Speciale – Gazeta Fjala

07:00 Nga Leonard Veizi/ “Bruti është burrë i nderçim”, ironia therëse e Shekspirit në përkthimin e Nolit
Nga Leonard Veizi

Fjalimi i Mark Antonit mbi trupin e Cezarit në tragjedinë “Jul Cezari” të Shekspirit është një nga kulmet më të njohura të letërsisë botërore dhe një shembull mjeshtëror i fuqisë së fjalës. Ai ndodh pas vrasjes së Cezarit nga komplotistët, të cilët e justifikojnë veprimin si një akt për të shpëtuar Republikën nga tirania. Fillimisht populli është në anën e Brutit dhe bashkëpunëtorëve të tij. Por Mark Antoni, me zgjuarsi retorike, arrin ta kthejë turmën kundër tyre.

O miq, qytetarë, Romanë, më dëgjoni!

Vinj ta varros, jo ta lëvdonj Qesarin

E keqja që ka bërë çdo njeriu i mbetet.

E mira i mbulohet shpesh në varr me koskat.

Në shqip ky monolog ka ardhur nëpërmjet shqiperimit mjeshteror të Fan Nolit, i cili e solli Shekspirin në gjuhën shqipe me një forcë të papërsëritshme poetike dhe ritmike. Për shumë lexues shqiptarë, pikërisht përkthimi i Nolit është bërë versioni “kanonik” i këtij fjalimi.

Ashtu i qoftë dhe Qesarit. Trimi Brut

Ju tha tani, Qesari qe ambicioz.

Në paska qen’ ashtu, qe faj i rëndë shumë

Dhe rëndë shumë e pagoj Qesari.

Këtu, pas lejes Brutit e të tjerëve, –

Se Bruti është burr’ i nderçim,

Të nderçim janë që të gjithë, ay dhe shokët,

Thelbi i fjalimit

Ironia e përsëritur – Anton përdor vazhdimisht shprehjen “Bruti është burrë nderi” apo “Brutus is an honourable man” në orgjinal, me një ton që fillimisht duket i sinqertë, por më pas merr ngjyrime ironike. Me këtë, ai mbjell dyshime tek populli pa e akuzuar drejtpërdrejt Brutin.

Ashtu i qoftë dhe Qesarit. Trimi Brut

Ju tha tani, Qesari qe ambicioz.

Në paska qen’ ashtu, qe faj i rëndë shumë

Dhe rëndë shumë e pagoj Qesari.

Këtu, pas lejes Brutit e të tjerëve, –

Se Bruti është burr’ i nderçim,

Të nderçim janë që të gjithë, ay dhe shokët,

Manipulimi emocional

Ai përshkruan veprat e Cezarit në të mirë të Romës: se refuzoi kurorën, se solli pasuri për qytetarët, se nuk ishte tiran. Kështu, e kundërshton, pa e thënë hapur, arsyetimin e komplotistëve.

Qesari qante kur thërrisnin të vobektët.

Ambicia duhej t’ish me zemër më të ashpër.

Po Bruti thotë, qe ambicios,

Dhe Bruti është burr’ i nderçim.

Përdorimi i pathosit

Ai tregon plagët e trupit të Cezarit, duke i personalizuar secilën si “gojë” që flet kundër tradhtarëve. Kulmi është kur përmend tradhtinë e Brutit, mikut të ngushtë, si plagën më të thellë.

E patë që të gjithë se në Luperkalet

Tri her’ i dhashë një kurorë mbretërore

Edhe tri her’ e hodhi poshtë; qe ambicje kjo?

Po Bruti prapë thotë, qe ambicios,

Dhe është, pa dyshim, një burrë i nderçim.

Dëshmia materiale

Nxjerr testamentin e Cezarit, ku ai lë dhurata për popullin e Romës. Kjo i ndez turmat, sepse tregon se Cezari mendonte për ta edhe pas vdekjes.

S’dua të kundërshtoj ato që foli Bruti,

Po s’munt t’ju flas përveç ato që di.

Një her’ e deshtë që të gjithë, – jo pa shkak;

Përse tani s’ju vjen asfare keq për të?

Nër egërsirat paske ikur, o gjykim,

Dhe njerëzit e paskan humbur arsyen!

Duroni pak, se e kam zemrën te Qesari,

Aty, dhe pres sa të më kthehet prapë.

Shndërrimi i turmës

Me një gjuhë që fillon e butë dhe e përmbajtur, Anton i ndez qytetarët nga pikëllimi në zemërim, duke i kthyer kundër komplotistëve. Nga “popull i bindur” ata shndërrohen në turmë të egërsuar që shpërthen në revoltë.

E vutë re seç tha? E hodhi tej kurorën;

Ahere pa dyshim nuk ish ambicios.

Gjer djethinaj një fjal’ e Jul Qesarit

I bënte ballë botës; ja tani ku dergjet

Dhe s’ka njeri të vogël mjaft sa ta nderonjë.

Mesazhi i Shekspirit

Fjala, kur përdoret me mjeshtëri, është më e fortë se shpata. Shkalla e manipulimit të opinionit publik është e jashtëzakonshme; turmat mund të drejtohen nga retorika dhe emocionet, jo nga arsyetimi logjik. Edhe një kauzë e drejtë (ruajtja e Republikës) mund të rrëzohet nëse nuk shoqërohet me aftësi komunikimi.

O shokë, po të desha, munt t’ju ndisja zemrat

Sa t’ju tërboja e të bënit kryengritje,

Po do ta dëmtoja Brutin dhe Kasin,-

Që janë, siç e dini, njers të nderçim. –

S’dua ta bënj: më mirë i bëj dëm

Të vdekurit e vetes sim’ e juve

Se sa këtyre njerësve të nderçim.

Shekspiri na tregon se pushteti politik nuk qëndron vetëm tek akti (vrasja e Cezarit), por tek narrativa që krijohet mbi atë akt. Pra, përmes fjalimit të Mark Antonit, Shekspiri flet për forcën e retorikës, manipulimin politik dhe paqëndrueshmërinë e turmave, duke na paralajmëruar për natyrën e brishtë të demokracisë.

Po ja një pergamenë me vulën e Qesarit!

Ia gjeta në sëndyq; kjo është dhjat’ e tij.

Po ta dëgjoni, qytetarë, këtë dhjatë, –

Që s’kam nër mënt t’jua këndonj, më ndjeni, –

Qesarit vdekur do t’ia puthnit plagët,

Në gjak të tij do ngjyenit shamitë;

Do lypnit për kujtim makar një qime

Dhe kur të vdisnit do t’ua linit djemve

Me testament si trashëgim të pasur.

Shqipërimi

Noli arriti të ruajë jo vetëm peshën e fjalës dhe ironinë therëse, por edhe muzikalitetin dramatik që ndez turmën, ashtu si te origjinali. Për shembull, refreni i famshëm “Bruti është burrë nderi” në përkthimin e Nolit merr një ngarkesë të madhe ironike, duke tingëlluar sa solemne, aq edhe tallëse, sipas kontekstit të çdo rreshti.

Në duart e Nolit, ky monolog nuk është thjesht një tekst i përkthyer, por një kryevepër letrare, që ka frymëzuar breza aktorësh e lexuesish. Madje, shumëkush thotë se ky është ndër rastet ku përkthimi arrin fuqinë e origjinalit.

10:00 Nga Leonard Veizi/ “Për kë bien këto këmbana”, një pasqyrë e gjallë e idealeve dhe luftës
Ernest Heminguei, një thirrje kundër indiferencës dhe padrejtësisë

Nga Leonard Veizi

Në kalendarin historik, data 21 tetor i vitit 1940, njihet si publikimi i veprës letrare “For Whom the Bell Toll” apo ardhur në shqip si “Përse bien këto këmbana” të shkrimtarit të famshëm amerikan Ernest Heminguei…

…Në vitin 1940, bota ishte ende nën hijen e konflikteve të mëdha botërore, por vëmendja e shkrimtarit të njohur amerikan Ernest Heminguei u përqendrua tek një luftë tjetër – ajo që ndodhi pak vite më parë në Spanjë, ku u përplasën idealet dhe sistemet politike, e ku shumë burra dhe gra nga e gjithë bota shkuan vullnetarisht për të luftuar për një kauzë që e besonin si të drejtë.

Në romanin e tij “Për kë bien këto këmbana”, Heminguei sjell një rrëfim tronditës dhe të ndjerë të Luftës Civile Spanjolle, përmes syve të një të riu amerikan, Robert Xhordan, i cili i bashkohet forcave republikane për të luftuar kundër diktaturës së ardhshme të Francisko Frankos.

Një roman që sfidon kohën dhe ndërgjegjen

Romani nuk është thjesht një histori lufte. Ai është një rrëfim për idealizmin, sakrificën, dhe sfidat që hasen kur njeriu përballet me të keqen dhe padrejtësinë. Robert Xhordan, një mësues amerikan që lufton përkrah partizanëve spanjollë, është mishërimi i njeriut të thjeshtë që zgjedh të mos rrijë pasiv përballë tiranisë.

Heminguei, që vetë kishte marrë pjesë si korrespondent në atë luftë, përshkruan me një realizëm të thellë kontrastin mes idealeve të majta, që luftonin për drejtësi sociale dhe barazi, dhe forcave të djathta nacionaliste, të lidhura me monarkinë dhe elitën e privilegjuar. Vepra është e mbushur me tone rebelizmi dhe antikonformizmi, që sfidojnë jo vetëm sistemet politike, por edhe ndërgjegjen njerëzore.

Përmes karaktereve të shumta, ai trajton temat e dashurisë në kohë lufte, frikës nga vdekja, pyetjeve mbi moralin dhe detyrën, por mbi të gjitha — përgjegjësinë që ka çdo njeri për të tjerët.

“Asnjë njeri nuk është një ishull”

Titulli i romanit, i huazuar nga një poezi e poetit anglez Xhon Dan, është një metaforë e fuqishme që përshkon gjithë veprën: “Asnjë njeri nuk është një ishull më vete… vdekja e çdo njeriu më zvogëlon, sepse jam pjesë e njerëzimit; prandaj mos pyet për kë bien këto këmbana – ato bien për ty.” Kjo frazë qëndron si një thirrje universale për ndërgjegjësim dhe solidaritet njerëzor, veçanërisht në kohë krizash dhe padrejtësish.

Një mesazh që mbetet aktual

Edhe pse e shkruar mbi tetë dekada më parë, vepra “Për kë bien këto këmbana” mbetet më aktuale se kurrë. Në një botë ku luftërat, përplasjet ideologjike dhe padrejtësitë sociale nuk kanë pushuar, mesazhi i Hemingueit vazhdon të na kujtojë se asgjë që ndodh nuk është vetëm problem i të tjerëve. Ai na mëson se heshtja përballë së keqes është bashkëfajësi, dhe se ndjenja e përgjegjësisë ndaj njëri-tjetrit është themeli i humanizmit.

Ky roman është një dëshmi e fuqisë së letërsisë për të ndriçuar errësirën e kohës dhe për të ushqyer shpresën në shpirtin njerëzor.

10:00 Nga Leonard Veizi/ Martin Luteri dhe kriza e ndërgjegjes që parapriu Reformacionin
Nga Leonard Veizi

Në vitin 1512, Martin Luteri nuk ishte ende njeriu që do të sfidonte autoritetin e Kishës Katolike dhe do të trondiste rendin fetar të Evropës. Ishte një murg augustinian, teolog dhe profesor i ri në Universitetin e Vitenbergut, i përfshirë në studimin e Biblës dhe në një përpjekje personale për të kuptuar marrëdhënien mes njeriut, mëkatit dhe shpëtimit. Pesë vjet më vonë, emri i tij do të lidhej me 95 Tezat dhe me fillimin e Reformacionit protestant. Por përplasja publike e vitit 1517 kishte rrënjë në një krizë intelektuale e shpirtërore që po merrte formë më herët…

…Luteri mori doktoraturën në teologji në vitin 1512 dhe pasoi Johann von Staupitz-in në detyrën e profesorit të teologjisë biblike në Vitenberg. Në atë periudhë, ai nuk synonte të themelonte një kishë të re dhe as të shkëputej nga Roma. Shqetësimi i tij ishte brenda vetë traditës së krishterë: si mund të shpëtohej njeriu, nëse mëkati ishte pjesë e pandashme e natyrës së tij? Çfarë kuptimi kishte drejtësia e Zotit për një besimtar që e përfytyronte veten vazhdimisht nën gjykimin hyjnor?

Këto pyetje nuk ishin vetëm personale. Ato preknin një shoqëri ku Kisha ushtronte ndikim të madh mbi jetën shpirtërore, arsimin, politikën dhe përfytyrimin e njerëzve për jetën pas vdekjes. Besimi te shpëtimi, pendesa, rrëfimi dhe indulgjencat ishin pjesë e një sistemi fetar që për shumë njerëz ofronte siguri, por që njëkohësisht ishte bërë objekt kritikash për abuzimet dhe interesat financiare të disa autoriteteve kishtare.

Luteri nuk e nisi këtë histori me një revoltë. E nisi me një pyetje teologjike, së cilës nuk po i gjente përgjigje të kënaqshme brenda kuptimit tradicional që kishte përvetësuar. Dhe, në histori, ndryshimet e mëdha nuk fillojnë gjithmonë me një shpallje publike. Ndonjëherë ato nisin kur një njeri nuk pranon më ta marrë si të mirëqenë përgjigjen që i është dhënë.

Në kërkim të drejtësisë së Zotit

Pas vitit 1512, puna akademike e Luterit u përqendrua gjithnjë e më shumë te tekstet biblike. Në ligjëratat mbi Psalmet, të mbajtura në vitet 1513–1515, ai u përball me një çështje themelore të teologjisë së krishterë: drejtësinë e Zotit. Në kuptimin që kishte përvetësuar deri atëherë, kjo drejtësi i dukej kryesisht si fuqia me të cilën Zoti gjykonte dhe dënonte mëkatarin. Për një njeri që e merrte seriozisht mëkatin dhe përgjegjësinë morale, ky interpretim e bënte shpëtimin të dukej pothuajse i paarritshëm.

