Sociale – Gazeta Fjala

17:51 Shqiptarët më të shqetësuarit në Ballkan për koston e jetesës, 97% në ankth nga çmimet
Shqipëria ka përqindjen më të lartë në Ballkanin Perëndimor të të anketuarve që shprehen të shqetësuar për koston e jetesës dhe inflacionin.

Sipas anketës SecuriMeter 2026 të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal, 96,6% e të anketuarve në Shqipëri shprehën shqetësim, kundrejt 83,4% mesatarisht në gjashtë vendet e rajonit. Diferenca është 13,2 pikë përqindjeje.

Maqedonia e Veriut është vendi i vetëm që i afrohet Shqipërisë, me 93,8% të të anketuarve që shprehin shqetësim. Në Bosnjë dhe Hercegovinë, përqindja zbret në 82%, në Mal të Zi në 78,3% dhe në Serbi në 76,3%. Kosova ka përqindjen më të ulët në rajon, me 73,7%, rreth 23 pikë përqindjeje më pak se Shqipëria.

Shqipëria kryeson edhe për intensitetin e shqetësimit. Në një shkallë nga 1 në 10, të anketuarit e vlerësuan shqetësimin për koston e jetesës dhe inflacionin me mesatarisht 9 pikë, kundrejt 8 pikëve në rajon. Për të llogaritur përqindjen e të shqetësuarve, anketa përfshiu përgjigjet nga 6 deri në 10 pikë.

Në vitin 2025, kur anketa pyeste veçmas për koston e jetesës dhe inflacionin, Shqipëria ishte mbi mesataren rajonale për të dy treguesit. Shqetësimi për koston e lartë të jetesës mori mesatarisht 8,79 pikë në Shqipëri, kundrejt 8,19 pikëve në rajon. Për inflacionin, vlerësimi ishte 8,45 pikë, kundrejt 8,12 pikëve në rajon. Bashkimi i dy çështjeve në një pyetje të vetme në vitin 2026 kufizon krahasimin e drejtpërdrejtë të pikëve.

Edhe në vitin 2024, kostoja e jetesës dhe inflacioni ishin problemi ekonomik më i përmendur në Shqipëri. Atëherë, 73% i përfshinë ndër tri problemet kryesore ekonomike të vendit, kundrejt 77% në rajon. Pyetja e atij viti u kërkonte të anketuarve të zgjidhnin tri probleme, ndërsa në vitin 2026 ata vlerësuan nivelin e shqetësimit për secilën çështje.

Përballimi i shpenzimeve të përditshme ndryshon ndjeshëm sipas zërit të buxhetit. Në Shqipëri, 50,6% e të anketuarve thonë se mund ta mbajnë banesën mjaftueshëm të ngrohtë në dimër dhe të freskët në verë. Kjo është përqindja më e ulët në rajon, ku mesatarja arrin në 62,4%. Vetëm 3,6% shprehen kryesisht ose plotësisht të kënaqur me mundësinë për të gjetur një banesë ose qira të përballueshme, kundrejt 24,7% në rajon./ Monitor

12:45 “Help4You” vjen në shqip, Policia certifikon efektivët për sigurinë dhe mbështetjen e nxënësve
Tashmë e disponueshme për nxënësit dhe të rinjtë, edhe në gjuhën shqipe, platforma “Help4You”, e krijuar nga Europol, falë bashkëpunimit ndërmjet Drejtorisë për Hetimin e Krimeve Kibernetike dhe Projektit Suedez për Policimin në Komunitet. Kjo platformë do t’u shkojë në ndihmë nxënësve për t’u informuar dhe për të kërkuar këshillim lidhur me rastet e dhunës dhe shqetësimet që hasin në hapësirën digjitale.

Në takimin përmbyllës të trajnimit të zhvilluar nga Programi SCPA, në bashkëpunim me Sektorin e Policimit në Komunitet të DPPSh-së, morën pjesë Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Drejtues Madhor Skënder Hita, dhe Zëvendësministrja e Punëve të Brendshme, znj. Anisa Ruseti, të cilët dorëzuan certifikatat për ndihmës specialistët për Edukimin dhe Punën me të Rinjtë.

