Fjala Jone – Gazeta Fjala

19:28 Derë më e hapur nga Bashkimi Evropian për ne?
Fatos Çoçoli

Po. Publikimi i Progres-Raportit 2026 të Komisionit Evropian për Shqipërinë (https://enlargement.ec.europa.eu/albania-report-2026_en) sjell një lajm pozitiv për perspektivën evropiane të vendit tonë. Vlerësimi se Shqipëria ka përmbushur kriteret e ndërmjetme të kërkuara nga Bashkimi Evropian në grupin e kapitujve të bisedimeve që lidhen me çështjet themelore, është një zhvillim me rëndësi të veçantë për ecurinë e negociatave të anëtarësimit.

Ky vlerësim përfshin disa prej fushave më të ndjeshme dhe më përcaktuese të procesit të integrimit: drejtësinë, të drejtat themelore dhe funksionimin e institucioneve demokratike. Pikërisht këto fusha përbëjnë edhe themelin mbi të cilin ndërtohet besueshmëria e një vendi kandidat për t’u bërë anëtar i Bashkimit Evropian.

Në këtë kuptim, progres raporti i ri konsiderohet si një hap përpara dhe si një shenjë se dera e Bashkimit Evropian po hapet edhe më shumë për Shqipërinë.

Çështjet themelore, prova më e rëndësishme e integrimit

Vlerësimi pozitiv për grupin e kapitujve që lidhen me çështjet themelore ka një rëndësi të veçantë, sepse këto janë fushat që përcaktojnë jo vetëm ritmin, por edhe besueshmërinë e të gjithë procesit të anëtarësimit.

Reforma në drejtësi, lufta kundër korrupsionit, funksionimi i institucioneve të pavarura, respektimi i të drejtave themelore dhe garantimi i demokracisë nuk janë thjesht detyrime teknike të negociatave.

Ato janë standarde që duhet të funksionojnë në jetën e përditshme të qytetarëve dhe në marrëdhëniet ndërmjet institucioneve shtetërore.

Prandaj, sfida e Shqipërisë nuk është vetëm të marrë vlerësime pozitive në raportet e Komisionit Evropian, por të dëshmojë se drejtësia është e barabartë për të gjithë, se institucionet janë realisht të pavarura, se korrupsioni ndëshkohet dhe se administrata publike funksionon mbi bazën e meritës, dhe jo të ndikimeve politike.

Ekonomia shqiptare, një nga pikat pozitive të raportit

Një tjetër element pozitiv i Progres-Raportit 2026 lidhet me vlerësimin e performancës ekonomike të Shqipërisë. Komisioni Evropian konstaton se vendi ruajti ritmin e fortë të rritjes ekonomike gjatë vitit 2025, i mbështetur kryesisht nga kërkesa e brendshme dhe turizmi.

Ky konstatim është i rëndësishëm, sepse ekonomia jonë ka treguar një shkallë të konsiderueshme qëndrueshmërie përballë goditjeve të njëpasnjëshme ndërkombëtare, duke përfshirë pasojat e pandemisë, agresionit të Putin në Ukrainë, tensionet gjeopolitike dhe pasiguritë në tregjet ndërkombëtare.

Turizmi ka qenë një nga motorët kryesorë të kësaj rritjeje, duke ndikuar jo vetëm në zgjerimin e aktivitetit ekonomik, por edhe në përmirësimin e bilancit të jashtëm. Sipas raportit, të ardhurat nga turizmi kanë kontribuar në uljen e deficitit të llogarisë korrente në nivelin më të ulët historik.

Ky është një tregues pozitiv për ekuilibrat makroekonomikë të vendit dhe për aftësinë e ekonomisë sonë, për të gjeneruar të ardhura nga shërbimet.

Borxhi publik dhe tregu i punës, sinjale të qëndrueshmërisë

Komisioni Evropian evidenton gjithashtu uljen e raportit të borxhit publik, përmirësimin e tregut të punës dhe qëndrueshmërinë e sektorit bankar.

Këto zhvillime janë të rëndësishme për stabilitetin makroekonomik dhe për aftësinë e Shqipërisë për të përballuar sfida të ardhshme.

Ulja e borxhit publik krijon më shumë hapësirë për politika zhvillimore, ndërsa përmirësimi i tregut të punës dëshmon për zgjerimin e aktivitetit ekonomik dhe të mundësive të punësimit.

Nga ana tjetër, qëndrueshmëria e sistemit bankar është një garanci e rëndësishme për stabilitetin financiar, financimin e ekonomisë dhe besimin e investitorëve.

Energjia, fushë me potencial për përafrim të mëtejshëm

Vlerësime pozitive raporti jep edhe për energjinë, arsimin dhe kulturën, doganat, lëvizjen e lirë të kapitalit, të drejtën e shoqërive tregtare, pronësinë intelektuale dhe politikat për ndërmarrjet dhe industrinë.

Këto janë fusha me rëndësi të drejtpërdrejtë për konkurrueshmërinë e ekonomisë sonë dhe integrimin e saj në tregun e përbashkët evropian.

Në sektorin energjetik, Shqipëria ka avantazhin e burimeve të konsiderueshme hidrike dhe potencialit në energjinë diellore dhe atë të erës. Sfida është të shndërrojë këto avantazhe në një sistem energjetik më të diversifikuar, me më shumë kapacitete prodhuese, magazinimi dhe transmetimi.

