Top Sot – Gazeta Fjala

13:00 New York njeh zyrtarisht 28 Nëntorin, Dita e Pavarësisë së Shqipërisë futet në kalendarin e qytetit amerikan
28 Nëntori do të përkujtohet zyrtarisht edhe në New York. Këshilli i Qytetit ka miratuar një rezolutë përmes së cilës njeh Ditën e Pavarësisë së Shqipërisë, duke vlerësuar njëkohësisht historinë dhe kontributin e komunitetit shqiptar në metropolin amerikan.

Vendimi është miratuar më 19 nëntor 2026, me iniciativën e këshilltares Amanda C. Farías. Propozimi u mbështet edhe nga tre anëtarë të tjerë të Këshillit të Qytetit, Shirley Aldebol, Farah N. Louis dhe Frank Morano.

Përmes kësaj rezolute, autoritetet e New York-ut nderojnë shpalljen e Pavarësisë së Shqipërisë më 28 nëntor 1912 në Vlorë, por edhe rolin që shqiptarët e Amerikës kanë luajtur në zhvillimin ekonomik, shoqëror dhe kulturor të qytetit.

Komuniteti shqiptar në New York ka një histori që nis që prej fillimit të viteve 1920, kur emigrantët e parë u vendosën në këtë qytet. Me kalimin e dekadave, prania e tyre është zgjeruar ndjeshëm.

Sipas vlerësimeve të Fondacionit të Shoqërisë Shqiptaro-Amerikane, më shumë se 100 mijë persona me origjinë shqiptare jetojnë sot në pesë distriktet e New York-ut. Përqendrimi më i madh i komunitetit është në Bronx dhe Staten Island.

Rezoluta rikthen në vëmendje edhe historinë e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane. Pas shpalljes së Pavarësisë në vitin 1912, Shqipëria mori mbështetjen e presidentit amerikan Woodrow Wilson në Konferencën e Paqes në Paris, pas Luftës së Parë Botërore.

Më pas, në korrik të vitit 1922, Shqipëria dhe Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike.

Njohja e 28 Nëntorit nga Këshilli i Qytetit të New York-ut vjen në 114-vjetorin e Pavarësisë së Shqipërisë, duke i dhënë kësaj date një tjetër dimension simbolik për mijëra shqiptarë që jetojnë në Shtetet e Bashkuara.

11:44 Protestë e dhunshme? Të rinjtë me maska nisin përgatitjen në Sheshin Skënderbej: Gati për luftë (Video)
Atmosfera në protestë është “ndezur” teksa qytetarët po grumbullohen në sheshin “Skënderbej”.

Në pamjet e siguruara nga “Shekulli”, shihen disa të rinj të maskuar, të cilët mbajnë në duar shkopinj druri. Ata duken të përgatitur për përplasje të dhunshme me policinë, teksa thërrasin: “Gati për luftë”.

Kujtojmë se policia ka shtuar masat në terren për protestën e sotme, ku pritet pjesëmarrje e lartë e qytetarëve. Raportohet se rreth 2 mijë forca policia do të jenë të angazhuar për mbarëvajtjen e tubimit.

https://fjala.al/wp-content/uploads/2026/11/Protesta-Te-rinjte-me-maska-dhe-shkopinj-Gati-per-lufte.mp4

08:06 28 Nëntor, Shqipëria feston sot 114-vjetorin e shpalljes së Pavarësisë!
28 Nëntori për të gjithë shqiptarët kudo ndodhen njihet si Dita e Flamurit.

Me aktin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë, Kryetari i Qeverisë së Përkohshme, Ismail Qemali njoftoi gjashtë Fuqitë e Mëdha: Anglinë, Italinë, Austro-Hungarinë, Francën, Gjermaninë dhe Rusinë.

