OP-ED – Gazeta Fjala

08:20 Rektorati, pedagogët dhe hija e politikës kur universiteti bëhet skenë opozitare
Nga Ilir Demalia

Protesta e pedagogëve mori një dimension tjetër kur, krahas kërkesave për arsimin, në qendër të saj u vendos edhe kërkesa politike për dorëheqjen e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie kujdestare.

Sipas raportimeve të 19–20 tetorit 2026, peticionit iu bashkuan rreth 1.000–1.300 pedagogë, ndërsa në protestë u shfaqën edhe Argita Berisha dhe bashkëshorti i saj, Jamarbër Malltezi, si dhe figura të lidhura me opozitën.

Askush nuk mund t’ua mohojë pedagogëve të drejtën të kenë bindjet e tyre politike, të nënshkruajnë peticione apo të kërkojnë largimin e një kryeministri. Por një gjë është e drejta individuale për të protestuar dhe krejt tjetër është përdorimi i autoritetit akademik për t’i dhënë një kauze partiake pamjen e një revolte të gjithë universitetit.

Kur kërkesa për arsim cilësor përfundon te dorëheqja e kryeministrit dhe te krijimi i një qeverie kujdestare, kemi kaluar nga debati akademik në një platformë të mirëfilltë politike. Kjo nuk e bën automatikisht të paligjshme protestën, por kërkon transparencë: kush e organizon, kë përfaqëson dhe cilat janë kërkesat reale të pjesëmarrësve?

Dhe këtu hyn në skenë Sali Berisha, së bashku me rrethin e tij politik e familjar. Prania e vajzës dhe e dhëndrit të tij në protestën e pedagogëve është një fakt i raportuar publikisht; ajo, më vete, nuk provon se çdo pedagog është i dirigjuar nga Partia Demokratike. Por është legjitime të shtrohet pyetja se ku mbaron solidariteti me studentët dhe ku fillon përpjekja e opozitës për ta kthyer pakënaqësinë universitare në instrument të betejës së saj për pushtet.

Berisha e njeh mirë politikën e sheshit. Ai e di se një protestë që nis me një problem konkret mund të shndërrohet në platformë për një krizë të përgjithshme politike. Kjo është e drejta e opozitës për të bërë politikë. Por nuk është e drejta e saj të paraqesë interesin e vet si vullnet të gjithë studentëve dhe pedagogëve.

Universiteti nuk është degë e Partisë Demokratike, as zyrë elektorale e familjes Berisha dhe as pronë e asnjë partie tjetër. Argita Berisha dhe Jamarbër Malltezi kanë të drejtën të marrin pjesë në protesta si qytetarë. Por prania e tyre politike nuk mund të shërbejë si certifikatë se protesta përfaqëson universitetin, as si provë se çdo kërkesë e saj është thjesht një operacion partiak. Këto duhen gjykuar nga faktet, organizimi dhe përfaqësimi real.

Po rektorati? Ku është në këtë debat? A flet në emër të institucionit apo hesht, ndërsa konflikti politik zhvillohet mbi kokat e studentëve? A e mbron autonominë akademike, apo e lë atë të bëhet dekor për betejat e palëve? Nëse rektorati ka marrë ose mbështetur vendime që pezullojnë mësimin, duhet të shpjegojë bazën e tyre dhe të garantojë se të drejtat e studentëve nuk po sakrifikohen për interesa që ata nuk i kanë zgjedhur.

Nuk mund të akuzojmë rektoratin për bashkëpunim politik pa prova. Por mund dhe duhet t’i kërkojmë llogari për heshtjen, vendimet dhe detyrimin institucional për të garantuar vijimin e mësimit. Autonomia nuk është vetëm e drejta për të mos u komanduar nga qeveria; është edhe detyrimi për të mos u përdorur nga opozita.

Dhe ironia është se, në këtë teatër politik, të gjithë deklarohen në mbrojtje të studentëve. Opozita thotë se flet për ta, sindikata pretendon se u del në krah, pedagogët flasin për të ardhmen e tyre, ndërsa rektorati duhet të garantojë funksionimin e universitetit. Por kush i pyet studentët që duan të hyjnë në auditor? Kush ua garanton provimet? Kush u kthen kohën e humbur?

Në Shqipëri, duket se universiteti kujtohet si institucion i rëndësishëm kur duhet të prodhojë një krizë politike, por harrohet kur duhet të prodhojë dije.

Sali Berisha ka të drejtë të kërkojë pushtetin përmes politikës dhe votës, jo duke u paraqitur si pronar i pakënaqësisë universitare. Pedagogët kanë të drejtë të protestojnë, por nuk mund të pretendojnë se përfaqësojnë të gjithë akademinë pa një mandat të qartë. Reaktorati ka detyrimin të garantojë universitetin, jo të bëhet spektator i bllokimit të tij.

Sepse studentët nuk janë dekor për opozitën, as mburojë për sindikatat dhe as viktima të përhershme të paaftësisë institucionale. Ata janë arsyeja pse ekziston universiteti.

Dhe nëse dikush dëshiron ta përdorë universitetin si shkallë për të ngjitur pushtetin, le ta thotë hapur. Në demokraci, politika duhet të dalë me emrin e vet, jo të maskohet me togën e pedagogut dhe me diplomën e studentit.

07:00 Nga Leonard Veizi/ “Bruti është burrë i nderçim”, ironia therëse e Shekspirit në përkthimin e Nolit
Nga Leonard Veizi

Fjalimi i Mark Antonit mbi trupin e Cezarit në tragjedinë “Jul Cezari” të Shekspirit është një nga kulmet më të njohura të letërsisë botërore dhe një shembull mjeshtëror i fuqisë së fjalës. Ai ndodh pas vrasjes së Cezarit nga komplotistët, të cilët e justifikojnë veprimin si një akt për të shpëtuar Republikën nga tirania. Fillimisht populli është në anën e Brutit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por Mark Antoni, me zgjuarsi retorike, arrin ta kthejë turmën kundër tyre.

O miq, qytetarë, Romanë, më dëgjoni!

Vinj ta varros, jo ta lëvdonj Qesarin

E keqja që ka bërë çdo njeriu i mbetet.

E mira i mbulohet shpesh në varr me koskat.