Studimi i Shkrimeve e shtyu drejt një kuptimi tjetër. Drejtësia e Zotit mund të kuptohej jo vetëm si drejtësi ndëshkuese, por edhe si drejtësi që i dhurohet njeriut përmes besimit. Kjo ide do të bëhej një nga shtyllat e teologjisë së tij të mëvonshme. Megjithatë, procesi nuk ishte një zbulim i vetëm, i ndodhur në një çast të përcaktuar qartë. Studiuesit vazhdojnë të diskutojnë se kur dhe në ç’mënyrë Luteri arriti në formulimin e plotë të doktrinës që do të njihej si justifikimi përmes besimit.

Në vitet 1515–1516, gjatë ligjëratave mbi Letrën e Palit drejtuar Romakëve, kjo çështje mori një rëndësi edhe më të madhe. Teksti biblik e shtyu Luterin të theksonte se njeriu nuk e fiton shpëtimin si shpërblim për meritat e veta, por e merr përmes hirit të Zotit dhe besimit. Në terminologjinë e Reformacionit, këto ide do të përmblidheshin më vonë në shprehjet Sola Gratia — vetëm përmes hirit — dhe Sola Fide — vetëm përmes besimit.

Pasojat e këtij interpretimi shkonin përtej jetës së një murgu. Nëse shpëtimi ishte dhuratë e hirit hyjnor dhe jo një rezultat që mund të sigurohej përmes meritave apo pagesave, atëherë duhej rishqyrtuar edhe mënyra se si predikohej pendesa dhe si paraqitej roli i autoritetit kishtar. Luteri ende nuk kishte zhvilluar të gjitha përfundimet që do ta çonin në konflikt me Romën, por drejtimi i mendimit të tij po bëhej gjithnjë e më i qartë.

Kur teologjia ndeshet me tregun e indulgjencave

Konflikti nuk mund të kuptohet vetëm përmes studimeve të Luterit. Në sfond qëndronte edhe praktika e indulgjencave, përmes së cilës Kisha ofronte lehtësim nga ndëshkimet e përkohshme për mëkatet, sipas kushteve të përcaktuara nga doktrina katolike. Në praktikë, predikimi i tyre shpesh shoqërohej me mbledhje parash dhe me premtime që krijonin përshtypjen se falja hyjnore mund të blihej.

Një nga figurat më të njohura të kësaj fushate ishte murgu dominikan Johann Tetzel, i cili predikonte indulgjencat në territoret pranë Saksonisë. Të ardhurat lidhen edhe me financimin e ndërtimit të Bazilikës së Shën Pjetrit në Romë. Pikërisht këtu, një debat teologjik nisi të përplasej me një praktikë që, sipas Luterit, rrezikonte ta shndërronte besimin në një marrëdhënie tregtare.

Megjithatë, është e pasaktë të thuhet se Luteri e nisi kundërshtimin e tij si një sulm të drejtpërdrejtë kundër Papës apo si projekt për ndarjen e Kishës. Në fillim, ai kërkonte debat dhe korrigjim të praktikave që i konsideronte të gabuara. Besonte se Kisha duhej të përballej me problemin përmes diskutimit teologjik dhe kthimit te Shkrimet.

1517 – Kur debati doli nga universiteti

Më 31 tetor 1517, Luteri paraqiti 95 Tezat e tij kundër abuzimeve të lidhura me indulgjencat. Sipas traditës së njohur, ato u afishuan në derën e kishës së kështjellës në Vitenberg, megjithëse mënyra e saktë e publikimit të tyre vazhdon të jetë objekt diskutimi mes historianëve.

Tezat ishin formuluar si pikënisje për një debat akademik. Por shpërndarja e tyre nëpërmjet shtypshkronjave bëri që çështja të dilte shpejt jashtë mjedisit universitar. Ajo që kishte nisur si kundërshtim ndaj një praktike të caktuar u shndërrua në një debat shumë më të gjerë për autoritetin e Papës, rolin e traditës kishtare dhe marrëdhënien e besimtarit me Biblën.

Luteri nuk e kontrollonte më plotësisht përhapjen e ideve të tij. Mbështetësit e lexonin si zë të reformës; kundërshtarët e shihnin gjithnjë e më shumë si kërcënim për autoritetin kishtar. Ndërsa debati përparonte, edhe vetë Luteri shkoi përtej kritikës fillestare ndaj indulgjencave dhe vuri në diskutim çështje më themelore të doktrinës e të pushtetit të Kishës.

Reformacioni nuk ishte vepër e një njeriu të vetëm. Ai u mbështet nga rrethana politike, interesa të princërve gjermanë, zhvillimi i shtypshkronjës dhe pakënaqësi që kishin ekzistuar prej kohësh. Por ndërhyrja e Luterit i dha këtij procesi një drejtim të fuqishëm teologjik.

1521 – Ndërgjegjja përballë autoritetit

Në vitin 1521, Luteri u thirr përpara Dietës së Vormsit, kuvendit perandorak ku duhej të jepte llogari për shkrimet e tij. Përballë perandorit Karl V dhe autoriteteve kishtare, atij iu kërkua të tërhiqte qëndrimet që kishte botuar. Ai nuk pranoi të hiqte dorë nga bindjet e tij pa u bindur nga Shkrimi i Shenjtë ose nga argumente të arsyeshme.

Fjalët që lidhen me këtë paraqitje — “Këtu qëndroj. Nuk mund të bëj ndryshe” — janë bërë simbol i qëndresës së ndërgjegjes individuale përballë autoritetit. Megjithatë, formulimi i plotë dhe saktësia e disa pjesëve të versionit tradicional të fjalimit mbeten çështje diskutimi historik.

Rëndësia e qëndrimit të Luterit nuk qëndron vetëm te refuzimi për t’u tërhequr. Ai shënoi një përplasje mes dy mënyrave të përcaktimit të së vërtetës: autoritetit të institucioneve dhe bindjes se autoriteti duhet të justifikohet përmes Shkrimit dhe arsyetimit. Për Luterin, ndërgjegjja nuk ishte thjesht një ndjenjë personale që mund të ndryshonte sipas dëshirës. Ajo duhej të formohej nga ajo që ai e konsideronte të vërtetë në fjalën e Zotit.

Pas Vormsit, ndarja mes Luterit dhe Kishës Katolike u thellua. Lëvizja që kishte nisur me kërkesën për reformë përfundoi duke ndryshuar hartën fetare të Evropës dhe duke ndikuar në politikë, arsim, kulturë e marrëdhëniet mes shteteve.

Ndërgjegjja si pikënisje e ndryshimit

Viti 1512 nuk shënon ende fillimin publik të Reformacionit. Ai shënon një etapë të rëndësishme në formimin e Luterit si teolog dhe në përgatitjen e ideve që do të merrnin trajtë në vitet pasuese. Doktoratura, ligjëratat mbi Psalmet dhe studimi i Letrës drejtuar Romakëve krijuan bazën intelektuale të një përplasjeje që më vonë do të dilte jashtë mureve të universitetit.

Historia e Luterit tregon se ndryshimet e mëdha fetare dhe shoqërore nuk lindin gjithmonë nga dëshira për të përmbysur një rend. Ndonjëherë ato nisin nga përpjekja për ta kuptuar më mirë atë rend dhe për të gjetur kontradiktat që ai nuk arrin më t’i zgjidhë.

Luteri i vitit 1512 nuk ishte ende reformatori që do të sfidonte Romën. Ishte studiuesi që kërkonte një përgjigje për pyetjen se si mund të shpëtohej njeriu. Por pikërisht kjo pyetje, e ndjekur deri në përfundimet e saj, do ta çonte në konflikt me një nga institucionet më të fuqishme të kohës.

Nga ky këndvështrim, historia e Reformacionit nuk fillon vetëm me 95 Tezat e vitit 1517. Ajo fillon edhe më herët, në studimin e teksteve, në dyshimin ndaj përgjigjeve të gatshme dhe në bindjen se asnjë autoritet nuk mund ta shmangë përgjegjësinë përballë së vërtetës që pretendon se përfaqëson.

19:50 Franca nën gjendje shoku nga dhuna urbane. Shumë institucione publike dhe biznese të shkatërruara
Reportazh nga Mentor Hoxha, Francë

Dita e djeshme ka qenë një nga ditët e mia më të trishta përgjatë dhjetë viteve që jetoj në Francë ku kam publikuar në gazetat ditore “Fjala” dhe “Koha jonë” mbi 100 artikuj dhe reportazhe për ngjarjet më të mëdha politike, historike, kulturore dhe sportive që kanë ndodhur këtu që nga viti 2016. Teksa ndiqja manifestimet e djeshme në Francë ku 12 qytete të mëdha u zhytën na kaos, kryesisht në Lyon, pashë me sytë e mi skena të dhunshme ngado në Francë, kryesisht në kryeqytetin e Galëve. Zyra turistike në sheshin e famshëm historik Belleceur që përpihej nga flakët më la kujtimin më të hidhur të këtij qyteti. Si një gazetar për të përdisthmen e njohur shqiptare “Fjala”, u futa mes protestuesve të shumtë për të bërë këtë reportazh, pa e menduar që gazi lotësjellës dhe bomblat me gaz do më shkaktonin lotë dhe dhimbje në kraharor.  Ishte hera e parë që provoja gaz lotsjellës, ndonëse kisha marrë pjesë si gazetar profesionist në shumë manifestime popullore në Shqipëri dhe në Francë.

PROTESTA NËN MOTON “KUNDËR KOSTOS SË JETESËS” QË U KTHYE NË DHUNË URBANE

Nën moton kundër “kostos së lartë të jetesës” mijra francezë nga të gjitha moshat dhe shtresat sociale protestuan dje për pagat e ulëta dhe çmimet e shtrenjta. “Protestojmë nga kushtet e rënda të jetesës dhe nga dhuna e policisë ndaj nxënësve të shkollave të mesme në protesta e tyre të para disa ditëve u shprehën disa protestues”, por grupe të caktuara kaluan në akte vandalizmi.  Kjo ditë mobilizimi u shënua nga skena lufte guerile urbane. Djegie, shkatërrime, plaçkitje dhe përleshje të ashpra me protestuesve dhe policisë pati në shumë qytete franceze. Në Limoges, bashkia u shkatërrua plotësishtnga zjarri. 1,800 persona u arrestuan dje në gjithë Francën, ndërkohë 150 oficerë policie dhe xhandarë u plagosën. Ministri i Drejtësisë, Gérald Darmanin, kërkon një përgjigje ligjore “jashtëzakonisht të vendosur”.

Mobilizimi i djeshëm mblodhi së bashku nxënës të shkollave të mesme, studentë universiteti, aktivistë të klimës, fermerë, mësues, prindër studentësh, punëtorë, pensionistë, familje me fëmijë, sindikata dhe parti të krahut të majtë (Veprimi Antifashist, LFI, PCF, NPA dhe të Gjelbrit) nga njëra anë dhe Jelekverdhë nga ana tjetër. Policia e Parisit lëshoi ​​urdhra që ndalonin demostratat në disa zona të kryeqytetit, duke përfshirë afërsinë e Pallatit Élysée ku ndodhet presidenti dhe Matignon, rezidenca e qeverisë. Gjatë lëvizjes “Jelekët e Verdhë” të vjeshtës 2018, Pallati Elize ishte një objektiv i veçantë për protestuesit.

Disa nga sloganet ishin: “Të jetosh në Francë kushton shumë”, “Çfarë po prisni për të dëgjuar s hqetësi met e të rinjve?”, “Dorë për dore për Francën e së nesërmes”, “Mbështetje për të rinjtë, pavarësisht kostos”, “Francë, ngrihu dhe marsho! etj. Shumica e mesazheve të përcjella nga studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve tingëllojnë si një thirrje për ndihmë. Ngazëllimi është i prekshëm; telefonat celularë mbahen lart për të kapur skenën dhe për ta postuar atë në TikTok, disa bërtasin: “Revolucion!”

“Mobilizimi i djeshëm filloi nga një video virale e postuar në rrjetin social TikTok në fillim të shtatorit. Pastaj, në një sfond të çmimeve të larta të benzinës dhe një kostoje në rritje të jetesës. Kjo thirrje u përball gjithashtu me protesta nga studentët e shkollave të mesme dhe universiteteve, të cilët, që nga mesi i shtatorit, kanë kërkuar kushte më të mira studimi. Në mediat sociale, slogani “jelekë të rinj” shpërndahet gjerësisht, i shoqëruar nga një imazh viral që bën thirrje për veprim. Ndërsa kostoja e lartë e jetesës është në gojën e të gjithëve, frika nga reagimi i dhunshëm nga forcat e rendit ndaj lëvizjes së nxënësve të shkollave të mesme është një tjetër faktor unifikues”, shkruan le monde.

Protestat e djeshme ishin protestat më të dhunshme që Franca ka parë prej dekadash. Ndërsa mijra njerzëz të të gjitha moshave protestuan në paqe, grupe të ndryshme me maska dhe pa maska kryen akte të shumta  dhune duke e zhytur vendin në kaos total.