Gjatë fjalës së tij, Drejtori i Përgjithshëm falënderoi Drejtorin e programit “SCPA”, z. Ansi Shundi, për realizimin e këtij trajnimi dhe përgëzoi punonjësit e Policisë për punën e palodhur që bëjnë gjatë gjithë vitit në shkollat e vendit.

“Ju jeni përfaqësuesit e Policisë së Shtetit në marrëdhënien me brezin e ri, veçanërisht me nxënësit e shkollave 9-vjeçare. Roli juaj është thelbësor, sepse përmes komunikimit dhe edukimit ju ndihmoni në ndërtimin e një marrëdhënieje besimi mes Policisë dhe komunitetit.

Edukimi i të rinjve me frymën e respektimit të ligjit, dallimit të së mirës nga e keqja dhe respektimit të normave shoqërore është një investim për të ardhmen. Në këtë mënyrë ndihmojmë në rritjen e një brezi të përgjegjshëm, që di të kundërshtojë dhunën dhe sjelljet antisociale. Prania ime sot këtu është një vlerësim për përkushtimin tuaj dhe për rëndësinë e kësaj detyre. Dua t’ju siguroj se puna në shkolla mbetet një prioritet për Policinë e Shtetit.

Më tej, dua të ndalem te një mesazh që e konsideroj shumë të rëndësishëm: mos e shihni veten thjesht si punonjës policie që shkoni në shkollë për të zhvilluar një orë edukimi. Shiheni veten si një pikë referimi për nxënësit, si njerëz te të cilët ata mund të drejtohen pa frikë, të kërkojnë ndihmë dhe të gjejnë mbështetje!”– tha Hita.

Ndërkaq, Zëvendësministrja Ruseti vlerësoi se rritja e numrit të grave dhe vajzave në radhët e Policisë, si dhe angazhimi i tyre në edukimin e të rinjve, ka ndikuar ndjeshëm në rritjen e besimit të nxënësve dhe të rinjve, si dhe ka nxitur referimin e menjëhershëm dhe zgjidhjen e problematikave.

“Besoj fort se ne të gjithë në punë kemi detyra funksionale, ato që na ngarkon ligji, por mënyra se si jepet prioriteti dhe ku ne duam të fokusohemi bën diferencën nga një vit shkollor në një vit tjetër. Gjithashtu, e vlerësoj shumë që ky ka qenë një nga ato vite kur jo vetëm të katërta ministritë që janë angazhuar në Paketën e Sigurisë në Shkolla, por veçanërisht Policia e Shtetit e ka pasur sigurinë në shkolla prioritet. Kështu që, për këtë doja shumë t’ju jepja një falënderim të veçantë të gjitha strukturave të Policisë së Shtetit, duke qenë se kur vjen puna te fëmijët, është rasti tipik kur na bashkohet detyra jonë funksionale dhe ligjore me detyrën tonë personale si prindër dhe si familjarë. Kontakti me punonjësit socialë, psikologët dhe oficerët e sigurisë në shkolla patjetër ka një afërsi pak më të natyrshme kur vjen puna te vajzat dhe gratë, dhe ku, mbi të gjitha, besoj se është një objektiv i yni kombëtar, ai i të pasurit më shumë vajza dhe gra që i bashkohen strukturave të Policisë së Shtetit.”– tha ajo.

Ndërkaq, Drejtori i Programit SCPA, z. Shundi, theksoi se këto trajnime kanë për qëllim të njohin punonjësit e Policisë me përmbajtjen, rolin dhe përgjegjësitë që burojnë nga Paketa Kombëtare e Sigurisë në Shkolla, të qartësojnë rolet, kur dhe si ndërhyn Policia, çfarë i takon drejtorisë, psikologut të shkollës dhe strukturave të tjera, si Njësia për Mbrojtjen e Fëmijëve, si dhe të krijojnë kanale të shpejta dhe të qarta referimi dhe raportimi të rasteve ndërmjet Policisë, shkollës dhe prindërve.

10:40 “Ka deputetë që po t’i çosh në klasën e 9-të, dalin ngelës!”, Hasimja: Janë nën nivelin e shqiptarit mesatar
Politologu Ermal Hasimja ka kritikuar nivelin intelektual të deputetëve në Kuvendin e Shqipërisë, duke deklaruar se një pjesë e tyre nuk zotërojnë as konceptet bazë për çështjet për të cilat flasin.