Po ashtu, u njoftuan edhe shtetet ballkanike: Rumania, Mali i Zi, Serbia, Bullgaria, Greqia e Turqia, duke u kërkuar njohjen e pavarësisë, si rrjedhojë e natyrshme e vullnetit të popullit shqiptar. Më 28 Nëntor, Ismail Qemali u shpall kryetar i Kuvendit dhe kryetar i parë i qeverisë së shtetit shqiptar. Pavarësia u shpall për të gjitha trojet shqiptare dhe ministrat u zgjodhën nga të gjitha krahinat shqiptare.

Akti i Shpalljes së Pavarësisë përbën një nga ngjarjet më të rëndësishme në historinë e popullit shqiptar. Ai ishte fryt i përpjekjeve dhe i luftërave shekullore të shqiptarëve, për të mbrojtur tërësinë tokësore të atdheut dhe për të formuar shtetin e pavarur shqiptar. Me vendimin e Kuvendit të Vlorës, kombi shqiptar fitoi të drejtën e tij të pamohueshme për të qenë i lirë e i pavarur, krahas kombeve e popujve të tjerë të Evropës.

28 Nëntori i vitit 1912 shënon një kthesë historike për popullin shqiptar, sepse nga njëra anë mori fund sundimi gati pesëshekullor i Perandorisë Osmane, nga ana tjetër u krijuan kushtet e reja politike për të dalë nga prapambetja e madhe dhe për zhvillimin e tij më të shpejtë ekonomik, shoqëror e kulturor.

Shpallja e Pavarësisë ishte një fitore e madhe e shqiptarëve edhe kundër politikës antishqiptare të monarkive fqinje ballkanike, kundër synimeve e planeve të tyre për copëtimin e plotë të Shqipërisë.

Dhe sot në këtë ditë kuqezi, GAZETA FJALA uron gëzuar të gjithë shqiptarëve!

20:05 Shtirej sikur vuante nga leuçemia, GoFundMe kthen paratë e dhuruara për Endrit Azemin që u arrestua për mashtrim
Platforma për mbledhjen e fondeve, GoFundMe ka kthyer te dhuruesit të gjitha paratë e mbledhura nga një shtetas i Kosovës, i cili, sipas autoriteteve në Kosovë shtirej se ishte i sëmurë me leuçemi akute.

Endrit Azemi ditë më parë u arrestua nën dyshime për veprën penale të mashtrimit dhe më 23 nëntor Gjykata Themelore në Gjilan i caktoi masën e paraburgimit prej një muaji. Sipas autoritetet në Kosovë, përmes GoFundMe, ai mblodhi 162.522 euro.

Në një përgjigje për Radion Evropa e Lirë, GoFundMe tha se ka zero tolerancë për keqpërdorimin e kësaj platforme nga persona që tentojnë të keqpërdorin bujarinë e të tjerëve.

“Ekipi ynë identifikoi keqinterpretimin e fakteve, që bien ndesh me rregullat tona. Si rezultat i kësaj, fushata për mbledhjen e parave është mbyllur dhe të gjithë dhuruesit janë rimbursuar. Asnjë para nuk ka shkuar te organizatori”, tha GoFundMe.

Në ueb-faqen e platformës thuhet se ajo garanton mbrojtjen e të gjitha donacioneve dhe në rast se shohin se diçka nuk është në rregull, kthen të gjitha paratë te dhuruesit.

Paratë e mbledhura, sipas platformës, mbrohen për një vit nga momenti i dhurimit të tyre.

Platforma thotë se rastet e mashtrimit janë të rralla. Por, ekipet e saj të ekspertëve monitorojnë për çdo keqpërdorim apo abuzim të rasteve që raportohen, duke u mundësuar njerëzve që nëse kanë dyshime, t’i raportojnë ato.

Çfarë kanë thënë autoritetet në Kosovë për rastin?

Prokuroria Themelore në Gjilan pretendon se Endrit Azemi ka grumbulluar në total 189.206.8 euro.

Pjesa më e madhe është mbledhur përmes GoFundMe, përkatësisht 162.522 euro, ndërkaq 26.684.8 euro u mblodhën në qytetin e Gjilanit.

