Kosova – Gazeta Fjala

15:46 “Kosova po rrezikon”/ Ish-ambasadori amerikan paralajmëron Prishtinën, Hovenier: Vëmendja e SHBA nuk është e pafundme
Ish-ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier deklaron se ngërçi politik është duke e penguar Kosovën të ecë përpara me prioritetet e saj strategjike dhe po ndikon negativisht në marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimin Europian.

Në një intervistë për Radion Europa e Lirë, Hovenier insistoi se vendi ka nevojë urgjente për institucione të qëndrueshme, duke u bërë thirrje partive politike të gjejnë kompromis për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Sipas tij, pezullimi i Dialogut Strategjik mes Kosovës dhe SHBA-së është një pasojë konkrete e përkeqësimit të marrëdhënieve me Uashingtonin.

Për Hovenier, nëse synon ta rikthejë marrëdhënien me administratën e presidentit Donald Trump.Prishtina duhet të veprojë më shpejt në dy çështje kyçe: përfshirjen në projektet rajonale të gazit të lëngshëm natyror, LNG, dhe zgjidhjen e shqetësimeve që lidhen me komunitetin serb në koordinim me SHBA-në dhe Bashkimin Europian.

“Vëmendja e Uashingtonit nuk është e pafundme.Për këtë arsye, mendoj se është e rëndësishme të shfrytëzohen mundësitë që ofrohen dhe të mos shpenzohet shumë kohë duke u menduar apo reflektuar, por, përkundrazi, të përpiqesh të gjesh fusha të përbashkëta bashkëpunimi dhe përparimi”, u shpreh ish ambasador i SHBA-së në Kosovë, Jeffrey Hovenier.

Ai paralajmëroi se administrata amerikane pret hapa konkretë, teiksa i mëshoi idesë se pa institucione funksionale Kosova do ta ketë të vështirë të avancojë në procesin e integrimit europian, dialogun me Serbinë, tërheqjen e investimeve dhe forcimin e partneritetit me aleatët ndërkombëtarë./ad

11:11 Deklarata e ministres serbe, raportuesi për Kosovën në PE: Shkatërron besimin te dialogu dhe BE-ja
Raportuesi për Kosovën në Parlamentin Europian, Riho Terras, e dënoi ashpër deklaratën e ministres serbe, Snezhana Paunovic, duke e cilësuar si të turpshme dhe të dëmshme për besimin te vetë përpjekjet e BE-së që Kosova e Serbisë të shkojnë deri një marrëveshjeje finale mes tyre.

“Kjo e shkatërron seriozisht besimin te dialogu i ndërmjetësuar nga blloku europian”, ka shkruar Terras duke cituar ministren që u shpreh se: “Po të isha në vend të Sllobodan Milloshevicit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.” Ndërkohë, përpos shpalljes non grata në Kosovë, Paunoviç përballet tashmë edhe me një padi për nxitje të përçarjes në Kosovë, si dhe kërkesë për shkarkim në parlamentin e Serbisë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, shkroi në Facebook se i ka kërkuar kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente”. Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi të enjten se 53 deputetë opozitarë ia kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb, Gjuro Macut, për shkarkimin e Paunovicit. Ata i kërkuan kryeministrit Macut që, “pa asnjë vonesë”, t’i propozojë Kuvendit të Serbisë shkarkimin e ministres Paunovic, por nuk është e qartë nëse ai do ta hedhë vërtet një hap të tillë.

“Kjo e shkatërron seriozisht besimin te dialogu i ndërmjetësuar nga blloku europian”, ka shkruar Terras duke cituar ministren që u shpreh se: “Po të isha në vend të Sllobodan Milloshevicit në vitin 1998, do ta kisha spastruar etnikisht Kosovën.” Ndërkohë, përpos shpalljes non grata në Kosovë, Paunoviç përballet tashmë edhe me një padi për nxitje të përçarjes në Kosovë, si dhe kërkesë për shkarkim në parlamentin e Serbisë.

