Fjala Sport – Gazeta Fjala

19:07 Zgjimi i vonë i PD-së për balotazhin, pse e prishi vetë?
Ylli Pata

Oerd Bylykbashi, personazhi më i besuar i Sali Berishës për reformën elektorale, ka deklaruar se opozita kërkon rikthimin e balotazhit në zgjedhje.

Për ta sqaruar në fjalë të thjeshta; nëse një kandydat në zgjedhje nuk arrin të marrë 50+1% të votave shkon në një raund të dytë, ku më pas fiton kandidati që merr më shumë vota.

Duket teknikalitet, por është thelb, pasi jep më shumë mundësi për zgjedhësit, e për më shumë për ata zgjedhës që nuk janë të ngjitur e indoktrinuar me ideologjitë e grupeve dominantę.

Me balotazh, siç e ka treguar historia fitojnë ata kandidatë që kanë mbështetjen e qendrës, elektoratit gri, apo pjesës që nuk është ideologjikisht i bindur, është shumë i rëndësishëm.

Franca, që është nëna e këtij sistemi po na e tregon jo prej vitesh po dekadash. Të gjithë kandidatët për President të Francës që pas rrëzimit të murit të Berlinit e kanë mbiemrin Le Pen. Në fakt janë babë e bijë. Jean Marie Le Pen dhe Marine Le Pen kanë qenë kandidatët presidencialë të së djathtës konservatore dhe stoike të Francës.

Sado Le Pen-ët janë munduar që të marrin pjesë të elektoratit gri, janë mundur në raundin e dytë gjithmonë. Pasi në këtë raund, zgjidhet në shumë raste jo më e mira e mundshme por e keqja më e vogël.

Shqipëria e ka provuar këtë sistem, qoftë në zgjedhjet parlamentare, qoftë në ato vendore. Në shumë raste(edhe pse pak) kanë fituar kandidatë që nuk i përkasin dy partive të mëdha, apo që janë polarizues. Sipas të gjitha rezultateve historike, po të analizohen një nga një, fituesi zgjidhej gjithmonë si kandidati më racional apo më përbashkues.

Ka qenë Sali Berisha në vitin 2002, pas fitores së Edi Ramës si kryetar i bashkisë së Tiranës që hoqi balotazhin me një reform zgjedhore me negociatat që bëri me të ndjerin Fatos Nano.

Zgjedhja e një Presidenti të përbashkët si Alfred Moisiu në atë kohë, i shtoi Sali Berishës oreksin, i cili mori të drejtën për të hetuar Fatos Klosin, kreun e Bashkisë së Tiranës Edi Ramën, e koncensione të tjera.

Por edhe me gjithë këto favore që mori Berisha nuk i mori dot zgjedhjet vendore të 2003-shit, ku investoi shumë jo vetëm me avokat Ngjelën por edhe me makinën e tij politike. Natyrisht ka qenë më i qarti sepse kush merr Tiranën, ka edhe do të ketë Shqipërinë.

I mërzitur nga dështimi i rrëzimit të Edi Ramës në 2003-shin, të cilin e kishte mankth sa çoi njerëz ta mbysnin me levë në kokë, shpiku një diabolizëm të ri, duke i shpërlarë trutë edhe ambasadorit të asaj kohe të OSBE, finlandezit Osmo Liponen. Të cilit Marti Ahtisari i kërkonte që të mbante në vëzhgim politikën shqiptare që të mos dilte kush kundër planit që ai dhe amerikanët po hartonin për Kosovën.

Sali Berisha, si një profesionist në këtë zanat e kuptoi dhe tentoi të përfitoi, por veproi si i babëzitur. Reforma e vitit 2001 e quajtura Islami-Gjanaj, hoqi balortazhin nga sistemi electoral, pasi siç dukej Berisha kishte një pakt të hershëm me Ilir Metën se në përballjen e dy kandidatëve në një zonë, do të kishte rëndësi përçarja apo shizma politike. Gjë që ndodhi në vitin 2005.