Në shqip ky monolog ka ardhur nëpërmjet shqiperimit mjeshteror të Fan Nolit, i cili e solli Shekspirin në gjuhën shqipe me një forcë të papërsëritshme poetike dhe ritmike. Për shumë lexues shqiptarë, pikërisht përkthimi i Nolit është bërë versioni “kanonik” i këtij fjalimi.

Ashtu i qoftë dhe Qesarit. Trimi Brut

Ju tha tani, Qesari qe ambicioz.

Në paska qen’ ashtu, qe faj i rëndë shumë

Dhe rëndë shumë e pagoj Qesari.

Këtu, pas lejes Brutit e të tjerëve, –

Se Bruti është burr’ i nderçim,

Të nderçim janë që të gjithë, ay dhe shokët,

Thelbi i fjalimit

Ironia e përsëritur – Anton përdor vazhdimisht shprehjen “Bruti është burrë nderi” apo “Brutus is an honourable man” në orgjinal, me një ton që fillimisht duket i sinqertë, por më pas merr ngjyrime ironike. Me këtë, ai mbjell dyshime tek populli pa e akuzuar drejtpërdrejt Brutin.

Ashtu i qoftë dhe Qesarit. Trimi Brut

Ju tha tani, Qesari qe ambicioz.

Në paska qen’ ashtu, qe faj i rëndë shumë

Dhe rëndë shumë e pagoj Qesari.

Këtu, pas lejes Brutit e të tjerëve, –

Se Bruti është burr’ i nderçim,

Të nderçim janë që të gjithë, ay dhe shokët,

Manipulimi emocional

Ai përshkruan veprat e Cezarit në të mirë të Romës: se refuzoi kurorën, se solli pasuri për qytetarët, se nuk ishte tiran. Kështu, e kundërshton, pa e thënë hapur, arsyetimin e komplotistëve.

Qesari qante kur thërrisnin të vobektët.

Ambicia duhej t’ish me zemër më të ashpër.

Po Bruti thotë, qe ambicios,

Dhe Bruti është burr’ i nderçim.

Përdorimi i pathosit

Ai tregon plagët e trupit të Cezarit, duke i personalizuar secilën si “gojë” që flet kundër tradhtarëve. Kulmi është kur përmend tradhtinë e Brutit, mikut të ngushtë, si plagën më të thellë.

E patë që të gjithë se në Luperkalet

Tri her’ i dhashë një kurorë mbretërore

Edhe tri her’ e hodhi poshtë; qe ambicje kjo?

Po Bruti prapë thotë, qe ambicios,

Dhe është, pa dyshim, një burrë i nderçim.

Dëshmia materiale

Nxjerr testamentin e Cezarit, ku ai lë dhurata për popullin e Romës. Kjo i ndez turmat, sepse tregon se Cezari mendonte për ta edhe pas vdekjes.

S’dua të kundërshtoj ato që foli Bruti,

Po s’munt t’ju flas përveç ato që di.

Një her’ e deshtë që të gjithë, – jo pa shkak;

Përse tani s’ju vjen asfare keq për të?

Nër egërsirat paske ikur, o gjykim,

Dhe njerëzit e paskan humbur arsyen!

Duroni pak, se e kam zemrën te Qesari,

Aty, dhe pres sa të më kthehet prapë.

Shndërrimi i turmës

Me një gjuhë që fillon e butë dhe e përmbajtur, Anton i ndez qytetarët nga pikëllimi në zemërim, duke i kthyer kundër komplotistëve. Nga “popull i bindur” ata shndërrohen në turmë të egërsuar që shpërthen në revoltë.

E vutë re seç tha? E hodhi tej kurorën;

Ahere pa dyshim nuk ish ambicios.

Gjer djethinaj një fjal’ e Jul Qesarit

I bënte ballë botës; ja tani ku dergjet

Dhe s’ka njeri të vogël mjaft sa ta nderonjë.

Mesazhi i Shekspirit

Fjala, kur përdoret me mjeshtëri, është më e fortë se shpata. Shkalla e manipulimit të opinionit publik është e jashtëzakonshme; turmat mund të drejtohen nga retorika dhe emocionet, jo nga arsyetimi logjik. Edhe një kauzë e drejtë (ruajtja e Republikës) mund të rrëzohet nëse nuk shoqërohet me aftësi komunikimi.

O shokë, po të desha, munt t’ju ndisja zemrat

Sa t’ju tërboja e të bënit kryengritje,

Po do ta dëmtoja Brutin dhe Kasin,-

Që janë, siç e dini, njers të nderçim. –

S’dua ta bënj: më mirë i bëj dëm

Të vdekurit e vetes sim’ e juve

Se sa këtyre njerësve të nderçim.

Shekspiri na tregon se pushteti politik nuk qëndron vetëm tek akti (vrasja e Cezarit), por tek narrativa që krijohet mbi atë akt. Pra, përmes fjalimit të Mark Antonit, Shekspiri flet për forcën e retorikës, manipulimin politik dhe paqëndrueshmërinë e turmave, duke na paralajmëruar për natyrën e brishtë të demokracisë.

Po ja një pergamenë me vulën e Qesarit!

Ia gjeta në sëndyq; kjo është dhjat’ e tij.

Po ta dëgjoni, qytetarë, këtë dhjatë, –

Që s’kam nër mënt t’jua këndonj, më ndjeni, –

Qesarit vdekur do t’ia puthnit plagët,

Në gjak të tij do ngjyenit shamitë;

Do lypnit për kujtim makar një qime

Dhe kur të vdisnit do t’ua linit djemve

Me testament si trashëgim të pasur.

Shqipërimi

Noli arriti të ruajë jo vetëm peshën e fjalës dhe ironinë therëse, por edhe muzikalitetin dramatik që ndez turmën, ashtu si te origjinali. Për shembull, refreni i famshëm “Bruti është burrë nderi” në përkthimin e Nolit merr një ngarkesë të madhe ironike, duke tingëlluar sa solemne, aq edhe tallëse, sipas kontekstit të çdo rreshti.

Në duart e Nolit, ky monolog nuk është thjesht një tekst i përkthyer, por një kryevepër letrare, që ka frymëzuar breza aktorësh e lexuesish. Madje, shumëkush thotë se ky është ndër rastet ku përkthimi arrin fuqinë e origjinalit.