Ministrja në detyrë e Drejtësisë, Donika Gërvalla, shkroi në Facebook se i ka kërkuar kryeprokurorit të Shtetit të Kosovës t’i ndërmarrë “të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente”. Ndërkohë, deputeti i vetëm shqiptar në Kuvendin e Serbisë, Shaip Kamberi, njoftoi të enjten se 53 deputetë opozitarë ia kanë dorëzuar një kërkesë kryeministrit serb, Gjuro Macut, për shkarkimin e Paunovicit. Ata i kërkuan kryeministrit Macut që, “pa asnjë vonesë”, t’i propozojë Kuvendit të Serbisë shkarkimin e ministres Paunovic, por nuk është e qartë nëse ai do ta hedhë vërtet një hap të tillë./ad

21:02 Nga burgimi i përjetshëm në 30 vite: Supremja i ul dënimin e Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes
Gjykata Supreme e Kosovës ia ka ulur të enjten dënimin me burgim të përjetshëm në një dënim me 30 vjet burgim Edmond Lajqit për vrasjen e bashkëshortes së vet në vitin 2024, duke thënë se gjykatat e shkallës më të ulët nuk kishin shqiptuar dënim të drejtë në këtë rast.

Gjykata Themelore në Pejë në fund të vitit 2024 e kishte shpallur Lajqin fajtor për vrasje të rëndë dhe për armëmbajtje pa leje, duke e dënuar me burgim të përjetshëm. Ky aktgjykim ishte vërtetuar nga Gjykata e Apelit më vonë.

Lajqi e kishte vrarë bashkëshorten e vet Gjyljeta Ukella me armë zjarri në banesën e tyre në Pejë, dhe pas aktit, ishte vetëdorëzuar në polici. Ai e kishte pranuar fajësinë gjatë gjyqit.

Sipas aktakuzës, Lajqi kishte pasur probleme të vazhdueshme me bashkëshorten dhe se kishte ushtruar dhunë psikike ndaj saj.

“Dënimi me 30 vjet burgim, proporcional me peshën e veprës penale”

Gjykata Supreme theksoi në vendimin e saj të enjten se gjykatat e shkallës së parë dhe të dytë nuk e kishin zbatuar drejt nenin 41 të Kodit Penal lidhur me shqiptimin e dënimit me burgim të përjetshëm.

“Një pjesë e rrethanave të konsideruara si veçanërisht rënduese nuk kanë pasur mbështetje në prova, ndërsa disa prej tyre përbëjnë elemente të vetë veprës penale dhe, për këtë arsye, nuk mund të justifikojnë shqiptimin e dënimit më të rëndë, të paraparë me ligj”, thuhet në vendim.

Sipas Supremes, burgimi i përjetshëm mund të shqiptohet vetëm në raste kur ekzistojnë rrethana veçanërisht rënduese që e dallojnë qartë rastin konkret nga rastet e zakonshme të së njëjtës vepër penale dhe kur një dënim më i butë nuk do të ishte proporcional me peshën e veprës dhe fajësinë e kryerësit.

Në rastin e Lajqit, thotë Supremja, nuk është plotësuar ky standard ligjor.

“Gjykata Supreme ka vlerësuar se dënimi me 30 vjet burgim është proporcional me peshën e veprës penale, shkallën e fajësisë dhe rrezikshmërinë e të pandehurit dhe se me këtë dënim mund të realizohet qëllimi i dënimit, si në aspektin e parandalimit individual ashtu edhe të atij të përgjithshëm”, tha ajo.

Rreth 60 gra janë vrarë në Kosovë që nga viti 2010 – në të shumtën e rasteve, autorë të vrasjeve kanë qenë bashkëshortët, pastaj baballarët dhe djemtë.

Në prill të këtij viti, Gjykata Themelore në Prishtinë e dënoi me burgim të përjetshëm Naim Murselin për planifikimin e vrasjes së bashkëshortes së vet Liridona Ademajt në vitin 2023.

Pse burgimi i përjetshëm vërtetohet rrallëherë?

Burgimi i përjetshëm është dënimi më i rëndë në sistemin penal të Kosovës. Që nga hyrja në fuqi e Kodit Penal në vitin 2013, ai është shqiptuar në 13 raste.

Megjithatë, praktika tregon se rruga deri te një vendim përfundimtar është e gjatë dhe e pasigurt, sipas ekspertëve.

Sipas Flamur Kabashit nga Instituti i Kosovës për Drejtësi (IKD), përdorimi i këtij dënimi është shtuar në vitet e fundit.