I ftuar në “Off the Record” nga Andrea Danglli në A2CNN, Hasimja tha se, sipas perceptimit të tij, Parlamenti është edhe nën nivelin e shqiptarit mesatar.

Ai ironizoi njohuritë e disa deputetëve, duke thënë se nëse do të testoheshin me njohuritë e klasës së nëntë apo të vitit të parë të gjimnazit, mund të rezultonin ngelës.

“Mund të jetë një rast unikal ku unë kam dyshimin se Parlamenti shqiptar është nën nivelin mesatar të shqiptarit. Nën nivelin intelektual mesatar të shqiptarit. Ky është perceptimi im, se s’mund të marr përsipër ta mbroj në baza shkencore, por realisht shohim shpesh deputetë, të cilët po t’i çosh në klasë të 9-të, apo në vit të parë gjimnaz, mund të rezultojnë ngelës. S’kanë konceptet bazë të gjërave që marrin përsipër të flasin”, u shpreh Hasimja./ad

09:00 Kufizime të reja për duhanin dhe “vape”, drafti parashikon ndalimin e shitjes online dhe të cigareve elektronike njëpërdorimëshe
Qeveria propozon të ndalojë shitjen online të duhanit dhe produkteve të lidhura me të brenda vendit, si dhe shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe. Projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe produktet e lidhura me to” i nxjerrë për konsultim vendos një kufi prej 4 miligramësh nikotinë për qeskë dhe shtrin ndalimin e duhanpirjes në mjedise publike edhe te përdorimi i produkteve që çlirojnë aerosol, sipas relacionit shoqërues.

Ndalimi i shitjes online synon të pengojë që produktet t’u shiten ose t’u dorëzohen personave nën 18 vjeç. Relacioni thotë se aktualisht “nuk ekziston një sistem i unifikuar dhe efektiv” për verifikimin e moshës së blerësit gjatë porosisë dhe dorëzimit. Në dyqane, kufiri minimal do të mbetet 18 vjeç dhe shitësi duhet të verifikojë moshën kur ka dyshim të arsyeshëm. Projektligji parashikon kufizime edhe për shitjen ambulante, vetëshërbimin, makinat automatike dhe shërbimin postar.

Për përdorimin, ndalimi do të zbatohet në vendet e punës, institucionet shëndetësore dhe arsimore, transportin publik dhe mjediset e mbyllura tregtare. Ai do të shtrihet edhe në disa hapësira të jashtme, përfshirë këndet e lojërave, zonat sportive dhe rrethinat e institucioneve arsimore e shëndetësore, brenda një distance prej 10 metrash. Drafti forcon gjithashtu kufizimet për reklamat në pikat e shitjes dhe për promovimin me mostra falas, zbritje, kuponë dhe programe besnikërie.

Për cigaret elektronike njëpërdorimëshe, është zgjedhur “opsioni i ndalimit të drejtpërdrejtë”, pasi shqyrtuan edhe kërkesa më të rrepta për riciklim ose kufizime mbi aromat, fuqinë dhe kapacitetin. Relacioni përmend aksesin e lehtë dhe tërheqjen e këtyre produkteve për të rinjtë, si dhe vështirësitë e riciklimit të pajisjeve që përmbajnë plastikë, pjesë elektronike dhe bateri. Sipas studimit për sjelljet shëndetësore të nxënësve në vitet 2021–2022, të cituar në dokument, rreth 20% e 15-vjeçarëve përdornin cigare elektronike.

Projektligji nuk ndalon të gjitha cigaret elektronike. Për produktet që lejohen, prodhuesit dhe importuesit duhet të njoftojnë ministrinë gjashtë muaj përpara se t’i nxjerrin në treg. Përqendrimi i nikotinës në lëng nuk duhet të kalojë 20 miligramë për mililitër dhe paketimi duhet të ketë mbrojtje ndaj hapjes nga fëmijët. Për cigaret tradicionale dhe duhanin për dredhje, paralajmërimet me tekst dhe fotografi do të mbulojnë 65% të sipërfaqeve kryesore të paketimit.