Duhet të kujtojmë se atëherë zgjedhjet e deputetëve bëheshin direkt me kandidatë. Në 2005, PD dhe Sali Berisha përfitoi nga heqja e balotazhit, por më vonë u fundos keqas, siç ishte fundosur pas 22 marsit 1992. Është pikërisht ky kompleks që ka mbetur në mendjen e tij që më pas e bëri çorap sistemin në vend.

Sistemi me dy turne alla francez është më i avancuar se ai në SHBA e Britaninë e Madhe me një turn, ku polarizohet vota dhe humbin të gjithë kandidatët e moderuar apo të pjesës tjetër ta quajmë. Balotazhi jep mundësi për koalicion të dytë.

Edhe pse me vonesë, ky zgjim i PD-së është një hap pozitiv, edhe pse më shumë se kaq çdo të humbë!/ET

07:00 Nga Leonard Veizi/ Administrata lirohet nga vidat, një vrap pele për të kapur shezllonin!
Nga Leonard Veizi

Në Shqipëri, gushti nuk shpallet zyrtarisht festë kombëtare, por gjithçka sillet si e tillë. Administrata publike, pas muajsh burokracie të ngadaltë si një breshkë me astmë, më në fund lirohet nga “vidat”, dosjet dhe firmat, për të vrapuar drejt shezllonit më të afërt – ose, më saktë, drejt atij që s’është zënë ende nga ndonjë patriot i detit, që e ka prenotuar që në maj, duke paguar o “kesh” sipas zakonit, o me kartë krediti si Evropa.

Gushti në Shqipëri është një muaj i veçantë: nis me vapë përvëluese që të shkrin edhe shpresat, dhe përfundon me ndjenjën e përkohshme se jeta është pezulluar, në pritje të shkollave dhe rifillimit të telasheve.

Që në datën “një” administrata publike lëshon zyrat, ngadalë sa për të mos lënë dyshime, por me vendosmëri të admirueshme, për t’u shpërndarë në brigjet e vendit, apo më tej: në Greqi, Itali, apo Turqi.

Askush i mbetur nëpër zyra nuk mban më veshur rrobat formale, përveç ndonjë roje fatkeqe që ruan ndërtesën nga vetmia, apo nga ndonjë qytetar i pafajshëm që ende beson se do gjejë ndonjë derë të hapur për të zgjidhur hallin.

Nga institucionet nuk vjen më as zhurma e printerëve të amortizuar, e as era e kafes së dobët në koridore – vetëm njoftime të thata, shpesh të printuara me shkronja sa më të vogla, që të mos i shohi njeri: “Do të jemi me pushime nga data… dhe mos na bezdisni me mesazhe në celular!.”

E keni hak… Jeni lodhur tërë vitin. Duhet të çlodheni.

Ndërkohë, Aeroporti i Rinasit shndërrohet në pikën më të nxehtë të vendit, jo vetëm nga dielli që përvëlon pistën, por nga fluksi i njerëzve që kapin fluturime për të dalë jashtë, me një valixhe shpenzimesh dhe një tjetër me shpresa të thyera. Të tjerët zbresin për të hyrë brenda, me valixhe të mbushura me dhurata për të afërmit dhe çantën e shpinës ngarkuar me një dozë të mirë të nostalgjie naive.

Shqiptarët me valixhe të mbushura me ëndrra, kursime dhe pak dëshpërim nisen për Evropë, ndërsa të huajt me kapelë, syze dielli dhe guida turistike të shkruara gabim, zbarkojnë për ta eksploruar Shqipërinë e panjohur dhe të pasur me çudira.

