Show Biz – Gazeta Fjala

16:55 Nuk ishte aspak siç dukej! Chiara Ferragni zbulon anën e errët të martesës me Fedez
Pas një periudhe të gjatë heshtjeje dhe muajsh të vështirë, Chiara Ferragni ka vendosur të flasë hapur për kapitujt më të dhimbshëm të jetës së saj, duke zbuluar detaje të panjohura deri më tani për martesën me reperin Fedez, ndarjen dhe betejën e saj me depresionin.

Në një intervistë të gjatë për revistën Vanity Fair, dhënë përpara publikimit të dokumentarit të saj në Netflix, sipërmarrësja italiane është rikthyer te momentet që i ndryshuan jetën, nga skandali i famshëm i pandoros Balocco, te kriza personale dhe fundi i marrëdhënies me ish-bashkëshortin.

Ferragni pranon se periudha pas shpërthimit të skandalit ishte veçanërisht e rëndë për të. Ajo tregon se për katër muaj përjetoi një gjendje të thellë depresive, duke kujtuar se kishte mëngjese kur nuk arrinte as të ngrihej nga shtrati.

“Kishte mëngjese kur nuk mund të ngrihesha. Mëngjeset ishin më të këqijat, problemet shtoheshin dhe gjithçka ishte gjithnjë e më shumë jashtë kontrollit tim”, rrëfen ajo.

Megjithatë, një nga pjesët më të ndjera të intervistës lidhet me martesën e saj me Fedez. Chiara pranon se, pavarësisht imazhit të një çifti të lumtur që kishin krijuar ndër vite, në marrëdhënien e tyre ajo shpesh ndihej e vetmuar.

“Federico ishte familja ime. Nuk ishte një familje perfekte, por ishte familja që shpresoja se do të zgjaste. Të ndihesha e braktisur më lëndoi shumë. Kur shembet gjithçka ku ke besuar, kupton se ndoshta ke qenë e vetmja që ka jetuar vërtet atë marrëdhënie”, shprehet Ferragni.

Ajo kujton gjithashtu episodin e famshëm të Sanremos, kur Fedez puthi Rosa Chemical në skenë, duke zbuluar se në atë moment ishte ndjerë e turpëruar dhe e parespektuar nga bashkëshorti i saj.

“Në fillim të festivalit i kërkova të më respektonte dhe të ndihej krenar për mua. Por ai tregoi para gjithë Italisë se nuk më respektonte. U ndjeva e turpëruar”, tregon ajo.

Një tjetër moment tronditës ishte zbulimi i tradhtisë së Fedez me Angelica Montini. Chiara rrëfen se më 19 dhjetor 2024, një vit pas shpërthimit të çështjes Balocco, reperi i tregoi të vërtetën pas këmbënguljes së saj për të marrë përgjigje.

“Më tha për Angelica-n. Ishte tronditëse të zbuloja se kishte pasur një lidhje me të. Herën e fundit që e kisha parë, ishte një muaj para dasmës sonë”, kujton ajo.

Sot, duke parë pas, sipërmarrësja pranon se kishte besuar se dashuria mund të zgjidhte gjithçka, edhe kur marrëdhënia nuk po funksiononte më.

“Unë e dua dashurinë dhe besoja te kjo ëndërr. Ai kishte shumë të meta, nuk ishim një çift perfekt, por kishte dashuri dhe mendoja se dashuria do të rregullonte gjithçka. Nuk ndodhi kështu”, shprehet ajo.

Në intervistë, Chiara flet edhe për jetën e saj të re sentimentale me José Hernández, të cilin e njohu gjatë një udhëtimi në Kolumbi. Ajo tregon se puthja e tyre në mesnatën e 1 janarit ishte një fillim i bukur pas një periudhe kur kishte nevojë për energji pozitive dhe një kapitull të ri.