DHUNË, KAOS DHE SHKATËRRIM NË ZEMËR TË PARISIT

Kryeqyteti francez, Parisi përjetoi disa momente të vështira. Ngado shihen zjarre, shkatërrime dhe plaçkitje të shumta. Dy zjarrfikës u plagosën dhe një person vdiq nga arresti kardiak sipas Prefekturës së Parisit.  Policia u përball me një dhunë me intensitet jashtëzakonisht të lartë. 855 persona janë arrestuar nga policia dhe13 policë dhe xhandarë janë plagosur, sipas Prefekturës së Policisë së Parisit. Mes të rrestuarve 9 nga 10 janë mbi 18 vjeç. Bashkia e Parisit shpreh keqardhjen “për mungzsën e mjeteve policore” për t’i dhënë  fund plaçkitjeve të së shtunës. Prefekti i Parisit u shpreh se “përparësia jonë dje ishte mbrojtja e jetëve njerëzore”. Në  Place de la République (Sheshi i Republikës) shpërthyen përleshje midis forcave të rendit dhe protestuesve të shumtë në numër. Forcat e rendit përdorën një top uji dhe gaz lotsjellës. Përveç kësaj, disa zjarre u shuan nga zjarrfikësit. Midis pranisë së madhe të policisë dhe kazanëve të mbeturinave që digjeshin dhe gazit lotsjellës që hidhej nga policët, një turmë e madhe që shkoi për të demonstruar paqësisht dukej se po aty të gjente rrugë rreth Place de la Republique. Marshimit parizian në rrugë iu bashkua edhe kandidati presidencial i La France Insoumise, Jean-Luc Mélenchon. Në Paris, Unioni i Shkollave të Mesme dhe Unioni i Studentëve duan të “ndjekin e majit ’68”. Situata mori një dimension të paparë në arondismentin e 8-të të Parisit. Një protestues shtyn një granatë gazi lotsjellës në Place de la Madeleine. Vetëm një kilometër larg Pallatit Élysée, një turmë, fillimisht e shpërndarë, por gradualisht duke u rritur, pushton rrugët dhe bulevardet, siç është Boulevard des Capucines dhe Place de la Madeleine. U ngritën disa barrikada dhe disa kanaçe plehrash u dogjën të gjitha në një atmosferë çuditërisht të gëzueshme: protestues shumë të rinj përzihen me protestues më me përvojë, duke kënduar dhe duke bërë foto. Nga ana e autoriteteve, policia dhe xhandarët riorganizuan vendosjen e tyre për të përforcuar distriktet Concorde, Champs-Élysées dhe Élysée. Pas një barrikade të ngritur, një turmë e madhe bërtet dhe i nxit demonstruesit të përparojnë drejt Place de la Concorde. Predhat bien si shi. Pastaj policia përparon, duke përdorur granata tymuese dhe gaz lotsjellës, dhe barrikada tërhiqet. Shumica e madhe e demonstruesve janë të rinj, me mbështetje nga pjesëmarrësit më të vjetër. Në metrat e fundit të Boulevard du Temple, pranë Place de la République, një turmë të rinjsh, shpesh të veshur me të zeza, hodhën fishekzjarre drejt policisë. Disa protestues të moshuar valëvisin flamuj që bëjnë thirrje për revolucion, duke brohoritur: “Unitet, unitet!”. Prefektura e Policisë së Parisit pretendon se ka “zprapsur” një turmë që po shkonte drejt Pallatit Elize. Në Boulevard de Sébastopol, skenat e kaosit vazhduan për më shumë se një orë. Të pakta në numër, policia duhej të përmbyste lagjen me gaz lotsjellës për t’u tërhequr, duke çuar në vandalizëm të përhapur dhe ngritjen e barrikadave. Dyqanet Monoprix dhe McDonald’s u plaçkitën dhe u grabitën. Disa protestues, të inkurajuar nga superioriteti i tyre i konsiderueshëm numerik mbi njësitë e policisë ndonjëherë të izoluara prej vetëm një duzine oficerësh, u bënë konfrontues. Në Paris u vendos CRS 8, e specializuar në luftimin e dhunës urbane në lagjen Les Halles”, citon Le Monde.

MARSEJË: SKENA TË LUFTËS GUERILE URBANE

“Po shfrytëzojnë protestat për të hyrë me forcë, për të vandalizuar dhe dëmtuar gjërat” deklaroi Kryebashkiaku Benoît Payan gjatë një konference për shtyp në Bashkinë e Qytetit pasi demonstruesit sulmuan Bashkinë e Marsejës. Ai “kërkon llogari nga shteti” dhe “përgjigje të shtunën në lidhje me strategjinë e policimit gjatë demonstratave në qytet”. “Po kërkoj përgjigje sepse nuk do t’i lejoj gjërat të qëndrojnë ashtu siç janë. Dua të di se çfarë ndodhi. Dua të di pse, në këtë qytet, njerëzit arritën të vandalizonin pa u ndëshkuar. Nuk kam parë kurrë një mënyrë të tillë për të ruajtur rendin. Dua masa për të siguruar që kjo të mos ndodhë më kurrë. Sundimi i ligjit duhet të respektohet. Policia është shndërruar në mish për top”. .

LYON : DHUNË, GRABITJE, ZJARRE… NJË E SHTUNË E PËRFSHIRË NGA KAOSI

Në Lyon, zyra turistike në Place Bellecour (sheshi e famshëm historik) u dogj plotësisht,  dhjetëra dyqane u plaçkitën dhe shpërthyen përleshje me policinë duke krijuar një atmosferë kryengritjeje në qytetin e tretë më të madh në Francë, pas Parisit dhe Marsëjës. Pas sulmeve të shumta në dritaret e saj, më në fund Zyra turistike u vu nën flakë. Forcat e policisë iu përgjigjen sulmit të grupeve armiqësore me granata zhurmuese dhe një top uji.  Grupet u larguan nga sheshi nëpërmjet rrugëve anësore dhe disa dyqane janë vandalizuar pas tyre, veçanërisht rreth hotelit Sofitel dhe në Rue Victor-Hugo. Prefektura e Policisë së Lionit raporton se 20.000 protestues morën pjesë në marshime dhe përleshje. Në muzg, situata u përshkallëzua përpara bashkisë së Lyon. Një barrikadë u ngrit dhe më pas u dogj në hyrje të Rue de la République. U ndërtua gjithashtu një mur me kalldrëm, duke bërë që një i ri, duke qarë me lot gazi lotsjellës, të thërriste: “Është si ‘Les  Misérables’!” Sulmi i tentuar ndaj portave të bashkisë u pengua shpejt. Oficerët e policisë zunë pozicione në Place de la Comédie, midis bashkisë dhe teatrit të operës, duke qëlluar granata për të shtyrë turmën, ndërsa një helikopter fluturonte në qiell. Dhjetëra dritare dyqanesh u thyen, duke lëshuar alarmet e forta. Të rinjtë vrapuan në të gjitha drejtimet, me krahët e ngarkuar me rroba dhe pajisje të grabitura nga dyqanet e shkatërruara. Një tjetër iku me një biçikletë Decathlon krejt të re. Prefektura e Loire ka raportuar se një djalë 17-vjeçar u “plagos rëndë në dorë” dhe u transportua në Spitalin Universitar të Saint-Étienne. Dora e tij e djathtë ishte dëmtuar rëndë dhe ai shpjegoi se e kishte marrë granatën para se të shpërthente, sipas tyre.  Lyoni doli plotësisht jashtë kontrollit. U mbyllën bizneset private dhe transporti publik. Përballë dhunës ekstreme të ushtruar nga Black Bloc, institucionet kryesore lokale gastronomike u detyruan të mbyllnin dyert e tyre dhe dyqanet në Presqu’île po përballen me një ndikim të rëndë ekonomik (kostot e barrikadave, dritaret e thyera, plaçkitjet) pikërisht në momentin kur qyteti po festonte Javën Mâchon’Ëeek. Atmosfera e tensionit mbetet jashtëzakonisht e lartë në qendër të qytetit, ku dyqanxhinjtë dhe shefat e kuzhinës së Lionit denoncojnë një ndjenjë braktisjeje përballë dhunës. Sot, Lyoni po përpiqet të rimëkëmbet.

Dhuna në Lyon u dënua nga drejtuesit e kryeqytetit të Galëve.  Kryetari i Bashkisë së Lyonit Grégory Doucet (Të Gjelbrit), dhe prefekti i departamentit të Rhône-it Étienne Guyot u shfaqën së bashku para gazetarëve duke dënuar dhunën në këtë qytet. Ata folën për trazirat në Lyon  dhe për masat marra për të mbrojtur njerëzit. Guyot deklararoi se së janë arrestuar në 160 persona, kurse Doucet u shpreh se në qytet mbretëron kaos i plotë, por nuk ka asnjë të plagosur që duhet të evakuohet.”  Ai denoncon dhunën dhe polarizimin politik: “Ne kemi nevojë për përgjigje konkrete në nivelin më të lartë të Shtetit. Nuk shoh ndonjë ndikim politik në sjelljen e protestuesve dhe plaçkitësve. Mund të politizosh gjithçka, por kjo do të thotë të mos përballesh me realitetin dhe të përkeqësosh më tej polarizimin e shoqërisë sonë”, tha Doucet për Le Monde, duke hedhur poshtë akuzat për shfrytëzimin e trazirave. Një lloj çmendurie është përhapur në të gjithë Francën”, vërejti zyrtari i zgjedhur, i cili vizitoi vendin këtë mëngjes me prefektin e Rhone, Etienne Guyot. Përballë skenës së shkatërrimit në qendër të qytetit, Grégory Doucet nuk pranoi të angazhohej në polemika”. “Si të gjithë banorët, jam i shtangur, i tronditur nga dhuna që u shpërthye dje në pronën publike dhe private të qytetit tonë. Pashë dhe dëgjova frikën dhe zemërimin ”, thekson kryebashkiaku i qytetit të tretë më të madh të Francës, i cili po kërkon një takim urgjent me Kryeministrin, së bashku me homologët e tij nga Parisi dhe Marseja, sepse “duhet të shqyrtojmë së bashku se çfarë shkoi keq”. (Le Monde).

VANDALIZMI I IKONËS SË KUZHINËS FRANCEZE

Gjatë demonstratave në Lyon, një ngjarje e rëndësishme ndikoi drejtpërdrejt në simbolin e kuzhinës lioneze dhe franceze. Statuja e Paul Bocuse e vendosur në Place Bellecour u dëmtua dhe u zvarrit përgjatë tokës. Shefi i kuzhinës Bocuse kishte një gjel të tatuazhuar në shpatull dhe ndonjëherë fliste me të.  Ky gjel i është bërë tatuazh nga amerikanët, me të cilët luftoi për të çliruar Francën.

BASHKIA E LIMONGE U DOGJ PËRGJITHONË

Ashtu si në Paris, Bordeaux dhe Lyon, tmerri dhe shkretimi mbizotërojnëedhe në Limoges një ditë pas zjarrit që shkatërroi bashkinë e qytetit me një histori shumvjeçare. Qyteti i Limonge përjetoi ngjarjen më të rëndë të historisë së tij  shumëvjeçare. Gjatë trazirave në këtë qytet u dogj përgjithmonë nga protestuesit godina e bashkisë. 17 persona janë arrestuar dhe janë vendosur në paraburgim për t’u marrë në pyetje, pas akteve të vandalizmit në qendër të qytetit”, njofton prokuroria. Kryetari i Bashkisë shpreh: “Jam njëkohësisht i revoltuar dhe shumë i trishtuar.”, “Bashkia është shtëpia e popullit”.

“Nën rrethim, pastaj në shok: në Limoges, Republika u dogj së bashku me bashkinë,” raportoi e përditshmja rajonale Le Populaire du Centre: “Ata filluan duke hedhur gurë në dritare. Pastaj u përpoqën të thyenin derën, duke shqyer një panel gjatë këtij procesi.” Pas një sulmi pesëmbëdhjetë minutësh, dyert e Bashkisë së Limoges u dorëzuan, ashtu si edhe qepenat e krahut lindor të ndërtesës, atij që strehonte sallën e këshillit. Zjarri filloi atje, dhe një orë më vonë, ai përfshiu çatinë e bashkisë. Në orën 8:30 të mbrëmjes, kambanorja u shemb, çatia u shkërmoq, duke i dhënë ndërtesës një pamje që të kujtonte Notre-Dame de Paris, e cila u dogj në vitin 2019. Një bashki – lexoni me kujdes – u shndërrua në hi në më pak se tre orë. shkruan le monde. Në një letër të parë nga Le Monde, Kryeministri Sébastien Lecornu i shkroi kryetarit të bashkisë së Limoges, Guillaume Guérin (Republikanët), një ditë pas zjarrit që shkatërroi bashkinë. Sébastien Lecornu denoncoi atë që e perceptoi si “një sulm kundër Republikës”.  “Bashkia e Limoges do të rindërtohet, sepse është simboli i një kombi që nuk do të mposhtet dhe as nuk do të frikësohet”, vazhdoi Kryeministri në letrën e ti.

BORDO: NJË NDJENJË TRISHTIMI PAFUND

Përleshjet vazhduan edhe në Bordeaux. Në Place de la Victoire, si dhe në rrugët kryesore të qytetit, demonstruesit u përballën me forcat e rendit. Grupe armiqësore sulmuan një automjet të policisë bashkiake të parkuar bosh, duke i thyer xhamat, raportoi prefektura. Disa biznese u plaçkitën: JD Sport, Micromania, Decathlon dhe një shitës motoçikletash Yamaha dhe plaçkitjet vazhdonin ende në qendër të qytetit në fund të pasdites. Gjithashtu sipas prefekturës, një pjesëmarrës në protesta u trajtua nga zjarrfikësit pasi u plagos rëndë nga xhamat e thyer nga një dritare dyqani që po përpiqej ta thyente. Kryetari  i Bashkisë së Bordosë (GIRONDE) Thomas Cazenave duke folur për mediat u shpreh: E dënoj me forcën më të madhe atë që ndodhi.” “Jeta sduhet të vazhdojë.” “Ndiejmë një trishtim të pafund.” “Asgjë nuk mund ta justifikojë  kurrë një dhunë të tillë.”

LILLE: THYHET DHE VIDHET BASHKIA

Në Lille, protestuesit hynë me forcë në Bashki duke thyer dyert prej xhami. Disa arritën të hynin brenda, duke plaçkitur një pjesë të ambientit përpara se të iknin shpejt. Gjithashtu pati përleshje të dhunshme midis disa protestuesve dhe policisë.

