Kryesore – Gazeta Fjala

20:49 Dash Sula: Jemi në rrugën drejt Bashkimit Evropian
Kryeinspektori Dashnor Sula komentoi protestat e ditëve të fundit, duke theksuar se është me parimin që “fjala ka më shumë fuqi sesa guri”.

“Ndjej keqardhje për ato që po ndodhin në Shqipëri, por jam shumë i lumtur që nuk ka humbje jete në protestat që prej dy javësh nuk kanë qenë normale, kanë pasur intensitet të fuqishëm. Protesta është e drejtë e sanksionuar nga Kushtetuta dhe çdo personi duhet t’i garantohet të protestojë në mënyrë paqësore. Unë jam me parimin që më shumë fuqi ka fjala sesa guri. Ne shqiptarët nuk duhet të harrojmë nga kemi ardhur. Kemi ardhur nga një sistem diktatorial ku nuk kishim asgjë. Në vitet 1990-1993 nuk kishim as bukë të hanim. Hymë në një cikël të vështirë dhune në vitin 1997, ku u shkatërrua gjithçka, dhe nuk duhet të harrojmë sa ka ecur Shqipëria deri atëherë. Edhe në 1997 ne ishim shumë pranë, pasi kishim nënshkruar Marrëveshjen e Stabilizim-Asocimit, kishim filluar të integroheshim në organizmat ndërkombëtarë, por erdhi një moment që u goditëm. Edhe faktorë të huaj të cilët nuk ia duan të mirën këtij vendi, unë kam qenë në prokurori, në sistemin e drejtësisë, dhe kam parë shumë gjëra të cilat nuk duhej të ndodhnin atëherë. Edhe sot, e njëjta situatë. Sot ne jemi në dekadën e BE-së. Duhen parë problematikat që janë, që duhen korrigjuar, por duhet parë edhe ku kemi arritur”, tha Sula në studion e “Off the Record” .

“Shqipëria sot nuk është më Shqipëria e viteve ‘90. Kjo është një Shqipëri ku edhe pretendimet e të rinjve janë rritur. Përpara vitit 1993 donim të siguronim ushqimin, sot janë rritur të gjitha standartet dhe kërkesat. Sistemi kapitalist ka problematikat e veta, por e rëndësishme është që të paktën Shqipëria është në rrugën drejt Bashkimit Europian”, shtoi Sula.

20:32 Protestat në Tiranë/ Berisha : Policët e Ramës të droguar, do ta paguajë
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka hedhur akuza të forta ndaj kryeministrit Edi Rama, duke vënë në pikëpyetje funksionimin e demokracisë në Shqipëri dhe mundësinë e rotacionit politik.

Përballë gazetarit Besard Jacaj në Klan News, kryedemokrati foli për rolin e opozitës, raportin e saj me qytetarët dhe situatën politike në vend, ndërsa Shqipëria po përjeton prej 15 ditësh protesta ku nuk kanë munguar episodet e dhunës.

Berisha u ndal te përqendrimi i pushtetit në duart e mazhorancës socialiste, duke iu referuar zhvillimeve politike të dekadave të fundit.

“Sali Berisha dorëzoi pushtetin në vitin 2013 me koalicionin e tij, 48% të pushteteve. Ndaj, i dashur, nga viti ’92 deri në vitin 2012 patën vend katër rotacione. Shqipëria kaloi kriza në rrugë demokratike. Më vonë, sipas këtij instituti, kur u fut drejtësia e tëra në xhep, Edi Rama dhe PS-ja, arrin të ketë 90% të pushtetit në vitin 2020. Padroni i tij në Beograd, që u përmbys, nuk ka pasur më shumë se 60% të pushtetit.”

I pyetur për rolin e opozitës në këtë situatë dhe nëse ajo mban ndonjë përgjegjësi, Berisha theksoi se kryeministri nuk është i gatshëm të largohet nga pushteti përmes një procesi normal politik.

“Nëse kryeministri vendos të mos e dorëzojë pushtetin, bëj ç’të duash, nuk ja merr dot! Ka dy rrugë, si Çaushesku ose padroni në Beograd. Tani i iku koha atij! Nuk ke parë në Shqipëri, djem dhe vajza që kanë dalë në protestë.”

