Top Stories – Gazeta Fjala

“Skrapari, një pyetje e vjetër që kërkon një përgjigje të re”
Nga Klevis Bakillari

Në vitin 2021 hodha pyetjen: Sikur Çorovoda të ishte Skrapar?

Sot, pesë vjet më vonë, pyetja meriton të bëhet sërish.

Por këtë herë jo thjesht si një debat mbi prejardhjen e një toponimi. Jo vetëm si një diskutim gjuhësor mbi fjalën “Çorovodë”. Dhe as si një përpjekje për të fshirë një emër që historia e ka sjellë deri në ditët tona.

Pyetja sot është tjetër:

A ka ardhur koha që emri i kryeqendrës të përputhet me emrin e territorit që ajo përfaqëson?

Sot kemi një realitet të ri administrativ dhe një Skrapar që duhet të mendojë veten si një territor të vetëm: me historinë e tij, me fshatrat e tij, me malin e Tomorrit, me kanionet e Osumit, me traditat, produktet, mikpritjen dhe potencialin e tij turistik.Në këtë realitet, Çorovoda është qyteti.Por Skrapari është territori, identiteti dhe marka.

Kur një shqiptar thotë “jam nga Skrapari”, askush nuk ka nevojë për përkthim. Kur flitet për rakinë, për mikpritjen, për historinë, për Tomorrin, për kanionet, për njerëzit e kësaj krahine, emri që del natyrshëm është Skrapar.

Por kur një turist kërkon në hartë destinacionin, kur një investitor kërkon bashkinë, kur një vizitor kërkon informacion për territorin, përballet me dy emra: Skrapar dhe Çorovodë.

Dhe lind pyetja: Pse të mos jetë një emër i vetëm? Nuk bëhet fjalë për të mohuar Çorovodën.Përkundrazi.

Çorovoda është pjesë e historisë së Skraparit. Është qyteti i ngritur pranë Osumit, qyteti që ka qenë dhe mbetet qendra urbane e krahinës. Por një qytet mund të jetë njëkohësisht pjesë e një identiteti më të madh.

Berati është qytet dhe është edhe emër territori.Gjirokastra është qytet dhe identitet.Pogradeci është qytet dhe identitet.Saranda është qytet dhe markë turistike.

Ndërsa në rastin e Skraparit kemi një situatë disi të veçantë: territori është i njohur me një emër, ndërsa kryeqendra administrative me një tjetër.

Kjo nuk është domosdoshmërisht problem historik.Por mund të jetë problem në kohën e turizmit modern.

Sepse sot nuk mjafton të kesh një territor të bukur.Duhet të dish edhe si ta tregosh atë.Turisti nuk vjen vetëm për një qytet. Ai vjen për një përvojë.

Vjen për kanionet.

Për Osumin.

Për Tomorrin.

Për Bogovën.

Për historinë.

Për ushqimin.

Për rakinë e Skraparit.

Për peizazhin.

Për fshatrat.

Për njerëzit.

Pra, ai nuk po kërkon vetëm Çorovodën.

Ai po kërkon Skraparin.

Dhe këtu emri merr një rëndësi tjetër.

Në shkrimin e vitit 2021 argumentova se Çorovoda nuk ishte futur plotësisht në komunikimin shoqëror si emërtim i identitetit të krahinës. Njerëzit vazhdonin të thoshin “jam nga Skrapari”, “shkova në Skrapar”, “raki Skrapari”.

Pesë vite më pas, ky argument mund të shihet edhe nga një kënd tjetër: nëse vetë territori tashmë kërkon të prezantohet si një bashki me identitet të qartë, pse të mos përputhet edhe emri i kryeqendrës me këtë identitet?

Nuk është një çështje nostalgjie.

Nuk është as një luftë kundër një emri me prejardhje të huaj.

Historia nuk duhet fshirë.

Çorovoda mund të mbetet në histori, në dokumente, në kujtesën e njerëzve dhe në kulturën lokale.