Anëtarësimi nuk është vetëm çështje negociatash, por transformimi ekonomik dhe institucional

Një nga mesazhet që nxjerrim nga Progres-Raporti 2026 është se integrimi evropian nuk mund të matet vetëm me numrin e kapitujve të hapur, të mbyllur apo të vlerësuar pozitivisht. Anëtarësimi është një proces shumë më i thellë, që kërkon transformimin e mënyrës se si funksionon shteti, ekonomia dhe shoqëria.

Për qytetarët tanë, Evropa e Bashkuar nuk është vetëm një objektiv diplomatik. Ajo është pritshmëri për drejtësi më të besueshme, administratë publike më efikase, paga më të larta, shërbime publike më cilësore, konkurrencë të ndershme dhe më shumë siguri ekonomike.

Për biznesin, integrimi nënkupton më shumë investime, më pak burokraci, rregulla të qëndrueshme dhe mundësi për të hyrë në tregun e përbashkët evropian.

Për institucionet tona publike, ai duhet të nënkuptojë përgjegjshmëri, transparencë dhe respektim të shtetit të së drejtës.

Progres-Raporti 2026 duhet parë si hap që konsolidon besimin e Bashkimit Evropian tek Shqipëria, pas dy javëve të fundit të tetorit që sollën shumë pasiguri në vend, nga protestat e dhunshme.

Por ky raport nuk është një çertifikatë përfundimtare e suksesit dhe as një garanci automatike për anëtarësim. Ai vërtet përfaqëson një derë më të hapur për ne, nga vlerësimi i progresit të arritur, por njëkohësisht shërben edhe një kujtesë se rruga përpara kërkon reforma më të thella dhe rezultate më të qëndrueshme.

17:56 Metamorfoza 4: Mijëra shokë në rrjete sociale, por të vetmuar në jetën reale.
Nga Kreshnik Spahiu

Një miku im 45 vjeç në Tiranë ka 32.000 miq në Instagram dhe 40.000 në Facebook.

Ai është beqar, s’ka fëmijë dhe e shihja çdo ditë duke pirë kafe vetëm. Në rrjete sociale ai ndjek, por edhe e ndjekin, me mijëra gra dhe burra.

Më çudiste gjithmonë jeta e tij e izoluar.

Njerëzit kanë zgjeruar miqësitë, shoqëritë, dashuritë në mënyrë dixhitale, duke pakësuar njohjet njerëzore.

Në këtë botë virtuale këmbehen miliona puthje, buzëqeshje, përqafime ndërsa në jetën reale ndodhin shumë më pak.

Ka miliona njerëz që jetojnë për pak vëmendje dhe ndjekin jetën e të tjerëve. Të tjerë planifikojnë dhe ëndërrojnë stilin e jetës, veshjen, aromën apo prekjen e dikujt që e kanë parë vetëm në foto dhe s’e kanë takuar kurrë.

Madje, sapo fle burri apo gruaja, kontrollojnë profilin e dikujt tjetër. Po kështu, sapo debatojnë me partnerin apo partneren, shkojnë në Messenger për të shikuar një opsion tjetër.

Ka edhe nga ata që kërkojnë takim me dikë që nuk e njohin aspak dhe kanë informacion vetëm nga videot dhe fotot në Facebook dhe rrjete sociale.

Nga kjo botë dixhitale lindin miliona xhelozi, zili, kureshtje, inate dhe keqkuptime.

Sa orë, ditë, javë dhe muaj harxhojnë njerëzit në ekranin e telefonit duke kërkuar njeriun e ëndrrave, shtëpinë magjike, pushimet përrallore, veshjet e dëshiruara, femrat apo meshkujt e pëlqyer?

Sa miliona zhgënjime, lëndime apo befasime janë sjellë nga njohjet fiktive?

Dhe sa rrezik paraqet kjo botë me të panjohura për fëmijët e mitur që hyjnë në të?

Nëse do kufizoheshin rrjetet sociale:

Do të takoheshim më shpesh me njëri-tjetrin dhe do të bisedonim sy më sy.

Do të kuptoheshim më mirë.

Në vend që të postonim aforizma, do t’i këndonim serenata njëri-tjetrit apo do të recitonim vargje në dritën e hënës dhe jo në story në Instagram.

Do t’u kushtonim më shumë vëmendje miqve të zemrës sesa shokëve të panjohur.

Nuk do të harxhonim kohë me lexime të njerëzve të çmendur, as nuk do të ndërtonim komunikime false apo të stresoheshim nga komentet e budallenjve dhe perversëve.

Do të jetonim për vete dhe jo për të tjerët.

Do të flinim më herët dhe do të merreshim me më shumë sport, art dhe kulturë.

Mbi të gjitha, nuk do të humbisnim miq të vërtetë.

Njeriu u krijua si qenie sociale, jo imazh për media sociale.

Rrjetet sociale nuk po i zgjerojnë askujt miqësinë, por po rrisin vetminë.

Miliona puthje dhe përqafime virtuale nga ata që kanë bosh zemrën dhe jetën reale.

Kjo është metamorfoza e njeriut dixhital.

Të gjithë ne kemi mbushur botën me miq virtualë, por kemi zbrazur jetën nga njerëzit e vërtetë. Kemi mësuar të prekim miliona zemra me një gisht, por kemi harruar të përqafojmë fort dikë me të dy krahët.