“Sipas monitorimeve tona, kohët e fundit kemi parë shtim të shqiptimeve me burgim të përjetshëm. Por, vendimet marrin formë të prerë vetëm kur konfirmohen nga shkalla e dytë”, Kabashi për Radion Evropa e Lirë në qershor.

Me gjithë këto zhvillime, ish-kryetari i Gjykatës Supreme, Fejzullah Hasani, vlerëson se burgimi i përjetshëm rrallëherë ka marrë formë përfundimtare.

“Sot për sot, vetëm një rast mund të konsiderohet i prerë – rasti i Dardan Krivaqës”, tha ai, duke shtuar se edhe ky rast mbetet juridikisht i hapur për sfidim.

Dardan Krivaqa është shpallur fajtor për vrasjen e Marigona Osmanit në vitin 2021, në të tria shkallët e sistemit gjyqësor.

Gjykata Supreme e ka konfirmuar vendimin, megjithatë, sipas praktikës procedurale, rasti ende mund të jetë objekt i kërkesës për mbrojtje të ligjshmërisë.

Ai thotë se gjatë procesit janë shkelur procedurat në ekspertizën ligjore dhe shton se, nëse Gjykata Supreme nuk e kthen rastin në rigjykim, mbrojtja do t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese.

Kabashi, nga IKD-ja, sqaron se kërkesa për mbrojtje të ligjshmërisë përbën një instancë të jashtëzakonshme, e cila mund të ndikojë në ndryshimin e vendimit përfundimtar nëse konstatohet shkelje ligjore.

“Të njëjtën instancë gjyqësore mund ta shfrytëzojnë edhe vëllezërit Vllasaliu”, thotë ai.

Në disa raste të tjera, dënimet me burgim të përjetshëm janë zbutur nga Gjykata e Apelit ose Gjykata Supreme, duke u zëvendësuar me dënime deri në 35 vjet burgim.

Nga 13 raste të regjistruara me burgim të përjetshëm, vetëm një ka përfunduar me lirimin e të akuzuarit.

Në prill të vitit 2023, Gjykata Supreme e shpalli të pafajshëm Naser Pajazitin, i cili fillimisht ishte dënuar me burgim të përjetshëm për vrasjen e Donjeta Pajazitit në vitin 2015./ REL

15:48 “Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes”, depozitohet kallëzimin penal ndaj ministres serbe Paunoviç
Ministrja e Drejtësisë në Kosovë, Donika Gërvalla këtë të enjte përmes një postimi në “Facebook” ka njoftuar se kanë depozituar një kallëzim penal ndaj ministres serbe Snezhana Paunoviç. Gërvalla ndër të tjera thekson se Kosova nuk hesht para gjuhës së urrejtjes dhe thirrjes e nxitjes për përçarje.

Ndër të tjera ajo shton se ka kërkuar nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë më tej me aktakuzë dhe kërkesë për dënimin e ministres serbe nga Gjykata kompetente.

“Sot kam deponuar Kallëzimin Penal ndaj Snezhana Paunoviq. Republika e Kosovës nuk hesht dhe asnjëherë nuk përkulet para gjuhës së urrejtjes, thirrjes e nxitjes për përçarje dhe mosdurimit. Nuk ka hapësirë për glorifikimin e spastrimit etnik, relativizimin e gjenocidit e krimeve monstruoze serbe dhe përhapjen e narrativave që synojnë cenimin e paqes, sigurisë dhe bashkëjetesës ndëretnike si dhe nxitjen e urrejtjes.

Deklaratat publike që synojnë të justifikojnë spastrimin etnik dhe dëbimin e një populli nuk mund të trajtohen si retorikë e zakonshme politike. Ato mbajnë pasoja të rënda historike, juridike e njerëzore.

Më 12 korrik 2026, gjatë një interviste të dhënë për emisionin “Neisprićano” (shqip: E pathënë), në kuadër të medias serbe “Kurir” e transmetuar edhe në kanalin Youtube, e dyshuara, në cilësinë e ministres në Qeverinë e Serbisë, ndër të tjera ka deklaruar: “Po të isha unë Sllobodan Millosheviçi, do ta kisha bërë spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.”

