Kuriozitete – Gazeta Fjala

20:50 Pse njerëzit shumë inteligjentë mbeten pa para? Një urtësi e lashtë hebraike zbulon gabimin që bëjnë
Mund të keni diploma, njohuri të jashtëzakonshme dhe aftësi që të tjerët i admirojnë, por prapëseprapë të mos arrini sukses financiar. Një krahasim i lashtë ofron një shpjegim që ia vlen të mendohet

Mund të përfundoni fakultetin me notat më të larta, të lexoni qindra libra dhe të shkëlqeni në profesionin tuaj, por përsëri të keni vështirësi për të siguruar të ardhura të mjaftueshme. Ndërkohë, dikush me arsimim shumë më modest mund të ndërtojë një biznes të suksesshëm dhe të fitojë shumë më tepër.

Pse ndodh kjo? Përse inteligjenca dhe njohuritë nuk shndërrohen gjithmonë në mirëqenie financiare?

Një përgjigje interesante mund të gjendet në një urtësi të lashtë hebraike, e cila thekson dallimin ndërmjet asaj që dimë dhe asaj që bëjmë me njohuritë tona.

Një mësim i lashtë që mbetet aktual

Mishna është një nga tekstet themelore të traditës fetare hebraike. Një pjesë e saj, e njohur si Pirkei Avot, që përkthehet si “Mësimet e etërve”, përmbledh thënie dhe këshilla morale të mësuesve dhe rabinëve hebrenj.

Ndryshe nga pjesët që trajtojnë kryesisht rregulla fetare dhe juridike, kjo përmbledhje përqendrohet te mençuria, ndershmëria, përgjegjësia, marrëdhëniet njerëzore dhe sjellja e drejtë.

Në një nga mësimet e saj, theksohet se mençuria e atij, veprat e të cilit janë më të shumta se njohuritë, mbetet e qëndrueshme. Ndërsa mençuria e atij që di më shumë sesa vepron, nuk ka themele të forta.

Për ta shpjeguar këtë, teksti përdor krahasimin me dy pemë: njëra ka shumë degë, por pak rrënjë dhe rrëzohet lehtë nga era; tjetra ka më pak degë, por rrënjë të fuqishme që e mbajnë të palëkundur edhe përballë stuhive.

Mesazhi është i qartë: njohuritë marrin vlerë të qëndrueshme kur shoqërohen me veprime.

Pse njerëzit inteligjentë ndonjëherë mbeten në vend?

Përfytyroni një person që prej vitesh dëshiron të hapë biznesin e vet. Lexon libra, ndjek ligjërata, studion tregun dhe harton plane të hollësishme.

Megjithatë, hapi i parë shtyhet vazhdimisht.

Herë mendon se nuk ka përvojë të mjaftueshme, herë frikësohet nga dështimi, ndërsa herë të tjera pret momentin ideal.

Në të njëjtën kohë, dikush tjetër fillon me një ide modeste, bën gabime, mëson prej tyre dhe gradualisht ndërton diçka të suksesshme.

Dallimi nuk qëndron domosdoshmërisht tek inteligjenca, por te gatishmëria për t’i kthyer njohuritë në veprim.

Mendimi i tepërt, frika nga gabimet dhe kërkimi i përsosmërisë mund t’i pengojnë njerëzit të marrin vendime që do t’u hapnin mundësi të reja.

Kur njohuritë nuk shndërrohen në të ardhura

Edhe ekspertiza e jashtëzakonshme profesionale nuk garanton domosdoshmërisht fitime të larta.

Përveç njohurive, rëndësi ka edhe aftësia për t’i paraqitur ato, për të negociuar pagën, për të krijuar marrëdhënie profesionale dhe për të njohur mundësitë e zhvillimit.

Një person mund të jetë jashtëzakonisht i aftë në profesionin e tij, por të mos kërkojë kurrë ngritje page, të mos guxojë të ndryshojë vendin e punës ose të mos e shfrytëzojë një mundësi që i ofrohet.

Natyrisht, pasuria dhe varfëria nuk varen vetëm nga vendimet individuale. Rrethanat familjare, kushtet ekonomike, mundësitë e punësimit dhe pabarazitë shoqërore ndikojnë ndjeshëm në suksesin financiar.

Gabimi që mund të na kushtojë më shumë sesa mendojmë

Urtësia e lashtë nuk është një formulë për t’u pasuruar dhe as një shpjegim i drejtpërdrejtë i varfërisë. Ajo është, para së gjithash, një mësim etik mbi rëndësinë e veprimit.

Megjithatë, mesazhi i saj mund të zbatohet edhe në jetën profesionale dhe financiare.

Nuk mjafton gjithmonë të dini çfarë duhet bërë. Shpesh duhet edhe guxim për të filluar, gatishmëri për të mësuar nga gabimet dhe këmbëngulje për të vazhduar.

Prandaj, në vend që të mendoni vetëm se çfarë njohurish të tjera ju mungojnë, ndoshta ia vlen t’i bëni vetes një pyetje tjetër: Çfarë di tashmë, por ende nuk kam guxuar ta vë në praktikë? /et

15:20 Njerëzit që marrin mbi 21 pikë në këtë test mund të kenë aftësi superiore të të menduarit
Me kalimin e moshës, është e zakonshme të pyesim veten nëse truri ynë po funksionon po aq mirë sa dikur. Të gjithëve na ka ndodhur të harrojmë pse kemi hyrë në një dhomë apo të mos kujtojmë një emër që e kemi në majë të gjuhës. Por, a mund të na ndihmojë një test i thjeshtë të kuptojmë më mirë se si funksionojnë kujtesa dhe aftësitë tona njohëse?

Dr. Baibing Chen, i njohur në rrjetet sociale si Dr. Bing, është neurolog i specializuar në trajtimin e epilepsisë në Universitetin e Miçiganit dhe ka kryer formimin profesional në klinikën Mayo. Nëpërmjet publikimeve të tij, ai ndan këshilla për shëndetin e trurit, parandalimin e goditjeve në tru dhe faktorët që mund të ndikojnë në funksionimin e sistemit nervor.

Së fundmi, ai ka prezantuar një test me 10 pyetje, të cilin ua propozon edhe pacientëve për të vlerësuar disa prej funksioneve kryesore të trurit. Çdo pyetje shqyrton një aftësi të veçantë, si kujtesa, përqendrimi, të folurit apo orientimi.