Tirana, ndërkohë, ndryshon maskë. Bëhet e butë. Pa trafik. Pa zhurmë. Një mrekulli e vërtetë, gati apokaliptike. Qyteti që zakonisht gumëzhin nga boritë e makinave që të nxjerrin shpirtin, zhurmat e kantierëve që të bëjnë me migrenë dhe ritmi i zyrave që të ngre nervat përpjetë, në gusht duket si një vend i shkretë, ku edhe macet bredhin të çlirta nëpër çstitë e mbetura. Bulevardet janë më të qetë, kafenetë më të shkreta dhe sinjalet e semaforëve ndonjëherë të duket se i ndërrojnë ngjyrat kot, për force zakoni, sepse s’ka kush t’i respektojë dhe as t’i shkelë.

Një luks i rrallë urban, pothuajse i frikshëm. Por vetëm për fare pak ditë të kuptohemi.

Por për ata që zgjedhin të mbeten në kryeqytet, që s’kanë para mjaftueshëm për pushime ose që janë thjesht jo admirues të pushimeve por të dashuruar me vuajtjen e ngarkesës së pamjaftueshme, gushti sjell një lloj lirie të pakuptimtë. Ajri është i nxehtë, por më i lehtë për t’u thithur. Dhe kjo jo vetëm nga mungesa e gazrave të makinave. Hapësira që zakonisht i përket të gjithëve, tani është vetëm për ata pak që nuk ikën. Një kafe në hijen e një peme te Liqeni apo një shëtitje në bulevard pa pengesa, është luks që nuk blihet me para.

Në këtë kakofoni pushimesh, fluturimesh dhe zbrazëtie, Shqipëria përjeton paradoksin e saj të përvitshëm: vendi zbrazet dhe mbushet njëkohësisht, si një frymëmarrje kolektive e çuditshme. Një ritëm që vetëm gushti e kupton. Dhe që askush tjetër nuk e merr seriozisht, sepse është muaji kur të gjithë – zyrtarë, qytetarë, turistë – kanë nevojë të harrojnë për pak se çfarë lëviz e çfarë ndodh në këtë vend. Të gjithë përpiqen të freskohen në mënyrën e tyre – disa me kokteje pranë detit, të tjerët me ventilatorë pranë ballkonit, duke ëndërruar për një zhytje në ujin e kripur.

Prej datës 1 gusht, administrata do të mbushë plazhet. Dhe pronarët e bar-restoranteve xhepat. Të gjithë dalin të fituar. Të humburit shëllehen në Tiranë.

12:10 “Është koha t’i japim përparësi shoqatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve”
Deklaratë e mëtejshme e UEFA-s mbi planet e FIFA-s

Nga ERVIN BAKU

Mësuam për afatin e FIFA-s për shoqatat që të mbështesin propozimet e tyre ose të tërheqin ofertën e pagesës së njëhershme. Kjo thotë gjithçka që duhet të dini rreth këtij plani.

Por, pasi ka zhvilluar diskutime me shumë palë të interesuara në të gjithë lojën, UEFA e di se ka një kundërshtim të konsiderueshëm dhe në rritje ndaj skemës së FIFA-s. FIFA nuk mund të vazhdojë ta përdorë sportin tonë për të pasuruar veten dhe miqtë e saj. Ne mund ta zhvillojmë lojën në mënyrë korrekte. Është koha t’i japim përparësi shoqatave, klubeve, ligave, lojtarëve dhe tifozëve.

15:46 Protesta nuk mjafton të jetë e bukur
Nga Ardi Stefa

Çdo protestë kalon nëpër disa faza. Fillimisht sjell entuziazëm, energji dhe shpresë.

Më pas vjen sfida e vërtetë. A është në gjendje të prodhojë organizim, drejtim dhe presion real mbi pushtetin?

Nëse nga protesta nuk evidentohen drejtuesit e saj, njerëzit që do të artikulojnë kërkesat, do të marrin përgjegjësi dhe do të përfaqësojnë publikisht lëvizjen, atëherë ajo rrezikon të mbetet thjesht një grumbull emocionesh.

Emocionet mobilizojnë, por nuk mjaftojnë për të sjellë ndryshim politik.