19:59 Sistemi nuk rrëzohet me teori konspirative
Bjorn Runa

Këtë mëngjes, teksa disa pedagogë iu bashkuan bojkotit të studentëve, një banderolë e madhe u shfaq në fasadën e Universitetit Politeknik me parrullën: “Fundi i Katovicës.” Do ishte e kotë t’i jepej vëmendje në vetvete një episodi të tillë, që s’është gjë tjetër veçse vazhdim i paqartësisë politike i grupeve që organizojnë protestën. Shqipëria nuk vuan nga mungesa e konspiracionistëve. Në fakt, i kemi me shumicë. Ajo që e bën më të çuditshëm episodin është shfaqja e tyre në fasadën kryesore të Universitetit dhe, edhe më tepër, mjedisi politik që e ka normalizuar këtë lloj gjuhe deri në pikën ku ajo ka nisur ta dominojë retorikën e protestës.

Është diçka që nuk nisi sot. Edhe gjatë ditëve paqësore të lëvizjes ‘Flamingo,’ retorika nacionaliste dhe teoritë konspirative kanë qenë gjithmonë lehtësisht të identifikueshme. Të gjithë i kujtojmë fjalimet kundër tradhëtarëve të kombit apo kundër komunizmit, sikurse edhe shpjegimet grandioze të problemeve konkrete sociale dhe politike, me të cilat përballemi të gjithë. E di që përgjigjen e kanë gati, se episode të tilla janë ekscentrizma të padëmshme, por janë pikërisht ato që e çuan drejt bjerrjes edhe protestën paqësore.

Megjithatë, problemi është se kjo lloj gjuhe tashmë shfaqet jo më në skajet e bulevardit, ku nuk dëgjohet nga shumëkush, por në fasadën e Universitetit, ku supozohet se është afishuar nga studentët. Tani, shumica e atyre që studiojnë në universitet sot, nuk i përkasin brezit që e trilloi këtë teori. Madje, as nuk kishin lindur atëherë dhe nuk e di çfarë i lidh me të. Vetëm nëse jua kanë mësuar në universitet, por kjo është problem më vete nëse nëpër shkolla ju mësojnë teori konspiracioni në vend të gjërave që duhet të mësojnë. Shqetësuese është të shohësh rrjetin e aktivistëve të protestës ta shpërndajnë atë banderolë me krenari si “mesazh të studentëve.”

Është e sikletshme të kërkosh pëmbysjen radikale të sistemit dhe nga ana tjetër ta përshkruash sistemin përmes teorive konspirative, apo me mite mesjetare dhe përbindsha imagjinarë komunistë.

Por kritika këtu nuk është për 20-vjeçarët e zemëruar, të cilët përsëritin atë që dëgjojnë online. Ata që duhen shqyrtuar me kujdes janë ata të cilët ngrenë narrativat politike të protestës dhe që paraqiten si zërat progresistë të saj dhe që për muaj me radhë kanë zgjedhur ta pranojnë këtë lloj gjuhe. Ky është koalicioni i hipokritëve. Të paktën nacionalistët dhe konspiracionistët e thonë hapur atë që besojnë. Hipokrizia më e keqe është ajo e njerëzve që privatisht e pranojnë se sa reaksionare është pjesa dërrmuese e retorikës së protestës, por që në publik zgjedhin ta injorojnë për të mos “dëmtuar protestën.”

Janë ata që përhapin lajme për policë izraelitë dhe luftanije amerikane që po zbarkojnë në Shqipëri, edhe pse vetë e dinë fare mirë që nuk janë të vërteta. Brutaliteti i policisë nuk e zhbën këtë. Përdorimi pa dallim i dhunës dhe ndjekja e njerëzve nëpër lagje është sjellje e papranueshme, që rrezikon t’i radikalizojë edhe më tepër njerëzit. Por, dhuna policore nuk e bën të saktë një politikë të gabuar. Përkundrazi, vetëm ua rrit përgjegjësinë atyre që flasin politikisht në emër te protestës. Të dinë cfarë po thonë, të dine ku po i cojnë njerëzit dhe të mos fusin fëmijë në perplasje me policinë për një politikë që as vetë nuk arrijnë ta artikulojnë.

Nëse edhe ata nuk janë në gjendje t’i vënë emër sistemit që duan të përmbysin dhe mendojnë se 36 vite privatizimi oligarkik dhe bjerrjes së politikave sociale, atëherë nuk e di pse sistemi duhet t’iu trembet, kur luftën e paskan me fantazma dhe jo me pushtetin.

17:48 Polici nuk është infermier
Edison Ypi

Infermieri ka qenë, është, dhe do të jetë, sadopak polic.

Polici kurrë nuk ka qenë dhe kurrë nuk do jetë infermier.

Të dy, harroji ata të Diktaturës që ishin thjesht rrahës dhe vrasës, në Demokraci ku nuk ka subjektivizma, por Ligj, zbatim procedurash, edhe infermieri, edhe polici, nuk kanë autoritet vendimmarrës të tyrin. Janë instrumente: njëri i ruajtjes së rendit, tjetri i ruajtjes së shëndetit. Prej të cilëve, njëri zbaton urdhra, tjetri ekzekuton receta.

Polici i Kurvit ishte një pisanjos i gërditshëm. Zakonisht një katundar me uniformë të varur, të cilit nuk i shteronte kurrë entuziazmi falënderues që e kishin marrë nga bajgat dhe baltrat, në qytet. Dhe për këtë ishte gjithmonë gati të rrihte e të vriste sa herë t’i tekej shefit, ose shefit të shefit. Kjo rracë polici, mu për egërsinë dhe shtazërinë që përcillte, ishte dhe mbeti objekt barcaletash që vinin në Tiranë pasi shpikeshin në Shkodër dhe ambalazhoheshin në Laç.

Si kjo: E pyeti dikush policin: Sa është ora? Polici ktheu përmbys dhe derdhi te këmbët tasin me kos që mbante në dorën e orës.

Asokohe, shakave me spec dhe polic u jepte hov një foto diku në faqet e fundit të një metode për mësimin e gjuhës frënge, me diçiturën e hatashme: “Dy policë francezë krejt njësoj si kolegët e tyre gjithkund në botë”.

Aty m’rri!

Le të ngjajë polici francez me të gjithë policët e botës: policin anglez, amerikan, rus, kinez etj. Polici shqiptar nuk ngjan me asnjë polic.

Polici rus, për shembull, nga Smolensku, që rreh në Moskë një protestues nga Jakutsku dhjetëra mijëra kilometra larg, është krejt tjetër gjë ndaj policit shqiptar me banim, ta zëmë, te Fresku, me protestuesin me banim te Kodra e Priftit, të cilin po e rreh duke e goditur me shkop gome.