Tutje ministrja serbe, trashëgimtare e denjë e Millosheviçit, vazhdon narrativen e papranueshme, e cila është e dënueshme nga secili rregull vendor dhe ndërkombëtar.

Për këtë arsye, në cilësinë e Ministres së Drejtësisë kërkova nga Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit që, në kuadër të kompetencave ligjore, të ndërmarrë të gjitha veprimet hetimore dhe të procedojë tutje me aktakuzë dhe kërkesë për shqiptimin e dënimit nga Gjykata kompetente. Serbia ende nuk ka kërkuar falje për krimet e kryera ndaj popullit tonë gjatë luftës në Kosovë. Mbi 10,000 civilë shqiptarë humbën jetën, 1,565 persona ende figurojnë të zhdukur, afër një milion qytetarë u dëbuan me dhunë, rreth 20,000 gra, burra e fëmijë u përdhunuan dhe mbi 100,000 shtëpi u shkatërruan dhe u dëmtuan rëndë. Këto ishin pasoja të një fushate sistematike të gjenocidit e spastrimit etnik të kryer nga regjimi serb në Kosovë, të shoqëruar me vrasje, dëbime, dhunë seksuale dhe trajtim çnjerëzor.

Në një Republikë demokratike si Kosova, përgjigjja ndaj gjuhës së urrejtjes dhe nxitjes së përçarjes është sundimi i ligjit. Institucionet e Republikës së Kosovës kanë përgjegjësinë kushtetuese dhe detyrimin moral për të mbrojtur rendin kushtetues, dinjitetin e çdo qytetari të saj dhe vlerat themelore mbi të cilat është ndërtuar shteti ynë: lirinë, demokracinë, paqen dhe respektimin e të drejtave të njeriut”, shkruan ajo./ad

15:02 Britania dënon deklaratat e ministres serbe për Kosovën: Të neveritshme dhe pa vend në shoqërinë e sotme
Ambasada britanike në Prishtinë ka publikuar një komunikatë, në të cilën thuhet se një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme britanike ka dënuar ashpër deklaratat e ministres serbe, Snezana Paunoviç, kundër Kosovës.

“Dënojmë deklaratat e ministres serbe Snezana Paunoviç, përfshirë referencat e saj ndaj spastrimit etnik të Kosovës. Ato janë krejtësisht të neveritshme dhe nuk kanë vend në shoqërinë e sotme”, thuhet në njoftimin e publikuar.

Sipas Foreign Office, në një kohë kur vendet e Ballkanit Perëndimor janë të përqendruara në ndërtimin e një të ardhmeje paqësore, të qëndrueshme dhe shumetnike, deklarata të tilla rrezikojnë të rihapin ndasitë e vjetra dhe të nxisin tensione.

“Udhëheqësit politikë të përgjegjshëm duhet ta refuzojnë një gjuhë të tillë në mënyrë të qartë dhe pa asnjë mëdyshje”, thuhet më tej në komunikatë.

Në njoftim bëhet gjithashtu e ditur se Britania e Madhe vë në dukje se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç, i ka hedhur poshtë këto komente./ad

13:04 LDK pezullon negociatat, reagon Vetëvendosja: Shpresojmë që opozita të mos na çojë përsëri në zgjedhje
Lidhja Demokratike e Kosovës pezulloi negociatat me Vetëvendosjen për formimin e institucioneve pas iniciativës për shkarkimin e kryetarit të saj, Lumir Abdixhikut.

Lidhur me këto zhvillime, nga Vetëvendosje kanë thënë se janë të gatshëm për takime të tjera e për të arritur marrëveshje.

Tutje nga Vetëvendosje kanë shtuar se shpresojnë që pas këtyre zhvillimeve të mos “barrikadohet” opozita e të shmangen zgjedhjet e tjera.

“Ne përpiqemi maksimalisht. Jemi aktiv e konstruktiv për takime dhe bashkëbisedime, të hapur e të sinqertë për marrëveshje. Shpresojmë që opozita nuk do të barrikadohet kundër dhe të na çojë në zgjedhje përsëri”, tha zëdhënësi i Vetëvendosjes Arlind Manxhuka./ad

09:40 Deklarata e Paunoviqit për spastrim etnik të Kosovës, deputetja britanike: Njollë për Qeverinë e Serbisë
Deputetja britanike, Alicia Kearns, ka reaguar ndaj deklaratave të ministres së Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale të Serbisë, Snezhana Paunoviq, e cila kishte deklaruar se, po të ishte në vend të Sllobodan Millosheviqit, do ta kishte kryer spastrimin etnik të Kosovës në vitin 1998.