Sipas vlerësimit të propozuar nga mjeku, një rezultat prej të paktën 21 pikësh tregon një performancë shumë të mirë. Përgjigjuni pyetjeve më poshtë dhe zbuloni sa pikë arrini.

Testi me 10 pyetje për të vlerësuar kujtesën dhe funksionet e trurit

1. Në cilin muaj dhe në cilën stinë ndodhemi? (1-2 pikë)

Kjo është një pyetje e thjeshtë për shumicën e njerëzve, por vlerëson orientimin kohor, pra aftësinë për të kuptuar se ku ndodhemi në kohë. Ky funksion lidhet kryesisht me zonat e trurit përgjegjëse për kujtesën dhe përpunimin e informacionit.

1 pikë për muajin e saktë.

1 pikë për stinën e saktë.

2. Përsërisni këto tri fjalë: kapele, lumë, limon. (1-3 pikë)

Lexojini me kujdes dhe përpiquni t’i mbani mend, sepse do t’ju nevojiten më vonë gjatë testit.

Kjo pyetje vlerëson kujtesën e menjëhershme dhe përqendrimin, pra aftësinë për të përthithur informacione të reja dhe për t’i ruajtur ato për një kohë të shkurtër.

1 pikë për çdo fjalë të kujtuar saktë.

3. Nisni nga numri 21 dhe zbrisni nga 3 numra derisa të arrini në zero. (2 pikë)

Mendoni me kujdes dhe vazhdoni zbritjen pa ndihmën e lapsit apo letrës.

Ky ushtrim vlerëson kujtesën e punës dhe përqendrimin, pasi duhet të mbani mend çdo rezultat ndërsa kryeni veprimin e radhës.

2 pikë nëse arrini saktë deri në zero.

4. Brenda 15 sekondave, thoni sa më shumë emra frutash që mundeni.

Përpiquni të përmendni sa më shumë fruta, pa përsëritur të njëjtat emra.

Kjo pyetje vlerëson njohuritë e përgjithshme dhe aftësinë për të gjetur e shqiptuar shpejt fjalët që lidhen me një kategori të caktuar.

1 pikë për çdo dy fruta të ndryshme, deri në 6 pikë.

5. Përsëritni fjalinë: “Bukë e freskët në një kuti teneqeje”. (1 pikë)

Dëgjojeni ose lexojeni fjalinë me kujdes dhe përpiquni ta përsërisni pa gabime.

Ky ushtrim vlerëson aftësinë për të përpunuar informacionin gjuhësor, për të kuptuar fjalitë dhe për t’i përsëritur ato saktë.

1 pikë nëse e përsërisni fjalinë pa gabime.

6. Thoni një ngjyrë, pastaj një kafshë, më pas një ngjyrë tjetër dhe një kafshë tjetër. Vazhdoni derisa të përmendni katër ngjyra dhe katër kafshë.

Për shembull, mund të filloni me të kuqen, pastaj me një kafshë, më pas me një ngjyrë tjetër dhe një kafshë tjetër. E rëndësishme është të ruani alternimin.

Ky ushtrim mat fleksibilitetin mendor, pra aftësinë për të kaluar nga një detyrë te tjetra pa humbur përqendrimin.

1 pikë për çdo alternim të saktë, deri në 4 pikë.

7. Vizatoni një orë dhe vendosni akrepat në orën 4 e 10 minuta. (2 pikë)

Vizatoni një rreth, vendosni numrat nga 1 deri në 12 dhe më pas shënoni orën e kërkuar me akrepat.

Ky është një ushtrim që përdoret shpesh në vlerësimet neurologjike. Ai kontrollon aftësinë për të planifikuar, për të kuptuar hapësirën dhe për të ndjekur udhëzimet.

2 pikë nëse vizatimi dhe pozicionimi i akrepave janë të sakta.

8. Çfarë kanë të përbashkët një orë dhe një vizore? (1 pikë)

Mendoni për funksionin e tyre dhe jo vetëm për pamjen e jashtme.

Kjo pyetje vlerëson të menduarit abstrakt, pra aftësinë për të gjetur një lidhje mes dy objekteve që në pamje të parë janë të ndryshme.

1 pikë nëse shpjegoni se të dyja përdoren për të matur diçka.

9. Cilat ishin tri fjalët që ju kërkua të mbanit mend në fillim të testit? (Deri në 3 pikë)

Mos u ktheni te pyetja e dytë! Përpiquni t’i kujtoni fjalët pa ndihmë.

Ky ushtrim vlerëson kujtesën afatshkurtër dhe aftësinë për të rikthyer informacionin pas një periudhe kohe.

1 pikë për çdo fjalë të kujtuar saktë.

10. Për çfarë shërben luga dhe si do ta përdornit atë? (1 pikë)

Shpjegoni funksionin e lugës dhe tregoni me gjeste se si do ta përdornit.

Kjo pyetje vlerëson aftësinë për të kryer lëvizje të zakonshme dhe të mësuara më parë, si dhe koordinimin mes të menduarit dhe lëvizjeve fizike.

1 pikë për përgjigjen dhe demonstrimin e saktë.

Si interpretohet rezultati?

Në përfundim, mblidhni pikët e fituara dhe shihni se në cilin nivel bëni pjesë, sipas ndarjes së propozuar në test:

21-25 pikë: Rezultat i shkëlqyer. Keni treguar performancë shumë të mirë në ushtrimet e vlerësimit.

15-20 pikë: Performancë e mirë. Shumica e aftësive të testuara janë në nivel të kënaqshëm.

8-14 pikë: Ka ende vend për përmirësim. Ushtrimet që stimulojnë kujtesën dhe përqendrimin mund të jenë të dobishme.

0-7 pikë: Rekomandohet t’i kushtoni më shumë vëmendje aktiviteteve që nxisin funksionet njohëse dhe të konsultoheni me një profesionist nëse keni shqetësime për kujtesën.

