Kronikë – Gazeta Fjala

20:23 Aksident tragjik në Has/ Përmbyset mjeti sportiv, humb jetën 46-vjeçari, plagoset vëllai i tij
Një aksident tragjik është regjistruar në livadhet e fshatit Domaj, në njësinë administrative Gjinaj, në Has, ku një 46-vjeçar nga Kosova ka humbur jetën pasi mjeti sportiv me të cilin udhëtonte është përmbysur.

Viktima është shtetasi A. Q., 46 vjeç, i cili ishte drejtuesi i mjetit. Si pasojë e aksidentit ka mbetur i plagosur edhe vëllai i tij, shtetasi V. Q., 38 vjeç, i cili është transportuar në spitalin e Kukësit, ku po merr ndihmë mjekësore.

Sipas informacionit paraprak të Policisë, mjeti sportiv dyshohet se është përmbysur aksidentalisht, duke shkaktuar vdekjen e 46-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po vijon veprimet për të zbardhur rrethanat dhe shkaqet e plota të aksidentit./ET

19:16 Plagosi dy policë me th*kë, arrestohet 47-vjeçari gjerman në Pjetroshan
Një shtetas gjerman është arrestuar nga policia pasi hodhi benzinë mbi një automjet pranë pikës së kalimit kufitar të Hanit të Hotit.

Pas kësaj, Jan-Friedrich Krebs u ndalua nga policia dhe gjatë ndërhyrjes ka plagosur me thikë dy policë, të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Malësi e Madhe/Informacion paraprak

Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ET

18:59 LAJM I FUNDIT/ Ngjarje e rëndë në Malësinë e Madhe, 47-vjeçari plagos me thikë dy efektivë policie
Rreth orës 17:30, në sallën operative të DVP Shkodër, ka njoftuar shtetasi A. Q., 27 vjeç, se gjatë udhëtimit me automjetin e tij, nga Hani i Hotit në drejtim të Shkodrës, drejtuesi i një automjeti tjetër dyshohet se i kishte hedhur benzinë mbi automjet, në afërsi të një pike karburanti pranë pikës së kalimit kufitar.

Pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë ndërhyrë menjëherë dhe kanë ndaluar automjetin e dyshuar në fshatin Pjetroshan.

Drejtuesi i këtij automjeti, shtetasi gjerman J. K., 47 vjeç, ka refuzuar të identifikohet dhe, gjatë ndërhyrjes për neutralizimin e tij, ka goditur me mjet prerës (thikë) dy punonjës të Patrullës së Përgjithshme, inspektorët S. B. dhe I. S., të cilët janë transportuar në spital për ndihmë mjekësore.

Shërbimet e Policisë kanë neutralizuar dhe shoqëruar 47-vjeçarin në ambientet e Komisariatit të Policisë Malësi e Madhe, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin dhe dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes./ET

16:48 Përplasen tre automjete në aksin Gjirokastër-Tepelenë! Pesë persona dërgohen me urgjencë në spital
Një aksident rrugor është regjistruar në aksin nacional Gjirokastër-Tepelenë, pranë kthesës së Shtëpëzit, ku janë përfshirë tre automjete.

Si pasojë e përplasjes së fortë, pesë persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar në Spitalin Rajonal “Omer Nishani” në Gjirokastër, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Shkaqet e aksidentit mbeten ende në hetim, ndërsa paraprakisht dyshohet se lagështia në rrugë dhe shpejtësia kanë ndikuar në përplasjen mes automjeteve.

Ndërkohë, policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit./ET

16:18 Tragjedi në Itali, 20-vjeçari shqiptar zbret të vendosë trekëndëshin pas aksidentit, përplaset për vdekje nga një makinë
Një 20-vjeçar shqiptar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti të rëndë të ndodhur në orët e para të mëngjesit të djeshëm në Itali.

Viktima është identifikuar si Thomas Qirjaj, me origjinë shqiptare. I riu do të festonte 21-vjetorin e lindjes në dhjetor.

Sipas mediave italiane, Thomas udhëtonte së bashku me katër shokë me një automjet tip “Volvo”, me targa zvicerane, në drejtim të Milanos.

Pasi kaluan pikën e pagesës, makina humbi kontrollin dhe u përplas me barrierën ndarëse të autostradës.