Kreu i demokratëve u pyet edhe për atë masë qytetarësh që janë kritikë ndaj opozitës. Në përgjigjen e tij, Berisha nënvizoi se opozita është një mision duke sjellë si argument përvojën e tij shumëvjeçare në politikë.

“Në këto 35 vite politikë, kam 13 vite në pushtet, të gjitha të tjerat në opozitë. Opozita është mision real, unë kam qëndruar në opozitë duke u votëbesuar me dhjetëra herë.”

I pyetur konkretisht për rezultatin e fundit të brendshëm të partisë dhe mbështetjen që gëzon, Berisha pretendoi se një pjesë e konsiderueshme e anëtarësisë nuk pranon të përfshihet në garën politike, pasi, sipas tij, procesi zgjedhor nuk ofron kushte të barabarta.

“Nga viti 2009, Edi Rama nuk është votuar asnjëherë të vetme. Aty s’votohet njeri, janë të gjitha emërime. E nisi karrierën si kryeministër për 200 milionë euro të fshehura në bankat offshore. Berisha ka dy vettinge, i vetmi politikan në Europë, ku kanë gjetur zero! Kanë gjetur ligjin dhe vetëm ligjin”, shtoi më tej.

Në vijim, Berisha komentoi edhe çështjet që lidhen me drejtësinë dhe hetimet e Prokurorisë së Posaçme (SPAK), duke këmbëngulur se ndaj tij nuk është konstatuar asnjë shkelje. Ai iu referua dosjes “Partizani”, ndërsa krahasoi kushtet e tij të jetesës me ato të kundërshtarit politik.

“Jetoj në apartament me 40 metra më shumë se apartamenti që kam pasur në vitet ’80″, u shpreh ai, ndërsa për kundërshtarin politik, shtoi “se ai jeton në saraje”./mxh

17:04 Paketa fiskale, reagon Rama: Grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes, nesër qeveria do thotë fjalën e saj
Pas kundërshtimeve te artikuluara gjate dites se sotme për ndryshimet e propozuara në paketën fiskale 2027, kryeministri Edi Rama ka publikuar një mesazh në platformën X, ku u drejtohet kritikëve të masave të reja fiskale.

Rama i cilëson dokumentet që kanë qarkulluar si dokumente pune të dala pjesërisht, ndërsa paralajmëron se nesër qeveria do të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit dhe paketës fiskale.

“Flisni flisni për masat e reja fiskale, grijeni sallatën tuaj të urrejtjes dhe padijes me dokumenta pune të dalë gjysma-gjysma, se nesër e ka radhën qeveria të thotë fjalën e saj me miratimin e buxhetit të parë në histori që kalon pragun e 10 miliardë Eurove dhe paketës më ambicioze të rishpërndarjes së rritjes ekonomike”, shkruan Rama./ET

17:02 Berisha kundër Paketës Fiskale: Do të çojë drejt falimentimit mijëra biznese
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka akuzuar qeverinë se po rrit barrën fiskale për bizneset shqiptare, duke paralajmëruar falimentime dhe humbje të vendeve të punës.

Në një videomesazh nga selia e Partisë Demokratike, Berisha deklaroi se paketa e paralajmëruar parashikon rritjen e taksës mbi dividentin nga 8% në 15%, tatimfitimit nga 15% në 17% dhe uljen e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë.

Berisha premtoi se kur PD të vijë në pushtet, do ta anulojë paketën dhe do të vendosë taksën e sheshtë 10%, do të rrisë pragun e TVSH-së në 15 milionë lekë dhe do ta ulë TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë në 6%.

“Mbrëmë, në një akt tinëzar, por aq edhe zuzar, pa konsultuar me asnjë faktor apo grup interesi, padrinoja i vendit, me Petrit Ballukun në financa, kanë njoftuar se do rrisin taksat qindra milionë euro për bizneset shqiptare.

Ata njoftojnë se do të dyfishojnë taksën mbi dividentin nga 8 në 15%, do të rrisin taksën mbi tatim fitimin nga 15 në 17%, do të ulin nivelin e xhiros së TVSH-së nga 10 milionë në 5 milionë.