Por administrata, turizmi dhe komunikimi publik mund të pyesin:

Cili emër e përfaqëson më mirë gjithë territorin?

Dhe përgjigjja mund të jetë shumë e thjeshtë: Skrapar.

Sepse kur dikush niset drejt këtij territori, ai nuk niset për të parë vetëm një qytet.

Ai niset për të parë Skraparin.

Ndoshta, pra, pyetja e vitit 2021 duhet riformuluar në vitin 2026:

Jo më:“Sikur Çorovoda të ishte Skrapar?”

Por:“Pse të mos jetë Çorovoda Skrapar?” Ndoshta nuk kemi nevojë të zgjedhim midis historisë dhe së ardhmes. Mund t’i kemi të dyja.

Skrapari mund të jetë qyteti dhe identiteti.

Dhe ndoshta, nëse një ditë tabela në hyrje të qytetit do të thoshte thjesht:

MIRË SE ERDHËT NË SKRAPAR

askush nga banorët e kësaj treve nuk do të pyeste më se ku ndodhet Çorovoda. Sepse do ta dinin se kanë mbërritur aty ku kanë dashur të shkojnë gjithmonë:

në Skrapar.

20:36 RTSH: mes detyrimit publik dhe prangave politike
Nga Lutfi Dervishi

Radio Televizioni Shqiptar nuk financohet nga buxheti i shtetit dhe as drejtpërdrejt nga taksat e përgjithshme. Financimi i tij vjen nga një tarifë modeste, më pak se 1 euro në muaj për çdo familje. Këtu nis edhe paradoksi i parë: 10 për qind të kësaj tarife, më e ulëta në kontinent, e mban vetë shteti në rolin e agjentit tatimor.

Me këto thërrime financiare, ne kërkojmë shërbim publik të nivelit nordik dhe pastaj habitemi pse ky standard nuk arrihet kurrë.

RTSH-ja e ka provuar se reforma është e mundur. Periudha 2016–2021 (drejtimi i Thoma Gëllçit) dëshmoi se institucioni mund të lëvizë, të modernizohet dhe të kapë formatet e kohës.

U hartuan parimet editoriale, u hartua strategjia e zhvillimit dhe plani i biznesit të cilat u hodhën në kosh menjëherë pas ndërprerjes së dhunshme të reformës në RTSH.

(RTSH nuk kishte asnjë qindarkë borxh dhe kishte një pakete te plote sportive- deri edhe champion league)

Edhe pse nuk ishte një sukses absolut, ishte një përpjekje serioze që publiku e ndjeu dhe e mbështeti. Për herë të parë, transmetuesi publik po kthehej në një alternativë dinjitoze.

Megjithatë, në kalimin teknologjik nga analogu në digjital, ndodhi “çudia” tipike shqiptare. Ndërsa qeveria subvencionoi me miliona euro grante transmetuesit kombëtarë privatë, RTSH-ja, që mbante barrën kryesore të këtij transformimi, u ngarkua me një kredi prej 25 milionë eurosh. Sikur të mos mjaftonte kjo, mbi këtë kredi shteti i faturoi edhe rreth 4 milionë euro TVSH, në kundërshtim me frymën e ligjit. Bilanci ishte i qartë: privatët u subvencionuan, ndërsa publiku u faturua.

Goditja e radhës erdhi përmes ndërhyrjes brutale politike – dhe të SPAK, – çështja e famshme “RTSH–Agro” dhe zhurma e krijuar mbi pagesën e një tenderi që u vonua 4 ditë e ktheu transmetuesin një dekadë pas.

Sot, RTSH-ja jeton me një mentalitet mbijetese. Ajo nuk guxon as të mendojë për një raportim kritik ndaj pushtetit. Nuk bëhet fjalë për censurë me shkrim, por për diçka shumë më të rrezikshme: autocensurën. Sistemi e ka trajnuar institucionin që të mos rrezikojë, duke e kthyer heshtjen në mjetin më të lirë dhe më efikas të kontrollit.