17:43 Pse duan të rrëzojnë Edi Ramën para çdo zgjedhjeje?
Nga Ylli Pata

Zgjedhjet amerikane të mesmandatit që ishin eventi më i madh botëror mbrëmë dhe sot patën një zhvillim të rëndësishëm. Opozita amerikane, edhe pse e përçarë prej vitesh dhe pa një lider të tyre në nivel kombëtar, arriti të mundë republikanët e MAGA-s edhe vetë Donald trump që doli në shtetet kyçe për të sulmuar kandidatët për senatorë apo kongresmenë, të cilët i mendonte se ishin në dyshim.

Ajo çfarë ndodhi në zgjedhjet e së martës ishte një uragan blu siç i thotë media botërore, ku për kandidatët demokratë votuan të gjithë votuesit tradicionalë të Partisë Demokratike, si dhe mjaft votues të moderuar të Partisë Republikane.

Ndërkohë, shumë votues radikalë të MAGA-s që nga 2016-a nuk dolën të votonin fare. E gjitha kjo nuk është gjë tjetër veçse dialektika e sistemit demokratik. Ku ndryshimi ndodh vetëm me votë, e kur përballë kanë dinosaur mishngrënës si Donald Trump.

Vetë Presidenti Amerikan, i gjendur përballë një uragani të tillë nuk kishte tjetër rrugë veçse të pranonte rezultatin. E njëjta gjë ndodhi në Beograd, me një tjetër dinosaur si Vuçiç. Ku e ashtuquajtura “Lëvizja Studentore” që nuk ishte gjë tjetër veçse një konturim politik i opozitës së bashkuar fitoi dhe e detyroi politikanin e quajtur autocrat prej vitesh me një shumicë dërrmuese votash.

Po ashtu në Hungari me Orbanin e Magyarin. Kjo është rruga jo thjesht normale, por e vetmja në një system alternance me votë të lirë.

Logjika irruptive nuk ekziston si një opsion, përveç rasteve kur ka ndonjë konflikt qytetar e jo përplasje politike.

Qoftë flamingot, qoftë maskat që dogjën Tiranën janë thjesht një kryengritje pallati e jo një revolt popullore. E cila ka domensione, e mbi të gjitha kushte e narrativë.

Ka politikanë edhe të quajtur të moderuar nga opozita, si për shembull Dashamir Shehi, të cilët i mëshojnë tezës së zëvendësimit të Edi Ramës me një socialist tjetër, e krijimit të një qeverie të përbashkët të opozitës deri në zgjedhje.

Sipas Shehit, kjo qeveri do të kishte më mbështetje ndërkombëtare e do të përshpejtonte procesin e anëtarësimit në BE.

Retorika e Shehit, mund të jetë legjitime, por logjika e përgënjeshtron. Kjo pasi brenda kësaj opozite që kundërshton Edi Ramës, ka pjesë si PD që e konsideron Shqipërinë si narko shtet, por edhe rrymë brenda flamingove që është kundër hyrjes në BE.

Qeveria e përbashkët nën një mazhorancë socialiste me 84 vota është absurd dhe totalisht jo dialektike politikisht. Zgjedhjet locale të vitit të ardshëm janë rasti më i mirë për ta sfiduar Edi Ramën, e ndoshta nëse fitojnë edhe mund të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, por që normalisht nuk ja vlejnë se janë një vit më pas.

Por për ta bërë këtë, e gjithë kjo opozitë, duhet të zgjedhë vetëm kandidatët e duhur që të sfidojnë mazhorancën, të konturohen politikisht në një betejë e cila është tërësisht e mundur. Madje mund të shpërthejë energji të paparë që demokracia i shpërthen më mirë sesa dhuna. Janë energji positive, nxjerrin ide, e mbi të gjitha fytyra të reja, të cilat e bëjnë ndryshimin jo me fjalë por me emra, fytyra dhe fakte. Por për ta bërë këtë, duhen emra dhe fytyra, e jo dinosaurët e epokës para akullnajave.

16:55 Një replikë me Irena Beqirin për mishin dhe groshët!
Mentor Kikia

Irena Beqiri analizon çmimet e produkteve kryesore ushqimore. Dhe konkludon se “fajin nuk e ka importi”, pasi në tregun ndërkombëtar produktet janë shumë më lirë se në tregun tonë.

“Sheqeri është shtrenjtuar në import me 5,5%, ndërsa në tregun me pakicë me 69%. Mielli, përkatësisht është shtrenjtuar në import me 1,4% dhe në tregun me pakicë 34%. Qumështi me 3,2% në import dhe 42% në treg. Djathi me 7,5% në import dhe 100% në treg.

Fasulet janë bërë 21% më të lira në import, ndërsa në tregun me pakicë janë shtrenjtuar 92%. Kastravecat kanë rënë 15% në import, por janë rritur 78% në dyqane. Specat kanë rënë 15%, ndërsa ëmimi në treg është rritur 71%. Domatet kanë rënë rreth 17% në import, por janë shtrenjtuar 55%. Të dhënat e FAOSTAT për konsumin e fasules për frymë japin një sinjal interesant: gjatë periudhës 2020–2025, konsumi vjetor për banor në Shqipëri është rritur nga 5,6 kg në 6,2 kg, rreth 9.4% .”