Një sqarim i rëndësishëm: Ky test është një ushtrim orientues për disa funksione të trurit dhe nuk zëvendëson një vlerësim të mirëfilltë neurologjik. Rezultati nuk përcakton inteligjencën dhe as nuk mund të vendosë nëse një person ka apo jo probleme me kujtesën./KM

19:15 Mund të zhduket plotësisht vitin e ardhshëm, akullnaja në Alpe humbet statusin: Nuk konsiderohet më e tillë
Një tjetër dëshmi e ndikimit të ngrohjes globale vjen nga Alpet, ku akullnaja Schwarzmilzferner, e fundit në rajonin e Allgäut, ka humbur statusin e saj si akullnajë pas verës së nxehtë të këtij viti.

Akullnaja Schwarzmilzferner ka humbur më shumë se katër metra trashësi akulli dhe rreth gjysmën e vëllimit të saj pas temperaturave të larta gjatë verës, raporton media gjermane.

Sipas studiuesve, një nga kriteret kryesore për klasifikimin e një mase akulli si akullnajë është lëvizja e vazhdueshme e saj përgjatë shpatit.

Glaciologu Mayer, i cili ka monitoruar gjendjen e saj prej vitesh, paralajmëron se akulli mund të zhduket plotësisht pas verës së ardhshme.

Kjo akullanjë nuk është rasti i vetëm.

“Çdo vit disa prej akullnajave më të vogla në Alpe zhduken si pasojë e temperaturave të larta dhe humbjes së vazhdueshme të masës së akullit”, është shprehur Mayer.

Në rrezik janë edhe katër akullnajat e fundit të mbetura në Gjermani, të cilat po përballen me tkurrje të shpejtë.

Studiuesit paralajmërojnë se edhe reshjet e shumta të dëborës gjatë dimrit nuk janë më të mjaftueshme për të kompensuar humbjen e akullit, pasi temperaturat e larta gjatë verës po përshpejtojnë shkrirjen./et

20:41 Pse tabelat orientuese në autostrada janë të gjelbra në disa shtete dhe blu në të tjera?
Kur udhëtoni me makinë nëpër Evropë, mund të vëreni se tabelat orientuese në autostrada nuk kanë të njëjtën ngjyrë në të gjitha shtetet. Në Kosovë, Zvicër, Itali dhe Suedi ato janë të gjelbra, ndërsa në Gjermani, Francë dhe Austri janë të kaltra.

Arsyeja qëndron te rregullat ndërkombëtare të komunikacionit, të cilat lejojnë përdorimin e të dyja ngjyrave.

Ngjyrat e tabelave orientuese në autostrada rregullohen nga Konventa e Vjenës për Shenjat dhe Sinjalizimin Rrugor, e miratuar në vitin 1968 nën kujdesin e Kombeve të Bashkuara.

Qëllimi i kësaj konvente është harmonizimi i sinjalistikës rrugore ndërmjet shteteve, në mënyrë që shoferët t’i njohin më lehtë shenjat dhe ta kuptojnë kuptimin e tyre, pavarësisht se në cilin shtet ndodhen.

Konventa përcakton se tabelat orientuese në autostrada mund të kenë sfond të gjelbër ose blu, me mbishkrime të bardha. Pra, shtetet kanë të drejtë të zgjedhin njërën nga këto dy ngjyra, por duhet ta zbatojnë sistemin në mënyrë të njëtrajtshme.

Cilat shtete përdorin tabelat blu dhe cilat ato të gjelbra?

Tabelat blu përdoren në Gjermani, Francë, Austri, Norvegji, Spanjë dhe Portugali.

Ndërkaq, tabelat e gjelbra përdoren në Bosnjë e Hercegovinë, Kroaci, Serbi, Zvicër, Itali, Suedi, Finlandë, Bullgari dhe vende të tjera.

Prandaj, dallimet në ngjyrat e tabelave nuk nënkuptojnë se disa shtete nuk i respektojnë standardet ndërkombëtare. Përkundrazi, të dyja alternativat janë të parapara me Konventën e Vjenës. /et

11:30 1955 – Kur Vjena rifitoi zërin e saj, rihapja madhështore e Operas Shtetërore
Përgatiti: Leonard Veizi

Në mbrëmjen e 5 nëntorit 1955, Vjena, qyteti i valsit dhe i muzikës, mori frymë thellë pas dhjetë vitesh heshtjeje. Ajo frymë ishte si një psherëtimë e gjatë pas lufte, një mall i mbledhur nën rrënoja që më në fund gjeti çlirim. Në zemër të qytetit, nën dritat që ndizeshin për herë të parë pas një dekade errësire, Opera Shtetërore e Vjenës (Wiener Staatsoper) hapi sërish dyert e saj.

Kjo godinë e mrekullueshme, e inauguruar që në vitin 1869 me një vepër të Mozartit, kishte qenë krenaria e kryeqytetit austriak — derisa, më 12 mars 1945, bomba aleate e ktheu në një gërmadhë tymuese. Kupolat e arta u shembën, skena u dogj, orkestra u shpërnda dhe heshtja mbuloi atë që dikur ishte zemra muzikore e Evropës. Për dhjetë vjet me radhë, ndërsa Austria përpiqej të ringrihej nga pluhuri i luftës, rindërtimi i Operas u kthye në simbolin e rilindjes shpirtërore të kombit.

Kur erdhi dita e madhe e rihapjes, 5 nëntor 1955, qyteti i Vjenës gumëzhinte. Rrugët përreth Ringstrasse ishin zbukuruar me flamuj dhe drita. Qytetarët e thjeshtë, artistët, diplomatët dhe personalitetet politike vërshuan për të parë çastin e shumëpritur. Në sallë, me kostume ceremoniale, qëndronin Presidenti Theodor Körner, Kancelari Julius Raab dhe Sekretari i Shtetit Amerikan, John Foster Dulles, i cili kishte ardhur posaçërisht nga Washingtoni për të dëshmuar rilindjen e artit në zemrën e Evropës.

Në orën tetë të mbrëmjes, perdeja e re u ngrit. Tingujt e parë të “Fidelio”-s, operës heroike të Ludwig van Beethoven-it, përshkuan sallën si një lutje e fuqishme për liri dhe dinjitet njerëzor. Nuk ishte zgjedhur rastësisht kjo vepër: Fidelio rrëfen historinë e Leonorës, gruas që shpëton burrin e saj nga tirania – një metaforë e përsosur për Austrinë e çliruar nga pushtimi i huaj dhe errësira e diktaturës naziste.