Ky institucion tha se pas informacioneve për dyshime për mashtrim, reagoi menjëherë dhe bllokoi të gjitha paratë që gjendeshin në llogaritë e evidentuara për rastin dhe e arrestoi të dyshuarin mbrëmjen e 21 nëntorit.

Kjo Prokurori pretendon se nga 9 nëntori deri më 21 nëntor, Endrit Azemi me qëllim të përfitimit të kundërligjshëm pasuror për vete, duke u paraqitur si i sëmurë me leukemi akute, prezantoi dokumentacion të rremë nga një spital në Stamboll të Turqisë me arsyetimin se do t’i nënshtrohej trajtimit jashtë vendit për këtë sëmundje.

Ai më pas kishte hapur në GoFundMe një fushatë për mbledhjen e parave, ndërkaq në Gjilan me ndihmën e familjarëve dhe personave të tjerë kishin mbledhur para po ashtu.

I dyshuari po ashtu kishte publikuar në rrjete sociale video duke kërkuar ndihmë për shërimin e tij jashtë vendit, duke pretenduar se vuante nga sëmundja e leukemisë akute.

Sipas Kodit Penal të Kosovës, nëse Endrit Azemi gjendet fajtor për këtë vepër penale, ai mund të dënohet me gjobë ose me burgim nga tre deri në dhjetë vjet.

Radio Evropa e Lirë e ka pyetur Prokurorinë Themelore në Gjilan se sa para janë bllokuar deri më tani në llogaritë bankare të të dyshuarit dhe si do të veprohet me këto mjete.

REL-i ka pyetur edhe nëse i dyshuari ka tërhequr, transferuar apo shpenzuar një pjesë të parave para bllokimit të llogarive, si dhe nëse donatorët kanë mundësi ligjore t’i marrin paratë mbrapsht dhe çfarë procedure duhet të ndjekin. Deri më tani, Prokuroria nuk ka kthyer përgjigje/Rel/

19:52 Në kërkim të filmave për Krishtlindje? Ja disa që ia vlen t’i shikoni (Lifestyle)
Krishtlindjet janë ndër periudhat më të veçanta të vitit, kur atmosfera festive, dekorimet, dritat shumëngjyrëshe dhe koha e kaluar me familjen krijojnë një ndjesi të veçantë.

Përveç traditave dhe festimeve, një mënyrë ideale për ta shijuar këtë periudhë është edhe një mbrëmje e qetë me filma që sjellin humor, dashuri, emocione dhe magjinë e Krishtlindjeve.

Nëse ende nuk keni vendosur se çfarë të shikoni gjatë këtyre ditëve, ja disa nga filmat më të bukur festivë që ia vlejnë të jenë në listën tuaj.

Home Alone

Një nga filmat më ikonë të Krishtlindjeve. Historia ndjek Kevin McCallisterin, një djalë tetëvjeçar, i cili aksidentalisht mbetet vetëm në shtëpi pasi familja e tij niset për pushime. Situata bëhet edhe më interesante kur dy hajdutë përpiqen të hyjnë në shtëpinë e tij, ndërsa Kevini përgatit një sërë kurthesh për t’i ndaluar.

The Holiday

Për adhuruesit e filmave romantikë, ky është një ndër titujt më të përshtatshëm për periudhën festive. Filmi tregon historinë e dy grave që vendosin të ndërrojnë shtëpitë gjatë Krishtlindjeve, duke kërkuar një ndryshim në jetën e tyre. Por ajo që fillon si një arratisje nga problemet personale, përfundon në aventura të reja dhe histori dashurie.

Love Actually

Një film romantik që ndërthur disa histori të ndryshme dashurie në Londër, në javët para Krishtlindjeve. Përmes personazheve të ndryshëm, filmi tregon se dashuria mund të shfaqet në forma të ndryshme dhe në momentet më të papritura.

