Kombëtarja – Gazeta Fjala

Kombëtarja mëson sot 25 ‘luftëtarët’ për Botërorin 2026, Sylvinho del para medieve
Kombëtarja shqiptare e futbollit këtë muaj mund të shkruajë një kapitull të rëndësishëm në historinë e saj. Kuqezinjtë e drejtuar nga trajneri Sylvinho luajnë dy ndeshjet e fundit për Grupin K kualifikues të Kupës së Botës 2026. Më 13 nëntor Shqipëria përballet me Andorrën në udhëtim, ndërsa tre ditë më vonë në Tiranë vjen Anglia (e kualifikuar).

Sot trajneri brazilian do bëjë publike listën me 25 futbollistët e ftuar për këtu duele, ndërsa nuk pritet të ketë shumë ndryshime apo risi nga grumbullimi i një muaji më parë.

Ndeshja Andorra-Shqipëri do të luhet më 13 nëntor, në “Estadi FAF Encamp”, në orën 20:45. Sfida e fundit e kuqezinjve në këto kualifikuese do të zhvillohet më 16 nëntor, në stadiumin “Air Albania”, ndaj Anglisë, në orën 18:00.

Tanët mbajnë vendin e dytë në Grupin K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe kanë shanse reale për vendin e dytë që të dërgon në fazën play-off, nga ku do kërkohet një biletë për në finalet e Botërorit që verën e ardhshme do zhvillohet në Amerikën e Veriut. Kuqezinjtë janë të favorizuar pasi edhe rivalët direkt, Serbia, ka ndeshje kundër Anglisë në Londër dhe në rast të një humbje të serbëve, kombinuar me një fitore në Andorra të Shqipërisë, do i dërgonte tanët në play-off./ K.M

Renditja FIFA-s/ Ndeshjet e tetorit ngjisin Shqipërinë në vendin e 61-të në botë
Ashtu siç edhe pritej, muaji tetor ka rezultuar tepër efikas për kombëtaren shqiptare. Fitorja historike 0-1 në Leskovac kundër Serbisë dhe performanca fantastike me 4 gola përballë Jordanisë në miqësoren e luksit i kanë sjell pikë maksimale kuqezinjve.

Kombëtarja e Sylvinho-s ka arritur fitore tepër të rëndësishme, duke u reflektuar edhe në renditjen e FIFA-s. Tashmë, Shqipëria ka përmirësuar 5 pozicione, për ta gjetur veten në vendin e 61-të në Botë. Përfaqësuesja jonë ka grumbulluar 20.68 pikë për të lënë pas kombëtare të forta në letër, mes të cilave edhe Jordania e kualifikuar në Kupën e Botës 2026, por edhe Irlandën dhe Maqedoninë e Veriut, e cila zbret e 65-ta në Botë.

Ky përmirësim mund të ndryshojë edhe fatin e Shqipërisë në rrugën drejt Botërorit të vitit të ardhshëm, për t’i vendosur përballë rival më të lehtë në rast të një raundi play-off. Rritje historike e Kosovës. Përfaqësuesja Dardane barazoi ndaj Sllovenisë dhe fitoi kundër Suedisë për tu ngjitur me 7 pozicione. Ekipi i teknikut Franco Foda ndodhet e 84 në Botë. Kreu mbetet pronë e Spanjës, që kryeson renditjen e përgjithshme, ndërsa ndryshime në dy pozicionet e tjera të podit.

Franca ka humbur një vend, për të zbritur e treta në Botë, ndërsa vendi i dytë mbahet nga Argjentina kampione Bote. Holanda ngjitet e 6-ta për të lënë pas Brazilin, ndërsa me një pozicion është përmirësuar Italia e 9-ta, teksa Gjermania rikthehet në 10 pozicionet e para në Botë për të zbritur Kroacinë dhe Marokun. /K.M

Fati në anën e skuadrave shqiptare/ Kombëtarja nuk do të përballet në “play-off” me Kosovën
Ethet për ndeshjet e radhës të Kombëtares sa vijnë edhe shtohen. Teksa kanë mbetur edhe dy ndeshje të tjera të rëndësishme për kualifikueset për Botërorin 2026, duket se Kombëtarja shqiptare mund “të rrijë e qetë” sepse nuk do të ketë një përballje në play-off me kombëtaren e Kosovës.