Dirigjenti Karl Böhm, një nga mjeshtrit më të mëdhenj të botës, ngriti shkopin e tij me dorën që dridhej lehtë nga emocionet. Orkestra dhe kori shpërthyen në një harmoni që bëri shumë sy të lotojnë. Dhe kur në aktin e fundit u këndua kori i të burgosurve — “O welche Lust, in freier Luft den Atem leicht zu heben!” (“Çfarë gëzimi të marrësh frymë lirshëm në ajër të pastër!”) — publiku u ngrit në këmbë. Ishte më shumë se muzikë; ishte shpallje e një rilindjeje kombëtare.

Në atë natë historike, për herë të parë në histori, transmetuesi shtetëror ORF bëri transmetimin e parë televiziv të drejtpërdrejtë në Austri. Ishin vetëm rreth 800 familje në të gjithë vendin që kishin televizor, por për ta, imazhi bardh e zi i kupolës së Operas që shkëlqente në errësirë ishte si një dritare e hapur drejt së ardhmes. Ishte fillimi i epokës së re të mediave, një shenjë se Austria, përveç artit, po përqafohej edhe me teknologjinë moderne.

Në rrugët e qytetit, pas shfaqjes, njerëzit u përqafuan, gotat u ngritën nëpër kafene dhe orkestrinat e rrugës luanin valsin e Straussit. Në Vjenë, muzika ishte kthyer në shtëpi. Dhe me atë kthim, Austria kishte rifituar shpirtin e saj.

Në retrospektivë, 5 nëntori 1955 nuk ishte thjesht një datë në historinë e artit, por një ditë e ringjalljes së kulturës evropiane, një dëshmi e fuqisë që arti ka për të shëruar plagët e luftës. Sepse, në fund të fundit, ndërsa qytetet mund të digjen dhe perandoritë të bien, muzika gjithmonë arrin të ngrihet mbi rrënoja — si një zë që s’pushon kurrë së kënduari.

19:30 Me 1.296 kombinime të mundshme, ekspertët zgjidhin enigmën e drynit 400-vjeçar
Ekspertët kanë arritur të zbulojnë kodin katërshkronjësh të një dryni të lashtë, të gjetur në rrënojat e një anijeje pranë brigjeve të Uellsit, duke zgjidhur kështu një mister që kishte mbetur i pazbuluar për rreth 400 vjet.

Dryni prej bronzi, rreth katër shekuj i vjetër, u zbulua në vitin 1999 nga kërkuesi i metaleve Peter Hughes, në rërën pranë Margamit, në Port Talbot,

Ai është pjesë e një koleksioni më të madh objektesh të çmuara që i përkasin anijes “Ann Francis”, e cila u përfshi nga një stuhi më 28 dhjetor 1583, gjatë kthimit nga Spanja. Ngarkesa e anijes përfundoi nën rërë, ku qëndroi e fshehur për shekuj me radhë.

Ekspertët e muzeut përdorën teknologjinë e skanimit me tomografi të kompjuterizuar (CT) për të ekzaminuar mekanizmin e brendshëm të drynit, për të identifikuar kombinimin e saktë të shkronjave dhe për të zgjidhur misterin.

Peter Hughes, nga Maesteg, tha se dryni ishte njëri nga qindra artefaktet që kishte zbuluar gjatë dekadave të kërkimeve në plazhin Morfa.

Objekti u gjet pranë një koleksioni monedhash argjendi spanjolle dhe dy peshoreve për matjen e monedhave. Sipas ekspertëve, dryni mund të ketë shërbyer për të mbrojtur këto objekte ose për të mbyllur një sënduk ku ruheshin sende të vlefshme, si dokumente apo tekstile, të cilat nuk kanë mbijetuar deri në ditët e sotme.“Gjithçka ndodhi rastësisht, gjatë një dite pushimi. Po ecja përgjatë plazhit me detektorin e metaleve dhe gjeta një monedhë. Aty nisi një udhëtim që zgjati 21 vjet”, tregoi 69-vjeçari.

Ai tha se ishte “jashtëzakonisht i lumtur” që ekipi i ekspertëve nga muzeu Amgueddfa Cymru dhe Universiteti i Cardiffit arriti ta zbulonte kodin, pasi vetë kishte kaluar vite duke u përpjekur ta zgjidhte enigmën.

“U përpoqa ta hapja për rreth 20 vjet. Provoja të lëvizja unazat dhe të gjeja kombinimin e duhur, por pa sukses. Me ndihmën e teknologjisë moderne, arritëm të zgjidhnim atë që mund të quhet vërtet një kod i stilit të Da Vinçit”, tha ai.

“Për mua, ishte sikur të hapja Arkën e Besëlidhjes. Jam jashtëzakonisht i lumtur dhe vërtet i emocionuar”, shtoi Hughes.

Zbulimi i kodit, një enigmë e ndërlikuar

Irani reagon pas humbjes së republikanëve: Amerikanët thanë “jo” luf*ës me Teheranin

Dr. David Williams, bashkëpunëtor kërkimor në Fakultetin e Inxhinierisë të Universitetit të Cardiffit, tha se fillimisht kishte qenë skeptik kur iu kërkua të përdorte pajisjen e skanimit për të zgjidhur misterin.

“Është një sfidë, sepse pajisja që kemi nuk është projektuar posaçërisht për këtë qëllim”, shpjegoi ai.

Sipas Williamsit, bëhet fjalë për skanim me mikro-CT, një teknologji e ngjashme me atë që përdoret në spitale, por e përshtatur për objekte shumë më të vogla.

Ai tha se ishte gjithmonë i gatshëm të përballej me sfida dhe të zgjidhte enigma të tilla

“Bëmë skanimin e parë për të parë nëse mund të dallonim diçka dhe u befasuam kur arritëm të shihnim shkronjat. Skanimi i dytë dështoi plotësisht, por në të tretin provuam një qasje tjetër dhe arritëm ta zbulonim kodin. U mahnita që ia dolëm”, tha ai.

Hughes ia dorëzoi koleksionin e artefakteve muzeut Amgueddfa Cymru në vitin 2017. Koleksioni, me drynin në qendër, u ekspozua në Muzeun Swansea Waterfront në korrik të vitit 2026.

Kuratori i lartë Alastair Willis e cilësoi zbulimin e kodit “ANCE” si të jashtëzakonshëm.