Irena analizon si profesioniste, arsyet e çmimeve të larta dhe sjelljen e konsumatorit, i cili si reagim zgjedh të hajë më pak.

Dhe këtu nis edhe replica ime:

E dashur Irenë!

Mund të rritet çmimi i mishit, edhe çfarë pastaj? Ne mund ta hamë më pak. E mban mend ti kur hanim vetëm për Vit të Ri, ose kur ngrodhte ndonjë lopë në stallë? E çfarë na gjeti?

Mund të rritet çmimi i bulmetit. Po e bëjmë gjizën me ujë, që të rritet sasia. Kështu e hanim dhe dikur ne, çfarë na gjeti?

Edhe perimet, vetëm në verë kemi pas ngrënë, se në dimër janë pa pikë shije.

Ju merreni pak gjatë me fasulet, apo groshët, në shqip.

Këtu problemi bëhet serioz. Sepse grosha është mishi i fukarait, siç thoni ju me të drejtë dhe nuk mund ta na i ndalojnë të dyja, edhe mishin edhe “mishin e fukarait”.

Por, edhe gorshës ia gjemë ilaçin. Hedhim më pak kokrra në tenxhere dhe i shtojmë pak miell, që të bëhet lëngu më i trashë. Kështu e bënta nëna ime e ndjerë në vitet e krizës së madhe, 1985 – 1992 kur edhe grosha ishte mall i çmuar.

Vetëm mos mendo se ne do të reagojmë për këto punë. Ne jemi popull praktik, thjeshtë gjejmë zgjidhje.

15:12 A e meritojnë deputetët socialistë, besimin e Ramës?
Nga ARTUR  AJAZI

Edi Rama, gjithmonë ka besuar dhe ka shpresuar se, përzgjedhjet e tij mes emrave dhe njerzve për listat e fushatës vendore dhe qëndrore, kanë qenë sfiduese. Madje, Rama ende beson se, “përzgjedhjet e tij, e meritojnë besimin e tij”. Por a mund të themi sot, se disa prej deputetëve socialistë, e meritojnë plotesisht besimin e Edi Ramës ? A e kanë treguara ata me vepra, me pergatitje, dhe me punën e tyre në bazë, “llokmën”, mandatin e deputetit, që i besoi Rama ? Mendoj se jo të gjithë ata janë të denjë, mendoj se jo të gjithë ata e meritojnë besimin e Edi Ramës. mendoj se jo të gjithë ata, mbajnë lidhje të ngushta me bazën, jo të gjithë ata gjenden sot pranë hallexhinjve, njerzve dhe familjeve me probleme ekonomike dhe sociale, që dikur u dhanë votën. Kemi parë në terrren,dhe dëgjuar në sallën e Parlamentit, se si nuk flasin kurrë për hallet ë zonave të tyre elektorale, se si zvarriten kafeneve dhe zyrave të Kuvendit, derisa vjen ora e mbylljes së seancës, duke “mos bërë asnjë lek punë”. I kemi pare gjithashtu duke u bërë “telef” për hallet dhe problemet e tyre, duke hyrë në zyra ministrish dhe biznesesh, për të mbaruar punët e tyre personale, familjare dhe farefisnore. Por nuk i kemi parë, të dalin “derë më derë” siç u thotë Edi Rama, për të folur njerzve, për ti pyetur ata mbi hallet dhe problemet e ditës. Nuk i kemi parë ata  as (flas gjithmonë për një pakicë abuzuesish) të trokasin në dyer ministrish për votuesit e tyre, por gjithmonë të krekosur, të hekurosur, të parfumosur, duke ecur krenarë drejt makinave, drejt Parlamentit, dhe duke mos qenë aspak bindës. Edi Rama u ka kërkuar shpesh të “zbresin në bazë, të lidhen me votuesit, të marrin shënim shqetesimet dhe problemet e tyre”, por deri sot askush nga këta parasite, nuk e ka zbatuar porosinë e tij. Natyrisht kjo do të sjellë kosto nesër. Natyrisht, kjo do të sjellë edhe seleksionimin e tyre në zgjedhjet e ardhshme. Të marrësh mandatin e deputetit, nuk do të thotë të shtosh biznesin tend, të rritësh të ardhurat e tua përmes allishverisheve që kujton se të jep mandati. Edi Rama, prej 2 dekadash ndjen  zhgënjim nga këta parasite dhe abuzues mandatesh, por sërish beson. Ai ndoshta kërkon ti energjizojë të gjithë të mandatuarit përmes shembullit tij, por qenka e pamundur ti bësh bashkë, ata që rropaten fshatrave dhe qyteteve, dhe ata që e mbyllin ditën resorteve dhe udhëtimeve relaksuese. Ata që mbetën jashtë listave në 11 Maj 2025, natyrisht ishin ata që nuk e meritonin besimin e Edi Ramës. por e them me bindje se, ende pa u mbyllur mire gjysma e mandatit të katërt, në sfond janë shquar të paaftët, dhe vegjetuesit e mandatit të deputetit. E kam bindje se, Edi Rama nuk do ti kishte përzgjedhur kurrë ata, në rast se sot do të kishim zgjedhje parlamentare. Jam i bindur se, ai kurrë nuk do ti kishte futur në listë, madje nuk do ti donte ti kishte as në Partinë Socialiste gojëkyçurit, të paaftët dhe abuzuesit që e kanë shtrydhur kaq shpejt mandatin e deputetit. Ashtu siç besoj se, atë pakicë (që si hyn në punë askujt) Rama po e mban me hijen e tij, në rreshtin socialist, derisa ti gjejë vendin e duhur disave…. pa ardhur 2029.