Nëse miratohet, ligji do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit dhe do të zëvendësojë ligjin e vitit 2006. Relacioni parashikon periudha të tjera kalimtare për bizneset dhe produktet që janë tashmë në treg. Nisma është pjesë e një pakete që mbulon 13 akte të Bashkimit Europian për kontrollin e duhanit. Përafrimi i rregullave dhe zbatimi i tyre janë ndër kushtet për mbylljen e negociatave të Kapitullit 28, për mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit./ Monitor

07:50 Master në Itali, doktoraturë në Gjermani/ Ku studiojnë të rinjtë nga Shqipëria
Ambicia për t’u shkolluar i çon mijëra të rinj nga Shqipëria në universitete jashtë vendit.

Në vitin 2024, sipas Eurostat, rreth 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studionin në 32 vende. Italia dhe Gjermania pritën më shumë se gjysmën e tyre, të ndjekura nga Greqia e Turqia.

Numri i studentëve shqiptarë që kanë zgjedhur të arsimohen jashtë ishte sa 9,4% e totalit të studentëve që studiuan në Shqipëri në të njëjtin vit (rreth 122 mijë).

Shqipëria kryesonte Ballkanin Perëndimor për numrin e studentëve në Bashkimin Europian.

Vetëm në BE studionin 9,968 studentë nga Shqipëria, rreth 28% më shumë se nga Serbia, e dyta në rajon me 7.761. Më shumë se një në tre studentë nga Ballkani Perëndimor që ndiqnin studimet e larta në BE vinin nga Shqipëria.

Ambicia e studentëve shqiptarë shkon përtej një diplome të thjeshtë universitare.

Sipas të dhënave të Eurostat, nga rreth 11.4 mijë studentë nga Shqipëria ndiqnin arsimin e lartë në vitin 2024, rreth 54% ishin në bachelor, 39% në master dhe 6% në doktoraturë. Pjesa tjetër ndiqte programe të ciklit të shkurtër.

Në vendet europiane me të dhëna të krahasueshme, përfshirë Turqinë, rreth 4,440 studentë nga Shqipëria ndiqnin master në vitin 2024, afro 4% më shumë se në vitin 2022.

Në doktoraturë ishin 649 studentë, rreth 6% më pak, ndërsa në bachelor ishin 6,327, rreth 7% më pak.

Në Itali, më shumë studentë në master se në bachelor

Italia është destinacioni më i preferuar për studimet master. Në vitin 2024, Italia priti 41% të studentëve nga Shqipëria që ndiqnin master në vendet raportuese të Eurostat

Nga 3,561 studentë nga Shqipëria që studionin në Itali, më shumë se gjysma, 1,824, ndiqnin master, 6.1% më shumë se një vit më parë.

Në bachelor ishin 1,610 studentë dhe në doktoraturë 127.

Për një student që zgjedh Italinë, kostoja e masterit varet nga programi, qyteti dhe mundësia për të përfituar ulje të tarifës. Sipas Komisionit Europian, tarifat në universitetet publike italiane zakonisht variojnë nga 900 deri në 4,000 euro në vit.

Në Universitetin e Bolonjës, për shembull, studentët që përfitojnë përjashtim nga pjesa e ndryshueshme e tarifës mund të paguajnë 157 euro në vit në vitin akademik 2026–2027.

Ndërkohë, vetë universiteti jep si orientim 400 euro në muaj, pa faturat, për një dhomë individuale në një apartament të përbashkët.

Bursat rajonale dhe ato të qeverisë italiane mund ta ulin më tej barrën financiare. Për vitin akademik 2024–2025, thirrja e publikuar nga Ambasada e Italisë në Tiranë parashikonte bursa nëntëmujore për programet e ciklit të dytë.

Gjermania, destinacioni i parë për doktoraturë

Gjermania ishte destinacioni kryesor për doktoraturë në vitin 2024. Ajo priti 26% të doktorantëve nga Shqipëria në vendet raportuese të Eurostat-it, ose 169 nga 654. Në Gjermani studionin gjithsej 2,965 studentë nga Shqipëria, përfshirë 1,210 në master.