Pas përplasjes, 20-vjeçari ka zbritur nga automjeti për të vendosur trekëndëshin e emergjencës në rrugë, por në atë moment është përplasur nga një automjet tip SUV, që drejtohej nga një 25-vjeçar nga Modena.

Sipas rindërtimit paraprak, drejtuesi i mjetit nuk e ka vënë re të riun deri në momentin e fundit.

Në vendngjarje mbërritën menjëherë ambulancat dhe ekipet e shpëtimit. Për shkak të plagëve të rënda, i riu u transportua me urgjencë, në gjendje kritike, drejt spitalit.

Pavarësisht përpjekjeve të mjekëve për t’i shpëtuar jetën, Thomas Qirjaj ndërroi jetë në spital.

Miqtë që udhëtonin me të nuk pësuan dëmtime të rënda.

Thomas ishte fëmijë i vetëm në familjen e tij, me origjinë shqiptare, e cila ishte vendosur prej vitesh në Caorso./et

13:10 Automjeti del nga rruga te “Lugina e Drinit të Zi”/ Plagosen dy persona
Një aksident rrugor ka ndodhur paraditen e sotme në vendin e quajtur “Lugina e Drinit të Zi”.

Sipas informacioneve, një automjet që drejtohej nga një 66-vjeçar ka dalë nga rruga. Si pasojë ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit dhe pasagjeri. Grupi hetimor dhe policia po punojnë për zbardhjen e rrethanave të aksidentit./k.m

11:50 Të dënuar me nga 15 vite burg për vjedhje me dhunë në Gjermani, arrestohen në Morinë dy të rinjtë kosovarë, pritet ekstradimi
Dy të rinj nga Kosova janë arrestuar në Morinë, pasi ishin shpallur në kërkim ndërkombëtar nga autoritetet gjermane.

Blutë bëjnë me dije se ata ishin dënuar me nga 15 vite burg secili për vjedhje me dhunë të kryer në bashkëpunim dhe dëmtim prone.

Në pranga kanë rënë një 22-vjeçar dhe një 24-vjeçar, të dy banues në Vushtrri. Ata pritet të ekstradohen drejt Gjermanisë.

Njoftimi i policisë:

Morinë, Kukës

Kontrolle intensive, bazuar në analizën e riskut, për kapjen e personave në kërkim, si dhe për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërive.

Në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania për vjedhje me dhunë, kapen në Morinë dy shtetas kosovarë, të dënuar me nga 15 vite burg secili.

Shërbimet e Policisë Kufitare Morinë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, në kuadër të operacionit “Wanted”, kapën dhe arrestuan me qëllim ekstradimi dy shtetas kosovarë, konkretisht:

M., 22 vjeç, dhe F. B., 24 vjeç, të dy banues në Vushtrri, Kosovë.

Këta shtetas ishin të shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Interpol Wiesbaden, Gjermani, pasi Gjykata e Erfurtit, Gjermani, më datë 01.06.2026, i ka dënuar me nga 15 vite burgim secilin, për veprat penale “Vjedhje me dhunë e kryer në bashkëpunim” dhe “Dëmtim prone”, të parashikuara nga Kodi Penal Gjerman.

Interpol Tirana, në bashkëpunim me Interpol Wiesbaden, Gjermani, vijon punën për finalizimin e ekstradimit të këtyre shtetasve drejt Gjermanisë./k.m

10:06 Vodhën 5 biznese dhe sende në automjete në Pogradec e Korçë, arrestohen dy 26-vjeçarë, një tjetër në kërkim
Dy persona janë arrestuar në kuadër të operacionit policor të koduar “Qarku”, pasi dyshohet se kanë kryer disa vjedhje në biznese dhe automjete në qytetet e Pogradecit dhe Korçës. Një bashkëpunëtor i dyshuar është identifikuar dhe shpallur në kërkim. Në pranga kanë rënë dy 26-vjeçarë, të identifikuar me inicialet R. M., njëri banues në fshatin Drenovë dhe tjetri në Korçë.

Sipas policisë, hetimet kanë bërë të mundur zbardhjen e gjashtë vjedhjeve. Dy të arrestuarit dyshohet se kanë vjedhur në pesë biznese, si dhe kanë marrë sende nga një automjet në Pogradec dhe Korçë.

Gjatë kontrolleve në banesat e tyre, policia gjeti dhe sekuestroi sendet e dyshuara të vjedhura, një shumë parash dhe automjetin me të cilin lëviznin të dyshuarit.

