxhet nga heqja e taksës së qarkullimit të karburanteve.

a. Problematikat:

i. Zevendësimi i vlerës së munguar në buxhet nga mungesa e të ardhurave të “taksës së qarkullimit së karburanteve”me taksa shtesë vjetore të automjeteve” nuk ka asnjë efekt në uljen e përgjithshme të barrës fiskale të transportit për qytetarët dhe bizneset. Sa më sipër përkthehet në mbajtjen e kostove më të larta të qytetarëve dhe bizneset me shtetet  në rajon dhe më gjerë me pasojë vazhdimësinë e uljes së konkurueshmërisë së industrive,prodhimit bujqësor dhe shërbimeve vendore.

ii. Rreziku   real i rritjes së mëtejshme të kostos së përgjithshme të transportit ( taksa vjetore të shtuara plus kosto karburanti) në krahësim me regjimin fiskal në fuqi në vlerën prej mbi 200 milion euro/vit.

iii.      Në mungesë të garancive institucionale për pasqyrimin në cmimin fundor të “heqjes së taksës së qarkullimit “ dhe situatës së mungesës së konkurencës në tregun oligopol    të   karburanteve, konsumatorët biznese dhe qytetarë rrezikojnë të paguajnë njëkohësisht : – edhe vlerën e derisotme të plotë    të transportit (  taksa vjetore të shtuara të mjeteve dhe koston e karburanteve) si dhe plus    gjithë  vlerën në cmimin e karburanteve, që nuk do të përcillet në cmimin fundor nga heqja formale e “taksës së qarkullimit”, por do përfundojë si super fitim për operatorët/shitës. Kosto shtesë e karburanteve në regjimin e ri mund të shkonte në mbi 200 milion euro nga aktualisht varësisht shkallës së paqyrimit të heqjes së “taksës së Qarkullimit prej 27/lekë litër në cmimin fundor. Vlerësojmë , që vetëm nga rritja e TVSH në 21% kosto e karburanteve do të rritet me 2 lek/litër.

Propozimet e Konfindustrisë:

iv. Niveli i taksimit vjetor të mjeteve motorrike në Shqipëri të jetë jo më i lartë sesa mesatarja e të njejtës taksë në shtetet e rajonit kufitare( Mal i Zi, Maqednoni e Veriut, Kosovë)

v.  Cmimet fundore të karburanteve në Shqipëri të sigurohet të kenë si tavan ligjor reference jo më të lartë se mesatarja e cmimeve të krahësimore të shteteve fqinje të rajonit(( Mal I zi, Kosovë, Maqedoni e Veriut)

vi. Të krijohet Enti Kombëtar i Karburanteve në varësi të Kuvendit të Shqipërisë  për kontrollin e përhershëm të tavanit të cmimeve, abuzimet me cilësinë, volumet dhe rezervat strategjike

vii. Të bëhet një rirregullim i plotë me qëllim efektivitetin dhe heqjen e taksave të tjera mbi karburantin të dhëna me koncesion

viii. Të merren masa ligjore për mbrojtjen me çdo kusht dhe sa më shpejt të standardeve të cilësisë së karburanteve në qarkullim në Shqipëri

ix. Të merren masa për vlerësimin dhe ndëshkimin e vjedhjeve/abuzimeve, që bëhen në “volumet e shitura” të pikave të karburanteve, përfshi edhe koncesionarët përgjegjës të shërbimit në fjalë.

x. Të merren masa kundër kontrabandës masive në tregun e karburanteve me pasoja në buxhetin e shtetit si dhe qytetarët dhe bizneset.

xi. Të kryhet reformë e plotë në sistemin fiskal të sotëm të regjistrimit dhe taksimit të automjeteve. Sa më sipër duhet shoqëruar me një amnisti të plotë dhe pas saj me forcim të rregullave të nxjerrjes jashtë qarkullimit të mjeteve motorrike.

4- Ulja e “TVSH-së” nga 20% në 6% për 54 produkte ushqimore.

a. Problematikat.

i. Në projekt paketën fiskale 2027 mungon tërësisht plani institucional sesi do të bëhet e mundur , që ulja e TVSH-së do të pasqyrohet në të njëjtën vlerë te çmimet fundore për qytetarët. Rreziku është, që mbështetur në praninë e grupimeve oligopol dhe kartel në sektorin ushqimor, ulja e TVSH-së me 14% të përfundojë si superfitim për tregtarët dhe mos pasqyrohet në përfitim të qytetarëve.