Dy rusët s’kanë asnjë shans të takohen diku tjetër veçse aty ku ndodh protesta, rrahja, dhe rastësia, në Sheshin e Kuq.

Dy shqiptarët që gdhihen e ngrysen aq afër, e pamundur të mos e shohin njëri-tjetrin të paktën nga tre a katër herë në javë.

Me të rrah polici rus, dhimbja apo thyerja që të shkakton janë thjesht kronikë pa asnjë jehonë.

Me të rrah polici shqiptar, brenda orës e merr vesh gjithë katundi. Kush e rrahu? Pse e rrahu? Si e rrahu? A i dhembi? A bërtiti?

Mos e godit me shkop 20-vjeçarin!

Merre, lidhe, shoqëroje, dënoje, por mos e godit me shkop.

Më mirë vrite se ta godasësh me shkop.

Po e godite, e ke asgjësuar. E ke zhbërë. E ke hedhur në humnerë. E ke boshatisur. E ke zbrazur. Ia ke hequr të gjitha pikat e referimit. E ke shndërruar në një kufomë shëtitëse. Ke krijuar një përbindësh, një hakmarrës të përbetuar, një terrorist, një kamikaz. Një fantazëm që s’njeh më as nënë, as babë, as shoqëri, as Atdhe, asgjë.

Po e godite, e gjithë e drejta kalon në anën e tij.

Mos e godit djaloshin!

Lëre të bëjë gjithçka, të shkuli, të djegë, të shkatërrojë.

Punë e madhe fort se shkuli ca qepena, theu ca xhama, mori ca rrecka.

Është  një e drejtë që ja jep një bilanc i thjeshtë: dëmet që shkakton djaloshi i revoltuar që godite, dhe të gjithë djaloshat e tjerë të egërsuar nga padrejtësitë e përbindshme, janë pakrahasimisht më të vogla se dëmet që, me vjedhjet e tyre ciklopike, i kanë shkaktuar Shqipërisë, për shembull, vetëm Dhëndër Haleja dhe Bela da morire.

Hej, polic, mësoje: Të gjithë njerëzit janë 1 njeri.

Duke goditur me shkop në trup studentin, ke goditur gjithë njerëzimin.

Mos e godit me shkop studentin!

Pa studentin që proteston, dynjaja na quan qurravecë, ngorrdhalaqë, që Europën nuk e meritojmë.

Me studentin energjik, kërcënues, korrektues, Europa na thotë: Bujrum !

Por shkopin mos e hidh. Shkopin mbaje. Të duhet ta rrasësh atje ku je plotësisht i justifikuar ta fusësh. Në brimë të bythës së atyre që bilancin e vjedhjeve e kanë pakrahasimisht më të madh se qepenat që shkulin dhe xhamat që thyejnë gjithë çunat e të gjitha protestave në gjithë Shqipërinë, Dhëndrit Palaço dhe Belës da morire.

Mos e godit me shkop djaloshin, të thashë!

Është e padrejtë, e turpshme, e shëmtuar, dramatike, tragjike, kriminale.

Polici shqiptar, edhe pse nuk është infermier, të mos e teprojë, të bëjë çmos që çunat protestues, sado të prapë duken, t’i ndalë, t’i bllokojë, t’i frenojë me çfarë mundet, me strategjira që i dinë psikologët e turmës, ujë, me gaz lacrimogjen etj., por jo ta godasë 20-vjeçarin me shkop në trup. Në mos për tjetër arsye, sepse nuk dua unë.

15:42 “Dajaksevap”
Nga ARTUR  AJAZi

Protesta është e shëndetshme gjithmonë kur ajo zhvillohet, e para brenda kornizës së ligjit, ë dyta kur ajo zhvillohet e qetë, dhe e treta, nuk nuk agravon në dhunë. Të treja këto kritere, që nuk janë shqiptare por nderkombetare, në protestën e “studenteve” në Tiranë nuk janë zbatuar. Studentët gabuan, kur mes tyre pranuan grupet vandale,  kur mes tyre ata pranuan djem e vajza me maska, huliganët dhe vandalët. Ata e prishën protestën e studentëve. Vetë studentët kaluan në rreshtin e fundit, duke u lënë hapësirë rrugeçërve, vandalëve,  atyre që nisën hedhjen e molotovit në institucione dhe ndaj policëve. Për afro 4 ditë (gjë e cila nuk ndodh në Europë) Policia e Shtetit qëndroi indiferente, qëndroi e stepur dhe e larguar nga dhuna, djegiet, shkaterrimet. Policia e Shtetit nuk donte viktima, dhe nuk ra në kurthin e Sali Berishës. Por Tirana po shkaterrohej. Mbi 34 banka, mbi 120 biznese dhe institucione të djegura dhe shkaterruara. Miliona euro dëme. Kjo situatë, thirri në “tapet” uniformat e shtetit. Nuk  duhej vazhduar më asnjë minutë, të toleruhej vandali, rrugaçi, krimineli, të shkaterronte pasurinë publike dhe atë private. Policia e Shtetit, ditën e pestë nisi zbatimin e ligjit, nisi zbatimin e stradegjie të saj, për të frenuar dhunën, për të siguruar rendin, qetesinë, zbatimin e ligjit. Vandalët tejkaluan të drejtën e protestës. Studentët ishin të pafuqishëm të largonin nga turma e tyre, vandal. Koha thirri në shesh uniformat  dhe ruajtësit e ligjit dhe rendit kushtetues. Dhunës me dhunë. U arrestuan dhe penalizuan dhjetra vandalë. Dhe përballë kësaj situate, ku sulmohej polici, digjej ministria, gjykata, banka, biznesi, Sali Berisha thirri në skenën e turpit, “sindikatën e pedagogeve”. Skenari i tij kishte dështuar, dhe thirrja e ish-shikasit sot pedagog, ishte skenari rezervë, për të bojkotuar plotësisht mesimin në universitete, dhe mbështetur vandalizmin. Veç një celule të ngushtë pedagogësh, që shquhen si të paaftë dhe të korruptuar, thirrjes së asaj palosindikate, nuk ju përgjigj asnjë nuiversitet dhe pedagog. Kemi pare këto ditë skena dhune të paparë në Gjermani, Itali, Spanjë e Portugali. Atje policia nuk të toleron të djegësh dhe shkaterrosh, të vjedhësh dhe sulmosh uniformat e shtetit. Ndaj, mos abuzoni  e mos akuzoni Policinë e Shtetit   në Tirane, se paska “tejkaluar kompetencat”. Uniformat e shtetit, kanë detyrim ligjor dhe kushtetues, të ruajnë jetën e qytetareve, të krijojnë kushtet për funksionim normal të institucioneve dhe bizneseve, dhe ti kundërvihet antiligjit dhe vandalëve. “Dajaksevap”, sepse ndryshe vandalët nuk ndalen. Ata janë gati të sjellin dhe provojnë skena dhune  dhe terrori në sheshe, bulevarde, dhe zona të banuara, vetëm të realizojnë synimin e tyre, shpesh të sponsorizuar nga politika e vjeter, nga politika e damkosur, që ka si mision vetëm destabilizimin e vendit.