15:03 Një dënim historik për një aventurier historik
Nga Skënder Minxhozi

Donald Trump ka kaluar një natë të keqe mbrëmë, teksa shihte në shifrat e zgjedhjeve të mesmandatit nëpër rrjetet televizive amerikane, sesi partia e tij shkërmoqej politikisht para syve të të gjithë opinionit publik botëror. Mësimi që amerikanët kishin vendosur t’i jepnin përmes votës masive ndëshkuese, është nga ato mësime që bëjnë shkollë politike më vete e që studiohen nëpër katedra e institute kërkimi. Demokratët kanë marrë të dyja dhomat e Kongresit amerikan me fitore të thella e të papritura, duke tejkaluar dukshëm shumicën që ju duhej në Dhomën e Përfaqësuesve dhe në Senat. Një situatë “shah-mat” për presidentin dhe lëvizjen e tij MAGA, e cila qe kthyer në një kult interesash financiare, tezash të çmendura luftënxitëse dhe në epiqendrën e një politike të brendshme e të jashtme e cila e futi Amerikën në luftën e radhës në Lindjen e Mesme, katapultoi borxhin e brendshëm në mbi 40 trilion dollarë dhe e vendosi SHBA në kurs përplasjeje me të gjithë aleatët historikë në çdo cep të globit.

Sonte mori një goditje fatale linja politike e një presidenti aventurier që mohonte në mbrëmje atë që kishte thënë në mëngjes, duke e kthyer paqëndrueshmërinë, injorancën dhe temperamentin e tij të paparashikueshëm, në një bombë me sahat në Zyrën Ovale. Amerikanët i thanë “jo” me votë këtij stili qeverisës me kaq shumë pasoja për vendin dhe botën, e kjo është një kthesë historike që tregon se demokracia e madhe amerikane i gjeti forcat për të dalë nga ky makth dyvjeçar ku e futi presidenca e dytë e Donald Trump.

Vota masive blu e elektoratit amerikan nuk le asnjë vend për lexime alternative të vullnetit të zgjedhësve. Ajo është kategorike, e paapelueshme dhe kapitulluese për republikanët. Mjafton një ndër qindra detajet e pabesueshme që prodhuan zgjedhjet e mbrëmshme për ta kuptuar këtë: hera e fundit që Kansas ka votuar një senator demokrat ka qenë viti 1932. Pra para Luftës së Dytë Botërore! Edhe kjo tabu u thye mbrëmë me dorën e Donald Trump.

Presidenti u kërkoi amerikanëve të votojnë sikur ai ta kishte emrin në fletën e votimit. Dhe ata në fakt e ndoqën porosinë e tij. U ofroi madje edhe nga 5000 dollarë për t’ju marrë votën, por mesa duket zemërimi i amerikanit të thjeshtë me qeverinë e tij paska pasur çmim më të lartë se kaq.

Periudha që pason këtë rrëzim katastrofik të republikanëve prodhon atë që njihet si “lame duck”. Presidenca Trump ka hyrë zyrtarisht në fazën që njihet me këtë emër e që nënkupton një president në fund të mandatit dhe me fuqi të kufizuar politike, pasi të dyja dhomat e Kongresit kontrollohen tashmë nga kundërshtarët. Meqenëse Trump po shërben mandatin e tij të dytë, ai e ka të ndaluar me Kushtetutë të kandidojë përsëri në vitin 2028.

Tani, përballë një Kongresi armiqësor për dy vitet e mbetura në detyrë, leva e tij politike dhe aftësia për të kaluar ligje të rëndësishme janë dobësuar ndjeshëm. Çka e fut Amerikën (dhe botën) në tunelin e mjegullt të një presidence të SHBA e cila premton të vendosë rregullisht veton ndaj nismave të dhomave të Kongresit. Kjo bashkëjetesë delikate dhe plot të papritura mund të marrë një start dramatik qysh këto ditë kur ndoshta Trump do të provojë një akt tjetër sulmi ndaj Iranit.

E sigurt është që ai ka premtuar të kthehet në “Zoti Veto”, duke ashpërsuar edhe më tej raportet me demokratët, të cilët mund të nisin një seri hetimesh për dosjet Epstein, luftën me Iranin, politikën ekonomike të tarifave, interesat financiare të Trump dhe familjes së tij etj. Zgjedhësit amerikanë kanë mandatuar me votë masive një reflektim të thellë të politikës amerikane mbi të gjitha këto tema.

Këto zgjedhje sjellin një çlirim të dukshëm në Evropë dhe ato pjesë të botës që ishin sulmuar e përçmuar nga Presidenti dhe politika e tij e jashtme. Me shumë gjasë zgjedhjet e 3 nëntorit kanë prodhuar hutim dhe pasiguri në Izrael, një aleat i ekspozuar tërësisht ndaj ndihmave të vazhdueshme ushtarake dhe financiare amerikane, të cilat mund të pësojnë një frenim të fortë këtej e tutje.