Me një fjalë, e vërteta është se do të çojnë drejt falimentimit me qindra e mijëra biznese dhe po kështu shkatërrimin e qindra mijëra vendeve të punës.

Miq, kjo masë pabesie vjen në një kohë kur për shkak të narkoshtetit të Edi Ramës, në Shqipëri euro dhe dollari kanë pësuar zhvlerësimin më të madh në botë, përkatësisht 35%. Për rrjedhojë po kaq janë zhvlerësuar eksportet e vendit, prodhimi industrial ka rënë me 15.3%, eksportet kanë rënë me 28%.

Kjo rritje taksash shënon një falimentim të mëtejshëm, por dhe rritje të mëtejshme të çmimeve për shqiptarët. Dhe kur mendon se të gjitha këto përfundojnë në xhepat dhe llogaritë bankare të një organizate kriminale, krimi bëhet monstruoz.

Premtoj qytetarëve shqiptarë se Partia Demokratike do të anulojë këtë paketë dhe do vendosë taksën e sheshtë 10%, dhe se nivelin e pagesës së TVSH-së do ta ngrejë në 15 milionë lekë, ndërkohë ajo do të zbresë në 6% TVSH-në për ushqimet dhe mallrat bazë”, u shpreh Berisha./ET

17:01 Protesta në Tiranë në ditën e 15-të, protestuesit mblidhen para Kryeministrisë
Në Tiranë po zhvillohet dita e 15-të e protestës, ku studentët dhe qytetarët janë mbledhur fillimisht para Ministrisë së Arsimit dhe më pas kanë vijuar marshimin duke u pozicionuar tashmë para Kryeministrisë.

Protestuesit kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama, ndërkohë ky i fundit ka deklaruar se nuk jep dorëheqje dhe se mbetet i hapur për dialog. Protestuesit kanë refuzuar thirrjet për bisedime, duke djegur edhe karriget e vendosura për dialog. Gjithashtu, sot në shenjë revolte dogjën kartona dhe kosha mbeturinash para Ministrisë së Arsimit.

Gjatë ditëve të fundit ka pasur tensione, hedhje gurësh, përdorim të gazit lotsjellës dhe ujë nga policia për shpërndarjen e turmës, si dhe shoqërime personash./ET

16:16 Zgjedhjet vendore 2027, Begaj fton partitë në konsultime për datën e votimit
Presidenti i Republikës, Bajram Begaj, ka thirrur më 30 tetor përfaqësuesit e grupeve parlamentare për konsultime lidhur me datën e zgjedhjeve vendore të vitit 2027, bëjnë me dije burime nga Presidenca.

Takimi pritet të shërbejë për konsultimin me grupet parlamentare përpara përcaktimit të datës së zgjedhjeve lokale të ardhshme.

Pas përfundimit të konsultimeve, presidenti Begaj pritet të nxjerrë dekretin për caktimin e datës së zgjedhjeve, në përputhje me afatet ligjore.

Afati i fundit për dekretimin e datës së zgjedhjeve vendore të vitit 2027 është 7 nëntori./ET

15:50 Në kulmin e krizës ekonomike, rriten taksat! Çfarë parashikon paketa e re fiskale
Në kohën kur gjithë biznesi është prekur rënde nga protestat e dhunshme në Tiranë, kur shumica e dyqaneve kanë pësuar dëme të konsiderueshme, ulje të xhiros për shkak të frikës së qytetarëve për të dalë për konsum jashtë shtëpisë, e kur një pjesë e madhe ka ulur qepenat, Ministria e Financave ka parashikuar ndryshme drastike në paketën e re fiskale të propozuar. Ndryshme, që sipas gjithë ekspertëve, do të rrisnin ndjeshëm barrën fiskale për biznesin në Shqipëri.

Bizneset me fitime të larta, ato që shpërndajnë dividend, sektori I turizmit dhe bizneset e vogla që do të përfshihen për herë të parë në skemën e TVSH, do të preken në mënyra të ndryshme nga projekti I ri.