Në Bordeaux pati përleshje dhe gaz lotsjellës pandërprerë nga policia për të shpërndarë protestuesit. Një zjarr shpërtheu pranë Sheshit të Parlamentit. Protestuesit duan të “bëjnë siç bënë në Marsejë dhe të pushtojnë bashkinë”, por ajo u mbrojt nga forcat policore. Rezidenca zyrtare e prefektit të Gironde u plaçkit gjatë trazirave. “Individët hynë dhe vandalizuan ambientet”, tha një zëdhënës i prefekturës për Agence France-Presse.

Në Rouen, tensionet e konsiderueshme rreth stacionit të trenit detyruan mbylljen e hyrjes pak para orës 5 pasdite. Që atëherë, plaçkitjet dhe grabitjet u zhvilluan në disa biznese në qendër të qytetit.  Shkatërrime, vjedhje dhe përleshje të dhunshme midis policisë dhe demonstruesve pati edhe edhe ne Tuluzë, Rennes, Besançon.Në Promenade des Anglais ikonike, policia e trazirave (CRS) u ndesh me grupe të armatosura me guralecë plazhi. Qendra e mbikëqyrjes me video e Nisës, e cila ofron qasje në të gjitha kamerat e mbikëqyrjes së qytetit, ishte midis objektivave. Më shumë se një duzinë personash që plaçkitën dyqane, dëmtuan pronën publike ose hodhën predha drejt forcave të rendit u arrestuan të shtunën në Nisë, njoftoi prefektura Alpes-Maritimes. E njëjta skenë shkatërrimi shpaloset kudo në Presqu’île.

PRESIDENTI FRANCEZ DËNON DHUNËN

Dhuna urbane u dënua ashpër nga presidenti i Republikës Emmanuel Macron, si dhe nga kryeministridhe nga drejtues vendorë. Macron denoncoi “mbjellësit e kaosit që kërkojnë vetëm të shkatërrojnë institucionet tona”. Ai do të takohet në Pallatin Elize me Kryeministrin dhe ministrat përkatës të qeverisë, ndërsa qeveria përballet me presion nga opozita, nga disa kryetarë bashkishë në lidhje me trajtimin e demonstratave të së shtunës dhe nga e majta e cila kritikoi qeverinë për strategjinë e saj të policimit.

“Organet e rendit u përballën me një dhunë me intensitet jashtëzakonisht të lartë.”, deklaroi Kryeministri Sébastien Lecornu. Ai deklaroi që  “bilanci i dëmeve dhe viktimave nuk është edhe më i rëndë.”  Këtë deklaratë e bëri Sébastien Lecornu, pas vizitës së te forcat e rendit mbrëmjen e kaluar. Autoritetet franceze shprehin shqetësim për dhunën dhe trazirat, duke theksuar se situata mund të kishte sjellë pasoja edhe më të rënda .

Pas ngjerjeve të djeshme, publiku u mobilizua sot publiku së bashku me punonjësit e higjienës për të pastruar rrugët.

PROTESTAT NË FRANCË  DHE PROTESTAT NË SHQIPËRI, DALLIMET DHE NDRYSHIMET MES TYRE

Franca njihet historikisht si djepi i protestave në mbarë botën ku populli proteston për çdo padrejtësi që i bëhet dhe kërkesat e tyre merren parasysh nga shteti i tyre, në Shqipëri ndodh ekrejt e kundërta. Kërkesat e protestuesve shqiptarë shpërfillen nga kryeministri duke krijuar premisa për protesta të dhunshme siç po ndodh në protestat e fuqishme pesë ditore të studentëve shqiptarë në Tiranë dhe në disa qytete shqiptare. Populli shqiptar ka shumë arësye për të protestuar duke filluar nga kostet e larta të jetesës dhe korrupsionin e gjithë klasës politike, veçanërisht të pushtetarëve të sotëm, por edhe për punësimet pa meritokraci dhe negizhencën e institucioneve publike për të zgjidhur problemet e tyre. Klasa politike shqiptare ka para me thasë, resorte, vila dhe apartamente luksoze brenda dhe jashtë  Shqipërisë, ndërkohë shumica e shqiptarëve nuk mund të blejnë as një apartament të vogël në atdheun e tyre me gjithë punën e madhe që bëjnë në Shqipëri apo në dhe të huaj.

Ndryshe nga Franca që emërimet në administradën shtetërore bëhen me meritokraci, në Shqipëri mund të kesh diploma me nota të shkëlqyera siç kam unë dhe mijra të tjerë por nuk mund të punësohesh në shtet nëse nuk ke para apo miq me pushtet. Edhe për punësimin e një pastruesje në një shkollë apo institucion publik në Shqipëri duhet të firmos ministri apo kryetari i bashkisë. Këtë shqetësim, ma shprehu edhe një vajzë e bukur 30 -vjeçare nga Tropoja, e diplomuar shkëlqyeshëm për drejtësi në Paris dhe Lyon. E veshur me kostum kombëtar dhe me një qeleshe të bardhë në kokë me shqiponjë ajo u shpreh: “Protestoj sepse jam kundër sistemit politik në Shqipëri dhe kundër gjithë klasës politike që nga viti 1992, e cila është pasuruar në mënyrë të paligjshme. Protestoj kundër kryeministrit dhe arrogancës së pushtetarëve, kundër emërimeve pa meritokraci. Në administradën shtetërore dhe në ambasadat shqiptare punësohen vetëm fëmijët e politikanëve,

Protesta  në Shqipëri po i tregojnë Edi Ramës se nuk e ka më shumicën e shqiptarëve dhe nuk i ka më 800 mijë vota siç i trumbeton. Votat i mori për të qeverisur me transparencë dhe për të realizuar premtimet që bëri gjatë fushatës dhe jo për të pasuruar miqtë e tij brenda dhe jashtë Shqipërisë. Ai na mashtroi, kështu që duhet të mbajë përgjegjësi morale dhe politike dhe duhet të arrestohet për mashtrim dhe korrupsion.

Këto manifestime në Shqipëri vranë frikën e shqiptarëve për të protestuar kundër politikanëve dhe oligarkisë, i treguan botës demokratike korrupsionin e kryeministrit dhe favorizimin e oligarkëve nga qeveria shqiptare si dhe ensibilizuan mediat e mëdha botërore, të cilat po transmetojnë live protestat nga Tirana.

Shqiptarët që protestojnë në Shqipëri dhe diasporë janë vetëm një pjesë e vogël e atyre qindra mijra të tjerëve që janë të pakënaqur nga klasa politike shqiptare, e cila për 35 vjet nuk ka mundur të sigurojë dot as ujin dhe dritat 24 orë rrresht, pa përmendur inflacionin, mungesën e ilaçeve në spitalet publike, mungesën e mjeteve mësimore nëpër shkolla, shërbimin cilësor në administradën publike dhe në ambasada etj.

Ndonëse këto protesta kanë lëkundur çdo qelizë të pushtetit politik të Edi Ramës, nuk besoj që ai do të dorëhiqet. Kanë ndodhur me dhjetra skandale gjatë qeverisjes së tij; gjysma e ministrave janë në burg apo në procedim penal dhe nuk është dorëhequr. Rasti më flagrant është mbrojtja që i bëri zëvendëses së tij, Znj. Belinda Balluku, e cila akuzohet nga SPAK për disa vepra të rënda korruptive, ndërkohë për vjedhjen e një pule apo ndërtimin pa leje të një muri apo çatie përfundon menjëherë në burg.

Në Francë ku unë jetoj që nga qershori i vitit 2016, kryeministri apo ministrat mbajnë përgjegjësi dhe japin dorëheqje për një skandal shumë të vogël. Europa demokratike, veçanërisht  Franca dhe Gjermania dhe Franca duhet të reagojnë në favor të protestuesve dhe t’i sugjerojnë miqësisht dorëheqjen kryeministrit shqiptar pasi gjatë 13 viteve të tij në krye të shtetit shqiptar kanë ikur 1.3 milionë shqiptarë sipas INSTAT dhe janë zbuluar me dhjetra e dhjetra skandale të mëdha korruptive që cilat janë pasqyruar edhe nga mediat e mëdha botërore. Mendoj që këto protesta do të sjellin një reflektim të thellë të kryeministrit dhe të opozitës pasi i kanë ulur ata me këmbë në tokë. Jam i bindur, që pas këtyre këtyre protestave, politika shqiptare nuk do jetë si më parë. Mendoj një Shqipëri me një qeveri me intelektualë të përzgjedhur sipas meritokracisë. Një Shqipëri demokratike si në vendet evropiane kur shteti u shërben para qytetarëve. Një Shqipëri që i përket popullit dhe jo pushtetarëve dhe fëmijëve të tyre që kanë uzurpuar gjithë administradën shtetërore. Ka familje qeveritarësh me tre persona që marrin gjashtë rroga të majme në shtet, por ka dhe familje me gjashtë persona që nuk kanë asnjë të punësuar në administradën publike. Kjo nuk është as ligjore dhe as njerëzore.   Shqipëria rregullohet duke u larguar kjo klasë e korruptuar politike që ka 35 vjet që nuk shkulet. Duke u krijuar një qeveri tranzitore me intelektualë me integritet të pastër moral. Duke limituar mandatin e kryeministrit dhe të presidentit në dy mandate. Duke krijuar një sistem zgjedhor me lista të hapura. Duke shfuqizuar ligjin për investimet strategjike dhe ligjin “Paketa e maleve”, duke depolitizuar administratën shtetërore dhe duke e riformatuar atë sipas meritokracisë. Duke ngritur pagat e pensionistëve dhe asistencën sociale. Duke siguruar një arsim cilësor dhe një shërbim shëndetësor e publik të admirueshëm siç e kanë vendet e zhvilluara, duke hetuar paratë dhe vilat luksoze brenda dhe jashtë Shqipërisë të kryeministrave, qeveritarëve deputetëve dhe bashkiakëve shqiptarë nga viti 1992 e deri më sot. Duke rishikuar lejet e ndërtimit të resorteve dhe pallateve etj. etj. Shqipëria u përket shqiptarëve jo politikanëve të korruptuar.

13:00 Histori/ Dilema e paqes izraelito-palestineze, Gilad Shalit i vetëm përballë 1,027 emrave
18 tetor 2011, pas 1,941 ditësh robërie

Përgatiti: Leonard Veizi

Pas pesë vitesh robëri në duart e Hamasit, Izraeli pranon një nga shkëmbimet më të mëdha të të burgosurve në historinë e tij. Historia e një ushtari që u kthye në simbol kombëtar.

Në mëngjesin e nxehtë të 25 qershorit 2006, një patrullë ushtarake izraelite pranë pikës kufitare Keren Shalom, në kufirin mes Izraelit dhe Rripit të Gazës, u sulmua papritur nga militantë palestinezë. Në përplasjen e armatosur që pasoi, dy ushtarë izraelitë mbetën të vrarë, ndërsa një tjetër, rreshteri 19-vjeçar Gilad Shalit, u zhduk pa gjurmë.

Pak orë më vonë, organizata Hamas do të konfirmonte se e kishte marrë peng ushtarin e ri, duke hapur një kapitull pesëvjeçar që do të mbahej mend si një nga sagat më dramatike të konfliktit izraelito-palestinez.

Tronditet Izraeli

Gilad Shalit, djalosh i qetë, bir i një familjeje të zakonshme izraelite, u bë brenda pak ditësh emri më i përmendur në mbarë vendin.

Qeveria izraelite reagoi me shpejtësi. Brenda pak ditësh, Tel Avivi nisi Operacionin “Summer Rains”, një ofensivë të gjerë ushtarake kundër objektivave të Hamasit në Gaza.

Dhjetëra liderë palestinezë u arrestuan, pikat kufitare u mbyllën, ndërsa avionët izraelitë bombarduan infrastrukturën e enklavës. Por as forca, as inteligjenca, nuk arritën ta gjenin pengun.

Shalit u zhduk nga sytë e botës — pa vizita nga Kryqi i Kuq, pa prova jete për vite me radhë.

Pesë vite pritje

Në Izrael, çështja e Gilad Shalit u kthye në një plagë kombëtare. Fotografia e tij — një djalë me trup të dobët dhe sy të butë, i veshur me uniformën e gjelbër ushtarake — u bë simbol i fëmijëve të Izraelit që shërbenin në ushtri. Çdo vit, përvjetori i rrëmbimit shënohej me marshime, manifestime, dhe peticione me sloganin “Kthejeni Giladin në shtëpi”. Prindërit e tij, Noam dhe Aviva Shalit, ngritën një kamp proteste përballë rezidencës së kryeministrit në Jerusalem, duke u bërë zëri moral i një kombi që ndiente se po humbiste një bir.

Ndërkohë, Hamas e përdorte pengmarrjen si mjet presioni politik, duke kërkuar lirimin e qindra të burgosurve palestinezë nga burgjet izraelite. Për Izraelin, kërkesat e tilla ishin të papranueshme. Për pesë vite me radhë, diplomacitë e Egjiptit, Turqisë, dhe më vonë të Katarit, tentuan ndërmjetësime të dështuara.

Marrëveshja

Në tetor të vitit 2011, pas një raundi të ri bisedimesh të ndërmjetësuara nga Egjipti, u arrit më në fund një marrëveshje e pazakontë: Izraeli do të lironte 1,027 të burgosur palestinezë dhe arabë, shumë prej të cilëve të dënuar për akte terroriste, në këmbim të lirimit të një ushtari të vetëm: Gilad Shalit.

Më 18 tetor 2011, pas 1,941 ditësh robërie, Shalit u dorëzua në duart e zyrtarëve egjiptianë dhe më pas iu dorëzua ushtrisë izraelite. Pamjet e tij, i zbehtë, i dobët, por i gjallë, u shpërndanë në mbarë botën. Në Izrael, njerëzit qanin dhe festonin njëkohësisht.