The Princess Switch

Një film romantik dhe festiv, me protagoniste Vanessa Hudgens. Historia ndjek një dukeshë dhe një pastiçiere nga Çikago, të cilat zbulojnë se ngjajnë jashtëzakonisht shumë me njëra-tjetrën. Ato vendosin të ndërrojnë identitetet për disa ditë, por planet e tyre komplikohen kur të dyja fillojnë të përjetojnë aventura të papritura romantike. Një zgjedhje ideale për ata që pëlqejnë historitë e dashurisë me atmosferë mbretërore dhe Krishtlindjesh.

A Christmas Carol

Bazuar në veprën e famshme të Charles Dickens, filmi tregon historinë e Ebenezer Scrooge, një njeri koprrac dhe i ftohtë ndaj të tjerëve. Gjatë natës së Krishtlindjeve, ai vizitohet nga tri frymë që e çojnë në një udhëtim përmes së kaluarës, së tashmes dhe së ardhmes, duke e bërë të reflektojë për jetën dhe sjelljen e tij.

Elf

Një komedi festive që garanton të qeshura. Buddy është rritur në Polin e Veriut mes elfëve të Babagjyshit, por një ditë vendos të udhëtojë drejt New York-ut për të gjetur babanë e tij biologjik. Përplasja e tij me jetën e zakonshme të njerëzve krijon situata mjaft argëtuese.

Champagne Problems

Një komedi romantike me atmosferë festive, që ndjek historinë e një gruaje të quajtur Sydney, e cila udhëton drejt Parisit për të finalizuar një marrëveshje biznesi me një markë të njohur shampanje. Gjatë qëndrimit të saj në qytetin e dashurisë, ajo njeh një burrë simpatik dhe mes tyre lind një romancë e papritur. Por gjithçka ndërlikohet kur ajo zbulon se ai është djali i pronarit të kompanisë me të cilën po negocion. Një histori e këndshme që ndërthur dashurinë, humorin dhe magjinë e Krishtlindjeve.

Crown for Christmas

Një komedi romantike me atmosferë festive,që ndjek historinë e Allie, një grua e cila punon si shërbyese në një hotelluksoz në New York, por papritur humb vendin e punës. Pak kohë më vonë, ajomerr një ofertë për të punuar si dado në një familje mbretërore në Evropë.Gjatë qëndrimit në kështjellë, Allie njihet me mbretin Maximillian dhe mes tyrenis të zhvillohet një histori e bukur dashurie. Një film ideal për ata qëpëlqejnë romancat mbretërore dhe atmosferën magjike të Krishtlindjeve./et

18:28 Pamje tronditëse nga Marseja, tifozët bullgarë mbrojnë gruan nga sulmi i ultrasve (VIDEO)
Pamje tronditëse janë publikuar nga Marseja, ku tifozët e skuadrës franceze kanë sulmuar mbështetësit e ekipit bullgar Levski Sofia, përpara ndeshjes mes dy skuadrave në kuadër të Europa League.

Incidentet e dhunshme ndodhën në stadiumin “Velodrome”, përpara nisjes së takimit. Tifozët vendas u vërsulën ndaj atyre të skuadrës bullgare dhe i dhunuan, përpara se të ndërhynte policia. Pamjet e publikuara nga ngjarja kanë shkaktuar reagime të shumta.

Në njërën prej videove, disa tifozë të Levski Sofjes shihen teksa krijojnë një mburojë njerëzore për të mbrojtur një grua nga sulmi i tifozëve të Marsejës. Megjithatë, ajo nuk arrin t’i shpëtojë dhunës dhe goditet disa herë.

Për ngjarjen ka reaguar edhe drejtori ekzekutiv i Levski Sofjes, Daniel Borimirov, i cili kërkoi që ndeshje të tjera të mos zhvillohen në stadiumin “Velodrome”.

“Shpresoj që të mos zhvillohen më ndeshje të tjera në këtë stadium. Besoj se duhet të merren masa në mënyrë që ndeshjet të zhvillohen normalisht. Futbolli supozohet t’u sjellë gëzim njerëzve, jo të na bëjë të shohim skena të tilla.

Zyrtarët e UEFA-s nuk mund të qëndrojnë duarkryq dhe të vazhdojnë të lejojnë zhvillimin e ndeshjeve në kushte të tilla”, deklaroi Borimirov.