Problemi i vërtetë nuk është thjesht vonesa në reformim, por mungesa e një mbështetjeje të sinqertë politike ndër vite. Të gjithë flasin për “reformë”, por askush nuk është i gatshëm të mbrojë pavarësinë editoriale. Përkundrazi, politika vazhdon ta shkelë ligjin që në zgjedhjen e anëtarëve të Këshillit Drejtues. Vetë Kryeministria e trajton RTSH-në si një infrastrukturë teknike të saj dhe jo si një pasuri kombëtare.

Në një treg mediatik ku interesat e pronarëve privatë mbizotërojnë mbi interesin publik, një media publike e pavarur nuk është luks, por një domosdoshmëri.

RTSH-ja duhet të reformohet, por jo duke e mbyllur në panik, jo duke u privatizuar e as duke u “binjakëzuar” me kulla. Sfida nuk është si t’ua japim privatëve, por si t’ua marrim.

Ajo ka nevojë për një kontratë të re me publikun, të bazuar mbi transparencën, profesionalizmin dhe matjen reale të performancës. (Është vërtet humor se si në RTSH kanë hapësirë gazetarë që luftojnë orë e minute të bindin të gjallë e të vdekur nga një studio tv në tjetrën se mbështesin partinë në pushtet! Për çfarë profesionalizmi dhe besueshmërie flasim?!)

Pa besimin e qytetarëve, edhe 100 lekë në muaj duket tarifë e padrejtë; pa mbështetjen e tyre, çdo reformë do të mbetet thjesht letër.

Mbyllja është një leksion nga historia e teknologjisë. Nokia nuk u shemb sepse i mungonin inxhinierët e zotë, por sepse besoi se emri dhe statusi do ta mbronin nga ndryshimi i kohës. RTSH-ja është sot në të njëjtën pikë: ose do të reformohet me guxim për t’i shërbyer publikut, ose do të mbetet një markë që të gjithë e kujtojnë me keqardhje, por askush nuk e ndjek më.

12:40 Rama: I hapim rrugë Universitetit të Sporteve të Real Madridit në Vlorë
Kryeministri Edi Rama gjatë episodit të dytë të sezonit të 5 të podkastit “Flasim”, nisi me rubrikën e “Shënimeve të Javës”, ku u ndal në disa nga zhvillimet më kryesore të javës.

Rama e nisi me vizitën që zhvilloi në klubin sportiv të Real Madritit, përpara disa ditësh, me ftesë sipas Kryeministrit të “Presidentit legjendar të madrilenëve, Florentino Pérez”.

“Para pak ditësh pata kënaqësinë të vizitoj klubin e Realit të Madridit, me ftesë të Presidentit Florentino Perez”, tha Rama./kb

12:20 Ironia e Manjanit me “të pavarurit e PD”: E sigurt që Florjan Binaj nuk është Florjana Garo?!
Ylli Manjani, ka reaguar me ironi ndaj kandidaturës së aktorit Florjan Binaj në zgjedhjet e 9 nëntorit.

Në një postim në rrjetet sociale, Manjani shkruan se “i pëlqen shumë stili i ri elektoral që s’e dua PD-në, por dua vetëm votën dhe rrogën”, duke iu referuar qëndrimit të disa kandidatëve të cilët prezantohen si “të pavarur”, megjithëse garojnë me mbështetje politike

“Më pëlqen shumë ky stili i ri elektoral që: nuk e dua PD, por i dua vetëm votën edhe rrogën. E sigurt që Florjan Binaj nuk është Florjana Garo, e cila ka përshtatur emrin që të ngjajë si e pavarur, apo jo?!”, shkruan Manjani/kb

10:30 Parisi nderon Ismail Kadarenë/ Pllakë përkujtimore për kolosin e letrave shqipe
Parisi ka nderuar kolosin e letërsisë shqiptare Ismail Kadare, me vendosjen e një pllake përkujtimore në nder të tij.