Tashmë, pas gjithë asaj që ka kaluar, Ferragni thotë se ka ndryshuar mënyrën se si e sheh jetën, suksesin dhe vlerësimin e të tjerëve. Nëse dikur miratimi publik ishte një pjesë e rëndësishme e identitetit të saj, sot prioriteti është paqja e brendshme.

“Sot nuk jetoj më për duartrokitjet e njerëzve. Sigurisht që më pëlqen ende miratimi i tyre, por nuk jam më e varur prej tij. Dhe kjo ndryshon gjithçka”, përfundon ajo./mxh

16:47 Një histori që kapërceu kufijtë, filmi “Dua” triumfon në festivalin e Selanikut
Filmi “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, ka shënuar një tjetër sukses në arenën ndërkombëtare, duke u shpallur fitues i çmimit “Golden Alexander – Michel Demopoulos” për filmin më të mirë artistik në kategorinë “Meet the Neighbors+”, në edicionin e 67-të të Festivalit Ndërkombëtar të Filmit në Selanik.

Ky vlerësim i rëndësishëm i shtohet rrugëtimit ndërkombëtar të produksionit, i cili trajton përmes një historie personale dhe të ndjerë përvojën e fëmijërisë në Kosovën e viteve që i paraprinë luftës.

Anëtarët e jurisë vlerësuan mënyrën autentike se si filmi përcjell emocionet dhe pasqyron një periudhë vendimtare të historisë së Kosovës, përmes këndvështrimit të një vajze të re.

Në motivacionin e tyre, ata u ndalën te historia e Duas, një vajzë 13-vjeçare që përpiqet të kuptojë veten dhe të gjejë identitetin e saj në Prishtinën e fundit të viteve 1990, ndërsa përjeton ndryshimet e adoleshencës dhe njëkohësisht ndjen afrimin e luftës.

Juria vuri në dukje zgjedhjen regjisoriale të Blerta Bashollit për ta mbajtur kamerën pranë personazhit kryesor, duke përcjellë përmes shprehjeve të fytyrës së saj, pasiguritë dhe emocionet e një vajze që po përballet me ndryshime të mëdha.

“Juria vlerësoi ndershmërinë dhe humanizmin e asaj zgjedhjeje, si dhe përmbajtjen me të cilën Blerta tregon historinë e saj”, thuhet në komunikatën për shtyp të shpërndarë nga krijuesit e filmit./mxh

16:37 Batuta e fansit që bëri namin për katër martesat e saj! Jennifer Lopez nuk e mban dot të qeshurën
Jennifer Lopez e ka marrë me sportivitet një koment të një fansi lidhur me katër martesat dhe divorcet e saj, duke shpërthyer në të qeshura dhe duke e cilësuar batutën si “gjënë më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë”.

Këngëtarja dhe aktorja 57-vjeçare mori pjesë të dielën, më 15 nëntor, në një bisedë të drejtpërdrejtë me aktoren Rachel Zegler, ku diskutuan edhe për filmin koncertor të saj, “The JLo Show: Live in Las Vegas”.

Gjatë bisedës, Lopez foli hapur për katër martesat e saj të përfunduara me divorc, duke thënë se ato janë “një pjesë e rëndësishme e historisë sime”. Kur bëri shaka për faktin se ishte martuar dhe divorcuar katër herë, një fans nga publiku ndërhyri me batutën: “Ke edhe gjashtë gishta të tjerë!”.

Këngëtarja e kuptoi menjëherë humorin e komentit dhe nisi të qeshte, duke iu përgjigjur: “Po, i kam! O Zot, kjo është gjëja më qesharake që kam dëgjuar ndonjëherë në jetën time!”.

Aktorja 25-vjeçare Rachel Zegler sugjeroi që kjo batutë të shndërrohej në një slogan për bluzat. Lopez e mbështeti menjëherë idenë, duke shtuar: “Kjo duhet të bëhet patjetër një bluzë. ‘Kam edhe gjashtë gishta të tjerë’. Është për të vdekur së qeshuri!”.