Sipas tij, zgjidhja ishte veçanërisht e ndërlikuar, pasi dryni kishte katër unaza të veçanta, secila me nga gjashtë shkronja. Kjo krijonte gjithsej 1.296 kombinime të mundshme, ndërsa shkronjat duhej të rreshtoheshin saktësisht me mekanizmin e mbylljes në pjesën e sipërme.

“Për ta bërë edhe më të ndërlikuar, në skajet e drynit kishte shkronja të tjera që nuk lëviznin dhe që nuk kishin lidhje me kodin. Duket sikur ishin vendosur për të hutuar hajdutët e mundshëm”, tha Willis.

Kolegia e tij, kuratorja e lartë Siân Iles, tha se dryni ishte ruajtur në gjendje të shkëlqyer dhe ofron një pasqyrë të rëndësishme për periudhën kur ishte përdorur.

“Ky është një shembull i mrekullueshëm i një dryni që ende funksionon ashtu siç do të funksiononte qindra vjet më parë”, tha ajo.

Sipas Iles, fakti që dryni u gjet shumë pranë rrënojave të anijes “Ann Francis” dhe në mesin e objekteve të tjera të koleksionit ndihmon në përcaktimin më të saktë të periudhës së tij.

Ajo shtoi se dryni ishte në gjendje shumë më të mirë se ekzemplarët e tjerë që kishte parë, të cilët zakonisht janë të ndryshkur ose të dëmtuar në pjesë të ndryshme.

“Është një objekt i vogël, prandaj ka të ngjarë të ketë shërbyer për të mbyllur një sënduk ose një kuti të vogël. Nuk e dimë çfarë kishte brenda dhe kjo është pjesë e historisë. Ka gjëra që ndoshta nuk do t’i mësojmë kurrë, por ky dry ishte i rëndësishëm për personin që e dinte kodin”, u shpreh ajo.

Çfarë duhet të bëni nëse zbuloni një thesar?

Në Mbretërinë e Bashkuar, përcaktimi i asaj që konsiderohet thesar bëhet në bazë të Ligjit për Thesaret të vitit 1996.

Në Uells, personat që zbulojnë një objekt që mund të klasifikohet si thesar duhet ta raportojnë atë te zyrtari përgjegjës për gjetjet arkeologjike (Finds Liaison Officer) brenda 14 ditësh nga zbulimi ose nga momenti kur kuptojnë se objekti mund të ketë vlerë arkeologjike dhe të përmbushë kriteret ligjore për t’u cilësuar thesar.

Detyrimi për raportim vlen vetëm për objektet që përkufizohen zyrtarisht si thesar. Mosraportimi mund të ndëshkohet me gjobë ose me burgim deri në tre muaj.

Rregulla të ndryshme zbatohen në Skoci dhe Irlandën e Veriut.

Pas raportimit, zyrtari përgjegjës ose një kurator muzeu kontakton personin që e ka zbuluar objektin për të marrë informacione se si dhe ku është bërë zbulimi. Më pas përgatitet një raport, ndërsa çështja shqyrtohet edhe nga një gjykatës hetues.

Zyrtari përgjegjës ndihmon gjithashtu në vlerësimin e objekteve nga ekspertët, për të përcaktuar nëse ato përmbushin kriteret ligjore të Ligjit për Thesaret të vitit 1996.

Nëse një muze shpreh interes për ta marrë objektin, Komiteti për Vlerësimin e Thesareve kërkon që ai të vlerësohet nga një ekspert. Më pas, komiteti i rekomandon sekretarit të shtetit përgjegjës për Kulturën, Median dhe Sportin vlerën e objektit dhe shumën që duhet t’u ndahet personave që kanë të drejtë të përfitojnë nga shpërblimi për zbulimin. /et

17:08 Sekreti i njerëzve që flenë vetëm 4 orë dhe zgjohen plot energji, çfarë zbuluan shkencëtarët në ADN-në e tyre
Disa njerëz flenë vetëm katër deri në gjashtë orë në natë dhe zgjohen plot energji, pa ndier lodhjen që zakonisht shoqëron mungesën e gjumit. Sipas një artikulli të BBC-së, botuar më 2 nëntor, në disa raste të rralla, kjo veçori lidhet me mutacione gjenetike që ndikojnë në nevojën e organizmit për gjumë.

Një prej rasteve të përshkruara nga BBC është ai i Aimee Pugh Bernard, profesoreshë e imunologjisë në Universitetin e Kolorados në SHBA. Ajo zakonisht shkon në shtrat rreth orës 22:00 dhe zgjohet në 04:30. Edhe kur fle vetëm pesë orë, thotë se ndihet energjike gjatë ditës, shëtit qenin, stërvitet në palestër dhe nis punën herët në mëngjes. Sipas rrëfimit të saj për BBC-në, e njëjta veçori shfaqet edhe te babai dhe vëllai i saj, çka e shtyu të kërkonte një shpjegim për këtë model gjumi.

Mutacionet që u japin disa njerëzve nevojë për më pak gjumë

Në vitin 2019, Bernard zbuloi se mbart një variant gjenetik të lidhur me një gjendje të rrallë të trashëgueshme, të njohur si gjumi i shkurtër natyror familjar (FNSS). Personat me këtë veçori mund të flenë rregullisht katër deri në gjashtë orë e gjysmë dhe të zgjohen natyrshëm herët, pa shfaqur domosdoshmërisht shenjat tipike të mungesës së gjumit.

Shkencëtarët kanë identifikuar disa mutacione që lidhen me këtë fenomen. Studimet po shqyrtojnë nëse disa prej tyre mund të ndihmojnë edhe në mbrojtjen e trurit nga disa pasoja të mungesës së gjumit, përfshirë problemet me kujtesën.

Në një eksperiment të vitit 2019, minjtë me një mutacion të lidhur me gjumin e shkurtër shfaqën më pak probleme të kujtesës. Ndërsa një studim i vitit 2014, i kryer me dy binjakë, zbuloi se binjaku që mbartte një mutacion të tillë flinte rreth një orë më pak dhe, pas 38 orësh pa gjumë, bëri rreth 40 për qind më pak gabime në testet e performancës sesa vëllai i tij.

Megjithatë, këto rezultate nuk nënkuptojnë se të gjithë njerëzit mund të mësohen të flenë më pak pa pasoja.