Pllaka do të vendoset në adresën 63, bulevardi ‘Saint-Michel’, aty ku Kadare dhe familja e tij jetuan për vite me radhë, dhe ku autori krijoi disa nga faqet më të ndritura të letërsisë së tij.

Ky vend tashmë do të mbetet si një pikë referimi kulturore për lexuesit e Kadaresë dhe admiruesit e artit shqiptar në Francë. Vendimi u morr me unanimitet të plotë nga këshilli Bashkiak i Tiranës.

Ambasada e Shqipërisë në Francë ka reaguar përmes një postimi zyrtar në rrjetet sociale, ku e ka cilësuar vendimin si një “homazh të gjallë dhe emocionues” jo vetëm për Kadarenë, por për të gjithë kulturën shqiptare.

“Faleminderit Parisit, faleminderit Francës”, thuhet në reagimin e ambasadës, i shoqëruar me flamujt e të dy vendeve, një simbol i lidhjes së thellë që Kadare ndërtoi mes Tiranës dhe Parisit përmes veprës së tij. /kb

10:05 “Do kesh probleme” – Rrëfimi i ish-ministrit: Si Ilir Meta kërcënoi ambasadorin italian
Të punosh si ministër në qeveritë e trazuara të fillimviteve 2000 ishte një sfidë më vete.

Viktor Doda, i cili shërbeu në kabinetet e Fatos Nanos, Pandeli Majkos dhe Ilir Metës, i ftuar në emisionin Dekalog nga Roland Qafoku, ka ndarë kujtime të veçanta nga kjo periudhë, duke u ndalur te stili i secilit kryeministër.

Duke folur për Ilir Metën, nën drejtimin e të cilit ishte ministër i Transporteve në vitin 2001, Doda zbuloi një episod të panjohur që tregonte vendosmërinë e tij.

Sipas Dodës, punimet në autostradën Tiranë-Durrës, të financuara nga bashkëpunimi italian, po zvarriteshin.

Pasi e inspektoi vetë situatën, Meta u skandalizua dhe thirri menjëherë ambasadorin italian, Mario Bova.

“I foli me një gjuhë jashtëzakonisht të ashpër. Unë isha në makinë me të dhe më erdhi keq,” kujton Doda.

Kulmi arriti kur Meta i dha një ultimatum ambasadorit:

“Në qoftë se ti nuk e mbaron këtë deri aty ku kemi rënë dakord, do kesh problem. I përmendi dhe termin ‘non grata’.”

Doda tregon se i kishte thënë Metës se e teproi, por ky i fundit ishte përgjigjur se ambasadori e meritonte.

Efekti ishte i menjëhershëm: “Nuk vonuan as 30 orë dhe ka ardhur vapori me dyfishin e makinerive nga Italia, dhe puna u realizua.”

Duke komentuar situatën aktuale të Metës, Doda shprehu keqardhje.

“Nuk e di ç’e gjeti këtë njeri, por sikur filloi të tjetërsohet. Më erdhi keq për skenën e arrestimit,” tha ai./e.t

09:20 Familja e Gjovalin Shkambit: Keqardhje, kërcënimet nuk justifikohen
Pas arrestimit disa ditë më parë të Gjovalin Shkambit, xhaxhai i autorit të vrasjes së gjyqtarit Elvis Shkambi, ka ardhur edhe reagimi i familjes.

Në një deklaratë publike, familjarët kërkojnë mirëkuptim për situatën e rënduar emocionale dhe bëjnë thirrje për respekt ndaj procesit ligjor, duke u distancuar nga çdo formë dhune apo gjuhe urrejtjeje.

Gjovalin Shkambi kërcënoi se do kishte sërish vrasje në drejtësi nëse do dënohej nipi i tij, Elvis Shkambi, i cili u la në burg bashkë me xhaxhanë tjetër, Gjon Shkambi.