Jennifer Lopez është martuar gjithsej katër herë, me Ojani Noa, Chris Judd, Marc Anthony dhe, së fundmi, Ben Affleck. Nga martesa me Marc Anthony, ajo ka dy fëmijë binjakë, Max dhe Emme, tashmë 18 vjeç./mxh

15:20 Brad Pitt shfaqet në tapetin e kuq me Ines de Ramon, çifti tërheq vëmendjen në premierën e filmit të ri
Brad Pitt dhe partnerja e tij, Ines de Ramon, u shfaqën së bashku në premierën e filmit të ri të aktorit, “The Further Mis-Adventures of Cliff Booth”, e cila u zhvillua të hënën në mbrëmje në Los Angeles.

Çifti pozoi i buzëqeshur para fotografëve, duke u shfaqur në humor të mirë dhe duke mbajtur duart gjatë parakalimit në tapetin e kuq. Ines de Ramon kishte zgjedhur një fustan të gjatë në ngjyrë të bardhë krem, me prerje anash, ndërsa Pitt u paraqit me veshje elegante në tonalitete të errëta.

Në premierë morën pjesë edhe emra të tjerë të kastit, mes tyre Elizabeth Debicki, Carla Gugino, Scott Caan, Yahya Abdul-Mateen II dhe Peter Weller. Të pranishëm ishin gjithashtu regjisori David Fincher dhe skenaristi Quentin Tarantino.

Filmi sjell sërish Brad Pitt në rolin e Cliff Booth, personazhit që interpretoi në “Once Upon a Time… in Hollywood”. Ngjarjet zhvillohen në vitin 1977, tetë vjet pas historisë së filmit të parë, ndërsa Booth tashmë punon si një person që zgjidh probleme për njerëzit e fuqishëm të Hollywood-it.

Filmi është drejtuar nga David Fincher, ndërsa skenari është shkruar nga Quentin Tarantino. Ai do të shfaqet në kinema të përzgjedhura IMAX duke nisur nga 25 nëntori, përpara se të publikohet në Netflix më 23 dhjetor.

Brad Pitt dhe Ines de Ramon janë lidhur për herë të parë në vitin 2022. Ata u shfaqën për herë të parë së bashku në tapetin e kuq në Festivalin e Filmit në Venecia, në vitin 2024./et

13:05 Gjykata në udhëkryq: Merret vendimi për rigjykimin e Lindsay Clancy, të akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve
Lindsay Clancy, gruaja e akuzuar për vrasjen e tre fëmijëve të saj të vegjël në vitin 2023, do të dalë sërish para gjykatës më 29 mars 2027. Gjyqi i parë përfundoi pa një vendim përfundimtar, pasi anëtarët e jurisë nuk arritën të binin dakord për fajësinë e saj.

Clancy u paraqit në gjykatë së bashku me ekipin e saj mbrojtës për caktimin e datës së rigjykimit. Vendimi vjen pasi gjykatësi William Sullivan hodhi poshtë kërkesën e avokatëve të saj për rrëzimin e të gjitha akuzave, duke i hapur rrugën një procesi të ri. Të dyja palët do të kenë rreth katër muaj kohë për t’u përgatitur.

Pse përfundoi pa vendim gjyqi i parë?

Gjyqi i parë u shpall i pavlefshëm në shtator, pasi juria, e përbërë nga nëntë gra dhe tre burra, nuk arriti të merrte një vendim unanim. Sipas raportimeve, njëri prej anëtarëve refuzoi të binte dakord me pjesën tjetër, duke bllokuar përfundimin e procesit.

Pas kësaj, avokati mbrojtës Kevin Reddington kërkoi rrëzimin e tre akuzave për vrasje. Mbrojtja pretendoi se gjykata nuk kishte ndjekur procedurën e duhur për të trajtuar mospajtimin brenda jurisë dhe se duhej të kishte shqyrtuar nëse anëtari që kundërshtonte mund të zëvendësohej, në mënyrë që diskutimet të vazhdonin.