Përmes një postimi në rrjetin social X, Kearns e cilësoi mbështetjen e Paunoviqit për spastrimin etnik si “një njollë për Qeverinë e Serbisë”.

“Mbështetja e turpshme e ministres serbe Snezhana Paunoviq për spastrimin etnik në Kosovë është një njollë për Qeverinë e Serbisë”, shkroi Kearns.

Ajo theksoi se njerëzit që sot janë në të tridhjetat i kujtojnë ende mizoritë që forcat e regjimit të Sllobodan Millosheviqit kryen ndaj tyre dhe familjeve të tyre.

“Nuk ka asnjë përpjekje për t’i justifikuar – e aq më pak për t’i lavdëruar – këto krime që mund ta bëjë botën të harrojë atë që ndodhi në Kosovë”, u shpreh Kearns.

Në fund të reagimit të saj, deputetja britanike bëri thirrje që krimet e kryera në Kosovë të mos harrohen, duke përmbyllur postimin me mesazhin: “Mos harroni kurrë”./kb

09:00 Deklarata e Paunoviç/ Sveçla: Nuk është personale, reflekton qëndrim të Serbisë
Ministri i Brendshëm në Kosovë, Xhelal Sveçla ka folur mbrëmjen e sotme lidhur me deklaratat e ministres serbe Snezhana Paunoviç, për të cilat tha se nuk duhen cilësuar si deklarata personale të një individi.

I ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania, Sveçla u shpreh se ajo deklaratë reflekton qëndrim të Serbisë.

“Absolutisht se nuk është një deklaratë personale e një individi. Pikë së pari, ajo është ministre e Administratës Publike dhe Pushtetit Lokal në qeverinë e Serbisë, por po ashtu reflekton qëndrim të Serbisë — një qëndrim historik kundër shqiptarëve përgjatë gjithë historisë.

Nuk është hera e parë që ne jemi viktimë e dhunës serbe. Duke qenë se edhe në fund të viteve 1980 ne kishim një valë shpërnguljesh të shqiptarëve nga trojet e tyre, pastaj edhe para Luftës së Dytë Botërore, po ashtu pas Luftës së Dytë Botërore, fakti se shumica e banorëve apo shqiptarëve të Kosovës jetojnë jashtë Kosovës, fakti se ne kemi një mërgatë të fuqishme është si rezultat i represionit të vazhdueshëm të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës. Kjo vetëm është një episod i ri, një dëshirë e saj dhe e qeverisë së saj për të ripërsëritur historitë e dhimbshme të shqiptarëve”, tha ministri.

Sveçla komentoi edhe qëndrimin e ministrit të Brendshëm të Serbisë, ku tha se qëndrimi i tij nuk është i panjohur për shqiptarët, pasi sipas tij ka qenë numri dy i Millosheviçit.

“As qëndrimi i tij nuk është i panjohur për shqiptarët. Ai është tash Ministër i Punëve të Brendshme, ka qenë edhe Ministër i Punëve të Jashtme, ka qenë edhe Zëvendëskryeministër, ka qenë numri dy i Millosheviçit. Ai është kryetar i partisë së Millosheviçit, Partisë Socialiste të Serbisë, dhe asnjëherë ata nuk janë distancuar nga politikat gjenocidale të Millosheviçit, as ndaj shqiptarëve, as ndaj boshnjakëve, as ndaj kroatëve.

Por, edhe vetë fakti se Serbia vazhdon të jetë një element destabilizues për rajonin thotë mjaft. Fundja, edhe vetë Vuçiçi ka qenë numri dy i Sheshelit, i dënuar nga Haga për krime lufte. Edhe Vulini ka qenë numri dy i gruas së Millosheviçit. Do të thotë është e njëjta klikë, janë numrat dy në pushtet, e njëjta politikë, veçse rrethanat janë më ndryshe.