Reagimi:

Pavarësisht se drejtësia deri më tani nuk ka arritur ende të vendosë pikën përfundimtare mbi këtë çështje, ne nuk duam në asnjë mënyrë të përdorim gjuhë urrejtjeje ndaj personave që ushtrojnë detyrën e tyre dhe respektojmë proceset ligjore që po zhvillohen.

Jemi plotësisht të vetëdijshëm se kërcënimet nuk mund të justifikohen në asnjë rrethanë, por kërkojmë mirëkuptim për gjendjen e rënduar emocionale dhe psikologjike në të cilën ndodhej babai ynë në ato momente.

Ne si familjarë e kuptojmë plotësisht madhësinë dhe ndjeshmërinë e kësaj ngjarjeje, por kërkojmë me mirëkuptim që mediat të shmangin sa më shumë përfshirjen në jetën tonë familjare, pasi babai jone është marrë në pyetje dhe është publikuar në momente jashtëzakonisht të vështira dhe në gjendje të rënduar psikologjike.

Urojmë që drejtësia dhe qetësia të mbizotërojnë, dhe Zoti të bëjë atë që është më e mira për të gjithë!

Me respekt,

Familja e Gjovalin Shkambi /kb

08:50 Forumi i Investimeve EU–WB6, në Tiranë/ Rama: Ngjarje historike
Forumi i Investimeve EU–WB6 do të zhvillohet më 13-14 në Tiranë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, kryeministri Edi Rama thotë se kjo është një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota.

Sipas kreut të qeverisë, ky është një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon.

“Mirëmëngjes dhe me lajmin e mirë që Tirana mirëpret më 13–14 tetor Forumin e Investimeve EU–WB6 (Bashkimi Europian – Ballkani Perëndimor), një ngjarje historike që bashkon vendet e Ballkanit Perëndimor, vendimmarrësit e Bashkimit Europian dhe investitorë nga e gjithë bota, një tjetër hap i rëndësishëm për forcimin e bashkëpunimit dhe zhvillimit ekonomik në rajon, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama./Kb

10:47 Marrëveshja Izrael-Hamas, Begaj: Hap i rëndësishëm drejt një paqeje të sigurt
Presidenti i Republikës,  Bajram Begaj, përshëndeti sot marrëveshjen Izrael-Hamas të shpallur nga Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald J. Trump.

Presidenti Begaj e vlerësoi këtë arritje, që është faza e parë e planit të Presidentit Trump për paqen, si një “hap të rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve”.

Kreu i Shtetit vlerësoi rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen, ndërsa shprehu besimin se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme.

Mesazhi i plotë i Presidentit Begaj:

“Arritja e marrëveshjes së fazës së parë të planit të paqes midis Izraelit dhe Hamasit, një hap i rëndësishëm drejt paqes së qëndrueshme dhe të drejtë, ndërprerjes së armiqësive dhe lirimit të pengjeve.

Vlerësoj rolin e Presidentit Donald J. Trump për kontributin dhe përkushtimin e tij në arritjen e këtij procesi historik për paqen.

Besoj se dialogu dhe mirëkuptimi mbeten rruga e vetme drejt një të ardhmeje të qëndrueshme në rajonin e Lindjes së Mesme”./kb

10:35 Ministri i Drejtësisë i ashpër me opozitën në Kuvend: Turp t’ju vijë!
Lamallari: Të bësh politikë  me vrasjen dhe me një rast tragjik, kapitaloz politikisht është e rëndë. Keni përgjegjësi për gjithë gjuhën denigruese ndaj gjyqtarëve dhe prokurorëve, nga daljet në ballkon. Keni ngjallur ngjarjet të tilla, normalisht do ndodhin ngjarje të tilla. Këtu keni qenë gjithë kohës, nga prokurorja e përgjithshme, te ambasadori i SHBA dhe BE vetëm se mbështetën reformën në drejtësi. Të hënën kur shkoni atje mbillni gjuhën e urrejtjes. Turp t’ju vijë ju, kini kujdes Lërini të bëjnë punën e tyre, deri sa të vijnë te ju./kb