Kryetari i trupës gjykuese kishte paraqitur disa njoftime për pamundësinë e arritjes së një marrëveshjeje përpara se gjykatësi të shpallte gjyqin të pavlefshëm. Megjithatë, gjykata nuk e mori në pyetje anëtarin që nuk binte dakord për të përcaktuar arsyet e qëndrimit të tij.

Për çfarë akuzohet Lindsay Clancy?

Clancy akuzohet për vrasjen e tre fëmijëve të saj: Cora, pesë vjeçe, Dawson, tre vjeç dhe Callan, vetëm tetë muajsh. Sipas akuzës, ajo i mbyti fëmijët në banesë, më 24 janar 2023. Pas ngjarjes, ajo u hodh nga dritarja e dhomës së gjumit në një tentativë vetëvrasjeje, e cila e la të paralizuar.

Ajo përballet me tri akuza për vrasje të shkallës së parë. Prokuroria pretendon se vrasjet ishin planifikuar paraprakisht dhe se Clancy ishte e vetëdijshme për veprimet e saj.

Nga ana tjetër, mbrojtja argumenton se ajo vuante nga psikoza pas lindjes në momentin e ngjarjes dhe se gjendja e saj mendore nuk e lejonte të kuptonte plotësisht atë që po bënte. Ende nuk është bërë e ditur nëse të dyja palët do të mbajnë të njëjtat argumente gjatë rigjykimit.

Polemikat që shoqëruan procesin e parë

Çështja tërhoqi vëmendje të madhe në Shtetet e Bashkuara dhe në rrjetet sociale. Gjatë gjyqit, disa përdorues të internetit përhapën teori konspirative, duke pretenduar se Clancy nuk ishte autorja e vrasjeve dhe duke drejtuar dyshimet ndaj bashkëshortit të saj të atëhershëm, Patrick Clancy.

Megjithatë, avokati Kevin Reddington deklaroi se klientja e tij i hedh poshtë këto pretendime dhe nuk beson se bashkëshorti i saj ishte përgjegjës për krimin. Ai shtoi gjithashtu se, pas përfundimit të gjyqit të parë, Clancy nuk ishte në gjendje të mirë dhe po përballej me mendime vetëvrasëse.

Tashmë, me datën e rigjykimit të caktuar për 29 mars 2027, çështja do të rikthehet në gjykatë, ndërsa mbetet për t’u parë nëse juria e re do të arrijë një vendim përfundimtar./k.m

11:25 Çfarë dyshohet se shkaktoi vdekjen e këngëtarit grek Giorgos Mazonakis, në trupin e tij u gjetën edhe 8 substanca të tjera
Propofoli, një medikament i fuqishëm anestetik, dyshohet se ka qenë shkaktari kryesor i vdekjes së këngëtarit të njohur grek Giorgos Mazonakis. Ky është përfundimi që, sipas raportimeve të mediave greke, përmban raporti 30-faqësh i Laboratorit të Mjekësisë Ligjore dhe Toksikologjisë në Universitetin Aristoteli të Selanikut.

Sipas mediave greke, në organizmin e këngëtarit janë identifikuar edhe tetë substanca të tjera, të cilat dyshohet se kanë ndikuar në përkeqësimin e gjendjes së tij shëndetësore dhe kanë kontribuar në përfundimin fatal.

Mostrat e marra nga trupi i këngëtarit ishin dërguar në fillim të muajit tetor në laboratorin e Universitetit Aristoteli të Selanikut. Profesori Nikolaos Raikos dhe ekipi i tij kryen analiza të njëpasnjëshme për të identifikuar të gjitha substancat e pranishme në organizëm, si dhe për të përcaktuar sasitë e tyre.

Raporti pritet t’i përcillet Shërbimit të Mjekësisë Ligjore në Athinë dhe më pas hetuesit që po ndjek çështjen.