Ai u prit me nderime shtetërore, ndërsa flamujt valëviteshin në çdo rrugë.

Në Gaza, ndërkohë, turma të mëdha festonin lirimin e të burgosurve palestinezë. Ishte një moment që ndau Lindjen e Mesme në dy emocione të kundërta.

Polemika dhe reflektimi

Marrëveshja nuk kaloi pa polemika. Shumë izraelitë e përshkruan si një fitore morale, dëshmi e parimit se “Izraeli nuk i braktis njerëzit e tij”. Por kritikët e konsideruan një lëshim të rrezikshëm: lirimi i mbi një mijë të dënuarve mund të nxiste rrëmbime të tjera. Në fakt, disa prej personave të liruar u përfshinë më vonë sërish në aktivitet militant, çka ripërtëriu debatin mbi çmimin që një shtet duhet të paguajë për një jetë të vetme.

Pas kthimit

Pas kthimit të tij, Gilad Shalit u tërhoq nga vëmendja publike për disa vite. Ai rrëfeu më vonë se kishte kaluar periudha të rënda izolimi, frikë të përhershme dhe mungesë kontakti me botën e jashtme.

Me kalimin e viteve, ai nisi të punojë si gazetar dhe komentator sportiv, duke u përpjekur të jetojë një jetë normale në një vend ku emri i tij do të mbetet gjithmonë sinonim i durimit, shpresës dhe sakrificës.

Historia e Gilad Shalit është më shumë sesa një episod i konfliktit të përgjakshëm izraelito-palestinez.

Ajo është rrëfimi i një drame njerëzore universale — një familje që nuk dorëzohet, një shtet që lufton për një prej bijve të vet, dhe një popull që përpiqet të ruajë moralin në mes të dhunës dhe politikës.

Në fund, Shalit u kthye në shtëpi, por çmimi i lirisë së tij mbeti i diskutueshëm — një kujtesë e përhershme se në Lindjen e Mesme, edhe një jetë e vetme mund të peshojë sa fati i një kombi të tërë.

08:40 Protesta me tensione! A mund të sjellë ndryshim?
Në orën 08:03 të mëngjesit të së enjtes (15.10.2026), pas dy ditësh protestash studentore të shoqëruara me tensione dhe dhunë në rrugët e Tiranës, kryeministri Edi Rama theu heshtjen. Nga godina e djegur e Kolegjit të Europës, vetëm pak metra larg zyrës së tij, Rama publikoi një videomesazh, duke fajësuar opozitën për dhunën dhe shkatërrimet në kryeqytet. “Këto janë duart e një opozite që me maska të verbërish përpara kërkon ta rikthejë Shqipërinë aty ku nuk do të rikthehet kurrë” – deklaroi ai. Por përgjigjja ndaj kërkesës kryesore të protestuesve erdhi më vonë gjatë ditës. Në një deklaratë për agjencinë Reuters, Rama e bëri të qartë se dorëheqje nuk do të ketë.

Kryeministri e përjashtoi dorëheqjen, por studentët e vijojntë protestën dhe në Tiranë mbërriten edhe të rinj nga qytete të tjera të vendit. Protesta ka pasur gjithashtu edhe në qytete të tejra. Protesta u shoqërua me përplasje të dhunshme me policinë, përdorim të gazit lotsjellës dhe zjarre, ndërsa pati të plagosur dhe dëme në ndërtesa e biznese.

Revoltë kundër klasës politike

Ka pasur akte dhune, zjarre dhe dëme në ndërtesa e biznese nga masa e protestuesve.Fotografi: Florion Goga/REUTERS

Në themel të revoltës qëndron pakënaqësia e të rinjve me qeverisjen, vështirësitë ekonomike dhe mungesën e perspektivës për të ardhmen. “Ne nuk kemi ku studiojmë, ne nuk kemi të ardhura, jetojmë me qira, nuk mbulojmë dot shpenzimet tona. Qeveritarët na kanë pirë gjakun me vite dhe nuk ndiejnë përgjegjësi për të gjithë këta njerëz që janë në shesh” – shprehet një studente për DW.

Për Rigels Xhemollarin, nga Qëndresa Qytetare, revolta studentore është e lidhur me pakënaqësitë e shprehura gjatë muajve të lëvizjes”Flamingo Revolution”. “Mungesa e reflektimit të kryeministrit gjatë katër muajve protestë në bulevard dhe tallja e tij me protestuesit. Pastaj arsyet e tjera lidhen me situatën ekonomike, aferat korruptive dhe skandalet e njëpasnjëshme” – shprehet ai për DW.

A ka një rrugëdalje politike?

Analisti politik Mark Marku, njëherësh dekan i Fakultetit të Historisë dhe Filologjisë, e sheh protestën e studentëve si reagimin e një brezi që zgjoi shoqërinë dhe riktheu debatin për ndryshimin. Por ai paralajmëron se dorëheqja e qeverisë dhe zgjedhjet e reja nuk nënkuptojnë domosdoshmërisht ndryshim politik. “Një veprim politik nuk matet nga qëllimet, por nga rezultati” – shprehet Marku.

Për këtë arsye, ai thekson nevojën që protesta të ketë një platformë dhe një alternativë politike që qytetarët të mund ta votojnë, nëse vendi do të shkonte në zgjedhje. “Protesta nuk votohet” –  thotë analisti.

Ndërsa Xhemollari, e sheh dorëheqjen e kryeministrit si të vetmen mënyrë për t’i dhënë fund revoltës. “Protesta ka vetëm një kërkesë politike, e cila kërkon një zgjidhje politike, dorëheqjen e kryeministrit” – shprehet ai për DW. Sipas aktivistit, pas largimit të Ramës, Presidenti i Republikës duhet të mbledhë partitë politike për krijimin e një qeverie kujdestare me kryeministër apartiak, për t’i hapur rrugë zgjedhjevelokale dhe parlamentare në maj të vitit 2027.

Në vitin 2018, Shqipëria u përfshi nga protesta masive studentore, të përqendruara kryesisht te problemet e arsimit të lartë. Tetë vjet më vonë, studentët janë rikthyer në rrugë, këtë herë duke kërkuar ndryshim politik./DW-ad

08:50 Tirana në flakë dhe nën kaos! 14 tetori i dhunës: Ministri të sulmuara, biznese të djegura dhe 51 policë të lënduar
Nga protesta e studentëve para Ministrisë së Arsimit te sulmet ndaj institucioneve shtetërore, zjarret në biznese dhe përplasjet deri në orët e vona të mbrëmjes. Kryeqyteti u përfshi nga një valë incidentesh që shkaktoi dëme të shumta në pronën publike e private, ndërsa dhjetëra persona u shoqëruan nga policia.

Tirana përjetoi një nga ditët më të tensionuara të protestave të fundit, të mërkurën, më 14 tetor. Ajo që nisi në orët e paradites me bojkotin e mësimit nga studentët dhe protestën para Ministrisë së Arsimit, u përshkallëzua gjatë ditës në përplasje të dhunshme, sulme ndaj institucioneve, djegie biznesesh dhe bllokime të akseve kryesore të kryeqytetit.

Në fund të ditës, bilanci i raportuar ishte i rëndë: 51 punonjës policie, pesë protestues dhe një kalimtar të lënduar. Dhjetëra persona u shoqëruan nga policia, ndërsa dëme të konsiderueshme u regjistruan në ministri, banka, biznese private, automjete dhe elemente të infrastrukturës publike.

Ngjarjet u shtrinë nga zona e Ministrisë së Arsimit në Rrugën e Durrësit, sheshin “Skënderbej” dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, deri te Kryeministria, Piramida, Kryesia e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese dhe zona e “21 Dhjetorit”. Zjarre dhe dëmtime u raportuan edhe në Ministrinë e Drejtësisë, ndërsa u sulmua edhe Komisariati nr. 2 i Policisë.

Studentët në rrugë, protesta nis para Ministrisë së Arsimit

Që në orët e para të mëngjesit, studentë nga disa fakultete të Tiranës bojkotuan mësimin dhe u mblodhën para Ministrisë së Arsimit. Ata kërkuan përmirësimin e kushteve në universitete, pajisjen e fakulteteve me laboratorë, rritjen e cilësisë së mësimdhënies dhe krijimin e kushteve më të përshtatshme për zhvillimin e procesit mësimor.

Një pjesë e studentëve kërkoi gjithashtu dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama dhe drejtësi për personat e përfshirë në ngjarjet e një dite më parë, kur ishin regjistruar përplasje me policinë.

Protestës iu bashkuan studentë nga Fakulteti i Mjekësisë, Fakulteti i Shkencave të Natyrës dhe Fakulteti Ekonomik. Bojkoti u shtri edhe jashtë kryeqytetit. Studentë të Universitetit “Aleksandër Xhuvani” në Elbasan ndërprenë mësimin, ndërsa studentë të Universitetit të Vlorës shprehën mbështetje për kërkesat e bashkëmoshatarëve të tyre.

Gjatë paradites u raportua edhe për bojkot nga nxënës të gjimnazit “Partizani” në Tiranë, të cilët bllokuan përkohësisht një rrugë dhe dogjën kosha mbeturinash.

Megjithatë, situata ndryshoi ndjeshëm rreth orës 11:00, kur përplasjet nisën të intensifikoheshin pranë Ministrisë së Arsimit.

Sulmi ndaj Ministrisë së Arsimit, xhama të thyer dhe zjarr në godina

Disa protestues me fytyra të mbuluara shkulën kangjella metalike dhe pllaka trotuari, të cilat më pas i përdorën për të goditur godinën dhe efektivët e policisë.

Rreth orës 11:57, një grup protestuesish hyri me forcë në ambientet e Ministrisë së Arsimit. Gjatë sulmit u thyen xhamat dhe u dëmtuan pjesë të ndërtesës, ndërsa më pas u raportua për zjarr në disa zyra në katin e parë.

Policia ndërhyri me autobotë uji dhe gaz lotsjellës për të shpërndarë turmën. Por përplasjet nuk u ndalën. Në drejtim të godinës dhe efektivëve u hodhën gurë, fishekzjarrë dhe bomba molotov, ndërsa në rrugët përreth u ngritën barrikada me stola, kosha mbeturinash dhe kangjella.

Gjatë këtyre zhvillimeve pati edhe përplasje verbale me përfaqësues të opozitës që ndodheshin në zonë. Deputeti demokrat Edi Paloka u kundërshtua nga një grup protestuesish, të cilët i kërkuan të largohej dhe hodhën ujë e shishe në drejtim të tij. Në disa momente, pakënaqësia e protestuesve u shpreh edhe me thirrje kundër përfaqësuesve të opozitës.

Iute Credit merr flakë, zjarri rrezikon ndërtesat përreth

Incidentet u zgjeruan edhe në bizneset private pranë Ministrisë së Arsimit dhe në hyrje të Rrugës së Durrësit.

Një bankë e nivelit të dytë u sulmua dhe iu thyen xhamat, ndërsa u raportua për zjarr në ambientet e saj. Dëmtime pësuan edhe biznese të tjera të zonës.

Një prej episodeve më shqetësuese ishte sulmi ndaj filialit të institucionit financiar Iute Credit, i cili ishte dëmtuar edhe gjatë protestës së një dite më parë. Këtë herë, godinës iu vu flaka.

Zjarri shkaktoi shqetësim te banorët e pallatit ngjitur, disa prej të cilëve dolën nga banesat për shkak të rrezikut. Prania e ndërtesave të tjera dhe e përfaqësisë së Vatikanit në afërsi e bëri situatën edhe më delikate, për shkak të mundësisë së përhapjes së flakëve.

Zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e zjarrit, ndërsa incidentet vijuan me dëmtime të tabelave reklamuese, kamerave të sigurisë, ndriçuesve rrugorë dhe koshave të mbeturinave.

Qendra e Tiranës mbulohet nga tymi, digjen barrikadat

Gjatë pasdites, përplasjet u zhvendosën në Rrugën e Durrësit dhe drejt sheshit “Skënderbej”. Protestuesit vendosën në mes të rrugëve stola plastikë, kangjella dhe kosha mbeturinash, disa prej të cilëve u dogjën.

Rreth orës 16:20, zjarri pranë kryqëzimit të Rrugës së Durrësit me sheshin “Skënderbej” kishte marrë përmasa të konsiderueshme. Flakët rrezikuan edhe pemët pranë hyrjes së sheshit, ndërsa tymi i zi u përhap në zonën përreth.

Policia ndërhyri me ujë me presion dhe gaz lotsjellës, ndërsa protestuesit vijuan të hidhnin gurë dhe fishekzjarrë në drejtim të efektivëve. Gjatë përplasjeve u dëmtuan edhe autobotë të policisë.

Në të njëjtën kohë, në segmente të Unazës u dogjën kosha mbeturinash dhe u vendosën sende të ndryshme në rrugë, duke bllokuar qarkullimin. Dëmtime u raportuan edhe në stendat reklamuese pranë Lanës.

Ministritë e Ekonomisë dhe Financave sulmohen, protestuesit hyjnë në godina

Rreth orës 16:40, protestuesit u drejtuan drejt Bulevardit “Dëshmorët e Kombit”, ku ndodhen disa prej institucioneve kryesore të vendit.

Ministria e Ekonomisë u bë një nga objektivat e radhës. Protestuesit thyen xhamat dhe hynë në ambientet e institucionit, nga ku nxorën mobilie dhe sende të tjera. Në pamjet e publikuara u shfaqën dyer të dëmtuara, orendi të përmbysura dhe xhama të thyer. Gjatë incidenteve u raportua edhe për zjarr në godinë.

Më pas, sulmi u shtri edhe te Ministria e Financave. Protestuesit goditën ndërtesën me gurë dhe fishekzjarrë, thyen xhamat e kamerat e sigurisë dhe tentuan të dëmtonin hyrjet e saj. Edhe në këtë institucion u raportua për dëmtime të shumta dhe zjarr.

Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën, ndërsa vijoi shoqërimin e personave të dyshuar për përfshirje në akte dhune.

Kryeministria dhe Piramida, molotovë, biznese të djegura dhe plaçkitje

Pas sulmeve ndaj ministrive, protestuesit u zhvendosën drejt Kryeministrisë, ku u hodhën gurë dhe bomba molotov. Policia përdori autobotë uji dhe gaz lotsjellës për të larguar turmën nga godina.

Një pjesë e protestuesve vijoi më pas drejt Piramidës së Tiranës, ku incidentet prekën bizneset e vendosura në godinat në formë kubi përreth saj.

U thyen xhama, u shkatërruan tavolina, karrige dhe vazo me lule, ndërsa në disa ambiente u raportua për zjarr. Në një prej bizneseve të sulmuara, protestuesit morën pije, ushqime dhe produkte të tjera, përpara se ambientit t’i vihej flaka.

Dëmtime pësoi edhe një kafe-librari, si dhe një biznes i një operatori telefonik. Në zonë u sulmuan gjithashtu banka të nivelit të dytë, ku u raportua për xhama të thyer dhe dëmtime të rënda. Në njërën prej tyre pati zjarr.

Flakët përfshinë edhe një motor privat dhe një pemë. Ndërkohë, disa protestues u ngjitën në shkallët dhe pjesët e sipërme të Piramidës, ku ndezën flakadanë.

Në një tjetër episod, një automjet privat u godit vazhdimisht me gurë dhe sende të forta, deri në shkatërrimin e tij.

Sulmohen Kryesia e Kuvendit, Gjykata Kushtetuese dhe Banka e Shqipërisë

Përshkallëzimi vijoi edhe ndaj institucioneve të tjera shtetërore. Kryesia e Kuvendit u sulmua me gurë, duke shkaktuar thyerjen e xhamave dhe dëmtime në hyrjet e godinës.

Disa protestues përdorën kangjella dhe tabela rrugore të shkulura për të goditur dyert e institucionit, ndërsa u raportua edhe për zjarr në ambientet e tij. Policia ndërhyri për të shpërndarë turmën.

Edhe Gjykata Kushtetuese u përball me sulme. Protestuesit thyen xhamat e godinës, ndërsa policia përdori gaz lotsjellës për të larguar personat e përfshirë në incidente.

Në vijim, u dëmtua edhe Banka e Shqipërisë. Në godinën e saj u thyen xhama dhe u dëmtua kabina e rojes, ndërsa protestuesit përdorën kangjella të shkulura nga rruga për të goditur ambientet e institucionit.

Gjatë kësaj faze, përplasjet me policinë vijuan në disa pika të qendrës së Tiranës.

Mes pamjeve të rënda të ditës u regjistrua edhe një moment kur një efektiv policie mori në krahë një fëmijë të vogël dhe vrapoi për ta larguar nga zona ku po përdorej gaz lotsjellës.

Ministria e Drejtësisë në flakë, sulmohet Komisariati nr. 2

Në orët e mbrëmjes, incidentet u zhvendosën drejt Bulevardit “Zogu i Parë”, ku u sulmua Ministria e Drejtësisë. Në godinë u thyen xhamat dhe u raportua për zjarr.

Dëmtime u regjistruan edhe në Drejtorinë e Arkivave, ndërsa protestuesit përdorën kangjella dhe sende të tjera për të bllokuar rrugët. Situata solli përplasje edhe me drejtuesit e mjeteve që kërkonin të kalonin në akset e bllokuara.

Një tjetër vatër e tensionit u krijua në zonën e “21 Dhjetorit”, ku protestuesit sulmuan Komisariatin nr. 2 të Policisë.

Dhjetëra persona kaluan kangjellat rrethuese, hynë në oborrin e komisariatit dhe dëmtuan ambientet. Gjatë sulmit, një automjet policie u dogj plotësisht, ndërsa u regjistruan përplasje të tjera me efektivët.

Në zona të ndryshme të kryeqytetit vijuan djegiet e koshave të mbeturinave, vendosja e barrikadave dhe bllokimi i qarkullimit. Në Zogun e Zi, drejtuesit e mjeteve përdorën boritë për të kërkuar lirimin e rrugës.

Sulmohet qendra tregtare Toptani, digjen automjete dhe mjete të Bashkisë

Gjatë mbrëmjes, dëmtimet u shtrinë edhe në qendrën tregtare Toptani, ku u thyen xhamat e fasadës. Policia ndërhyri për të ndaluar incidentet dhe u raportua për persona të shoqëruar.

Në zona të tjera u dëmtuan bankomate, kioska dhe biznese të vogla, ndërsa në disa raste u morën produkte nga ambientet e sulmuara. Një automjet privat u dogj në hyrje të Rrugës së Durrësit, ndërsa zjarrfikësit ndërhynë për shuarjen e flakëve.

Dëme u regjistruan gjithashtu në semaforë, kamera sigurie, sinjalistikë rrugore, ndriçues dhe stenda reklamuese. Dy automjete të Bashkisë së Tiranës, të përdorura për pastrimin e rrugëve, u gjetën të djegura.

Objektet e shkulura dhe mbetjet e zjarreve mbetën në disa segmente rrugore, duke vështirësuar qarkullimin dhe lëvizjen e qytetarëve.

51 efektivë policie të lënduar, pesë protestues dhe një kalimtar marrin ndihmë mjekësore

Bilanci i të lënduarve u rëndua gjatë orëve të pasdites dhe mbrëmjes. Sipas të dhënave të raportuara, 51 punonjës policie, pesë protestues dhe një kalimtar mbetën të lënduar gjatë zhvillimeve të ditës.

Të lënduarit u dërguan për trajtim në Spitalin Universitar të Traumës dhe në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza”.

Ministrja e Shëndetësisë, Klodiana Spahiu, vizitoi efektivët e lënduar në Spitalin e Traumës. Në një prej përditësimeve u bë e ditur se në urgjencë ndodheshin nëntë efektivë policie. Njëri prej tyre, 31 vjeç, kishte dëmtime serioze në sy dhe fraktura në nofull e hundë.

Më vonë, ministri i Brendshëm Ervin Demo njoftoi se numri i efektivëve të lënduar kishte arritur në 51. Ai dënoi dhunën ndaj punonjësve të policisë, duke theksuar se e drejta për të protestuar është e garantuar, por nuk përfshin sulmet ndaj efektivëve apo rrezikimin e jetës së njerëzve.

Dhjetëra të shoqëruar, policia vijon ndërhyrjet deri në orët e vona

Përgjatë ditës, policia shoqëroi persona të dyshuar për përfshirje në akte dhune dhe dëmtim të pronës. Në një përditësim të orës 20:51, u raportua për 35 persona të shoqëruar, ndërsa më vonë pati njoftime për shoqërime të tjera në zona të ndryshme të Tiranës.

Në zonën e “21 Dhjetorit”, policia ndaloi edhe një taksi dhe shoqëroi tre pasagjerët e saj. Në një rast tjetër, dy persona u ndaluan pasi u gjetën me një karrocë të mbushur me pije dhe produkte ushqimore, të cilat dyshohej se ishin marrë nga një kioskë e sulmuar gjatë protestës. Ata pretenduan se i kishin gjetur produktet në tokë.

Incidentet prekën edhe gazetarët që po raportonin nga terreni. Gjatë përplasjeve, gazetarët u goditën me gurë, ndërsa në disa momente persona të maskuar krijuan barriera mes tyre dhe mediave.

Përdorimi i gazit lotsjellës shkaktoi shqetësime edhe te qytetarët dhe turistët që ndodheshin në bare, ambiente publike dhe rrugët përreth. Disa prej tyre patën nevojë për ndihmë, ndërsa policia vijoi ndërhyrjet në zonat ku situata mbetej e tensionuar.

Tirana në fund të ditës: dëme të shumta dhe një kryeqytet i përfshirë nga kaosi

Rreth orës 21:00, situata mbetej e tensionuar në zonën e “21 Dhjetorit”, ku policia përdori gaz lotsjellës dhe shoqëroi persona të përfshirë në incidente. Në terren ishte edhe drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Skënder Hita, i cili ndoqi nga afër zhvillimet.

Rreth orës 21:37, një pjesë e protestuesve u rikthye pranë Kryeministrisë, ku u raportua për shoqërime të tjera.

Në orën 22:00, në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” kishin mbetur gurë, copa xhamash, kosha mbeturinash dhe stola të zhvendosur nga vendi. Grumbullimet e mëdha ishin shpërndarë, por policia vijonte të qëndronte në gatishmëri.

Nga protesta studentore e nisur në mëngjes, dita përfundoi me dëme të shumta në institucione shtetërore, banka, biznese private dhe automjete, si dhe me dhjetëra persona të shoqëruar e dhjetëra të lënduar.

Bilanci i 14 tetorit la pas një kryeqytet me godina të dëmtuara, rrugë të përfshira nga zjarret dhe qytetarë të përballur me pasojat e një dite të gjatë përplasjesh.

Ndërsa kërkesat e studentëve për kushte më të mira në universitete dhe përgjegjësi për ngjarjet e mëparshme shënuan nisjen e protestës, përshkallëzimi i mëvonshëm e zhvendosi vëmendjen edhe te dhuna, dëmtimi i pronës publike e private dhe pasojat për qytetarët e Tiranës./ad

07:00 Nga Leonard Veizi/ Fridrih Niçe, filozofi që “vrau” Perëndinë për të shpëtuar njeriun
Fridrih Niçe u lind më 15 tetor 1844 dhe vdiq më 25 gusht 1900

Nga Leonard Veizi

Më 15 tetor 1844, në fshatin Röcken të Prusisë, lindi Fridrih Niçe – djali i një pastori luteran që do të bëhej antiteza më e fuqishme e krishterimit modern në filozofi. Paradoksi e ndjek që në fillim. I destinuar të bëhej pastor, ai u bë profeti i dyshimit. I rritur me Biblën, ai do të shkruante: “Perëndia ka vdekur. Dhe ne e kemi vrarë.”

Nga filologu te filozofi

Niçe nuk ishte filozof në kuptimin klasik të katedrës. Ishte filolog. I shkëlqyer aq sa në moshën 24-vjeçare, pa doktoraturë ende, u emërua profesor i filologjisë klasike në Universitetin e Bazelit. Një rekord që ende sot mbetet i jashtëzakonshëm.

Por filologjia i ngushtë e mbyti. Ai nuk donte të komentonte tekstet e lashta, donte të mendonte si grekët. Në veprën e parë, Lindja e Tragjedisë (1872), u përplas me kolegët: filozofia për të nuk ishte analizë e ftohtë, por art, muzikë, instinkt dionisiak kundër racionalizmit apolonian. Ky konflikt do ta detyronte të jepte dorëheqjen nga Bazeli dhe të hynte në dekadën e vetmisë së tij të madhe.

Dhjetë vitet në vijim – mes shëtitjeve në Alpet e Zvicrës dhe dimrave në Xhenova dhe Torino – ai prodhoi me një ritëm maniakal veprat që tronditën Perëndimin: “Njerëzorja, tepër njerëzore”, “Agimi”, “Shkenca e Gëzuar”, “Kështu foli Zarathustra”, “Përtej të Mirës dhe të Keqes”, “Gjenealogjia e Moralit”.

Tri idetë që tronditën botën

Filozofia e Niçes mund të përmblidhet në tre goditje:

1-“Perëndia ka vdekur”. Nuk është ateizëm triumfalist, por një diagnozë. Niçe thotë: Evropa ka vrarë në praktikë Zotin e saj moral, por vazhdon të jetojë sikur asgjë nuk ka ndodhur. Kemi rrëzuar themelet dhe habitemi pse shtëpia po shembet. Pyetja e tij nuk është nëse Zoti ekziston, por çfarë do të vendosim në vend të tij.

2-Vullneti për pushtet. Jo dëshira për të sunduar të tjerët, siç u keqkuptua më vonë, por shtysa e brendshme e çdo gjëje të gjallë për t’u tejkaluar, për t’u rritur, për të krijuar formë. Edhe arti është vullnet për pushtet.

3-Mbinjeriu dhe kthimi i përjetshëm. Mbinjeriu, apo sië njihet në orgjinal Übermensch, nuk është super-njeri biologjik, arian apo tiran. Është njeriu që arrin të krijojë vetë vlerat e tij, përtej moralit të tufës, moralit të resantimentit që Niçe e quante “moral i skllevërve”. Dhe testi final i tij është: A do të kishe guximin të jetoje jetën tënde, pikërisht ashtu siç është, për një pafundësi herësh? Nëse jo, nuk je i lirë.

Fundi në Torino

Jeta e tij nuk e ndoqi dot filozofinë e forcës që predikonte. Shëndeti i dobët, migrena kronike, izolimi dhe indiferenca e publikut e gërryen. Më 3 janar 1889, në Piazza Carlo Alberto në Torino, pa një karrocier që rrihte një kalë. Sipas dëshmisë, iu hodh në qafë kafshës duke qarë dhe u rrëzua. Ishte kolapsi mendor përfundimtar.

11 vitet e fundit i kaloi në errësirë mendore, fillimisht nën kujdesin e nënës dhe më pas të motrës, Elizabet Fërster-Niçe.. Kjo e fundit do të bëjë dëmin më të madh: do të censurojë, presë dhe montojë shënimet e tij për të krijuar veprën e rreme Vullneti për Pushtet, duke e përshtatur për antisemitët dhe nacionalistët gjermanë që vetë Niçe i përbuzte hapur. Ai vdiq më 25 gusht 1900 në Vajmar.