Por po aq i rëndësishëm është edhe presioni.

Së pari, pushtetet nuk ndryshojnë qëndrim sepse përballë kanë turma të mëdha, por sepse ndiejnë kosto reale nga injorimi i tyre. Nëse jeta ekonomike, administrative dhe politike e kryeqytetit vazhdon normalisht, ndërsa protesta mbetet një ritual i përditshëm pa pasoja konkrete për vendimmarrësit, atëherë establishmenti nuk ka arsye të shqetësohet.

Pikërisht këtu establishmenti duket se po investon.

Jo domosdoshmërisht duke e sulmuar protestën drejtpërdrejt, por duke pritur që ajo të konsumojë energjinë e vet. Duke pritur që mungesa e liderëve të qartë të prodhojë konfuzion. Duke pritur që njerëzit të lodhen, të kthehen në rutinën e tyre dhe gradualisht të humbasin besimin se gjërat mund të ndryshojnë.

Po nuk u paralizua jeta ekonomike, sociale e politike e kryeqytetit atëherë protesta nuk ka gjë në vijë.

Së dyti, një protestë mund të jetë e bukur, masive, e sinqertë dhe frymëzuese. Mund të pushtojë rrjetet sociale dhe ekranet televizive. Por nëse nuk arrin të krijojë strukturë drejtuese dhe të ushtrojë presion të vazhdueshëm mbi qendrat e pushtetit, ajo rrezikon të shuhet ngadalë, duke lënë pas vetëm kujtimin e një mundësie të humbur.

Së treti, duhet të ketë një drejtim të qartë dhe jo secitë të protestojë për atë që mendon e të thotë hallin e tij në mikrofon. Kjo vlente ditët e para. Tanimë, kur një protestë nuk ka drejtim të qartë, media dhe opinioni publik me kalimin e kohës fillojnë të fokusohen jo te kauza, por te paqartësia e saj. Debati zhvendoset nga problemi që denoncohet tek pyetja: “Kush i përfaqëson këta?” Dhe, sa më gjatë të mbetet pa përgjigje kjo pyetje, aq më shumë zbehet forca politike e protestës.

Prandaj, nëse nuk ndërtohen mekanizmat që e bëjnë protestën të qëndrueshme dhe të aftë për të imponuar ndryshimin që kërkon, atëherë ajo ose do shuhet, ose do kapet nga establishmenti./et

10:00 Nga Leonard Veizi/ Kur mitet zbresin në tokë: leksioni nga 17 ditët e burgut për Sofia Loren
Më 19 maj 1982, aktorja e njohur italiane Sofia Loren doli nga burgu i grave pasi kreu 17 ditë të dënimit prej 30 ditësh

Nga Leonard Veizi

Më 19 maj 1982, porta e burgut të grave në Kazerta, pranë Napolit, u hap për të lënë të lirë një nga gratë më të famshme të botës. Sofia Loren doli nga qelia pasi kishte vuajtur 17 ditë dënim, nga 30 të tilla, për shmangie taksash…

…Vendimi i gjykatës italiane nuk ishte thjesht një lajm i bujshëm kronike; ai ishte një shuplakë institucionale që tronditi opinionin publik botëror. Një ikonë e kinemasë, simbol i elegancës dhe lavdisë kombëtare, u trajtua saktësisht si çdo qytetar tjetër përballë ligjit.

Kjo ngjarje mbetet një precedent historik që duhet të shërbejë si busull edhe sot.

Mesazhi

Në atë kohë, fotografia e Sofia Lorenit duke hyrë në burg ishte një tronditje e thellë kulturore. Italia e viteve ’80 lëkundej mes adhurimit të verbër ndaj figurave publike dhe një mosbesimi kronik ndaj institucioneve. Yjet e ekranit konsideroheshin pothuajse të paprekshëm, të veshur me një imunitet të padukshëm social.