Gjithashtu, është identifikuar edhe bashkëpunëtori i tyre i dyshuar, shtetasi E. Ll., banues në Kamëz, i cili është shpallur në kërkim. Policia vijon punën për kapjen e tij. Operacioni “Qarku” u zhvillua nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec, në bashkëpunim me ato të Komisariatit të Policisë Korçë. Ndërkohë, në bashkëpunim me Prokurorinë, vijojnë hetimet për dokumentimin e rasteve të tjera të vjedhjeve që mund të jenë kryer nga këta shtetas.

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Korçës për veprën penale “Vjedhja”, e kryer në bashkëpunim më shumë se një herë./k.m

09:40 Ndotja në ish-Metalurgjikun e Elbasanit, Prokuroria nis hetimet ndaj AlbChrome: AKM ngre alarmin për mbetje kancerogjene
Prokuroria e Elbasanit ka nisur hetimet penale ndaj kompanisë “AlbChrome”, pas konstatimeve të Agjencisë Kombëtare të Mjedisit (AKM) për ndotjen në zonën e ish-Kombinatit Metalurgjik. Në raportin e saj, AKM evidenton depozitimin prej vitesh të mbetjeve industriale në mjedis të hapur, pa masa të përshtatshme sigurie, duke ngritur shqetësime serioze për rrezikun ndaj shëndetit të banorëve dhe mjedisit. Sipas raportit, bëhet fjalë për mbetje të krijuara nga proceset industriale, të përftuara nga pluhurat e kapëseve, të cilat janë akumuluar për një periudhë të gjatë dhe janë depozituar pa respektuar standardet e nevojshme për administrimin e tyre.

Agjencia Kombëtare e Mjedisit i cilëson këto mbetje si me rrezikshmëri shumë të lartë, duke evidentuar praninë e përbërësve potencialisht kancerogjenë. Konstatimet kanë ngritur shqetësime për pasojat e mundshme që kjo ndotje mund të ketë në shëndetin e komunitetit dhe në mjedisin përreth. Procedimi penal është urdhëruar nga drejtuesi i Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, i cili ka vendosur ngritjen e një grupi të posaçëm hetimor për të zbardhur rrethanat dhe përgjegjësitë e mundshme.

Grupi përbëhet nga tre prokurorë dhe dy hetues, të cilët do të administrojnë dokumentacionin dhe provat përkatëse, si dhe do të kryejnë veprimet e nevojshme për hetimin e çështjes. Ndër veprimet e para është urdhëruar këqyrja e vendit të ngjarjes, me qëllim evidentimin e situatës në terren, identifikimin e mbetjeve të depozituara dhe dokumentimin e gjendjes mjedisore./k.m

09:38 Zbardhen 4 raste vjedhjeje në biznese të ndryshme në Fier/ E pëson autori
Katër raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme në Fier gjatë muajit tetor janë zbardhur nga policia. Në pranga është autori i dyshuar, Y.D., 30 vjeç, banues në Fier.

Sipas policisë, nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).

Bëhet me dije se vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Njoftimi i policisë:

Fier/Finalizohet operacioni i koduar “Precedenti”, zbardhen 4 raste të vjedhjes me thyerje në biznese të ndryshme, gjatë muajit tetor.

Kapet dhe vihet në pranga autori i dyshuar, i shpallur në kërkim për vjedhje.

30-vjeçari, me precedent kriminal në fushën e vjedhjes.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale të vjedhjes së pronës dhe pasurisë, bazuar dhe në kallëzimet e disa qytetarëve, për vjedhje në bizneset e tyre, gjatë natës, kanë organizuar punën për zbardhjen e vjedhjeve, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Si rezultat i punës së shpejtë hetimore u finalizua operacioni i koduar “Precdenti”, gjatë të cilit u kap dhe u ndalua shtetasi Y. D., 30 vjeç, banues në Fier, i shpallur në kërkim për vjedhje.

Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas, gjatë periudhës 19.10.2026 – 28.10.2026, ka vjedhur me thyerje, në 4 biznese në qytetin e Fierit, shuma parash, 2 celularë dhe pajisje (serverin e kamerave).

Vijojnë hetimet për zbardhjen e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga ky shtetas.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Fier, për veprime të mëtejshme./k.m