Ndërkohë, sipas Protothema, UEFA ka nisur një hetim për incidentet e dhunshme, ndërsa klubi francez i Marsejës rrezikon masa të rënda disiplinore.

17:46 “Partia e studentëve”, pedagogu i Berishës: Nuk ka lidhje me ne, nuk e ka prodhuar sheshi
Kreu i Sindikatës së Studentëve, Sander Kovaçi, një njeri i Sali Berishës ka komentuar krijimin e partisë së re “Të Bashkuar për Shqipërinë”, e cila u prezantua një ditë më parë si një nismë e studentëve.

I ftuar në News24, Kovaçi u shpreh se kjo parti nuk ka lidhje me studentët dhe se nuk është një produkt i protestave në shesh.

“Ta krijosh një nismë studentore, duhet të kesh të paktën 500 studentë. Ajo në fakt nuk ka lidhje me studentët, pasi është parti. Nuk është parti studentore, nuk e prodhoi sheshi. Mund të ketë persona nga sheshi, por nuk e ka prodhuar ai.

Nuk jam ftuar, disa pedagogë kanë qenë. Nuk mund të jetë një bërthamë e fortë, një parti studentore, pasi duhet të ishte më e gjerë. Lëvizja Studentore ka një bërthamë më të fortë, por nuk duhet të jenë më pak se 500 studentë që të krijohet si parti. Lëvizja studentore do të jetë një bërthamë e fortë. Shumica e fakulteteve janë të paorganizuara. Kjo është alternativë pozitive. Mendoj se kjo parti u krijua për hapje oreksi.”, tha ai./ET

11:13 Erion Veliaj “shpërblen” Halit Valterin për besnikërinë, i beson postin e rëndësishëm në Bashkinë e Tiranës
Kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, ka emëruar Halit Valterin në krye të Inspektoratit të Mbrojtjes së Territorit (IMT) pranë Bashkisë së Tiranës.

Emërimi i Valterit vjen pas shkarkimit të Rigers Sheqerit nga detyra e kryeinspektorit të IMT-së, vendim që u bë publik më 21 nëntor 2026.

Me këtë ndryshim, Halit Valteri merr drejtimin e strukturës përgjegjëse për kontrollin e territorit dhe zbatimin e ligjshmërisë në fushën e ndërtimeve në kryeqytet.

Vendimi vjen në kuadër të lëvizjeve të fundit në administratën e Bashkisë së Tiranës, ku janë prekur edhe drejtues të tjerë të strukturave bashkiake.

Valteri ka qenë një nga besnikët e Veliajt, edhe kur ky i fundit nuk u votëbesua nga Këshilltarët e majtë në bashki.

Këshilli Bashkiak i Tiranës votoi më 23 shtator 2025 për shkarkimin e kryebashkiakut Erion Veliaj, por Gjykata Kushtetuese e rrëzoi këtë shkarkim më 3 nëntor 2025, duke e lënë atë në detyrë.

/ad

10:50 Plani i Rritjes së BE-së, Marta Kos: Shqipëria përmbushi 85% të reformave, përfiton 185.6 milionë euro
Samiti i Ballkanit Perëndimor në Tiranë/ Marta Kos jep shifrat: Shqipëria dhe Mali i Zi shtetet që kanë performuar më mirë, ja sa fonde do të marrin nga Plani i Rritjes

Sot në Tiranë po mbahet Samiti i Ballkanit Perëndimor për Planin e Rritjes.

Në fjalimin e saj hapës ajo dha rezultatet e shteteve të Ballkanit Perëndimor, dhe shprehu se Shqipëria, Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kanë performuar më mirë gjatë, ndaj dhe do të shpërblehen me më shumë fonde.

Konkretisht Mali i Zi realizoi 94% të reformave dhe do të marrë 81 milionë euro, Shqipëria realizoi 85% dhe do të marrë 185.6 milionë euro, ndërsa RMV realizoi 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milionë euro.