Gjermania renditej e dyta pas Italisë për master, me 10.9% më shumë studentë se në vitin 2022.

Në vitin 2025, numri i doktorantëve nga Shqipëria në Gjermani arriti në 203, rreth 20% më shumë se një vit më parë.

Në Gjermani, një doktorant mund të punësohet si kërkues në një universitet ose institut dhe ta zhvillojë doktoraturën si pjesë të një projekti me pagë e sigurime shoqërore.

Një mundësi tjetër janë bursat, përfshirë ato të DAAD-it. Sipas kësaj organizate, universitetet publike nuk aplikojnë tarifë shkollimi për të paktën gjashtë semestrat e parë të doktoraturës, ndërsa studentët e regjistruar paguajnë një kontribut semestral.

Në shkollën kërkimore të Max Planck për neuroimazherinë, për shembull, shumica e doktorantëve financohen me kontrata që në vitin 2026 parashikojnë rreth 3.400 euro bruto në muaj.

Turqia e treta për master

Turqia ishte destinacioni i tretë për master, pas Italisë dhe Gjermanisë. Nga 1,023 studentë nga Shqipëria që studionin në Turqi në vitin 2024, 270 ndiqnin master, 12% më shumë se në vitin 2022. Në doktoraturë ishin 46 studentë, 31% më pak se në vitin 2022.

Për master, Austria dhe Franca renditeshin menjëherë pas Turqisë, me përkatësisht 255 dhe 253 studentë. Franca ishte destinacioni i tretë për doktoraturë, me 55 doktorantë, pas Gjermanisë dhe Italisë.

Dy në tre studentë në master jashtë vendit janë femra

Femrat përbënin 63% të studentëve nga Shqipëria që ndiqnin arsimin e lartë jashtë vendit në vitin 2024. Nga 11,370 studentë të regjistruar në vendet raportuese të Eurostat-it, 7,203 ishin gra dhe 4,167 burra.

Diferenca ishte më e madhe në master, ku gratë përbënin 67% të studentëve nga Shqipëria, krahasuar me 60% në bachelor. Edhe në doktoraturë, gratë përbënin rreth dy të tretat e të regjistruarve, me 429 doktorante dhe 225 doktorantë.

Në Itali, destinacioni kryesor për master, 72% e studentëve nga Shqipëria në këtë cikël ishin vajza. Në Turqi, pesha e tyre ishte 69%, ndërsa në Gjermani 64%. Edhe në doktoraturat në Gjermani, gratë ishin shumicë, me 105 nga 169 të regjistruarit nga Shqipëria. /Monitor

15:07 Duhani dhe cigaret elektronike/ Drafti sjell kufizime të reja për shitjen dhe përdorimin
Qeveria propozon të ndalojë shitjen online të duhanit dhe produkteve të lidhura me të brenda vendit, si dhe shitjen e cigareve elektronike njëpërdorimëshe. Projektligji “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit dhe produktet e lidhura me to” i nxjerrë për konsultim vendos një kufi prej 4 miligramësh nikotinë për qeskë dhe shtrin ndalimin e duhanpirjes në mjedise publike edhe te përdorimi i produkteve që çlirojnë aerosol, sipas relacionit shoqërues.

Ndalimi i shitjes online synon të pengojë që produktet t’u shiten ose t’u dorëzohen personave nën 18 vjeç. Relacioni thotë se aktualisht “nuk ekziston një sistem i unifikuar dhe efektiv” për verifikimin e moshës së blerësit gjatë porosisë dhe dorëzimit. Në dyqane, kufiri minimal do të mbetet 18 vjeç dhe shitësi duhet të verifikojë moshën kur ka dyshim të arsyeshëm. Projektligji parashikon kufizime edhe për shitjen ambulante, vetëshërbimin, makinat automatike dhe shërbimin postar.

Për përdorimin, ndalimi do të zbatohet në vendet e punës, institucionet shëndetësore dhe arsimore, transportin publik dhe mjediset e mbyllura tregtare. Ai do të shtrihet edhe në disa hapësira të jashtme, përfshirë këndet e lojërave, zonat sportive dhe rrethinat e institucioneve arsimore e shëndetësore, brenda një distance prej 10 metrash. Drafti forcon gjithashtu kufizimet për reklamat në pikat e shitjes dhe për promovimin me mostra falas, zbritje, kuponë dhe programe besnikërie.