15:00 PLAÇ, O DJALË, E S’TU DURUA!
Nga Dr Magdalena Havari Ramohitaj

Një vit pasi Partia Socialiste fitoi besimin e 868 mijë votuesve, shpërtheu befas një protestë qytetare e një lloji të paparë në historinë e këtyre 100 viteve të shtetit shqiptar, në këtë Shqipërinë tonë të vogël, që pas Luftës së Dytë Botërore u bë edhe më e vogël.

Gjithë bota mbarë e përshëndeti këtë zhvillim dhe Shqipëria u rrit edhe më shumë në sytë e botës së qytetëruar, falë përpjekjeve titanike të Kryeministrit shqiptar, Edi Rama, për ta vendosur vendin sa më shpejt të ishte e mundur në hartën e botës perëndimore, aty ku Shqipëria ka pasur të drejtën të jetë, por ku prapambetja mendore e arrivistëve të pushtetit e ka vonuar për një shekull të tërë, vetëm e vetëm nga lakmia për pushtet.

Dhe, pasi kjo protestë e bukur mbaroi, duke lënë pas një shesh bosh dhe një pjesë të arrivistëve naivë të mllefosur, nisën të shfaqen të tjerë me fjalime «oratorësh», neoballistë me flamurin:«Shqipëria e shqiptarëve!».

Po ja që Arlind Qorit nuk iu durua!

Në fillim, si pak e zure, me ca të rralla kobure, E tunde, Parti, e tunde…

Kështu e nisi Arlindi: me guerrilas, por pa partizanë, sepse armët, në një demokraci funksionale (lexoni mbi demokracinë funksionale), të çojnë aty ku vështirë se e sheh më dritën e diellit.

Jo më me të rinjtë e bukur dhe të parfumosur!

Arlind Qori demonstroi «anën e vuajtur» të shoqërisë, por vetëm me ndonjë dalje të vajzave studente, agresive e arrogante, si ajo që ulërinte: «Dua të jem e lumtuuuur!», duke qarë.

Shpëlarje truri e shtresës së margjinalizuar!

Të varfërit pasurojnë miliarderët!

Po si mund të ndodhë kjo? — pyet një ekonomist fillestar.

Të varfërit vetëm marrin dhe asgjë nuk japin në këtë sistem!

Dhe Arlind Qori, pasi e futi vendin në kolaps, doli në ekranin e televizorit me një fjalor prej rreth 50 fjalësh, duke e etiketuar Kryeministrin si «i çmendur» dhe «fashist»…

Sapo Arlindi bubulloi, duke lëpirë herë pas here buzët — një shprehje parazitare — se protesta do të ndalej vetëm kur Edi Rama të jepte dorëheqjen, ky ULTIMATUM u shoqërua me goditjen ndaj Gjykatës së Apelit, duke i panikosur gjyqtarët.

Më pas, Kryeministri vendosi karriget, duke bërë thirrje për dialog.

Por, jashtë çdo parashikimi, pedagogë dhe studentë i thyen karriget dhe vazhduan marshimin, duke u përplasur me policinë.

Po, sipas Arlindit, a mund t’ia thyejë dikush karriget një fashisti?

Ne nuk jemi qorra. Ne e njohim historinë!

Brisida Kolaneci — unë nuk marr përsipër të bëj biografitë e atyre që ma kanë bërë mua ‘biografinë time në të dy epokat’

— prej kohësh kishte dalë në mbrojtje të Edi Ramës në panelet ku e ftonin dhe e nderonin me praninë e saj.

Por dje, papritur, u shfaq e shpërfytyruar, me dy fije letre A4, te dera e SPAK-ut, duke kallëzuar Kryeministrin…

Më bëri shumë përshtypje dhe ma vrau aq shumë veshin kur tha: «Edvin Kristaq Rama», saqë hodha tri pika alkool borik…

Brisida foli me gjuhën e Berishës dhe të Ilir Metës, dhe gjuha kockat thyen…

Kaq mjafton që ky popull i politizuar të kuptojë se lufta e vitit 1945 vazhdon, me të njëjtin establishment, ndërsa ne, neutralët dhe militantët e verbër, mbetemi në cep.

THIRRJE

Prindër të dashur, mbrojini fëmijët tuaj!

O njerëz të zemëruar me të pasurit, rrini në shtëpitë tuaja,

sepse dhunën e bëjnë ata që u pasuruan me gjakun dhe djersën tonë!

P.S. Një lypës shtriu dorën drejt meje- nuk punojnë Bankat – i thashë…

14:52 Pas kësaj qeverie, anarki?
Fatos Çoçoli

Shqipëria jonë po përballet me një pyetje që shkon përtej fatit të një qeverie: çfarë vjen pas saj, nëse kërkesa për dorëheqje shndërrohet në një përpjekje për të rrëzuar jo vetëm kabinetin qeveritar, por edhe rregullat mbi të cilat funksionon sistemi i sotëm politik?

Ky ndryshim është politikisht i rëndësishëm. Një protestë mund të jetë shprehje legjitime e pakënaqësisë qytetare, e kërkesës për përgjegjësi dhe e nevojës për ndryshim. Por, kur pjesë të saj përdorin dhunën ose kërkojnë shkatërrimin e institucioneve pa paraqitur një rrugë të qartë kushtetuese për zëvendësimin e tyre, lind një problem serioz: si do të funksionojë vendi ditën pas largimit të kryeministrit dhe qeverisë aktuale?

Çfarë ndodh, kur rrëzimi i qeverisë paraqitet si qëllim në vetvete, ndërsa institucionet që duhet të garantojnë tranzicionin shpallen të gjitha të pavlefshme?