“Do të hyjmë në 4 vjeçarin e fundit të planit të rritjes. Plani u përpilua për të mbështetur reforma ekonomike që ndihmojnë për anëtarësimin.

Deri tani 3 shtete kanë përparuar, ndërsa 3 shtete të tjera

Mali i Zi ka vënë në zbatim 94% të reformave dhe do të merrni 81 milionë në raundit e dytë

Shqipëria 85% të reformave dhe do të marrë 185.6 milionë euro në pagesën e katër

RMV ka zbatuar 56% të reformave dhe do të marrë 70.9 milion euro.

Fondet janë që të shpërndahen për vendet që performojnë më mirë. Mali i zi dhe Shqipëria do të marrin 15% më shumë nga plani i rritjes ndërsa RMV 10%”, tha Marta Kos.

Në fokus të samitit janë reformat, Plani i Rritjes dhe integrimi ekonomik i vendeve të rajonit në tregun e përbashkët evropian. Marta Kos është pritur nga kryeministri Edi Rama në Pallatin e Brigadave.

Takimi i nivelit të lartë zhvillohet nën temën “Reforma, Rritje, Integrim – Drejt Europës së bashku”, ndërsa në qendër të diskutimeve do të jenë procesi i integrimit evropian, zbatimi i Planit të Rritjes (Groëth Plan) dhe ecuria e reformave në vendet e rajonit./ad

07:26 Çfarë parashikon buxheti 2027 për familjet, pensionistët, pagat, shëndetësinë dhe investimet
Buxheti i vitit 2027 parashikon mbështetje financiare për rreth 59 mijë familje në nevojë, rritje të bonusit mujor për pensionistët dhe fonde për politikat e reja të pagave, arsimin, shëndetësinë dhe investimet publike.

Shpenzimet e përgjithshme buxhetore parashikohen në 976,1 miliardë lekë (rreth 10,87 miliardë euro), ndërsa të ardhurat në 907,9 miliardë lekë (rreth 10,11 miliardë euro).

Investimet publike, mbi 200 miliardë lekë

Për investimet publike në vitin 2027, Ministria e Financave ka parashikuar rreth 200,3 miliardë lekë (rreth 2,23 miliardë euro). Sipas ministrisë, investimet publike planifikohen të jenë rreth 24,1 miliardë lekë (rreth 268,5 milionë euro) më të larta se plani i rishikuar i vitit 2026.

Ndër projektet kryesore përfshihen zgjerimi i autostradës Tiranë–Durrës, ndërtimi i bypass-it të Elbasanit, rehabilitimi i rrugës Tiranë–Ndroq–Plepa dhe projektet hekurudhore Tiranë–Rinas–Durrës dhe Vorë–Hani i Hotit.

Në projektligj parashikohet edhe një fond prej 14,1 miliardë lekësh (rreth 157,1 milionë euro) për investime kapitale me financim të huaj, të lidhura me Planin e Rritjes të Bashkimit Europian.

Për rindërtimin pas tërmetit të vitit 2019 janë parashikuar 2 miliardë lekë (rreth 22,3 milionë euro).

Investimet përfshijnë gjithashtu projekte në ujësjellës-kanalizime, zhvillimin urban dhe përmirësimin e infrastrukturës publike.

Shëndetësia, 84,2 miliardë lekë për sektorin

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, për sektorin e shëndetësisë në vitin 2027 parashikohen 84,2 miliardë lekë (rreth 938,1 milionë euro).

Ndërkohë, buxheti i sigurimeve shëndetësore arrin në 70,8 miliardë lekë (rreth 788,8 milionë euro).

Nga kjo shumë, 28 miliardë lekë (rreth 311,9 milionë euro) pritet të sigurohen nga kontributet dhe burime të tjera, ndërsa 42,8 miliardë lekë (rreth 476,8 milionë euro) transferohen nga buxheti i shtetit.

Për rimbursimin e medikamenteve është përcaktuar një tavan prej 14,5 miliardë lekësh (rreth 161,5 milionë euro).