Për cigaret elektronike njëpërdorimëshe, është zgjedhur “opsioni i ndalimit të drejtpërdrejtë”, pasi shqyrtuan edhe kërkesa më të rrepta për riciklim ose kufizime mbi aromat, fuqinë dhe kapacitetin. Relacioni përmend aksesin e lehtë dhe tërheqjen e këtyre produkteve për të rinjtë, si dhe vështirësitë e riciklimit të pajisjeve që përmbajnë plastikë, pjesë elektronike dhe bateri. Sipas studimit për sjelljet shëndetësore të nxënësve në vitet 2021–2022, të cituar në dokument, rreth 20% e 15-vjeçarëve përdornin cigare elektronike.

Projektligji nuk ndalon të gjitha cigaret elektronike. Për produktet që lejohen, prodhuesit dhe importuesit duhet të njoftojnë ministrinë gjashtë muaj përpara se t’i nxjerrin në treg. Përqendrimi i nikotinës në lëng nuk duhet të kalojë 20 miligramë për mililitër dhe paketimi duhet të ketë mbrojtje ndaj hapjes nga fëmijët. Për cigaret tradicionale dhe duhanin për dredhje, paralajmërimet me tekst dhe fotografi do të mbulojnë 65% të sipërfaqeve kryesore të paketimit.

Nëse miratohet, ligji do të hyjë në fuqi gjashtë muaj pas botimit dhe do të zëvendësojë ligjin e vitit 2006. Relacioni parashikon periudha të tjera kalimtare për bizneset dhe produktet që janë tashmë në treg. Nisma është pjesë e një pakete që mbulon 13 akte të Bashkimit Europian për kontrollin e duhanit. Përafrimi i rregullave dhe zbatimi i tyre janë ndër kushtet për mbylljen e negociatave të Kapitullit 28, për mbrojtjen e konsumatorit dhe të shëndetit. /mxh

14:50 Një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe, Kumbaro zbulon ndryshimin që parashikohet në buxhetin e ri
Ministria e Arsimit parashikon një ndryshim të rëndësishëm në mbështetjen për fëmijët me aftësi ndryshe në shkolla. Me buxhetin e ri, synohet që çdo nxënës që ka nevojë për mbështetje të ketë mësuesin e tij ndihmës, duke kaluar drejt një shërbimi të personalizuar për secilin fëmijë.

Lajmi u bë i ditur nga ministrja e Arsimit, Mirela Kumbaro, gjatë një takimi me prindër të fëmijëve me aftësi ndryshe, ku u diskutuan vështirësitë me të cilat përballen ata në sistemin arsimor dhe nevoja për më shumë mbështetje individuale.

Sipas ministres, synimi është që të ndryshohet skema aktuale, ku një mësues ndihmës mbulon disa nxënës, fillimisht katër dhe më pas dy, duke kaluar në raportin një mësues ndihmës për çdo fëmijë.

“Besoj se arsimi gjithëpërfshirës nuk ndërtohet vetëm përmes politikave dhe udhëzimeve, por mbi të gjitha përmes dëgjimit, mirëkuptimit dhe bashkëpunimit të vazhdueshëm me prindërit. Çdo fëmijë ka të drejtën të mësojë, të zhvillohet dhe të ndihet i pranuar. Me buxhetin e ri, do të kemi një mësues ndihmës për çdo fëmijë me aftësi ndryshe!”, deklaroi Kumbaro.

Ministrja theksoi se forcimi i rolit të mësuesve ndihmës dhe bashkëpunimi me familjet janë elementë kyç për një arsim gjithëpërfshirës, ku çdo fëmijë të marrë vëmendjen dhe mbështetjen që i nevojitet.

09:05 “Kemi reflektuar nga protesta”, Kushi: Për pensionistët kemi dashur, por s’kemi mundur të bëjmë më shumë
Deputetja e Partisë Socialiste, Evis Kushi ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se qeveria ka reflektuar pas protestave të zhvilluara në vend si dhe ka hedhur poshtë zërat kritikë se ka mungesë reagimi.