Zgjedhjet amerikane janë një dëshmi e qartë e vullnetit kolektiv të amerikanëve për normalitet, empati dhe profesionalizëm nga elitat politike. Kursi i improvizimit dhe injorancës, ku fjala vjen një shitës pasurish të patundshme është aktualisht negociatori kryesor i SHBA me Gjirin Persik dhe me Rusinë, duket se do të marrë një goditje të rëndë. Amerika ka vendosur të marrë kthesën që pritej. Të shohim sa do të zgjasë ky proces i saponisur.

15:01 Berisha, sekretar i biografive
Nga Orest Shurdha

Komunisti i fundit i Evropës Lindore ka mbetur Berisha ynë. Ekzemplar i rrallë, specie në zhdukje, por që refuzon të futet në muze. Madje kërkon të kthehet në pushtet, me nostalgjinë e dikujt që i mungon koha kur partia të rregullonte edhe pemën familjare.

Dikur, në kohën e shokut Enver, nuk mjaftonte të ishe i zoti në mësime. Duhej të kishe edhe biografi të pastër. Nëse gjyshi, babai, xhaxhai, tezja, halla apo kushëriri kishte ndonjë njollë, mund të të mbyllej dera e universitetit.

Unë, në atë kohë, kisha dëshirë të isha jetim. Të rritesha në shtëpinë e fëmijës, pa asnjë të afërm. Të mos kisha biografi fare. Vetëm nënën Parti! Se ajo të birësonte, të edukonte dhe, po të ishte nevoja, të të mohonte.

Mendova se kjo epokë kishte përfunduar. Por jo! Berisha e ka ringjallur zyrën e biografive. Rama, sipas tij, duhet të përgjigjet për të atin, “xhelatin”, artistin e talentuar. Madje i kujton edhe gjyshin, Spiro Kolekën, i cili kishte ndërruar jetë para se Rama të lindte.

Të tjerëve u nxjerr motrën, vëllain, kushëririn, madje edhe degët e largëta të pemës familjare. Po të mundej, do të kërkonte edhe certifikatën e trungut të ullirit në oborr.

Në këtë logjikë, nëse kushëriri kryen një krim, përgjegjës bëhet edhe ti, sidomos nëse ke bërë gabimin fatal të merresh me politikë dhe të mos pajtohesh me Berishën.

Kemi kaluar nga drejtësia penale te drejtësia gjenealogjike. Nuk gjykohet më individi, por fisi. Nuk kërkohen prova për fajin, por fotografi familjare. Një fjalë e urtë jona shkon fiks për këtë: çdo berr varët nga këmbët e veta.

Po sikur dikush t’i përmendte Berishës Ramën, të atin, Sheqeren, të ëmën, apo ndonjë të afërm tjetër? Çfarë do të bënte? Do të kërkonte përgjegjësi për veprimet e tyre? Apo do të shpallte menjëherë se biografia e tij është e pastër si çarçafi i sapolarë?

Se, në fund të fundit, çdo njeri përgjigjet për veten. Nuk mund të mbash mbi shpinë bëmat e vëllait, motrës, prindërve dhe aq më pak të gjyshërve. Përndryshe, do të na duhej një prokurori që, përpara se të hapte çështjen, të kërkonte pemën familjare deri në shekullin e XV.

Në botë ka ndodhur që djali i një kryeministri, vëllai i një presidenti apo një i afërm i një ministri të kryejë krime. Por askush nuk i arreston prindërit për të marrë një deklaratë politike. Bota merret me njeriun konkret, jo me fantazmat e biografisë.

Berisha, ndërkaq, duket se ka mbetur te formulari i vjetër: “Plotësoni të dhënat për babanë, gjyshin, xhaxhain dhe kushëririn e tretë. Nëse ndonjëri ka qenë armik, kandidati skualifikohet.”

Dhe kështu, komunisti ynë i fundit vazhdon të bëjë politikë me biografi, sikur Shqipëria të jetë ende në provimet e pranimit në universitetin e Enverit.

Vetëm një ndryshim ka ndodhur: dikur biografinë ta kontrollonte Partia. Sot, Berisha kërkon ta kontrollojë vetë.

Historia i ka mbyllur dosjet. Berisha vazhdon të kërkojë kartelat.

15:00 Rroftë, doktor Adha- mu*i!
Nga Hervin Culi

Poshtërim më të madh se Saliu dhe Fevziu i bënë ” Flmingos” mbrëmë, as Edi Rama ska guxuar ta bëjë!

Doktori, mirë që vodhi autorësinë e protestave për 6 muaj me rradhë, por i quajti të gjithë ata që thonin ” Berisha në burg” të shitur te Sorosi dhe qeveria.

Nejse, nga Saliu i pret të gjitha, por që këta të ” Flamingos” ta presin xhenazen në derë kaq paqëm, pa asnjë reagim, kjo është e trishtueshme.

Kur kujtoj pastaj atë studenten nga Prrenjasi që i kërkonte Fevziut një vilë 300 mijë euro, dhe ky tundte kokën qerose me shkëlqimin e servilizmit diabolik krah studentëve, të vjen të qashë por fatkeqësisht edhe të qeshësh.

Vdekja e paralajmëruar e protestes ishte e kuptueshme, ashtu si u katandis.