Nga ajo manipulim lindi keqkuptimi më tragjik: nazizmi e përdori Niçen si pararendës. Në të vërtetë, Niçe kishte shkëputur marrëdhëniet me motrën pikërisht për shkak të martesës së saj me një agjitator antisemit. Ai e quante nacionalizmin gjerman “neurozë” dhe antisemitizmin “llojin më të ulët të mediokritetit”.

Pse na duhet ende sot

Niçe mbetet i rrezikshëm sepse nuk të lë të qetë. Në vend të të ofrojë ngushëllimin ai të ofron një çekiç. Dhe na detyron të pyesim: Nëse nuk ka më vlera të gatshme nga lart, a ke forcë të ndërtosh vetë? Nëse jeta nuk ka kuptim të dhënë, a ke guxim t’i japësh vetë kuptim?

Prandaj ai nuk ishte një njeri që prodhonte tragjedi. Sepse tragjedi është kur bota prodhon një mendje si të tijën dhe nuk di çfarë të bëjë me të, veçse ta keqlexojë.

Histori/ Kriza kubane e raketave, 13 ditët e tmerrshme në prag të një lufte bërthamore
14 Tetor 1962 – 13 ditët që përcaktuan fatet e njerëzimit

Përgatiti: Leonard Veizi

Mund të ketë qenë thjesht një ditë vjeshte, por 14 tetori i vitit 1962 do të shkruhej në histori si dita kur njerëzimi u ndodh ballë për ballë me vdekjen e vet. Në heshtjen e tensioneve të Luftës së Ftohtë, një avion zbulimi amerikan U-2, duke fluturuar mbi qiellin e Karaibeve, zbuloi imazhet që do ta ngrinin botën në alarm të kuq: instalime raketore sovjetike në ndërtim e sipër në Kubë, vetëm 150 kilometra larg brigjeve të SHBA-së.

Ky zbulim i fshehtë nuk ishte thjesht një lëvizje shahu politike; ishte fillimi zyrtar i Krizës së Raketave në Kubë, përballja më e rrezikshme ku bota për 13 ditë të tmerrshme qëndroi në prag të një lufte bërthamore të pashmangshme.

Raketat e Hrushovit

Motivi ishte strategjik dhe i thellë. Pas ardhjes së Fidel Kastros në pushtet në vitin 1959, Kuba u bë aleati kyç i Bashkimit Sovjetik në hemisferën perëndimore. Udhëheqësi sovjetik, Nikita Hrushov, pa një mundësi gjeopolitike për të barazpeshuar raketat bërthamore amerikane të vendosura në Turqi, pranë kufijve sovjetikë.

Në fshehtësi të plotë, Moska nisi instalimin e raketave balistike me rreze të mesme veprimi në Kubë, të afta për të goditur qytetet kryesore amerikane brenda pak minutash. Zbulimi i tyre nga amerikanët i dha Luftës së Ftohtë një dimension të ri: nga një luftë nervash, ajo u kthye në një numërim mbrapsht drejt katastrofës.

Ankthi global

Reagimi i Presidentit Xhon F. Kenedi ishte i kujdesshëm, por i vendosur. Më 22 tetor 1962, ai iu drejtua kombit. Me zë të ngarkuar me peshën e historisë, ai denoncoi Bashkimin Sovjetik dhe shpalli një “karantinë detare” (bllokadë) rreth Kubës për të ndaluar të gjitha dërgesat ushtarake. Kenedi paralajmëroi se çdo sulm nga Kuba do të konsiderohej një sulm i drejtpërdrejtë nga BRSS, duke kërkuar një përgjigje të plotë.

Anijet luftarake amerikane dhe sovjetike lundruan drejt njëra-tjetrës në ujërat e Karaibeve. Në çdo moment, një llogaritje e gabuar, një urdhër i nxituar, apo një gabim teknik mund të shkaktonte shpërthimin e parë bërthamor. Për 13 ditë dramatike, bota u bashkua në ankth. Qytetarët kudo nisën të ndërtonin strehime dhe të mblidhnin furnizime, ndërsa fati i tyre varej nga vendimet e dy burrave në Shtëpinë e Bardhë dhe Kremlinin.

Linja e kompromisit

Pavarësisht rrezikut të menjëhershëm, shpëtimi erdhi nga diplomacia. Përmes letrave të fshehta dhe kanaleve diplomatike, Kenedi dhe Hrushovi arritën në një marrëveshje kompromisi që shmangiu fundin:

Bashkimi Sovjetik u zotua të çmontonte dhe tërhiqte raketat nga Kuba nën mbikëqyrjen e Kombeve të Bashkuara.

SHBA-ja premtoi publikisht se nuk do ta pushtonte Kubën.

SHBA-ja pranoi gjithashtu (në mënyrë jo-publike) të tërhiqte raketat e saj bërthamore nga Turqia pas disa muajsh.

Më 28 tetor, me njoftimin e Hrushovit për tërheqjen e raketave, tensioni u shpërbë, duke e shpëtuar njerëzimin nga katastrofa.

“Telefoni i Kuq”

Kriza Kubane e Raketave shërbeu si një kambanë alarmi për të dyja superfuqitë. Ajo nxori në pah rrezikun e madh të mungesës së komunikimit në epokën bërthamore. Mësimi ishte i qartë: nevojitej dialog i menjëhershëm.

Si pasojë e kësaj krize, u vendos e famshmja “Linja e Drejtpërdrejtë” ose “Telefoni i Kuq”, një sistem i sigurt telekomunikimi mes Shtëpisë së Bardhë dhe Kremlinit. Qëllimi ishte parandalimi i keqkuptimeve që mund të çonin në Luftën III Botërore. Kriza gjithashtu nxiti negociatat për kontrollin e armëve bërthamore, duke çuar në Traktatin për Ndalimin e Provave Bërthamore më 1963.

Kriza e vitit 1962 mbetet një kujtesë se sa lehtë mund të rrëshqasë bota drejt shkatërrimit kur diplomacia dështon, por edhe një dëshmi se vendosmëria, dialogu dhe kompromisi janë mjetet e vetme për të mbijetuar.

Pasqyrimi në art

Ky moment i mbushur me dramë njerëzore dhe politike ka frymëzuar krijimtari të gjerë:

Kujtimet e Familjes Kenedi: Libri “Thirteen Days: A Memoir of the Cuban Missile Crisis” nga Robert F. Kenedi, vëllai i Presidentit, mbetet një dëshmi autentike e ankthit brenda qeverisë.

Filmi i njohur “Thirteen Days”, me aktorin e mirënjohur Kevin Kostner prodhim i vitit 2000, pasqyron tensionin dramatik të atyre 13 ditëve brenda qarqeve të vendimmarrjes.

13:32 Nga toka te turistët, si po e kthejnë fermerët dhe artizanët e Ballkanit traditën në burim të ardhurash
Të kultivosh, të krijosh artizanat dhe të jetosh nga turizmi në Ballkan

Fermerët, artizanët dhe bizneset e vogla rurale po kërkojnë te turizmi një mundësi të dytë për të siguruar jetesën, por tërheqja e vizitorëve nuk garanton gjithmonë të ardhura të mjaftueshme.

Në rajonin e liqenit të Prespës, në skajin jugor të Maqedonisë së Veriut, ritmi i jetës përcaktohet nga pemët. Aty ndodhet Spirit of Prespa, një fermë familjare prej rreth pesë hektarësh, ku stinët shënohen nga lulëzimi dhe prodhimi i mollëve, qershive, kumbullave, mjedrave dhe boronicave. Prej këtyre frutave përgatiten lëngje, reçelra dhe likere, si dhe rakia, pija tradicionale e fortë që nuk mungon në Ballkan.

Por tashmë ferma ofron edhe diçka tjetër: vizitorë që vijnë për të mbledhur fruta drejtpërdrejt nga pemët, për të shijuar gatimet e zonës, për të njohur nga afër punën në bujqësi apo për të marrë pjesë në aktivitetet e organizuara nga familja.

Pronarja e fermës, Ana Labor, nuk iu afrua turizmit përmes një shkolle hotelerie. Madje, kur u largua nga shtëpia në moshën 18-vjeçare, nuk e kishte menduar se një ditë do ta kthente fermën familjare në një destinacion turistik. Ajo studioi informatikë dhe inxhinieri industriale, punoi në logjistikën ndërkombëtare dhe arriti të krijonte biznesin e saj në Shkup.

Në vitin 2020, u zhvendos me bashkëshortin në Dubai, ku jetuan për tre vjet. Megjithatë, gjatë sezonit të vjeljes, ajo vazhdonte të kthehej në Prespë për të ndihmuar nënën e saj. Familja merrej me prodhimin e frutave që prej viteve 1960, por vitet e fundit kishin vënë në pikëpyetje nëse bujqësia, e vetme, mund të siguronte të ardhura të mjaftueshme për të mbajtur fermën.

Klima ka ndryshuar dhe, për fat të keq, bashkë me të kanë ndryshuar edhe çmimet. Në vitin 2018, familja vendosi t’i hapte dyert e fermës për vizitorët, duke kërkuar te turizmi një mënyrë për të diversifikuar të ardhurat, pa hequr dorë nga aktiviteti që e njihte prej brezash.

Që atëherë, ofertës i janë shtuar përvoja të reja: mbledhja e frutave, shërbimi i ushqimit, njohja me jetën e fermerëve, organizimi i eventeve dhe pritja e grupeve të kompanive. Qëllimi nuk ishte braktisja e bujqësisë, por të mësuarit se si të priten vizitorët, të organizohen përvoja dhe t’u jepet vlerë turistike produkteve dhe njohurive të trashëguara ndër breza.

Me mbështetjen e Fondacionit TUI Care, Labor ka marrë pjesë në trajnime për bujqësinë rigjeneruese. Ajo tregon se këto trajnime e kanë ndihmuar të mësojë praktika të reja, të njohë prodhues të tjerë dhe të krijojë bashkëpunime. Por synimi i saj shkon përtej fermës personale: nëse edhe familje të tjera të zonës arrijnë të zhvillojnë iniciativa të ngjashme, vizitorët do të kenë më shumë arsye për të qëndruar më gjatë.

Historia e Spirit of Prespa pasqyron një transformim që po shfaqet edhe në zona të tjera: njerëz që nuk vijnë nga formimi profesional në turizëm, por nga një zanat apo aktivitet që e njohin mirë dhe të cilit duhet t’i shtojnë aftësi të reja për ta kthyer në burim të ardhurash.

Por çfarë duhet të mësojë dikush që tashmë di të bëjë diçka, në mënyrë që njohuritë e tij të kthehen në një mundësi për të jetuar nga turizmi?

Nga bujqësia te turizmi

Në Shqipëri, Mal të Zi dhe Maqedoninë e Veriut, bujqësia mbetet një nga burimet kryesore të jetesës për shumë komunitete rurale, por të sigurosh të ardhura vetëm prej saj po bëhet gjithnjë e më e vështirë.

Ndryshimet klimatike, rendimentet e ulëta të shumë fermave dhe vështirësitë për të hyrë në tregje po i shtyjnë familjet të kërkojnë mënyra të reja për të mbijetuar ekonomikisht. Rritja e turizmit krijon mundësi, por përfitimi prej tij kërkon më shumë sesa të jetosh në një vend ku kanë nisur të mbërrijnë turistët.

“Nëse më parë merreshe me bujqësi apo artizanat, duhet të vazhdosh, sigurisht, me atë që di të bësh, por njëkohësisht duhet ta lidhësh aktivitetin me njohuri të tjera, si shërbimi ndaj klientit apo njohuritë bazë të kontabilitetit, në mënyrë që të krijosh një biznes”, shpjegon Natalia Bayona, drejtoreshë ekzekutive e Organizatës Botërore të Turizmit të Kombeve të Bashkuara (UN Tourism).

“Nuk është e domosdoshme të studiosh katër apo pesë vjet për të punuar në këtë sektor”, thekson ajo.

Në Theth, në Alpet shqiptare, ky transformim shihet nga një këndvështrim tjetër. Lugina, e rrethuar nga male mbresëlënëse, tërheq gjithnjë e më shumë vizitorë, ndërsa shtegu drejt ujëvarës së Grunasit është kthyer në një nga pikat tërheqëse të zonës. Megjithatë, infrastruktura nuk e ka ndjekur gjithmonë të njëjtin ritëm me zhvillimin e turizmit. Gjeneratorët, të domosdoshëm për të garantuar furnizimin me energji elektrike, prishin herë pas here qetësinë e maleve, ndërsa hapësirat për parkimin e automjeteve mbeten të kufizuara.

Në këtë realitet, Aida Gjeçaj prej rreth 20 vjetësh po ndjek ndryshimin e biznesit të saj, Villa Gjeçaj. Kur familja nisi të priste mysafirë në bujtinë, numri i vizitorëve ishte i vogël. Sot, ajo duhet të menaxhojë dhjetëra persona.

“Kaluam nga shërbimi për 10-15 persona në natë në rreth 70. Kjo do të thotë se gjithçka duhet riorganizuar, nga furnizimi me produkte te magazinimi dhe përgatitja e ushqimit”, tregon Gjeçaj, teksa ndan vaktin me një grup gazetarësh europianë.

Rritja e numrit të vizitorëve e ka detyruar të zgjerojë kuzhinën dhe ekipin e punës, si dhe të mësojë të menaxhojë aspekte që më parë nuk kishin të njëjtën rëndësi.

Gjeçaj ka marrë pjesë në programin TUI Futureshapers Albania, i cili ofron trajnime për mikpritjen, kuzhinën lokale dhe marketingun digjital, si dhe mentorim dhe mundësi për krijimin e kontakteve profesionale.

“Kur funksiononim si një shtëpi familjare, blinim disa produkte, prodhonim dhe shisnim. Tani duhet të mbajmë shënim shpenzimet dhe të dimë sa fitojmë realisht në fund”, shpjegon ajo.

Gjatë trajnimeve ka mësuar të përdorë sisteme për administrimin e pagesave dhe rezervimeve, të koordinojë disponueshmërinë e dhomave në platforma të ndryshme dhe të menaxhojë praninë në rrjetet sociale.