5- Rritja e TVSH-së’ nga 20% në 21%

a. Konfindustria vlerëson, se vendimi i mësipërm duhet të shoqërohet me debat të gjerë paraprak për pasojat ekonmike financiare në afatgjatë dhe duke dhënë kohën e nevojshme përgatitore për bizneset. Në materialet shoqëruese nuk ka asnjë shpjegim për ndikimin e këtij ndryshimi në inflacionin afatshkurtër, qëndrueshmërinë ekonomike-financiare, konkurueshmëri, investime, mirëqënien e qytetarëve etj.  Nga vlerësimet e përafërta ekonometrike rezulton, që ndikimi i menjëhershëm negativ ne shtim infacioni do të jetë në intervalin 0.6-1,7%./k.m

08:15 Buxheti 2027, ulet pesha e shpenzimeve për mbrojtjen sociale, rritet ajo për mbrojtjen
Shpenzimet për mbrojtjen sociale (ku pjesa më e madhe e fondeve i takon pensioneve dhe ndihmës ekonomike) do të zënë një pjesë më të ulët në buxhetin e shtetit për vitin 2027, ndonëse mbeten zëri më i madh i shpenzimeve publike sipas funksioneve qeverisëse.

Sipas të dhënave të projektbuxhetit, pesha e mbrojtjes sociale në totalin e shpenzimeve buxhetore do të ulet në 26.2%  vitin që vjen nga 27.3% të shpenzimeve totale këtë vit, me një rënie prej 1.1 pikësh përqindjeje.

Mbrojtja sociale përfshin kryesisht shpenzimet për pensionet, ndihmën ekonomike dhe mbështetjen për kategoritë në nevojë. Megjithëse mbetet funksioni me peshën më të madhe në buxhet, financimi i saj do të zërë një pjesë relativisht më të vogël të shpenzimeve publike.

Rënia e peshës nuk nënkupton ulje të fondeve në vlerë absolute, por tregon se në shpërndarjen e buxhetit për vitin e ardhshëm mbrojtja sociale do të ketë një pjesë më të ulët krahasuar me vitin 2026.

Në të kundërt, shpenzimet për mbrojtjen dhe forcat e luftës do të rriten nga 4.8% e totalit të shpenzimeve buxhetore 2026 në 6.3% të totalit vitin që vjen, me një zgjerim prej 1.5 pikë përqindjeje. Në vitin 2027, financimi i ushtrisë do të zërë një pjesë më të madhe të buxhetit, në një kohë kur pesha e shpenzimeve për funksionet sociale do të ulet.

E njëjta prirje vërehet edhe në dy sektorë të tjerë të rëndësishëm për mirëqenien e popullsisë. Shpenzimet për shëndetësinë do të përbëjnë 8.8% të totalit në vitin 2027, nga 9.2% në vitin 2026, ndërsa ato për arsimin do të zbresin nga 8% në 7.5%.

Të marra së bashku, mbrojtja sociale, shëndetësia dhe arsimi do të përfaqësojnë 42.5% të shpenzimeve publike në vitin 2027, nga 44.5% në vitin 2026, ose 2 pikë përqindjeje më pak.

Peshë më të ulët në buxhet do të kenë edhe çështjet ekonomike, nga 9.4% në 8.4%, shërbimet e përgjithshme publike, nga 7.7% në 7.1%, dhe rendi e siguria publike, nga 6.3% në 5.8%.

Ndërkohë, shpenzimet e tjera të paklasifikuara do të rriten nga 21.9% në 24.5%, duke zënë pothuajse një të katërtën e buxhetit të vitit të ardhshëm.

Ekspertet janë të shqetësuar pasi nënvlerësimi i vazhdueshëm i arsimit, krijon probleme edhe në menaxhimin e aseteve. Psh qeveria po investon në ndërtimin ë hekurudhave dhe po tenton të çoje pajisje moderne në ushtri, por sakaq në të dy këto drejtime ka shumë mangësi në burime njerëzore. Burime nga Ministria e mbrojtjes pohuan se disa pajisje në sektorin e artilerisë nuk mund të përdoren nga stafet aktuale.

Tani ushtria me shumë se përgatitje fizike kërkon inxhinierë dhe punonjës teknologjie pasi pajisjet e reja komandohen nga software. Ndërsa po synohet ndërtimi i linjave moderne hekurudhore, ka nevoja emergjentë për stafe që menaxhojnë sistemet moderne, të cilat i mungojnë tërësisht vendit.

Investimet në infrastruktura, për të cilat nuk aftësi menaxhuese të rrezikojnë të amortizohen nga mungesa e njohurive. Kjo vlen në të gjitha fushat. Qeveritë shqiptare në të gjithë periudhën e tranzicionit kanë investuar shumë më pak në arsim së Rajoni dhe BE, duke krijuar kështu një hendek arsimor të forcës së punës dhe nevojave që ka vendi./k.m