E shkelmin e fundit, si gjithmonë, ja dha ai :- Saliu!

Hallall, doktor Adha- muti! Ja dole edhe një herë!

14:10 Kur politikanët bëhen influencera dhe gazetarët politikanë, kush del tepër?!
Nga Monada Mehmetaj, Strasbourg

Shumë deklarata, shumë kamera, shumë debate. Politikanët kërkojnë vëmendje, gazetarët protagonizëm, ndërsa problemet vazhdojnë të presin zgjidhje. Në një skenë ku të gjithë duan të jenë në qendër, kush po merret me atë që ka vërtet rëndësi?

Në jetën publike po ndodh një zhvendosje e dukshme dhe e dëmshme politika po kthehet gjithnjë e më shumë në industri imazhi, ndërsa një pjesë e gazetarisë po largohet nga roli i vëzhguesit kritik për t’u afruar me protagonizmin politik.

Politikanët nuk mjaftohen më me konferenca për shtyp, debate parlamentare apo deklarata institucionale. Ata prodhojnë video, publikojnë fotografi, komentojnë çdo zhvillim dhe reagojnë ndaj çdo kundërshtari. Çdo dalje bëhet mundësi për të tërhequr vëmendje dhe shumicën e rasteve vetëm për këtë, çdo deklaratë një përpjekje për të dominuar bisedën publike.

Në këtë realitet, nuk kërkohen më vetëm vota. Kërkohen ndjekës, pëlqime, shpërndarje dhe duartrokitje virtuale.

Por kur imazhi i politikanit bëhet më i rëndësishëm se rezultatet e tij, lind pyetja…a po zëvendësohet politika nga komunikimi politik?

Një video bëhet virale brenda një ore. Një problem publik mund të mbetet pa zgjidhje për njëzet vjet.

Kur deklaratat zëvendësojnë vendimet

Ekonomia, emigracioni, korrupsioni, arsimi, shëndetësia, drejtësia, papunësia dhe siguria janë tema që rikthehen në çdo cikël politik. Ndryshojnë qeveritë, partitë dhe premtimet, por shumë prej problemeve mbeten po aty.

Problemi nuk është se politikanët flasin. Është se shpesh të folurit bëhet zëvendësues i veprimit.

Një deklaratë kundër korrupsionit nuk është luftë kundër korrupsionit. Një vizitë në spital nuk është reformë në shëndetësi. Një fotografi me të rinjtë nuk është politikë punësimi. Dhe një premtim për të ndalur emigracionin nuk është strategji që u jep njerëzve arsye për të qëndruar.

Megjithatë, prezantimi i një aktiviteti shpesh shitet si provë e punës së kryer. Problemi shpallet, diskutohet, përdoret në përplasjet politike dhe pastaj harrohet, derisa të rikthehet në ciklin e radhës të deklaratave.

Ndërkohë, përgjegjësia kalon nga një institucion te tjetri, nga qeveria te opozita, nga e kaluara te premtimet për të ardhmen.

Po gazetaria? Kush e mban pushtetin përgjegjës?

Gazetaria ka një mision thelbësor në demokraci: të kontrollojë pushtetin, të verifikojë deklaratat, të kërkojë llogari dhe të informojë publikun në mënyrë të pavarur.

Por çfarë ndodh kur gazetari nuk kënaqet më me rolin e atij që bën pyetje dhe kërkon të bëhet protagonist i debatit politik?Kur intervista kthehet në arenë për ekspozimin e qëndrimeve personale? Kur analiza zëvendësohet nga përplasja dhe komenti politik bëhet i vështirë për t’u dalluar nga pozicionimi politik?

Gazetarët kanë të drejtë të kenë opinione dhe të kritikojnë. Por të analizosh pushtetin është një gjë, të bëhesh pjesë e lojës së tij politike është tjetër. Detyra e gazetarit nuk është të jetë pa mendime, por të mos ngatërrojë opinionin me faktin, kritikën me aktivizmin dhe informimin me protagonizmin personal.

Kur gazetari sillet si politikan, rrezikon të humbasë distancën profesionale. Dhe publiku humbet një pikë të rëndësishme referimi për të dalluar informacionin nga pozicionimi politik.Gazetaria nuk ka nevojë për më shumë protagonistë në ekran. Ka nevojë për pyetje të vështira, verifikim dhe pavarësi.

Dy role, një garë për vëmendje

Politikanët duan të kontrollojnë mesazhin. Disa gazetarë duan të përcaktojnë debatin. Të dyja palët konkurrojnë për vëmendjen publike, ndërsa qytetarët rrezikojnë të mbeten spektatorë të një shfaqjeje ku ndryshojnë personazhet, por jo skenari.

Politikanët sulmojnë, gazetarët reagojnë. Gazetarët provokojnë, politikanët përgjigjen. Një deklaratë prodhon një tjetër, një debat televiziv ushqen rrjetet sociale dhe cikli vazhdon.

Vëmendja nuk mungon. Ajo që mungon shpesh janë rezultatet.

Sigurisht, jo çdo politikan që përdor rrjetet sociale është thjesht një influencues dhe jo çdo gazetar që shpreh opinion ka braktisur profesionin. Problemi nis kur kufijtë mes roleve mjegullohen dhe protagonizmi bëhet më i rëndësishëm se përgjegjësia.