Tatimi mbi fitimin: Më pak para për investime

Kalimi I takimit mbi fitimin nga 15% në 17% do të thotë që kompanitë do të paguajnë më shumë mbi fitimin e tatueshëm. Një kompani me 10 milionë lekë fitim të tatueshëm në vit do të paguante në fund të vitit 200 mijë lekë më shumë tatim në vit. Në pamje të parë duket pak, por për kompani me fitime të konsiderueshme, Shifra do të jetë e lartë dhe shumë e rëndësishme për biznesin. E ndërkohë që lekët do të kalojnë në shtet, do të kufizohen prej bizneseve fondet që do të duhet të përdoren për invesime.

Tatimi mbi dividentin: goditen pronarët që ndajnë fitim

Parashikohet një rritje nga 8% në 15% dhe kjo prek drejtpërdrejtë paratë që pronarët e kompanive marrin nga fitimi I shpërndarë. Psh, një kompani me 10 milionë lekë fitim të tatueshëm, pronari në fund të vitit do të marrë 765 mijë lekë më pak nga I njëjti fitim vjetor. Para këtyre masave do të kishte 7.82 milionë, ndërsa me masat e reja vetëm 7 milionë lekë.

Në këtë mënyrë, pronari do të ngurtësohet për të shpërndarë fitimin që merr nga kompania dhe do të shohin me shumë kujdes leverdishmërinë e investimeve në Shqipëri.

Rritja e TVSH-së nga 20% në 21%: kush do ta paguajë realisht?

TVSH-ja e përgjithshme do të rritej me një pikë përqindjeje. Në pamje të parë, kjo mund të duket një rritje e vogël, por ndikimi duhet parë në raport me çmimin final dhe marzhet e biznesit.

Kështu, biznesi presupozohet të mos e mbajë vetë këtë rritje tvsh, por do ta kalojë atë të konsumatori, duke rritur cmimet. Nëse ruan cmimin final sic e ka pasur, do të ketë më pak fitim nga shitjet. Për konsumatorin, rreziku është rritja e kostos së jetesës; për biznesin, rreziku është rënia e shitjeve ose ngushtimi i marzhit të fitimit.

Turizmi: nga TVSH 6% në 10%

Pika që do trondisë më shumë biznesin ka të bëjë me rritjen e tvsh në turizëm. Turizmi është sektori ku shqipëria konkurron drejtpërdrejt me vendet e tjera. Këtu, nëse rritja I shkon konsumatorit, cmimi final do të rritet me 3,77 përqind. Një turist që zgjedh mes Shqipërisë, Greqisë, Malit të Zi apo një destinacioni tjetër nuk shikon vetëm çmimin e dhomës së hotelit. Ai llogarit të gjithë koston e pushimeve: akomodimin, ushqimin, transportin dhe shërbimet.

Nëse shërbimet turistike në Shqipëri shtrenjtohen, ndërsa destinacionet konkurruese ofrojnë çmime më të favorshme, disa turistë mund të zgjedhin alternativa të tjera.

Megjithatë, nuk mund të thuhet se rritja e TVSH-së do të shkaktojë automatikisht rënie të numrit të turistëve. Kërkesa ndikohet edhe nga cilësia e shërbimit, infrastruktura, transporti ajror, imazhi i destinacionit dhe çmimet e vendeve konkurruese.

Rreziku kryesor është që një sektor që ka nevojë të investojë në cilësi, profesionalizëm dhe standarde më të larta të përballet njëkohësisht me një rritje të kostos fiskale. Për bizneset turistike me marzhe të ulëta, kjo mund të jetë veçanërisht e vështirë.

Ulja e pragut të TVSH-së nga 10 në 5 milionë lekë: çfarë ndryshon për biznesin e vogël?

Nëse ndryshimi hyn në fuqi më 1 janar 2027, bizneset me qarkullim vjetor mbi 5 milionë lekë do të përfshiheshin në regjistrimin e detyrueshëm për TVSH, sipas kushteve që do të përcaktohen nga legjislacioni përkatës.

Kjo do të zgjeronte ndjeshëm numrin e bizneseve që duhet të administrojnë këtë tatim. Sipas vlerësimit paraprak që ke sjellë, rreth 17 516 tatimpagues të tjerë do të përfshiheshin në skemë.