Sipas Ministrisë së Financave, gjatë vitit 2027 synohet financimi i rreth 7,4 milionë vizitave në kujdesin shëndetësor parësor dhe rimbursimi i barnave për rreth 400 mijë pacientë.

Financime parashikohen edhe për shërbimet e kardiologjisë, kardiokirurgjisë, dializës, trajtimet onkologjike dhe programet e depistimit.

Investimet do të përfshijnë ndërtimin dhe rikonstruksionin e objekteve shëndetësore, modernizimin e pajisjeve mjekësore dhe zhvillimin e infrastrukturës digjitale.

Bonusi i bebes, nga 5 mijë deri në 10 mijë lekë në muaj

Një nga ndryshimet kryesore të parashikuara për vitin 2027 është rishikimi i skemës së bonusit të bebes.

Nga 1 korriku 2027, qeveria parashikon kalimin nga pagesa e njëhershme pas lindjes në një mbështetje mujore për pesë vitet e para të jetës së fëmijës.

Sipas skemës së prezantuar nga qeveria, pagesat mujore parashikohen të jenë:

5 000 lekë në muaj për fëmijën e parë, ose 300 mijë lekë për pesë vite.

7 000 lekë në muaj për fëmijën e dytë, ose 420 mijë lekë për pesë vite.

10 000 lekë në muaj për fëmijën e tretë, ose 600 mijë për pesë vite.

Për programin “Bonusi i Bebes”, Ministria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale ka parashikuar 2,8 miliardë lekë (rreth 31,2 milionë euro).

Ministria ka deklaruar se për zbatimin e skemës së re parashikohet një financim shtesë prej 500 milionë lekësh (rreth 5,6 milionë euro) gjatë vitit 2027, ndërsa në vitet pasardhëse financimi për këtë masë pritet të arrijë në 1,1 miliardë lekë (rreth 12,3 milionë euro).

Mbështetja synon të lehtësojë shpenzimet e familjeve për rritjen dhe kujdesin ndaj fëmijëve.

Kriteret e hollësishme të përfitimit pritet të përcaktohen në aktet përkatëse ligjore dhe nënligjore. Ministria e Shëndetësisë e ka përshkruar këtë masë edhe si mbështetje për familjet me të ardhura të ulëta.

Ndihma ekonomike, 6,8 miliardë lekë për 59 mijë familje

Për familjet në nevojë, buxheti i vitit 2027 parashikon një fond prej 6,8 miliardë lekësh (rreth 75,8 milionë euro).

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, nga skema e ndihmës ekonomike pritet të përfitojnë rreth 59 mijë familje.

Mbështetja financiare synohet të shoqërohet edhe me programe punësimi, formimi profesional dhe riintegrimi social për anëtarët në moshë pune të familjeve përfituese.

Në total, programi i mbrojtjes sociale parashikon 31,4 miliardë lekë (rreth 349,8 milionë euro). Së bashku me programet e përkujdesit social dhe mbështetjen për ish-të përndjekurit politikë, financimi arrin në 33,4 miliardë lekë (rreth 372,1 milionë euro).

Për personat me aftësi të kufizuara dhe kujdestarët e tyre parashikohen rreth 19 miliardë lekë (rreth 211,7 milionë euro), me afërsisht 99 mijë përfitues.

Buxheti mbulon gjithashtu vijimin e politikës së dyfishimit të pagesave për 10 240 fëmijë me aftësi të kufizuara dhe financimin e kontributeve të sigurimeve për ndihmësit personalë.

Për gratë e papuna me tre ose më shumë fëmijë parashikohen 870 milionë lekë (rreth 9,7 milionë euro) për financimin e kontributeve të sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Pensionet, 24 miliardë lekë për bonusin dhe indeksimin

Një tjetër prioritet i buxhetit 2027 është mbështetja financiare për pensionistët.

Projektligji parashikon 20 miliardë lekë (rreth 222,8 milionë euro) për bonusin e pensionistëve dhe 4 miliardë lekë (rreth 44,6 milionë euro) për indeksimin e pensioneve.