“Edhe pas protestave, që shpesh kam dëgjuar nëpër studio që ‘po s’ka reflektim’, padyshim që ka reflektim sepse qoftë ‘Besa’, qoftë ‘Prania besnike’, qoftë ‘Pasqyra Albania’, qoftë ‘Fol me kryeministrin’, të gjitha këto janë reflektim mbi atë dialogun e munguar që ne kemi kaq kohë që e kërkojmë nga protestuesit, po që në fakt nuk po ndodh”, deklaroi Kushi.

Ajo nënvizoi se ky reflektim është pasqyruar edhe në projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, ku sipas saj janë adresuar kërkesat dhe shqetësimet e shtresave të ndryshme, përfshirë pensionistët dhe familjet e reja.

“Ashtu sikurse dhe në buxhetin e vitit të ardhshëm kemi reflektuar të gjitha ato kërkesa dhe ato shqetësime që kanë qoftë pensionistët, apo qoftë familjet e reja e kështu me radhë, pastaj mos hyj në detaje. Por që jemi optimistë, kjo pa diskutim. Ashtu siç jemi dhe kritikë ndaj vetes; nuk presim dhe jemi të hapur dhe ndaj kritikave”, deklaroi Kushi.

Duke u shprehur optimiste dhe e hapur ndaj kritikave, deputetja pranoi se qeverisja duhet të kishte bërë më tepër për të moshuarit, por sqaroi se kjo ka ardhur për shkak të pamundësisë financiare në të shkuarën.

“Unë mendoj që për pensionistët padyshim duhet të kishim bërë shumë më tepër dhe shumë më parë, dhe këtë e mendojmë të gjithë. Por jo se nuk kemi dashur, por nuk kemi mundur sepse ka patur sfida shumë të mëdha Shqipëria”, u shpreh ajo, duke shtuar se tashmë me arritjen e buxhetit në nivelin e 10 miliardë eurove, krijohen mundësitë për dyfishimin e bonusit dhe indeksimin për pensionistët./k.m

07:30 Zjarri në Cërrik/ Himçi: Bashkia të mbulojë dëmin me fondet e emergjencës
Deputeti i Partisë Demokratike, Blendi Himçi ka reaguar rreth zjarrit që ka përfshirë qytetin e Cërrikut mbrëmjen e kaluar.

Himçi i ka bërë thirrje organeve të Policisë së Shtetit të ndjekin këtë zjarrvënie deri në detaje, pasi flakët kanë shkatërruar jo vetëm një magazinë plot me bar, por të gjithë mundin e sakrificën e një fermeri të suksesshëm në qarkun e Elbasanit.

Deputeti i PD-së në qarkun e Elbasanit i është drejtuar Bashkisë Cërrik që të mbulojë dëmet e zjarrit përmes fondit të emergjencave, për t’i qëndruar në krah në rast fatkeqësie fermerëve dhe blegtorëve.

Postimi i Bledi Himçit:

“FLAKËT NUK DOGJËN VETËM USHQIMIN E BAGËTIVE, POR GODITËN NJË NGA SHTYLLAT E BLEGTORISË NË ELBASAN!

Një zjarr i madh ka përfshirë stanin e Endrit Pepës, në fushën e Shtermenit, Bashkia Cërrik.

Fatmirësisht nuk ka dëme në njerëz apo në bagëti, por janë shkrumbuar bazat ushqimore që mbajnë gjallë një fermë model. Endrit Pepa nuk është thjesht një fermer.

Ai është një nga blegtorët më të suksesshëm në qarkun e Elbasanit, që me punë, sakrificë dhe përkushtim ka ndërtuar një fermë me rreth 1000 krerë dele, duke u bërë shembull i suksesit në sektorin e blegtorisë shqiptare. Dyshimet janë se zjarri ka qenë i qëllimshëm.

Nëse kjo vërtetohet, kemi të bëjmë me një akt kriminal që nuk dëmton vetëm një familje, por godet punën, prodhimin dhe ekonominë lokale.