Për të kuptuar rëndësinë e kësaj mase, duhet të dallojmë dy lloje biznesesh.

Bizneset që shesin kryesisht te konsumatori final: një furrë buke, pasticeri apo dyqan lagjeje.

Këto biznese mund të kenë shumë klientë individë, të cilët nuk mund ta zbresin TVSH-në nga blerjet e tyre. Nëse biznesi regjistrohet në TVSH, ai duhet të përshtatë çmimet, faturimin dhe administrimin fiskal sipas regjimit përkatës.

Në varësi të normës së TVSH-së që zbatohet për produktet dhe shërbimet e tij, mund të përballet me disa alternativa: Të rrisë çmimet dhe të rrezikojë humbjen e një pjese të klientelës; Të mbajë çmimet dhe të pranojë një marzh më të ulët; Të rishikojë kostot, furnitorët dhe organizimin e aktivitetit.

Për bizneset që shesin kryesisht te kompani të tjera, ndikimi mund të jetë ndryshe. Klienti biznes mund ta zbresë TVSH-në e blerjes, kur plotësohen kushtet ligjore për zbritjen. Për këtë arsye, TVSH-ja nuk përbën domosdoshmërisht një kosto përfundimtare për blerësin.

Megjithatë, biznesi i vogël që regjistrohet duhet të përmbushë detyrimet e deklarimit, faturimit dhe administrimit, si dhe të menaxhojë pagesat dhe kreditimin e TVSH-së./ET

14:18 Nis dita e 15-të e protestës kundër Ramës/ Studentët mblidhen para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe “Mjekësia”
Protesta e studentëve kundër qeverisë së kryeministrit Edi Rama hyri sot në ditën e 15-të radhazi. Studentët janë mbledhur para Ministrisë së Arsimit, duke këmbëngulur në plotësimin e kërkesave të tyre dhe duke paralajmëruar vijimin e protestave.

Në mbështetje të studentëve janë bashkuar edhe pedagogët e universiteteve publike, të cilët kanë bojkotuar procesin mësimor që prej 21 tetorit. Sindikata e Punonjësve të Universiteteve të Shqipërisë ka bërë të ditur se bojkoti do të vijojë deri në një vendim të dytë.

Protesta nisi më 13 tetor, fillimisht me kërkesa që lidhen me kushtet e studimit, tarifat universitare dhe mundësitë për të ardhmen e të rinjve. Me kalimin e ditëve, ajo mori përmasa më të gjera, ndërsa studentët vendosën në qendër të saj edhe kërkesën për largimin e kryeministrit Edi Rama.

Gjatë ditëve të fundit, tubimet janë shoqëruar me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit. Ndërhyrjet policore kanë nxitur reagime nga studentët, pedagogët dhe përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë kërkuar hetim të pavarur dhe transparent për rastet e pretenduara të përdorimit të tepruar të forcës.

Sindikata e universiteteve ka deklaruar se bojkoti i mësimit nuk përbën braktisje të procesit arsimor, por një formë solidariteti me studentët dhe një reagim ndaj trajtimit të tyre gjatë protestave.

Ndër kërkesat e sindikatës janë ndalimi i dhunës ndaj studentëve, hetimi i ndërhyrjeve policore që prej 13 tetorit dhe trajtimi dinjitoz i të rinjve të shoqëruar në polici.

Kreu i sindikatës, Aleksandër Kovaçi, ka konfirmuar mbështetjen e pedagogëve për studentët dhe kërkesat e tyre.

Ndërkohë, studentët kanë refuzuar ftesat e kryeministrit Edi Rama për dialog, duke argumentuar se takimet nuk ofrojnë garanci të mjaftueshme për realizimin e kërkesave të tyre.

Protestës i janë bashkuar edhe përfaqësues të sindikatave të tjera të arsimit, studentë të Mjekësisë dhe profesionistë nga sektorë të ndryshëm.