Problemi kryesor nuk është vetëm nëse një qeveri duhet të largohet, por nëse ekziston një alternativë legjitime, funksionale dhe kushtetuese që mund ta zëvendësojë atë. Apo atë do ta gjejmë rrugës?!

A është Shqipëria përballë një lëvizjeje anti-sistem?

Po. Në demokraci, qytetarët kanë të drejtë të kundërshtojnë qeverinë, të kërkojnë ndryshimin e Kushtetutës, të propozojnë reforma rrënjësore dhe të kërkojnë zgjedhje të parakohshme, kur ato mund të realizohen, në përputhje me rendin kushtetues. Por ka një ndryshim të madh midis kundërshtimit të qeverisë dhe refuzimit të çdo mekanizmi demokratik. Nëse pakënaqësia përqendrohet tek korrupsioni, abuzimi me pushtetin, mungesa e transparencës, cilësia e shërbimeve publike ose funksionimi i institucioneve, përgjigjja duhet të jetë reformimi i këtyre mekanizmave dhe kërkimi i përgjegjësisë politike e ligjore.

Nëse, përkundrazi, çdo institucion konsiderohet i pavlefshëm, çdo rezultat zgjedhor refuzohet paraprakisht dhe çdo alternativë politike paraqitet si e papranueshme, atëherë krijohet rreziku i një konflikti pa zgjidhje të qartë institucionale, me pasojë një anarki totale.

Çdo lëvizje që kërkon largimin e qeverisë duhet t’i përgjigjet një pyetjeje të thjeshtë: me cilin mekanizëm do të sigurohet që pushteti i ardhshëm të marrë legjitimitetin nga qytetarët dhe jo nga forca e turmës?

Një qeveri e zgjedhur me votë nuk është e paprekshme, por as nuk mund të zëvendësohet me dhunë

Në një sistem parlamentar, qeveria merr legjitimitetin nga rendi kushtetues dhe mbështetja parlamentare, e cila buron nga zgjedhjet. Vota e lirë është baza e këtij legjitimiteti, por nuk është një autorizim për të qeverisur pa kufij.

Një shumicë parlamentare nuk e përjashton përgjegjësinë për korrupsionin, abuzimet, shkeljet e ligjit apo keqqeverisjen. Qeveria duhet të kontrollohet nga parlamenti, gjykatat, institucionet e pavarura, media dhe qytetarët. Zgjedhjet e lira janë të domosdoshme, por demokracia kërkon gjithashtu sundimin e ligjit, ndarjen e pushteteve, llogaridhënien dhe respektimin e të drejtave themelore.Nuk mund të kërkohet nga protestuesit e dhunshëm(nuk janë studentë ata), që qeveria të rrëzohet dhe Shteti të shembet bashkë me të. Pastaj çfarë: diçka e re do të lindë gërmadhash?

A mund të përsëritet marsi i vitit 1997?

Përvoja e vitit 1997 është një nga kujtimet më të rënda të historisë së Shqipërisë, pas rënies së komunizmit. Kolapsi i skemave piramidale, humbjet masive financiare, shpërthimi i pakënaqësisë shoqërore dhe dobësimi i autoritetit shtetëror u ndërthurën në një krizë të thellë politike, ekonomike dhe të sigurisë.

Pasojat ishin shkatërruese: humbje e të paktën 3 mijë jetësh, përhapje e armëve në duart e civilëve, dëmtime të pronës, paralizim i një pjese të aktivitetit ekonomik, largim i qytetarëve dhe një krizë e rëndë besimi tek institucionet. Marsi i vitit 1997 duhet të na shërbejë si paralajmërim për rrezikun e shkatërrimit të autoritetit shtetëror, nëse ia lejojmë vetes rënien e qeverisë nga dhuna dhe mbizotërimin e anarkisë, pas kësaj rënieje.

Parandalimi i një krize të thellë që çon në anarki kërkon përgjegjësi nga qeveria, opozita, organizatorët e protestave, institucionet e sigurisë dhe nga shoqëria civile. Për fat të keq, kjo përgjegjësi nuk po shikohet në horizont nga shumë prej këtyre veprimtarëve kryesorë të shoqërisë sonë. Në të kundërt, nga organizatorët e protestave, nga shumica e mediave dhe nga forca të tjera që duhej të ishin progresiste, rastet e tejkalimit të forcës nga policia mbi të rinjtë protestues etiketohen terrorizëm shtetëror, ndërsa, edhe pse mendimi nuk artikulohet në public, dhuna që ka 8 ditë që po trondit vendin konsiderohet e keqe e domosdoshme, për të përmbysur sistemin.

12:28 Nga udhëheqës protestash, në majë të pushtetit
Nga Eduard Zaloshnja

Në pranverën e vitit 2018, sheshet e Armenisë u shndërruan në skenën e një ndryshimi të thellë politik. 42-vjeçari Nikol Pashinyani, një ish-redaktor gazete dhe kryetar i një partie të vogël me vetëm 4 mandate parlamentare (nga 105 gjithsej), udhëhoqi protesta paqësore që e detyruan udhëheqësin e çimentuar të asaj kohe të jepte dorëheqjen. Më 8 maj 2018, parlamenti zgjodhi Pashinyanin si kryeministër, duke përmbyllur një rrotacion kryesisht paqësor të pushtetit, i cili u mbiquajt “Revolucioni i Kadifenjtë” i Armenisë.

Shkaku i drejtpërdrejtë i protestave ishte kalimi i 64-vjeçarit Serzh Sargsyanit nga posti i presidentit në atë të kryeministrit. Pasi kishte qenë president për një dekadë, Sargsyani u bë kryeministër më 17 prill 2018 (ndryshimet kushtetuese të miratuara në vitin 2015 ia kishin dhënë kompetencat kryesore postit të kryeministrit). Për kundërshtarët e Sargsyanit, rokada e posteve përfaqësonte një përpjekje për të ruajtur pushtetin, pavarësisht kufizimit të mandateve presidenciale.

Pakënaqësia e qytetarëve shkonte përtej së ardhmes politike të një individi. Zemërimi ndaj korrupsionit, favorizimeve politike dhe mundësive të kufizuara ekonomike u dha protestave mbështetje më të gjerë. Pashinyani premtonte ta sfidonte një sistem të tillë, në të cilin ndikimi politik dhe privilegjet ekonomike ishin të lidhura ngushtë. Mesazhi i tij ndihmoi që kundërshtimi ndaj Sargsyanit të shndërrohej në një kërkesë më të gjerë për ndryshim.