Një tjetër element i rëndësishëm që përmendet në raport lidhet me momentet gjatë procedurës së plazmaferezës. Sipas informacioneve të publikuara, pas administrimit të propofolit, Mazonakis pësoi një episod apneje, pra ndërprerje të frymëmarrjes.

Sipas të njëjtave burime, nëse klinika do të kishte pasur mundësinë dhe pajisjet e nevojshme për t’i siguruar oksigjen pacientit në atë moment, këngëtari mund të ishte shpëtuar.

Raporti përfshin gjithashtu referenca nga literatura shkencore për raste të ngjashme, me qëllim shpjegimin e mënyrës se si propofoli dhe tetë substancat e tjera mund të kenë vepruar në organizëm, veçmas dhe në kombinim.

Sipas dokumenteve dhe informacioneve të publikuara më herët nga Protothema.gr, aparatura e përdorur për procedurën e plazmaferezës kishte nisur punën në orën 14:14.

Rreth gjysmë ore më vonë, në orën 15:15, alarmet e pajisjes kishin sinjalizuar dy deri në tri herë probleme gjatë procedurës.

Sipas të njëjtave të dhëna, aparatura kishte ndaluar së funksionuari në intervalin kohor 15:23–15:27, në një moment kur gjendja e këngëtarit ishte përkeqësuar rëndë. Në klinikë ndodhej edhe mjeku Elias Theodoropoulos.

Ndërkohë, shërbimi i emergjencës EKAB u thirr rreth një orë më vonë. Mazonakis u transportua në spitalin Elpis, ku u konfirmua vdekja e tij më 9 shtator, në moshën 54-vjeçare.

Në lidhje me këtë ngjarje, dy mjekët që drejtonin klinikën në rrugën Karneadou, në zonën e Kolonakit, Ioanna Gaka dhe bashkëshorti i saj Elias Theodoropoulos, janë lënë në paraburgim.

Hetimet vijojnë për të përcaktuar përgjegjësitë dhe rrethanat e plota të vdekjes së këngëtarit, ndërsa raporti toksikologjik pritet të jetë një nga provat kryesore në dosjen hetimore./k.m

20:10 Russell Brand reagon nga burgu pas dënimit, këmbëngul se është i pafajshëm: “Nuk jam fajtor”
Pas dënimit me 10 vite e gjashtë muaj burg për përdhunim dhe sulme seksuale, komediani britanik Russell Brand ka përcjellë mesazhin e tij të parë nga qelia, duke vazhduar të mohojë përgjegjësinë për veprat penale për të cilat u shpall fajtor.

Deklarata e 51-vjeçarit u bë publike nga bashkëshortja e tij, Laura Brand, e cila e lexoi gjatë transmetimit të fundit të emisionit të tyre në YouTube, “Sunday Service with the Brands”.

“Siç e dini, unë nuk jam fajtor për veprat për të cilat jam burgosur, ndaj diçka e çuditshme po ndodh”, thuhej në mesazhin e tij, përmes të cilit Brand iu drejtua drejtpërdrejt ndjekësve.

Gjatë komunikimit, ai zbuloi gjithashtu se aktualisht ndodhet në burgun HMP Littlehey, në Cambridgeshire, një institucion ku vuajnë dënimin edhe persona të dënuar për krime seksuale.

Brand foli me vlerësim për punonjësit e burgut, ndërsa për të burgosurit e tjerë zgjodhi të përcillte një mesazh të bazuar te besimi fetar dhe falja. Ai u shpreh se nuk mund të gjykojë nëse personat e tjerë janë të pafajshëm apo fajtorë, duke theksuar se të gjithë meritojnë falje dhe dashuri.

Komediani u shpall fajtor për një akuzë përdhunimi dhe tri akuza për sulm seksual, lidhur me katër gra dhe ngjarje që kanë ndodhur gjatë periudhës 2004-2009. Pavarësisht vendimit të gjykatës, ai ka vijuar t’i mohojë akuzat.