Demokracia ka nevojë për politikanë që marrin vendime dhe gazetarë që i kontrollojnë ata. Jo për dy grupe figurash publike që konkurrojnë për të njëjtën skenë.

Kush merret me problemet që mbeten?

Kur politikanët janë të zënë me imazhin e tyre dhe gazetarët me profilin personal, kush i ndjek premtimet deri në fund? Kush pyet ku shkuan fondet, pse reformat mbetën në letër dhe kush duhet të mbajë përgjegjësi?

Përgjegjësia nuk përfundon me një deklaratë, një intervistë apo një postim në rrjetet sociale.

Politikanët duhet të gjykohen nga vendimet dhe rezultatet e tyre. Gazetarët nga saktësia, pavarësia dhe integriteti i punës. Numri i ndjekësve nuk është bilanc qeverisjeje, as popullariteti televiziv provë e cilësisë gazetareske.

Ndoshta kjo është kriza që duhet të na shqetësojë më shumë: kemi gjithnjë e më shumë komunikim, por jo domosdoshmërisht më shumë përgjegjësi. Kemi debate për problemet dhe debate për njerëzit që flasin rreth tyre, por shumë pak këmbëngulje për zgjidhjen e tyre.

Shoqëria nuk ka nevojë për një tjetër garë për vëmendjen. Ka nevojë për politikë që matet me rezultate, gazetari që nuk i shërben as pushtetit dhe as ambicies personale, dhe institucione që e kuptojnë llogaridhënien si detyrim, jo si strategji komunikimi.

Në fund, pyetja nuk është nëse politikanët duhet të përdorin rrjetet sociale apo nëse gazetarët duhet të kenë opinione. Pyetja është nëse secili po përmbush ende rolin për të cilin ekziston. Sepse kur politikanët harrojnë të qeverisin dhe gazetarët harrojnë të kontrollojnë pushtetin, publiku mbetet mes zërave që flasin pa pushim, por nuk japin përgjigje. Politikanët mund të fitojnë ndjekës. Gazetarët mund të fitojnë audiencë. Por kush do ta fitojë betejën për zgjidhjen e problemeve?

Demokracia nuk ka për më shumë personazhe publike. Ka nevojë për më shumë llogaridhënie. Dhe llogaridhënia nuk transmetohet drejtpërdrejt. Ajo dëshmohet me rezultate.

Tramp humbi sepse amerikanët dinë të votojnë!
Nga Mentor Kikia

Donald Tramp është ende president dhe ai ka fuqi ekzekutive të urdhërojë bombardime apo vendosje tarifash të reja. Por brenda Amerikës ai nuk e ka më pushtetin.

Tramp nuk humbi, thjeshtë amerikanët nuk e besuan më.

Sepse:

Në planin e jashtëm, Tramp e nisi pushtetin me arrogancë.

-Të marrim Venezuelën me naftën e saj që na përket

-Ti marrin Kanalin Panamasë

-Ti marrim Groenlandën Danimarkës

-Të marrim Kanadanë

-Të falimentojmë Kinën

-Ti ndërrojmë emrat Gjirit të Meksikës dhe Liqenit Ontario

-Mbështeti Netanjahun në planin për ta pastruar Gazën nga njerëzit dhe rrënojat, për të ndërtuar Kushneri aty riviera turistike.

-U tërhoq nga Netanjahu duke hyrë në luftë me Iranin

Mbi të gjitha: Shpallja e një lufte globale tregtare përmes tarifave, veçanërisht me Kanadanë, që është thuajse e integruar në ekonominë amerikane.

Në planin e brendshëm!

Ai erdhi në pushtet me premtime për ulje çmimesh dhe përmirësim të jetesës. Dy vjet më vonë, realiteti tregon tjetër gjë. Ushqimet kushtojnë shtrenjtë, qiratë janë më të larta dhe sigurimet shëndetësore po ashtu.

Politika e jashtme me tarifat tregtare, nën sloganin “Amerika e para”, përkeqësoi treguesit e brendshëm. Lufta me Iranin rriti çmimin e energjisë.

Sondazhet parazgjedhore treguan se perceptimi i publikut ishte se kostoja e jetesës është përkeqësuar.

Me këtë perceptim qytetarët amerikanë shkuan tek kutitë e votimit dhe vendosën.

Sepse amerikanët nuk janë nacionalistë të sëmurë si serbët që votojnë atë që premton se do të jetë me i ashpër me fqinjët. Dhe as idiotë si shqiptarët që votojnë atë që mendojnë se i ka marrëdhëniet më të mira me Amerikën.

Shtëpia e para!

Llogaria në fund të muajit: Sa fitova, sa shpenzova, sa më mbetën për të kursyer.

Nëse kjo llogari del negative, atëherë “Go”!

Tramp kishte mundësinë të çmontonte administratën e korruptuar të demokratëve dhe projektet e tyre politike, sociale e shoqërore kudo në Botë. Por ai thuajse e çoi dëm këtë mundësi.

Ai erdhi në pushtet i mllefosur dhe arroganca në politikën e jashtme ishte po aq e fortë edhe në raport me institucionet.

Ai u soll e po sillet, më shumë si CEO i një biznesi, se sa si president.

Por qytetarët e lirë, të cilët me votën e tyre janë bashkëaksionerë të pushtetit, edhe si CEO të shkarkojnë.