Arma më e fortë politike e Pashinyanit ishte mobilizimi i vazhdueshëm qytetar. Demonstruesit mbushnin plot e përplot sheshin qendror gjigand të Jerevanit dhe marshonin nëpër kryeqytet, duke e vënë qeverinë nën trysni. Kërkesat e protestës përqendroheshin te reformat e brendshme politike-ekonomike.

Përballja arriti një pikë kthese më 22 prill, kur bisedimet mes Pashinyanit dhe Sargsyanit dështuan. Pashinyani u ndalua nga policia, por demonstratat vazhduan. Të nesërmen, Sargsyani dha dorëheqjen, duke u dorëzuar ndaj forcës së lëvizjes protestuese. Një rend politik që dukej i rrënjosur thellë u dorëzua përballë trysnisë së protestave.

Sidoqoftë, dorëheqja e Sargsyanit nuk e bëri automatikisht Pashinyanin kryeministër. Partia Republikane ende kontrollonte bindshëm parlamentin, dhe më 1 maj, e bllokoi përpjekjen e tij të parë për t’u zgjedhur kryeministër. Pashinyani u përgjigj duke bërë thirrje për rifillimin e protestave. Protestuesit bllokuan rrugët kryesore (përfshirë edhe ato që të çonin drejt aeroportit të Jerevanit), duke dhënë sinjalin se lëvizja do të vazhdonte deri në kalimin e pushtetit tek Pashinyani.

Zgjidhja erdhi më 8 maj. Me mbështetjen edhe të jo pak deputetëve të mazhorancës, Pashinyani fitoi votimin parlamentar me 59 vota pro dhe 42 kundër. Më pas, Presidenti Sarkissian e emëroi zyrtarisht kryeministër. Kështu, ardhja e tij në pushtet ndërthuri trysninë e një lëvizjeje masive protestash me procedurën kushtetuese për zgjedhjen e kreut të qeverisë.

Pashinyani e forcoi pozitën e tij në zgjedhjet e parakohshme parlamentare të 9 dhjetorit 2018. Aleanca e tij, “Hapi im”, siguroi rreth 70.4% të votave, duke e shndërruar suksesin e lëvizjes së protestave në një mandat të fuqishëm elektoral.

Ndryshimi politik në Armeni në vitin 2018 tregoi se mobilizimi i vazhdueshëm qytetar mund ta detyronte një parti të konsoliduar në qeverisje të dorëzonte pushtetin. Megjithatë, për Pashinyanin, marrja e detyrës ishte vetëm fillimi: sfida e radhës ishte që t’i kthente premtimet për ndryshim politik në qeverisje të mirë…

12:24 Doktor, dil ti i pari e vrite frikën!
Nga Ylli Manjani

Profesor doktor Sali Berisha, titulli shkencor i të cilit vlen më shumë se të gjithë titujt plagjiaturë të sindikatës së pedagogëve të partisë së tij, ka bërë dje thirrje që njerëzit të dalin në shesh për të “vrarë frikën”.

Në parim, nuk kam asgjë kundër kësaj thirrjeje. Çdo opozitë politike këtë punë ka. Të shfrytëzojë pakënaqësinë publike për të fituar mbështetje dhe kapital elektoral. Është krejt legjitime.

Natyrisht, do kishim dashur dhe mbështetur, një opozitë sipas modelit të Le Pen, që dënon dhunën dhe premton rend publik. Por edhe sipas modelit tonë, Lë-peng, hajt më, quhet!

Problemi im me thirrjen e doktorit nuk është e drejta për të protestuar, por logjika e argumentit dhe sinqeriteti i atij që e bën thirrjen.

Së pari, kush tha që njerëzit kanë frikë të dalin në shesh?!

Që nga fundi i majit, sheshi ka parë protesta çdo ditë. Njerëzit kanë dalë, kanë protestuar, tani së fundi edhe janë përplasur me policinë dhe kanë përdorur gjithfarë mjetesh. Pra, nëse ka diçka që është provuar, është pikërisht mungesa e frikës për të protestuar.

Atëherë, çfarë frike kërkon të vrasë doktori sot?!

Së dyti, le ta pranojmë për një çast se frika ekziston. Përse doktori nuk del vetë i pari në shesh për të na ndihmuar edhe ne të tjerëve ta vrasim atë kodosh frike?!

Përse ne duhet të mos kemi frikë, ndërsa doktori ka të drejtë ta ruajë frikën e vet?!

Kjo është pjesa më e pakuptueshme e gjithë narrativës. Sepse nuk mund t’u kërkosh njerëzve të dalin, të përplasen, të rrezikojnë lirinë dhe shëndetin e tyre, ndërsa ti, që kërkon të marrësh pushtetin prej sakrificës së tyre, qëndron larg.

Në politikë ka një rregull të thjeshtë: kush kërkon pushtetin, duhet të marrë mbi vete më shumë përgjegjësi dhe rrezik sesa ata që i kërkon ta mbështesin.

Nuk shkon logjika që “copëtohuni ju, që të fitoj unë”! Jo kaq trashë dreqi e mori!

Holloje pak tretësirën!

Dil ti i pari, Doktor!

Dil e prij kapuçonëve të Tu që i mbledh e strehon në SHQUP. Dil dhe na trego se e zotëron politikisht atë inkursion zjarri, gurësh mbi policinë, shkatërrimi, plaçkitje dyqanesh dhe dhune publike. Këto e trembin miletin, sa për dijeni dhe jo protesta në vetvete.

Por, ti dil njëherë e na trego se ata që veprojnë në emër të opozitës janë vërtet njerëzit e tu dhe jo grupe që i shërbejnë interesave të tjera.

Na provo, të lutem, se opozita jote e rrugës është më e fortë se taborucët e Arit të lindur të ANTIFA-s apo të Agronit të vezëve. Na trego se ti je më i fortë se taborët e vetdamkosur të Albinit apo nga taborët fundamentalistë që ëndërrojnë deri edhe qeverisje sheriatit.

Se në fakt, Doktori është në betejë me ata, për vendin që i kanë zënë, jo me Edi Ramën.