Gjenetika nuk e përjashton rrezikun

Sipas BBC-së, një analizë e të dhënave të afro 650 mijë të rriturve identifikoi rreth 244 zona të gjenomit që mund të ndikojnë në kohëzgjatjen e gjumit. Kërkimi është ende në fazën paraprake dhe rezultatet kërkojnë studime të mëtejshme.

Për më tepër, jo çdo variant gjenetik që lidhet me gjumin e shkurtër është i dobishëm. Disa prej tyre janë shoqëruar me rrezik më të lartë për pagjumësi, lodhje, simptoma depresive, ADHD dhe diabet të tipit 2.

Një problem tjetër është se njerëzit mund të mos e kuptojnë gjithmonë se sa shumë ndikon mungesa e gjumit në aftësitë e tyre. Një studim me të rritur të shëndetshëm tregoi se personat që flinin vetëm katër ose gjashtë orë në natë shfaqnin përkeqësim të vazhdueshëm në testet njohëse, edhe pse pas dy javësh e vlerësonin veten si vetëm pak të përgjumur.

Ekspertët theksojnë se ndjesia e energjisë pas një nate me pak gjumë nuk është domosdoshmërisht provë se trupi dhe truri po funksionojnë në mënyrë optimale.

Për shumicën e të rriturve, rekomandohen rreth shtatë deri në nëntë orë gjumë në natë. Studiuesit shpresojnë se kuptimi më i mirë i këtyre dallimeve gjenetike do të ndihmojë në të ardhmen për trajtimin e çrregullimeve të gjumit dhe për të identifikuar personat që kanë vërtet nevojë për më pak pushim.

Burimi: BBC

10:35 Këto janë 5 vendet më të përgatitura për një katastrofë apo luftë globale, dy prej tyre ndodhen në Europë
Në një kohë kur bota përballet me tensione gjeopolitike, ndryshime klimatike dhe rrezikun e krizave të mëdha globale, gjithnjë e më shumë vëmendje po i kushtohet vendeve që kanë kapacitetin të përballojnë situata ekstreme.

Sipas një vlerësimi që merr në konsideratë faktorë të ndryshëm si siguria energjetike, burimet natyrore, furnizimi me ujë dhe ushqime, si dhe infrastruktura për menaxhimin e emergjencave, disa shtete konsiderohen më të përgatitura për të përballuar një katastrofë globale. Mes tyre spikat Islanda, e cila renditet në vendin e dytë.

Islanda ka një pozicion të favorshëm falë burimeve të shumta natyrore dhe shfrytëzimit të gjerë të energjisë gjeotermale dhe asaj hidroelektrike. Kjo i mundëson vendit të reduktojë ndjeshëm varësinë nga karburantet e importuara dhe të sigurojë një nivel më të lartë të pavarësisë energjetike.

Popullsia e vogël, dendësia e ulët e saj dhe rezervat e bollshme ujore janë gjithashtu avantazhe të rëndësishme.

Megjithatë, izolimi gjeografik nuk e bën Islandën plotësisht të paprekshme. Një ndërprerje e zgjatur e furnizimeve me produkte të importuara mund të krijojë vështirësi serioze për vendin.

Në vendin e tretë renditet Zvicra, e cila dallohet për infrastrukturën e zhvilluar dhe sistemin e organizuar të mbrojtjes civile.

Vendi ka një rrjet të gjerë strehimesh nëntokësore, ndërsa përgatitja për situata emergjente është pjesë e strategjisë së tij kombëtare prej dekadash.

Relievi malor, rezervat e ujit të pijshëm dhe ekonomia e fuqishme janë elemente të tjera që rrisin aftësinë e Zvicrës për të përballuar kriza të mëdha. Edhe politika e saj tradicionale e neutralitetit mund të përbëjë një avantazh në disa skenarë të konflikteve ndërkombëtare.

Në vendin e katërt renditet Norvegjia, e cila ka burime të konsiderueshme natyrore, prodhim të lartë energjetik dhe potencial të madh për shfrytëzimin e burimeve të rinovueshme.

Rezervat ujore, dendësia relativisht e ulët e popullsisë dhe funksionimi i mirë i institucioneve shtetërore e bëjnë atë një nga vendet me kapacitet të lartë rezistence ndaj krizave. Ndërsa vendin e pestë e zë Finlanda, e njohur për përgatitjen e saj ndaj situatave të jashtëzakonshme.

Ajo disponon një sistem të organizuar të mbrojtjes civile, rrjet strehimesh dhe plane konkrete për garantimin e shërbimeve bazë edhe në rrethana shumë të vështira. Prodhimi vendas i ushqimeve, burimet pyjore dhe rezervat ujore janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm.

Ajo që i bashkon këto pesë shtete është kombinimi i avantazheve natyrore me përgatitjen institucionale dhe infrastrukturore.

Qasja në ujë dhe ushqime, siguria energjetike, burimet natyrore dhe aftësia për të menaxhuar emergjencat mund të jenë vendimtare në rast se zinxhirët ndërkombëtarë të furnizimit dhe shërbimet publike pësojnë ndërprerje të mëdha.

Megjithatë, asnjë prej këtyre vendeve nuk mund të konsiderohet plotësisht e paprekshme nga një katastrofë globale.

Një konflikt bërthamor, një krizë e zgjatur klimatike apo një pandemi e rëndë mund të shkaktojnë pasoja shumë përtej kufijve të shteteve të prekura drejtpërdrejt.

Vlerësime të tilla, të cilat synojnë të kombinojnë të dhëna të ndryshme për të identifikuar vendet më rezistente ndaj krizave, mbeten gjithmonë të kushtëzuara nga natyra e katastrofës, kohëzgjatja e saj dhe aftësia e secilit shtet për t’u përshtatur me rrethana të paparashikueshme./k.m

19:28 Ura që shoferët kanë frikë ta kalojnë/ Ngrihet 58 metra mbi det dhe fsheh një tragjedi me 35 viktima
Rruga që duket sikur ngjitet drejt qiellit, një anije që shembi urën, një shofer që mbijetoi pas rënies në det dhe një tjetër që frenoi vetëm 35 centimetra larg humnerës. Historia e Sunshine Skyway në Florida është më tronditëse se një skenar filmi katastrofash

Imagjinoni të jeni duke vozitur në një autostradë, kur rruga përpara fillon të ngjitet gjithnjë e më lart, toka zhduket nga pamja dhe në të dyja anët shtrihet një hapësirë e pafundme uji. Kabllot gjigante të verdha ngrihen mbi kokën tuaj, ndërsa sa më shumë i afroheni majës, aq më e pabesueshme bëhet pamja.