Tashmë shqiptarët në Kosovë nuk janë viktima të Serbisë, meqenëse ne shtetin tonë për çdo ditë po e forcojmë  instrumentet e ligjit dhe aparatin që mbron qytetarin e Republikës së Kosovës. Për çdo ditë po e forcojmë, dhe përveçse deklarata, përveçse kërcënime, këto mund të jenë edhe në nivel dëshirash”, tha Sveçla. /Kb

20:17 Kurti, 20 ditë afat për Kuvendin/ Deri më 7 gusht duhet konstituuar! 60 ditë për Presidentin, ndryshe sërish zgjedhje
Një javë pas certifikimit të rezultatit të zgjedhjeve të shtatë qershorit, akoma nuk është caktuar data e seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës si hap i parë drejt formimit të institucioneve.

Përvec dy takimeve që ka pasur kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti me krerët e Partisë Demokratike dhe Lidhjes Demokratike në kuadër të konsultimeve për t’i rikthyer vendit stabilitetin institucional, nuk janë ndërmarrë hapa të tjerë për përshpejtimin e procedurave. Këto veprime që nga dita e zgjedhjeve, njohësit i shohin si mungesë joserioziteti nga ana e partisë fituese.

“Nuk kemi pas asnjë aktivitet për të dhënë një sinjal pozitiv për themelimin e institucioneve qoftë për formimin e qeverisë apo për parime të përgjithshme dhe emra të përvecëm për president”, tha Qemajl Marmullakaj-Instituti i Kosovës për Drejtësi.

Deputetët e zgjedhur kanë kohë deri më 7 gusht për të konstituuar kuvendin, pastaj nis të rrjedhë afati për formimin e qeverisë dhe zgjedhjen e presidentit. Mosveprimet brenda këtyre afateve kushtetuese rrezikojnë të cojnë vendin në zgjedhje.

“Të gjithë këta hapa mund të na dërgojnë në zgjedhje të reja dhe fakti që nuk ka një seriozitet nga ana e partisë fituese në drejtim të formimit të institucioneve tregon se nuk ka një seriozitet të mirëfillt të ballafaqohen me obligimet që i kanë për mbarëvajtjen e këtij vendi”.

Për më shumë se një vit e gjysmë Kosova nuk ka institucione me funksionalitet të plotë dhe kjo e ka vënë në rrezik të theksuar politikën e jashtme të vendit, ku nuk ka njohje, nuk ka avancim për anëtarësim në mekanizma ndërkombëtar.

Krahas kësaj, mungesa e një kuvendi funksional e ka lënë Kosovën pa përfituar mbi 40 milionë euro nga plani i rritjes me Bashkimin Evropian. Edhe në politikën e brendshme, mungesa e institucioneve rrezikojë të pengojë funksionimin e plotë.

“Funksionalizimin e institucioneve të pavarura apo agjencive të pavarura të cilat rrezikojnë të mbesin pa borde apo udhëheqësi të këtyre institucioneve”.

Kosova mbajti zgjedhjet e jashtëzakonshme në qershor, pasi deputetët dështuan të zgjedhin presidentin e ri të vendit brenda afatit kushtetues./et

18:41 Kurti: Kosova po shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin amerikan në të ardhmen
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë të mërkurën se vendi po e shqyrton mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar (LNG) nga Shtetet e Bashkuara në të ardhmen, mes thirrjeve të vazhdueshme për t’iu bashkuar projektit të aleatit të vet më të madh për furnizim me LNG.

Kurti i bëri këto komente gjatë vendosjes së gur themelit për ndërtimin e një parku solar me kapacitet prej 105 megavatesh në Rahovec, në jugperëndim të vendit.

“Për të ardhmen, synojmë përdorimin e thëngjillit në mënyrë më të përgjegjshme me theks të veçantë të gazifikimi i tij, dhe po e shqyrtojmë mundësinë për ta përdorur gazin e lëngëzuar nga Shtetet e Bashkuara përmes bashkëpunimit me Shqipërinë në termocentralin e Vlorës”, tha Kurti.

Qeveria në detyrë është përballur me thirrje të vazhdueshme, nga Ambasada amerikane në Prishtinë e deri tek odat ekonomike në vend dhe opozita, për të hyrë në projektet e gazit amerikan./ET