Kombëtarja shqiptare dhe përfaqësuesja e Kosovës në futboll mund të jenë të dyja në vazon e tretë për fazën e “play-off”-it të Botërorit 2026, që do të thotë se nuk do të përballen me njëra-tjetrën në këtë etapë.

Kuqezinjtë dhe Dardanët mund të kenë si kundërshtarë të mundshëm Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë ose Skocinë.

Pas fitores së rëndësishme me Serbinë 0-1, shanset e kuqezinjve për të arritur në “play-off” janë rritur ndjeshëm, me Anglinë që tashmë është skuadra e kualifikuar direkt.

Shqipëria ndodhet në vendin e dytë të Grupit K me 11 pikë, një më shumë se Serbia dhe një fitore me Andorrën mund t’i sigurojë biletën për në fazën pasuese, nëse Serbia nuk fiton ndaj Anglisë.

Skuadrat ndahen në 4 vazo për play-off:

Vazo 1: 4 skuadrat e renditura më lart në FIFA nga vendet e dyta të grupeve

Vazo 2: 4 të tjerat nga vendet e dyta me koeficientin më të mirë

Vazo 3: Shqipëria, Kosova, Maqedonia e Veriut dhe Bosnja (me rezultatet e deritanishme dhe koeficienti i UEFA-s)

Vazo 4: katër skuadrat e Ligës së Kombeve (Uellsi, Rumani, Suedi dhe Irlanda e Veriut)

Skuadrat e vazos së parë do të përballen me ato të vazos së katërt, ndërsa skuadrat e vazos së dytë me ato të vazos së tretë. Kështu, Shqipëria dhe Kosova mund të përballen me Çekinë, Hungarinë, Sllovakinë ose Skocinë, por jo me njëra-tjetrën. /K.M

Grupi K kualifikues, Botërori 2026

Ndeshjet e radhës

13 nëntor 2025 – 20:45

Andorra – Shqipëri

Angli – Serbi

16 nëntor 2025 – 18:00

Shqipëri – Angli

Serbi – Letoni

Elseid Hysaj zyrtarisht në librin e rekordeve të kuqezinjve, kalon edhe Lorik Canën
Mbrëmja e kaluar, kur Shqipëria “shkëlqeu” përballë Jordanisë, ka qenë mjaft speciale për futbollistin më “jetëgjatë”  të Kombëtares shqiptare, Elseid Hysaj. Më 14 tetor 2025, mbrojtësi shkodrani u bë lojtari me më shumë paraqitje në historinë e Kombëtares shqiptare, duke arritur shifrën rekord prej 94 ndeshjesh dhe duke kaluar edhe rekordmenin Lorik Cana.

Në miqësoren me Jordaninë, Silvinjo vendosi që ta aktivizonte Hysajn në minutën e 77-të, duke e futur zyrtarisht në librin e rekordeve të kuqezinjve.

Aktualisht pjesë e Lazios në Serinë A, Elseid Hysaj ka qenë titullar i vazhdueshëm në shumë kompeticione ndërkombëtare. Kontributi i tij ka qenë vendimtar në arritjet historike të Kombëtares, përfshirë pjesëmarrjen në Euro 2016 dhe Euro 2024.

Me këtë rekord, Hysaj përforcon statusin e tij si një prej lojtarëve më të rëndësishëm në historinë e futbollit shqiptar. /K.M

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria mëson nesër kundërshtarët, emrat e mundshëm
Shqipëria do të mësojë të premten kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Zyrih nesër në ora 12:00. Kombëtarja është pjesë e vazos së tretë. Ndërkaq, vazot e tjera janë të ndara si më poshtë:

Vazo 1: Francë, Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Belgjikë, Itali, Gjermani, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri.

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Rumani, Greqi, Sllovaki, Çeki, Norvegji.

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

Ekipet do të tërhiqen në 12 grupe me katër dhe pesë skuadra, teksa ato në një vazo nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën. Kombëtarja rrezikon në grup Serbinë, ose ndeshje me Kosovën. Sistemi i dueleve do jetë vajtje-ardhje.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Nations League dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e NL do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.

/E.S