I bëj thirrje Policisë së Shtetit dhe organeve hetimore që ta ndjekin këtë rast me seriozitet maksimal, të zbardhin autorët dhe t’i vendosin ata përpara përgjegjësisë ligjore.

I bëj thirrje Bashkisë Cërrik që, përmes fondit të emergjencave, të mbulojë të gjithë dëmin e shkaktuar ndaj fermerit, duke i qëndruar pranë një njeriu që ka investuar dhe kontribuar për zhvillimin e bujqësisë dhe blegtorisë së zonës.

Sot është koha për solidaritet, jo heshtje.

Sepse kur digjet mundi i një fermeri, digjet një pjesë e ekonomisë dhe e së ardhmes sonë.”, u shpreh Himçi./k.m

15:26 SOS në Vlorë/ Familja me 9 anëtarë, prej tyre 4 fëmijë, gjenden mes shiut në Pyllin e Sodës! Bashkia: Të gjejnë banesën, u paguajmë qiranë
Një copë plastmasi bojëqiell, e lidhur nëpër degët e pemëve, është kthyer në strehë për familjen Ahmeti, në Pyllin e Sodës.

Një deng me rroba, një krevat e disa ushqime të prishura nga lagështira… Kaq është gjithçka që ka kjo familje.

Prej 10 ditësh, qëndrojne në shi e të ftohtë, pasi pronari i banesës ku jetonin me qira i nxori jashtë.

“Çfarë do bëjmë, ku do gjejmë? Ai tha dil se do e rregullojë shtëpinë dhe ne dolëm. Tre muaj kemi jetuar aty. Ai nuk na la, na nxori. Nëntë veta jemi dhe flemë në çadër. Kemi fëmijë të vegjël, gjynah”, tha gjyshja e femijeve, Fatbardha Ahmeti.

Në këtë çadër jetojnë; gjyshe Fatbardha, djali i saj Vinajeti me gruan dhe fëmijën e tyre, si dhe Albana, nusja e djalit tjetër qe ka nderruar jetë. Ajo ka 4 fëmijë të vegjël, qe po i rrit në mjerim.

“Po, jetojmë jashtë. Kam katër fëmijë, tri vajza, një djalë. Vajzat i kam në shkollë në lagjen Çole. Ne jemi nëntë veta gjithsej. Ne kërkojmë shtëpi nga bashkia që të mos rrimë jashtë”, tha Albana Ahmeti mamaja e femijeve.

Kane aplikuar ne bashki per strehim, por zyrtaret u kane premtuar se do t’i paguajnë bonusin e qirasë nese arritje të lidhin kontrate me qiradhenesin. Por kjo është kthyer në mision të pamundur, pasi askush nuk ofron banese per 9 persona.

“Do t’jua paguaj unë, tha bashkia, por ne nuk na japin shtëpi me qira. Ndezim zjarr këtu, gatuajmë e lahemi. Burri më ka vdekur, djali më ka vdekur. Është ftohtë natën. Ne do vdesim ore! Këtu flemë të gjithë, po torturohemi. Presim që shtëpinë të na e gjejë bashkia. Kemi dhjetë ditë këtu jashtë”, tha Fatbardha Ahmeti.

Djali i madh i familjes thotë se nuk mund të punojë për shkak të problemeve shëndetësore ndaj shpresën për ndihmë ekonomike dhe banesë e ka te institucionet.

“Po rri jashtë pa shtëpi, s’më ndihmon njeri. Kam jetuar në fshat në Lubonjë, kam disa vite që kam ardhur në Vlorë. Na nxori i zoti i shtëpisë jashtë dhe po rrimë në çadër. Kanë ardhur nga bashkia 3-4 herë por akoma pa zgjidhje se ne e kemi gjendjen civile në Selenicë. Ne jemi me fëmijë të vegjël dhe po flemë jashtë”, tha Vinajet Ahmeti.

Bashkia e Vlorës, duhet të aktivizojë mekanizmat e ndërhyrjes emergjente, pasi bëhet fjalë për një familje të pastrehë, ku 4 jane fëmijë të mitur, qe po u rrezikohet jeta e shendeti.

Ligji parashikon strehimin ne qendër sociale ose konvikt, derisa të miratohet bonusi i qirasë dhe të gjendet banesa për ta./ET