Nëse doktori do të na provonte se ka autoritet real mbi gjithë këtë turmë, unë personalisht do të ndihesha më i qetë. Jo sepse dhuna mund të falet apo të justifikohet, por sepse të paktën do të dinim kush e drejton dhe kush mban përgjegjësi politike për të.

Edhe huthit mbajnë përgjegjësi për sulmet që bëjnë!

Padyshim që është më mirë një opozitë politike që merr përgjegjësi për veprimet e veta, sesa një dhunë pa zot, të cilën mund ta përdorë kushdo.

Por që të ndodhë kjo, doktori duhet të dalë vetë në shesh.

Mundësisht të mos i bjerë nga Lana, sepse Klevisi nuk pati përvojë të mirë andej. Por rruga ka pak rëndësi. Rëndësi ka të dalë.

Të dalë, sepse duket se ka harruar si bëhet.

Të dalë edhe për të provuar se vlen politikisht më shumë se pjella e vet politike, së cilës mezi ia rimori partinë që themeloi vetë. Meqë ra fjala, protestat e pjellës së

tij politike, ishin ku e ku më masive. Asgjë të përafërt nuk ka arritur të organizojë doktori deri më sot.

Ndoshta edhe frikën e krahasimit me pjellën politike duhet ta vrasë…!

Por, mbi të gjitha, e mira e do të mos na tregojë narrativa hipokrite me studentë dhe të mitur që po i dhunon shteti dhe jo armatosësi me maska e molotov.

Nuk mund të ndërtosh një logjikë sipas së cilës, kur dikujt i vendos në dorë benzinë, molotov e maskë dhe e nis drejt policisë, e trajton si burrë të gatshëm për betejë; ndërsa kur vjen puna për përgjegjësinë ligjore, e paraqet si fëmijë të pafajshëm.

Sigurisht që të miturit e vërtetë kanë mbrojtje të posaçme ligjore, madje ka edhe gjykata e burgje të posaçme për ta. Por pikërisht për këtë arsye, përgjegjësia më e madhe bie mbi ata që i përfshijnë apo i nxisin në përplasje të dhunshme.

Nuk mund të kërkosh njëkohësisht edhe heroizmin e tyre në rrugë, edhe papërgjegjshmërinë e atyre që i drejtojnë, se kërcet llogjika.

Të paktën doktori të mos na marrë për budallenj!

Nuk do ta kisha besuar po të ma tregonin se Sali Berisha, njeriu që e ka ndërtuar një pjesë të madhe të karrierës politike mbi protestën dhe përplasjen, sot do të thërriste të tjerët të vrisnin frikën, ndërsa vetë do të qëndronte i frikësuar larg sheshit. Por ja që po e shohim vetë këtë degradim politik.

Këtu kthehemi te pyetja fillestare. Kush ka frikë në të vërtetë?!

Njerëzit që dalin përditë në protestë, të cilët e kanë provuar se nuk kanë frikë nga sheshi, apo doktori që po i ngjan gjithnjë e më shumë mizës së kalit që bërtet se po tërheq karrocën?!

Ajo që mund t’i trembë njerëziz sot është kaosi, mungesa e drejtimit dhe përdorimi i tyre si instrument për ambiciet e dikujt tjetër. Kjo është frikë reale.

Prandaj, doktor, mos u kërko njerëzve të vrasin një frikë që e kanë provuar se nuk e kanë.

Dil vetë i pari. Merr përgjegjësinë për protestën që thërret. Dëno dhunën që nuk e kontrollon dhe mos u fshih politikisht pas atyre që e ushtrojnë. Do fitosh vërtetë më shumë mbështetje duke marrë përgjegjësi dhe dënuar dhunën që s’është e jotja. Do fitoje edhe më shumë po të ndaloje edhe dhunën tënde, por aq fitore as ti vetë se do më…

Frika nuk vritet duke dërguar të tjerët përpara. Frika vritet duke marrë vetë përgjegjësinë.

Dhe nëse nuk del dot, të paktën mos i konsidero njerëzit se janë ata që kanë frikë!

Dil doktor, mos ki frikë!

(Se ishe edhe në Amerikë… Por temë tjetër ajo)

12:20 Fëmijës ia mëson babai, dëshirën per ligj!
Nga Lira Gjika

Nëse funksioni i nënës është ti zhvillojë fëmijës dëshirën për jetën, funksioni i babait është ti zhvillojë fëmijë “dëshirën për ligj”. Është e vërtet që ky funksion nuk është aspak i lehtë, se vet babai nuk e di. Ky konstatim nuk është për të fyer figurën e babait por për të kuptuar e pranuar vështirësitë që baballarët hasin në veten e tyre dhe për pasojë në raport me fëmijët e tyre. Në traditën tonë, babai qëndron larg fëmijëve sepse sjell vetëm të mira materiale dhe me fëmijët merret vetëm nëna. Edhe pse figura e nënës është shumë e rëndësishme, me dëshirën për jetën, me sigurinë nuk është e mjaftueshme.

Na gënjen mendja se një nënë mund të bëhet edhe baba. Figura e babait ashtu si figura e nënës janë të pazëvendësueshme për fëmijën. Çdo njeri në këtë botë vjen nëpërmjet dy njerëzve dhe i duhen të dy derisa ai të bëhet vet i rritur. Tradita jonë çalon shumë në këtë drejtim duke e lenë babanë jashtë rritjes së fëmijës dhe për pasojë nuk ndërtohet marrëdhënia baba – fëmijë. Do thoni se shpesh ndodh që nëna luan rolin e babait dhe babai rolin e nënës! Po, por janë të dy bashkë. Pra dyshja funksionon. Ndërsa kur babai nuk përfshihet në edukimin e fëmijës prishet ekuilibri i dyshes e cila e krijon jetën. Nëna është e vërtet që ofron dashurinë e saj pa kushte që duket si formë ideale, po të gjithë kemi nevojë për disa kufij që të përftojmë sigurinë.

Dhe pikërisht këta kufij që të ndihmojnë të njohësh veten dhe ta shijosh ate ti ndërton dhe mëson babai. Nga kohë shumë të vjetra vjen një thënie e madhe: Të shkruarit e ligjit jo në gur po në “mish të zemrës” ose thënë ndryshe dëshira për ligj dhe ky është funksioni i babait. Pra babai të mëson që gjerat nuk bëhen nga inati apo se humbasim kontrollin por pikërisht se kemi mësuar të dëshirojmë ligjin pra ti zgjedhim veprimet që do të bëjmë.