Për disa shoferë, ky është një nga udhëtimet më të bukura në Florida, ndërsa për të tjerë lartësia dhe ndjesia e të qenët të rrethuar nga uji mund të jenë aq shqetësuese, sa mezi presin të arrijnë në anën tjetër.

Nuk është një slitë ruse në park argëtimi, por një autostradë e vërtetë. Quhet Sunshine Skyway Bridge dhe ngrihet afro 58 metra mbi Gjirin e Tampës, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Por ajo që e bën këtë urë vërtet të jashtëzakonshme nuk është vetëm lartësia.

Më 9 maj 1980, pikërisht këtu, rruga u zhduk nën rrotat e automjeteve. Një autobus dhe disa makina përfunduan në ujë, 35 njerëz humbën jetën, ndërsa dy shoferë i shpëtuan vdekjes në rrethana që edhe sot duken të pabesueshme.

Mark Freels

Një rrugë gati nëntë kilometra e gjatë që ngjitet drejt qiellit

Sunshine Skyway lidh zonën e St. Petersburgut me qarkun Manatee, duke kaluar mbi Gjirin e Tampës. Ura aktuale ka një gjatësi prej rreth 8,85 kilometrash, ndërsa pjesa kryesore ngrihet mbi kanalin detar, nëpër të cilin kalojnë anije të mëdha tregtare.

Ajo mbahet nga kabllo çeliku të vendosura në formë ventilatori, ndërsa ngjyra e verdhë e tyre krijon një kontrast të jashtëzakonshëm me kaltërsinë e ujit dhe qiellit.

Nga larg, ura duket sikur është varur mbi det, por nga automjeti përvoja është krejt tjetër: rruga ngjitet gradualisht drejt një pike ku horizonti hapet në të gjitha drejtimet.

Megjithatë, kjo pamje spektakolare fsheh një histori të errët.

Skyway Disaster

9 maji 1980: Mëngjesi kur rruga përfundoi në det

Ishte e premte, 9 maj 1980, rreth orës 7:34 të mëngjesit. Automjetet po kalonin mbi urën e vjetër Sunshine Skyway, ndërsa anija transportuese Summit Venture po lundronte nëpër Gjirin e Tampës.

Papritur, një stuhi e fuqishme përfshiu zonën. Shiu i rrëmbyeshëm dhe erërat e forta e vështirësuan orientimin e anijes, dukshmëria ra ndjeshëm dhe piloti që drejtonte lundrimin humbi referencat e nevojshme për kalimin e sigurt.

Pastaj ndodhi përplasja.

Anija goditi një nga shtyllat kryesore të urës me një forcë aq të madhe, sa rreth 395 metra të strukturës u shembën nga një lartësi prej afro 46 metrash.

Në pak sekonda, aty ku më parë kalonin automjetet, mbeti një hapësirë e zbrazët. Një autobus Greyhound, gjashtë automobila dhe një kamionçinë ranë në ujë.

Tridhjetë e pesë njerëz humbën jetën.

Ajo që e bënte situatën edhe më të tmerrshme ishte fakti se shoferët që po afroheshin nuk mund ta shihnin qartë se rruga kishte përfunduar, sepse shiu i dendur ua fshihte humnerën.

Sipas hetimit zyrtar të NTSB-së, mungesa e mbrojtjes së përshtatshme të shtyllave dhe e një sistemi paralajmërues për shoferët ndikoi në përmasat e katastrofës.

Shoferi që ra 46 metra dhe doli i gjallë nga deti

Mes automjeteve që ranë nga ura ishte edhe kamionçina e Wesley MacIntire, i cili po shkonte në punë kur u gjend përballë një skene që askush nuk do të dëshironte ta përjetonte.

Sipas rrëfimeve të tij, stuhia ishte aq e fuqishme sa kishte menduar të mos e kalonte urën, por megjithatë vazhdoi rrugën.

Kur vuri re strukturën që po shembej, ishte tepër vonë për të ndaluar. Automjeti i tij doli nga rruga dhe nisi të binte drejt ujit, por gjatë rënies goditi pjesën e përparme të anijes Summit Venture.

Përplasja me anijen ia ndërpreu rënien e lirë, ndërsa pjesëtarët e ekuipazhit arritën ta shpëtonin nga uji.

MacIntire ishte i vetmi person që mbijetoi nga ata që ranë në det bashkë me automjetet. Kujtimet e katastrofës vazhduan ta rëndonin për vite me radhë, deri në vdekjen e tij në vitin 1989.

Jackie Green / AP

Vetëm 35 centimetra e ndanin nga vdekja

Historia e Richard Hornbuckle është një tjetër episod që duket sikur është shkruar për një film.

Atë mëngjes, ai po udhëtonte me tre miq në një automobil Buick të verdhë, kur mes shiut të dendur vuri re se rruga përpara kishte marrë fund.

Shtypi menjëherë frenat. Automjeti rrëshqiti në asfaltin e lagur dhe më në fund ndaloi, vetëm 35,6 centimetra nga skaji i shembur i urës.

Pak më përpara ndodhej një rënie prej dhjetëra metrash drejt ujit.

Pasagjerët dolën dhe u larguan drejt një vendi më të sigurt, por Richard bëri diçka të pazakontë: u kthye te makina për të marrë shkopinjtë e golfit që kishte lënë në bagazh.

Kjo hollësi, sado e pabesueshme të tingëllojë, është dokumentuar nga administrata e parqeve shtetërore të Floridës.

Fotografia e automobilit të ndalur pranë skajit të urës mbetet një nga dëshmitë më rrëqethëse të asaj dite.

Ura e re u ndërtua mbi mësimet e një katastrofe

Pas tragjedisë, autoritetet vendosën të ndërtonin një urë krejtësisht të re, me masa shumë më të avancuara sigurie.

Punimet nisën në vitin 1982 dhe ura aktuale u hap për qarkullim më 20 prill 1987, me një kosto prej rreth 244 milionë dollarësh.