Megjithatë, shteti italian guxoi të jepte një sinjal të prerë: fama nuk të përjashton nga detyrimet ndaj shtetit.

Aktorja akuzohej për parregullsi në deklarimet fiskale të viteve 1970, një çështje që zvarritej prej vitesh nëpër labirintet gjyqësore. Edhe pse Loren këmbëngulte se faji ishte i këshilltarëve të saj financiarë dhe jo i vullnetit të saj për të mashtruar, gjykata nuk pranoi kompromise. Dënimi, ndonëse i shkurtër në kohë, kishte një peshë morale dhe publike të jashtëzakonshme.

Gruaja që kishte fituar zemrat e publikut në kryeveprat e Vitorio De Sikës, që kishte lartësuar imazhin e Italisë në Hollivud dhe kishte rrëmbyer çmimin Oscar për filmin “Dy Gra”, përfundoi në një qeli të zakonshme, larg tapetit të kuq dhe blicit të kamerave.

Barazia para ligjit

Ky rast nuk mund të arkivohet thjesht si një kuriozitet i së kaluarës. Ai godet në zemër të problemit më të madh të shoqërive moderne: tendencën për të krijuar kasta të paprekshme.

Sot shohim politikanë që i shmangen llogaridhënies, oligarkë që blejnë heshtjen dhe personazhe publike që jetojnë me bindjen arrogante se reputacioni apo pasuria e tyre është më e fortë se kodi penal. Pikërisht këtu qëndron vlera e pakohë e rastit “Sofia Loren”.

Ligji nuk ka dy standarde. Ai nuk është shkruar për t’u zbatuar me rreptësi mbi të varfrit dhe për t’u anashkaluar me elasticitet nga të fuqishmit.

Në momentin që drejtësia fillon të bëjë tolerime mbi bazën e famës apo ndikimit, ajo pushon së qeni drejtësi dhe shndërrohet në një vegël privilegji.

Burgosja e aktores riktheu besimin e humbur te shteti. Jo sepse publiku ndjente kënaqësi të shihte një ikonë pas hekurave, por sepse qytetarët kishin nevojë jetike të besonin se ligji mund të trokiste me të njëjtën forcë edhe në derën e njerëzve më të pushtetshëm.

Dinjiteti i një ikone

Në fund, Sofia Loren doli nga burgu me dinjitet të plotë. Popullariteti i saj nuk u shua; përkundrazi, ai u humanizua. Italianët e panë me më shumë simpati dhe respekt, pikërisht sepse ajo nuk iku, nuk u fsheh pas statusit të saj dhe nuk përdori pushtetin mediatik për të shantazhuar apo shkatërruar sistemin. Ajo e pranoi verdiktin, vuajti dënimin dhe doli prej andej si një figurë më njerëzore se vetë miti që kishte krijuar në celuloid.

Thelbi i asaj historie të largët të majit 1982 mbetet një leksion i prerë për çdo sistem juridik: vlera dhe shëndeti i një demokracie nuk maten kur ligji godet të dobëtit, por kur ai ka kurajën dhe integritetin të prekë të paprekshmit.

16:53 Pse festuan Trampistat në Shqipëri per humbjen në Hungari?
Nga Kreshnik Spahiu

Dy urimet e para për zgjedhjet në Hungari ishin mesazhi Aleks Soros dhe Sali Berishës.

Të dy u shfaqën të lumtur për humbjen e Viktor Orbán, aleatit strategjik të Donald Trump në Bashkimin Europian.

Por çfarë e bën tragjik-komike festën e Berishës dhe Soros njëkohësisht për zgjedhjet në Hungari?

Dy parti e kanë shpallur Soros në Europë:

1- Partia Demokratike e Berishës

2- Aleanca Qytetare hungareze e Orbanit

Gëzimin e Aleks Soros e kuptojnë të gjithë, por pse feston Berisha për humbjen e aleatit të fundit në Europë?

Sot Tramp-izmit të Berishës i doli boja.