“Nuk mjafton të hapësh një llogari në rrjetet sociale. Duhet të dish cilat janë mënyrat dhe teknikat që të ndihmojnë ta përmirësosh dhe ta mbash aktive”, shton ajo.

Megjithatë, profesionalizimi i biznesit nuk do të thotë të heqësh dorë nga ajo që e bën të veçantë.

“Ne vazhdojmë ta ruajmë mënyrën tonë të të kuptuarit të mikpritjes: si e presim mysafirin në shtëpi dhe si kujdesemi për të. Nëse ka nevojë për transport, për t’i larë rrobat, për ta çuar në ambulancë kur është sëmurë apo për çfarëdo shërbimi tjetër, ne jemi këtu për të”, thotë Gjeçaj.

Përvoja e saj tregon se zgjerimi i një biznesi turistik nuk ka të bëjë vetëm me pritjen e më shumë vizitorëve. Ai kërkon aftësi të reja, por edhe ruajtjen e identitetit dhe të traditës që e dallojnë atë.

Nga zanatet tradicionale te përvojat turistike

Jela Kusić e di mirë se sa punë kërkon një punim qëndistarie. Një faqeshënues i vogël i merr rreth dy orë për t’u përfunduar, ndërsa një mbulesë tavoline mund të kërkojë vite, pasi ajo nuk punon mbi të çdo ditë.

Qëndisjen e mësoi që fëmijë, nga nëna dhe një mësuese e shkollës. Prej rreth një dekade, ajo shet krijimet e saj te turistët që vizitojnë Dubrovnikun, në Kroaci. Gjithashtu, organizon punëtori për turistë, të rritur të zonës dhe nxënës që duan të njihen me traditën e qëndisjes së Konavles.

“Vizitorë vijnë shumë, por nuk blejnë aq sa duhet”, ankohet Kusić.

Të ardhurat e saj janë më të ulëta se përpara pandemisë. Për këtë arsye, gjatë verës punon në dy restorantet e vogla të familjes, ndërsa dimrin ia kushton qëndisjes së punimeve që shpreson t’i shesë në sezonin e ardhshëm turistik.

Turizmi i ofron një mundësi për të shitur punën e saj, por nuk i garanton të ardhura të mjaftueshme për të jetuar vetëm nga ky aktivitet.

Edhe Mirela Hauswitschka mësoi që fëmijë një teknikë të trashëguar nga gjyshja: punimin me grep. Por, në vend që të riprodhonte mbulesat e tavolinave që bënte gjyshja, ajo i dha një drejtim të ri këtij zanati, duke krijuar vathë, çanta, varëse dhe kuleta.

Punimet i shet në evente, hotele dhe në internet. Pandemia ia ndryshoi planet, pasi argjendaria ku punonte u detyrua të mbyllej. Sot, ajo i kombinon të dyja veprimtaritë dhe kërkon vazhdimisht mënyra të reja për të tregtuar krijimet e saj.

Historia e Fátima Cimić është një ndërthurje aventure dhe këmbënguljeje.

Gjatë luftërave në Ballkan, u zhduk rritja e krimbit të mëndafshit, nga i cili sigurohej një pjesë e lëndës së parë për qëndisjet tradicionale të Konavles. Për ta rikthyer këtë traditë, Cimić solli larva nga Franca në Kroaci, të fshehura në reçipeta.

Rritja e krimbit të mëndafshit kërkon kushte të përcaktuara të temperaturës dhe lagështisë. Prandaj, rikthimi i tij nënkuptonte edhe ruajtjen e njohurive të nevojshme për mbarështimin dhe kujdesin ndaj tij.

Të tria gratë bëjnë pjesë në rrjetin e artizaneve me të cilat bashkëpunon DESA, një organizatë sociale në Dubrovnik që është partnere e programit Colorful Cultures të fondacionit TUI Care.

Në fazën e parë, projekti organizoi më shumë se 200 punëtori dhe përfshiu mbi 1.000 pjesëmarrës. Në fazën e dytë parashikohet të mbështeten edhe 215 artizane dhe artiste gjatë tre viteve, përmes trajnimeve në zanatet tradicionale dhe këshillimit për zhvillimin e nismave të tyre.

Synimi është ruajtja e trashëgimisë artizanale të rajonit dhe krijimi i më shumë mundësive që njerëzit që e mbajnë gjallë atë të sigurojnë të ardhura nga puna e tyre.

Ajo që ndodh me këto artizane është pjesë e një transformimi më të gjerë të turizmit, një prej sektorëve që punëson miliona njerëz në mbarë botën.

Sipas Bayonës, sektori po orientohet gjithnjë e më shumë drejt përvojave të personalizuara, duke rritur kërkesën për profesionistë që zotërojnë njohuri të veçanta. Këto përvoja mund të lidhen me vëzhgimin e shpendëve, arkitekturën, modën apo gastronominë.

“Ekziston një mundësi e jashtëzakonshme për t’i zhvilluar më tej këto fusha”, shprehet ajo.

Sipas saj, formimi profesional duhet t’i ndihmojë njerëzit që njohuritë e tyre t’i shndërrojnë edhe në iniciativa të reja ekonomike.

“Është e logjikshme që, nëse studion turizëm, të kesh mundësinë të mësosh jo vetëm si të bëhesh një punonjës i mirë, por edhe si të bëhesh një sipërmarrës i mirë”, thekson Bayona.

Për këtë arsye, ajo kërkon krijimin e hapësirave ku njerëzit të mësojnë të hartojnë përvoja të reja turistike dhe të zhvillojnë projekte të tyret.

Nismat e DESA-s synojnë pikërisht këtë: përveç ruajtjes së njohurive tradicionale, t’i ndihmojnë artizanët të gjejnë mënyra për t’i zhvilluar dhe tregtuar produktet e tyre. Por përvoja e Kusić tregon se të kesh një produkt dhe një kanal shitjeje nuk mjafton domosdoshmërisht për të siguruar të ardhura të qëndrueshme.

Mënyra të reja për të jetuar nga bujqësia

Për 17 vjet, Orce Stojanoski punoi në gazetën Nova Makedonija, një prej gazetave më të vjetra në vend, ku merrej me shpërndarjen, marketingun dhe zhvillimin e projekteve editoriale.

Disa vite më parë, vendosi të kthehej në vendlindje dhe të merrte drejtimin e Chateau Orman, një biznes familjar që ndërthur prodhimin bujqësor, përgatitjen e rakisë dhe likereve me agroturizmin.

Edhe pse familja përdor metoda ekologjike dhe tradicionale, problemet që ndikojnë në rendimentin e të korrave e kanë shtyrë të kërkojë mënyra të reja për t’u kujdesur për tokën.

Orce ka nisur të trajnohet në bujqësinë rigjeneruese, përmes një programi që mbështet fermat rurale në Ballkan. Në një fazë të mëvonshme, ai do të marrë edhe këshillim për zhvillimin e përvojave të reja turistike.

Edhe historia e Ratko Bataković dhe familjes së tij, që drejtojnë fermën tradicionale Djed Radoš në Mal të Zi, dëshmon se si një fermë mund të gjejë mënyra të reja për t’u hapur ndaj vizitorëve.

Rreth shtatë ose tetë vjet më parë, ata pritën disa partnerë spanjollë që kërkonin një vend ku të hanin dhe të provonin ushqime tradicionale. Pikërisht nga ajo përvojë lindi interesi i tyre për agroturizmin.

Në fermë kultivojnë dhe distilojnë bimë aromatike e mjekësore, si dhe prodhojnë mjedra dhe kumbulla, të cilat i përdorin për të përgatitur reçelra dhe raki.

Vizitorët mund të njihen edhe me aspekte të tjera të kulturës malazeze. Balsha Chogurich, 20 vjeç, i pret ata i veshur me kostumin tradicional dhe u luan në gusle, një instrument me tela karakteristik për kulturën e vendit.

Pandemia i detyroi të rimendonin mënyrën e funksionimit të biznesit. Ata hoqën dorë nga rritja e kafshëve dhe u përqendruan te bimët mjekësore, ndërsa nisën të organizonin evente dhe hapën një njësi akomodimi në Airbnb.

“Po provojmë mundësi të ndryshme për të kuptuar se cilat përvoja turistike mund të kenë më shumë sukses dhe në cilat segmente duhet të përqendrohemi”, shpjegon Bataković.

“Është një shembull i përsosur se si, kur nis diçka, krijon energjinë e nevojshme që ndryshimi të shtrihet edhe më gjerë”, shton ai.

Në Pogradec, në juglindje të Shqipërisë, vëllezërit Arian dhe Alfred Cenkollari kanë gjetur një mënyrë tjetër për të shfrytëzuar prodhimet e fermës së tyre: t’i çojnë drejtpërdrejt nga ferma në tryezën e restorantit Rosa e Tymosur.

Në 20 hektarët e tyre kultivojnë, ndër të tjera, misër dhe rrush, rrisin lopë, dele, strucë dhe gomarë, si dhe prodhojnë djathë nga qumështi i tufës së tyre. Edhe rosat, që i kanë dhënë emrin restorantit, rriten në fermë dhe shërbehen të tymosura në tryezë.

Trajnimet i kanë ndihmuar të përmirësojnë procesin e prodhimit të djathit, duke ulur aciditetin dhe duke rritur sasinë e prodhuar. Ata kanë eksperimentuar edhe me mënyra të reja për të përfshirë përbërësit vendas në kuzhinë, si gjethet e rrushit në sallata.

Familja po përgatit gjithashtu ambiente të reja për të pritur vizitorë dhe për t’u ofruar atyre një përvojë të lidhur me jetën në fermë. Megjithatë, kjo pjesë e projektit është ende në ndërtim.

Trajnimi, punësimi dhe turizmi

Trajnimi mund të hapë mundësi të reja punësimi, por nuk i zgjidh vetë problemet që e bëjnë të vështirë tërheqjen dhe mbajtjen e punonjësve, një shqetësim i hershëm i sektorit.

Sezonaliteti, pagat e pamjaftueshme dhe kostoja e lartë e jetesës në destinacionet turistike ua vështirësojnë punonjësve ndërtimin e një karriere të qëndrueshme. Përvetësimi i aftësive të reja mund të përmirësojë mundësitë për të gjetur punë, por pyetja kryesore mbetet nëse këto mundësi u sigurojnë njerëzve të ardhura të mjaftueshme për të jetuar.

Bayona bën një dallim kur flet për punësimin e përkohshëm: jo çdo punë afatshkurtër duhet të jetë domosdoshmërisht e pasigurt apo e keqpaguar.

Organizimi i eventeve të mëdha, për shembull, mund të krijojë vende pune për disa javë, me pagesë të kënaqshme. Megjithatë, që këto të mos mbeten mundësi të izoluara, nevojat për personel duhet të parashikohen dhe punonjësit të përgatiten përpara se të nisë kërkesa për shërbime.

“Arsimi në turizëm duhet të jetë i lidhur me planet e sektorit privat”, argumenton ajo.

Nëse hapja e një hoteli apo organizimi i një eventi planifikohet disa vite përpara, duhet të planifikohet në të njëjtën kohë edhe formimi i njerëzve që do të punojnë aty.

Në këtë mënyrë, një trajnim i specializuar mund t’i ndihmojë punonjësit të kalojnë më pas në vende të tjera të ngjashme pune, edhe pse nuk e eliminon pasigurinë që shoqëron punësimin e përkohshëm.

Megjithatë, trajnimi nuk i zgjidh as vështirësitë materiale me të cilat përballen punonjësit.

Bayona përshkruan destinacione turistike ku rritja e çmimeve të banesave i detyron disa punonjës të flenë në varka ose të udhëtojnë çdo ditë me varkë deri në vendin e punës.

Turizmi mund të tërheqë investime dhe të gjenerojë të ardhura, por këtu shfaqet një paradoks i qartë: njerëzit që e bëjnë të mundur këtë aktivitet shpesh hasin vështirësi për të jetuar pranë vendit ku punojnë.

Qëndrueshmëria ekonomike humbet kuptimin nëse punonjësit janë të rraskapitur dhe përfundojnë të konsumuar nga puna. Rritja e biznesit, në vetvete, nuk garanton qëndrueshmëri sociale për destinacionin turistik.

Certifikimet e shkurtra profesionale mund të ndihmojnë në dëshmimin e aftësive konkrete dhe në lehtësimin e hyrjes në profesione të caktuara, por ato nuk e zëvendësojnë arsimin bazë.

“Këto kurse të shkurtra mund të ndihmojnë në përvetësimin e aftësive specifike, por nuk zëvendësojnë arsimin bazë. Pa këtë formim, është e vështirë që ato të mundësojnë qasjen në vende pune me paga më të larta”, paralajmëron Bayona.

Trajnimi duhet të shoqërohet me mundësi reale për t’i vënë aftësitë në praktikë dhe me kushte pune që u lejojnë njerëzve të përfitojnë prej tyre.

Historitë e atyre që po përvetësojnë mjete dhe aftësi të reja tregojnë se turizmi ka potencial për të zgjeruar mundësitë ekonomike të komuniteteve lokale. Por, mes të mësuarit të diçkaje të re dhe sigurimit të jetesës prej saj, mbetet ende një hendek që nuk varet vetëm nga përpjekjet individuale.

Ai varet edhe nga lloji i vendeve të punës që krijon sektori, nga niveli i pagave dhe nga mundësitë që u ofrohen punonjësve për të vazhduar përpara.

Sepse turizmi mund të krijojë një mundësi të dytë për fermerët dhe artizanët e Ballkanit, por që kjo mundësi të kthehet në një burim të qëndrueshëm jetese, nuk mjafton të vijnë vizitorët. Duhet që puna, tradita dhe aftësitë e tyre të kenë një vlerë ekonomike që u siguron të ardhura të denja.