Përveç dy kullave dhe kabllove karakteristike të verdha, projekti përfshiu një sistem të veçantë mbrojtjeje kundër përplasjeve me anije.

Nëse e shihni urën nga ajri, pranë shtyllave do të dalloni struktura të mëdha prej betoni, të vendosura në ujë. Ato nuk janë ishuj dekorativë, por barriera mbrojtëse që në inxhinierinë detare njihen si dolphins.

Funksioni i tyre është të marrin ose të devijojnë forcën e goditjes, duke zvogëluar rrezikun që një anije të përplaset drejtpërdrejt me mbështetëset kryesore.

Kështu, tragjedia e vitit 1980 ndikoi në mënyrën se si inxhinierët amerikanë mendonin për sigurinë e urave mbi korridoret detare.

Në vitin 2025, një tjetër anije goditi mbrojtjen e urës

Më 16 tetor 2025, anija e peshkimit Night Hawk goditi një nga strukturat mbrojtëse pranë Sunshine Skyway.

Pas goditjes, anija filloi të mbushej me ujë dhe përfundimisht u fundos, ndërsa tre anëtarët e ekuipazhit u evakuuan.

Nuk pati të lënduar dhe ura nuk pësoi dëmtime. Sipas informacionit paraprak të NTSB-së, përplasja ndodhi me strukturën mbrojtëse dhe jo me shtyllën kryesore.

Ngjarja rikujtoi rëndësinë e masave të sigurisë të vendosura pas katastrofës së vitit 1980.

Getty Images

Natën shkëlqen në ngjyra, ndërsa mbi urën e vjetër njerëzit peshkojnë

Gjatë ditës, Sunshine Skyway dallohet për kabllot e verdha dhe ujërat e kaltra që e rrethojnë, por pas perëndimit të diellit shndërrohet në një spektakël dritash.

Një sistem modern ndriçimi LED, i përfunduar në vitin 2021, mundëson kombinime të ndryshme ngjyrash që e bëjnë urën të dukshme nga larg. Projekti kushtoi rreth 15,6 milionë dollarë.

Një tjetër kuriozitet është fati i urës së vjetër. Segmentet e saj të mbetura, në vend që të shkatërroheshin plotësisht, u përshtatën dhe në vitin 1994 u bënë pjesë e parkut Skyway Fishing Pier State Park.

Për vite me radhë, vizitorët kanë peshkuar mbi këto struktura historike, ndërsa pranë tyre ngrihet ura moderne. Qasja në disa pjesë është kufizuar që nga tetori 2025 për arsye sigurie.

Madje, një pjesë e materialeve të urës së vjetër janë përdorur për krijimin e shkëmbinjve artificialë nën ujë, duke shërbyer si habitat për gjallesat detare.

Bukuria që nuk mund ta fshijë kujtimin e 35 jetëve

Sot, Sunshine Skyway është një nga simbolet më të njohura të Floridës. Për shumë udhëtarë, kalimi mbi të është një përvojë e jashtëzakonshme, ndërsa për disa të tjerë ngjitja drejt pjesës më të lartë mund të shoqërohet me frikë dhe pasiguri.

Por përtej bukurisë, lartësisë dhe teknologjisë, ura ruan kujtimin e 35 njerëzve që humbën jetën më 9 maj 1980.

Ajo është njëkohësisht dëshmi e përparimit inxhinierik dhe kujtesë e një katastrofe që ndryshoi standardet e sigurisë.

Sot, shoferët kalojnë mbi një nga pamjet më të bukura të Floridës, pa e ditur gjithmonë se, dekada më parë, në të njëjtin vend, rruga përpara disa njerëzve përfundoi në zbrazëti. /et

20:20 Si ndikon rritja në një familje me rregulla të rrepta fetare në personalitetin e njeriut
Personat që rriten në familje me rregulla të rrepta fetare shpesh zhvillojnë zakone që vazhdojnë t’i shoqërojnë edhe në moshë të rritur.

Një edukim i tillë mund të ndikojë në mënyrën se si e shohin veten, si i shprehin emocionet dhe si ndërtojnë marrëdhëniet me të tjerët.

Sipas një analize të publikuar nga YourTango, disa prej këtyre personave mund të krijojnë ndjenjën se nuk janë mjaftueshëm të mirë nëse nuk i përmbushin pritshmëritë e të tjerëve.

Një nga zakonet më të shpeshta është nevoja për t’i kënaqur vazhdimisht të tjerët, edhe në dëm të vetes.

Këta persona mund t’i vendosin nevojat e njerëzve përreth mbi të tyret, duke lënë pas dore ndjenjat dhe mirëqenien personale.

Një tjetër prirje është shtypja e emocioneve, pasi zemërimi, frustrimi apo dyshimet mund të shihen si shenja të dobësimit të besimit.

Kjo mund t’i bëjë ata të kenë vështirësi në shprehjen dhe përpunimin e ndjenjave edhe kur rriten.

Gjithashtu, personat e rritur në ambiente të tilla mund të shmangin temat e ndjeshme, si politika apo çështjet e diskutueshme, nga frika e konflikteve dhe përplasjeve me të tjerët.

Ata mund të ndihen fajtorë edhe kur pushojnë ose vendosin nevojat e tyre në plan të parë, pasi janë mësuar ta lidhin përkushtimin ndaj të tjerëve me vlerën personale.

Një tjetër pasojë e mundshme është mungesa e vetëbesimit dhe vështirësia për të marrë vendime në mënyrë të pavarur.

Kur gjatë rritjes u është mësuar të mbështeten kryesisht te autoritetet dhe udhëzimet e jashtme, disa mund ta kenë të vështirë t’u besojnë gjykimeve të tyre.

Po ashtu, mund të fshehin mendimet dhe bindjet personale, veçanërisht kur ato ndryshojnë nga ato të familjes apo rrethit ku jetojnë, nga frika se mos refuzohen.

Në fund, një nga zakonet më të thella është bindja se dashuria dhe pranimi duhet të fitohen përmes sjelljes dhe përmbushjes së pritshmërive.

Kjo mund t’i bëjë njerëzit të kërkojnë vazhdimisht miratimin e të tjerëve dhe ta kenë të vështirë të besojnë se mund të dashurohen e pranohen edhe kur bëjnë gabime ose nuk i plotësojnë të gjitha kërkesat e rrethit të tyre. /et