Studentët këmbëngulin se nuk do të tërhiqen, duke kërkuar përgjegjësi për rastet e pretenduara të dhunës, ndryshime në sistemin arsimor dhe largimin e kryeministrit Edi Rama./k.m

13:45 U arrestuan gjatë protestës, gjykata liron 12 protestues
Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë ka vendosur lirimin e 12 personave të arrestuar gjatë protestës së zhvilluar në kryeqytet.

Vendimi u mor këtë të martë, më 27 tetor 2026, pas shqyrtimit të kërkesave të Prokurorisë për vlerësimin e ligjshmërisë së arrestimeve dhe caktimin e masave të sigurisë. Për të gjithë personat nën hetim, gjykata caktoi masën e sigurisë “Detyrim paraqitje”, raporton gazetarja Klodiana Lala.

Sipas vendimit, ata duhet të paraqiten pranë organit përkatës të hënën e parë të çdo muaji, në orare të përcaktuara për secilin. Të arrestuarit dyshohen për vepra të ndryshme penale, përfshirë shkatërrimin e pronës, goditjen për shkak të detyrës, pjesëmarrjen në manifestime të paligjshme, prishjen e qetësisë publike dhe pengimin e qarkullimit të mjeteve të transportit.

Për disa prej tyre, dyshimet përfshijnë gjithashtu vepra të tjera penale, si shkatërrimi i pronës me zjarr dhe mbajtja pa leje e armëve. Në vendimin e saj, gjykata urdhëroi lirimin e menjëhershëm të të 12-të personave, nëse nuk mbahen për ndonjë çështje tjetër penale.

Vendimi mund të ankimohet në Gjykatën e Apelit të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë brenda pesë ditëve nga njoftimi./k.m

13:35 Kredia e butë për 1500 familje, Veliaj kërkon miratimin e listës në Këshillin Bashkiak të enjten: Pavarësisht izolimit, bëjmë realitet ëndrrën e tyre
Pavarësisht izolimit dhe vështirësive për të zhvilluar takime pune me stafin e bashkisë, kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, kërkon që më 29 tetor Këshilli Bashkiak të miratojë listën e plotë të 1500 familjeve fituese të programit të kredive të buta për blerjen e një banese.

Një ditë pas shpalljes së fituesve nga Bashkia e Tiranës, Veliaj ka ndarë një mesazh në Instagram, ku shpreh kënaqësinë për familjet që janë përzgjedhur në këtë program, por njëkohësisht flet edhe për pengesat që, sipas tij, po has në ushtrimin e detyrës.

“Pavarësisht përndjekjes, izolimit dhe refuzimit të çdo takimi pune me stafin e bashkisë, çka ma vështirëson së tepërmi detyrën për t’i shërbyer si duhet qytetarëve që më kanë votuar, më vjen mirë që këtë javë bëjmë realitet ëndrrën e 1500 familjeve, të cilat janë shpallur fituese nga programi i kredisë së butë!”, shkruan Veliaj.

Kryebashkiaku bën të ditur se i ka propozuar Këshillit Bashkiak që në mbledhjen e 29 tetorit të miratojë të plotë listën, në mënyrë që familjet fituese të vijojnë procedurat për blerjen e banesave.

“I kam propozuar Këshillit Bashkiak të Tiranës që, në mbledhjen e 29 tetorit, ta miratojë të plotë listën, që këto familje të përballojnë blerjen e një shtëpie të re. E marr me mend gëzimin e tyre, ndaj edhe i uroj nga zemra”, shprehet ai.

Bashkia e Tiranës shpalli dje rreth 1500 fituesit e programit për subvencionimin e interesave të kredive, i cili synon të ndihmojë familjet me të ardhura të ulëta të blejnë një banesë në kryeqytet.

Lista e fituesve duhet të marrë fillimisht miratimin e Këshillit Bashkiak. Më pas, përfituesit duhet të paraqiten pranë bankave me të cilat Bashkia e Tiranës ka lidhur marrëveshje, për të vijuar procedurat e marrjes së kredisë së butë.

Programi parashikon subvencionimin e interesave të kredisë, me një normë interesi prej 3%, ndërsa vlera që përfiton çdo aplikues përcaktohet sipas numrit të anëtarëve të familjes dhe kritereve të programit./k.m