Por publikimi i mesazhit nga burgu ka hapur një tjetër debat në Britaninë e Madhe. Autoritetet qeveritare kanë nisur të shqyrtojnë nëse Brand ka shkelur rregulloren e institucionit duke organizuar publikimin e një deklarate përmes bashkëshortes së tij.

Zëdhënësi i kryeministrit britanik e cilësoi këtë veprim “qartësisht të papranueshëm”, duke rikujtuar se të burgosurit nuk lejohen të bëjnë deklarata publike që mund të shkaktojnë shqetësim te viktimat. Sipas tij, rregullat nuk mund të anashkalohen duke përdorur familjarët si ndërmjetës.

Kritika erdhën edhe nga ministri i Jashtëm britanik, Ed Miliband, i cili vuri në dukje mungesën e pendesës dhe të ndjeshmërisë ndaj grave të dëmtuara në deklaratën e komedianit.

Ndërkohë, Laura Brand ka konfirmuar se do të vijojë e vetme drejtimin e emisionit të përbashkët në YouTube. Ajo pranoi se vazhdimi i projektit pa bashkëshortin do të jetë një sfidë e vështirë në këtë periudhë./mxh

20:03 Fifi flet për planet e dasmës me Adisin: Që të bëjmë një dasmë, na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve
Këngëtarja e njohur Filloreta Raçi – Fifi ka shkaktuar të qeshura me një deklaratë plot humor për partnerin e saj, Adisin, teksa ka folur për planet e tyre për martesë.

E ftuar në emisionin “Goca dhe Gra”, ajo ka treguar se ende nuk kanë një plan konkret për organizimin e dasmës, duke lënë të kuptohet se për këtë festë u duhen edhe pak më shumë para.

Me humor, Fifi iu drejtua partnerit të saj, duke thënë: “Ta marr Adisin, hajde shpirti im, ta bëjmë dasmën këtu. Për dasmën na duhet të rrisim pak algoritmin e lekëve”.

Ndërkohë, gjatë bisedës, këngëtarja foli edhe për projektet e saj muzikore, duke zbuluar se cilin artist do të dëshironte ta shihte në skenën e Eurovisionit.

Fifi u shpreh se do të ishte e lumtur që Shqipëria të përfaqësohej nga Elvana Gjata në këtë kompeticion muzikor evropian. /et

19:58 Nominimi në Grammy 2027 rikthen polemikat për Kanye West, rrjeti shpërthen në reagime
Kanye West rikthehet në qendër të debatit publik, pasi emri i tij është përfshirë mes artistëve të nominuar për edicionin e 69-të të çmimeve Grammy. Vendimi ka ngjallur pakënaqësi te një pjesë e madhe e publikut, duke rihapur diskutimet mbi deklaratat dhe sjelljet e diskutueshme të reperit ndër vite.

Artisti amerikan kandidon në kategorinë “Best Rap Album” me versionin deluxe të projektit të tij muzikor “Bully”. Me këtë arritje, West regjistron nominimin e 77-të në karrierën e tij në historinë e Grammy-ve.

Megjithatë, vëmendja nuk është përqendruar vetëm te muzika e tij. Në platformën X, shumë përdorues kanë kritikuar Akademinë e Regjistrimit për përfshirjen e reperit në listën e kandidatëve, duke rikujtuar deklaratat antisemitike dhe raciste që kanë shoqëruar emrin e tij.

“Pse vazhdojmë t’i japim mundësi karrierës së Kanye West?”, ishte një prej reagimeve, ndërsa një tjetër përdorues e cilësoi nominimin të turpshëm, duke iu referuar deklaratave të mëparshme të artistit në mbështetje të Adolf Hitlerit.