Qeveria amerikane ishte investuar financiarisht, politikisht dhe diplomatikisht në fushatën elektorale në Hungari. JD Vance dhe Marco Rubio kanë shprehur mbështetje dhe kanë vizituar Budapestin. Në mitingun përmbyllës të fushatës elektorale të Viktor Orban mori pjesë zv/presidenti amerikan dhe në lidhje telefonike Donald Trump i bëri thirrje hungarezëve të votojnë mikun e tij Orban.

Humbja e Orban ishte goditja më e madhe ndërkombëtare kundër ndërhyrjes amerikane dhe ruse në zgjedhje.

Si kurrë më parë nuk kishte ndodhur në histori që Trump dhe Putin të investoheshin bashkërisht në zgjedhjet politike të një shteti dhe të humbisnin me 2/3 e votave.

Bastioni i euroskeptikëve dhe i marionetave të Washingtonit dhe Moskës ka marrë goditje unike.

Leksioni hungarez ka prodhuar 4 mesazhe të rëndësishme për establishmentin politik në Shqipëri:

1- Asnjë shtet europian nuk mund të ketë të ardhme dhe siguri në të ardhmen nëse i jep prioritet partneritetit me regjime politike që janë kundër BE-së. Shqipëria është e detyruar të shohë me prioritet anëtarësimin në BE dhe anëtarësimin në borde paqeje provizore, qofshin edhe amerikane.

2- Kryeministri Rama duhet të ndërgjegjësohet që pas 16 vitesh në zgjedhjet e 2029 në pushtet nuk të mban Ivanka Trump, por vota e shqiptarëve, ndryshe do ketë fatin e Orban.

3- Sali Berisha është lideri më i papërgjegjshëm opozitar i cili në 50 vite në politikë është dashur të ishte: pro rus, pro kinez, pro francez, pro serb, pro amerikan, pro europian, pro grek

Turbulencat e tij diplomatike e kanë çuar personalisht në listë të zezë dhe politikisht partinë e tij drejt shkatërrimit.

4- Opozita duhet të nxjerrë një lider të ri si Péter Magyar që të jetë alternativë kundër dyshes Rama-Berisha.

Në Shqipëri tjetër nuk mund të ndryshojë as duke u mbështetur si trampistët e Hungarisë dhe as si trapat e Shqipërisë.

Çudirat e kombit tonë tregojnë sa pak taban kemi në partneritetin ndërkombëtar.

Mjaftuan një palë zgjedhje në Hungari dhe trampistët e Shqipërisë dolën kundër trampistëve të Hungarisë.

Thjesht treguan që s’kanë asnjë lidhje me kauzën anti-Soros, sepse sot festuan së bashku.

Dikur ishte këshillë Machiaveliste që:

“Kur nuk sundon me vota, mësohu të sundosh me miqësi të importuara.”

Gjithsesi populli hungarez tregoi patriotizmin dhe nivelin inteligjencës kombëtare për ti dhënë shuplakë Washingtonit dhe Moskës duke flakur fosilet politike të viteve 90 që po rrezikonin interesat e Hungarisë.

Po ne kur do shporrim kufomat Orbane të Shqiperisë?/et

Kupa e Shqipërisë/ Ndeshjet e fazës së 1/8-ve luhen më 14 dhe 15 janar 2025
Ndeshjet e fazës 1/8 të Kupës së Shqipërisë do të zhvillohen më 14 dhe 15 janar 2025. Komisioni i Ligave dhe Garave ka zyrtarizuar datat dhe oraret e takimeve.

Më 14 janar janë planifikuar dy ndeshje, ndërsa gjashtë takimet e tjera do të luhen një ditë më pas, më 15 janar.

Në këtë fazë të Kupës do të marrin pjesë edhe ekipet e renditura nga vendi i parë deri në vendin e tetë në “Abissnet Superiore” gjatë sezonit 2023-2024./FSHF/K.K