Kritikat ndaj West nuk janë të reja. Në vitin 2022, ai shkaktoi reagime të forta pas komenteve antisemitike dhe shfaqjes me një bluzë ku shkruhej “White Lives Matter” gjatë një sfilate të markës së tij Yeezy në Paris.

Situata u përshkallëzua më tej në vitin 2025, kur reperi promovoi bluza me simbolin e svastikës dhe publikoi këngën “Heil Hitler”, veprime që shkaktuan indinjatë të gjerë në opinionin publik.

Në përpjekje për t’u distancuar nga veprimet e tij të mëparshme, në janar të vitit 2026, Kanye publikoi një deklaratë të gjatë përmes një reklame në faqet e gazetës “The Wall Street Journal”. Në të, ai kërkoi falje për sjelljen e tij, duke e përshkruar atë si të pamatur. Reperi mohoi të ishte nazist apo antisemit dhe përmendi një dëmtim të mëparshëm në tru si një prej faktorëve që, sipas tij, kishin ndikuar në sjelljen e tij, pa e përdorur këtë si justifikim për veprimet e kryera.

Edhe raporti i tij me ceremoninë Grammy ka pasur episode të tensionuara. Në vitin 2022, performanca e West u anulua për shkak të shqetësimeve mbi sjelljen e tij në rrjetet sociale. Ndërsa në edicionin e vitit 2025, reperi dhe bashkëshortja e tij, Bianca Censori, u shoqëruan jashtë eventit pas paraqitjes së saj në tapetin e kuq.

Kështu, nominimi i ri i Kanye West ka rikthyer në diskutim jo vetëm suksesin e tij muzikor, por edhe kufirin mes vlerësimit artistik dhe përgjegjësisë publike të figurave të njohura./mxh

19:47 Joe Jonas sërish beqar, merr fund romanca me modelen Tatiana Gabriela pas më shumë se një viti
Një tjetër histori dashurie në botën e showbiz-it duket se ka marrë fund. Këngëtari Joe Jonas dhe modelja portorikane Tatiana Gabriela nuk janë më bashkë, duke i dhënë fund romancës së tyre pas më shumë se një viti lidhjeje.

Ndarja u raportua më 14 nëntor 2026, ndërsa burime pranë çiftit kanë zbuluar se marrëdhënia e tyre kishte nisur të përballej me vështirësi që nuk arritën t’i kapërcenin.

Sipas raportimeve, një nga faktorët që ndikoi në largimin e tyre ishte axhenda e ngjeshur profesionale e këngëtarit. Angazhimet e shumta të Joe Jonas dhe koha gjithnjë e më e kufizuar që kalonin së bashku duket se krijuan një distancë mes tyre. Edhe pse gjatë verës kishin shijuar disa udhëtime në çift, kjo nuk mjaftoi për të ruajtur marrëdhënien.

Përveç mungesës së kohës, burime pranë tyre flasin edhe për probleme besimi, të cilat kishin tentuar t’i zgjidhnin pa sukses. Sipas të njëjtave raportime, vendimi për t’i dhënë fund lidhjes është marrë nga Tatiana Gabriela.

Megjithatë, duket se dera nuk është mbyllur plotësisht. Persona nga rrethi i tyre shprehen se një ribashkim në të ardhmen nuk është krejtësisht i pamundur.

Dyshimet për një romancë mes Joe dhe Tatiana nisën në verën e vitit 2025, ndërsa me kalimin e muajve ata u shfaqën gjithnjë e më shpesh së bashku. Në prill të vitit 2026, këngëtari ndau edhe fotografi me modelen në rrjetet sociale, duke i dhënë lidhjes një karakter më publik.

Deri më tani, asnjëri prej tyre nuk ka bërë ndonjë deklaratë lidhur me ndarjen.

Kjo është një tjetër kapitull në jetën sentimentale të këngëtarit, i cili më parë ishte i martuar me aktoren Sophie Turner. Nga kjo martesë, e përfunduar zyrtarisht në vitin 2024, çifti ka dy vajza./mxh