Sipas Ministrisë së Financave, nga 1 janari 2027 parashikohet dyfishimi i bonusit mujor për pensionistët, sipas kategorive përkatëse.

Ndërkohë, indeksimi i pensioneve parashikohet të kryhet në prill, me një afrim të afatit krahasuar me kalendarin e mëparshëm.

Në total, këto dy masa kanë një fond prej rreth 24 miliardë lekësh (rreth 267,4 milionë euro).

Buxheti për sigurimin e detyrueshëm shoqëror, programet kompensuese dhe trajtimet e veçanta parashikohet në 206,2 miliardë lekë (rreth 2,30 miliardë euro).

Nga kjo shumë, 178,1 miliardë lekë (rreth 1,98 miliardë euro) pritet të sigurohen nga kontributet dhe 28,1 miliardë lekë (rreth 313,1 milionë euro) nga transfertat e buxhetit të shtetit.

Sipas parashikimeve të Ministrisë së Financave, numri i pensionistëve në fund të vitit 2027 pritet të arrijë në rreth 805 mijë persona.

Pagat, 3,7 miliardë lekë për politikat e reja

Për vitin 2027 është parashikuar një fond prej 3,7 miliardë lekësh (rreth 41,2 milionë euro) për politikat e reja të pagave.

Sipas projektligjit, fondet do të përdoren për rritjen e pagave në disa institucione, në përputhje me vendimet e Këshillit të Ministrave. Numri i përgjithshëm i punonjësve në organikë parashikohet në 87 887.

Gjithashtu, projektligji parashikon një fond të veçantë prej 1 miliard lekësh (rreth 11,1 milionë euro) për institucionet buxhetore, përdorimi i të cilit do të përcaktohet me udhëzim të ministrit përgjegjës për financat.

Arsimi, 93,7 miliardë lekë dhe mbështetje për nxënësit

Shpenzimet e përgjithshme për arsimin në vitin 2027 parashikohen në 93,7 miliardë lekë (rreth 1,04 miliardë euro), sipas Ministrisë së Financave.

Kjo përfaqëson një rritje prej rreth 3,8 miliardë lekësh (rreth 42,3 milionë euro) krahasuar me nivelin e mëparshëm të financimit.

Për investimet në arsimin parauniversitar dhe universitar parashikohen rreth 5,6 miliardë lekë (rreth 62,4 milionë euro).

Ndër politikat kryesore përfshihen tekstet shkollore falas për rreth 215 mijë nxënës të arsimit bazë dhe transporti falas për dhjetëra mijëra nxënës e mësues.

Parashikohen gjithashtu bursa financiare dhe ushqimore për rreth 4 mijë nxënës nga kategoritë sociale në nevojë.

Për arsimin e lartë, projektligji përcakton financim përmes granteve për zhvillimin e universiteteve publike, mësimdhënien dhe kërkimin shkencor.

Ministria e Financave ka njoftuar edhe rritjen e mbështetjes mujore nga 10 mijë lekë (rreth 111 euro) në 25 mijë lekë (rreth 278 euro) për rreth 5 600 studentë nga familjet në nevojë.

Bashkitë dhe emergjencat civile

Buxheti i pushtetit vendor për vitin 2027 parashikohet në 114,6 miliardë lekë (rreth 1,28 miliardë euro).

Nga kjo shumë, 29,3 miliardë lekë (rreth 326,4 milionë euro) përbëjnë transfertën e pakushtëzuar të përgjithshme, ndërsa 19,9 miliardë lekë (rreth 221,7 milionë euro) transfertën e pakushtëzuar sektoriale.

Për emergjencat civile në nivel vendor parashikohen 800 milionë lekë (rreth 8,9 milionë euro).

Gjithashtu, 700 milionë lekë (rreth 7,8 milionë euro) janë planifikuar për parandalimin e fatkeqësive natyrore dhe 300 milionë lekë (rreth 3,3 milionë euro) për projekte që lidhen me digat dhe rezervuarët.

Për menaxhimin e mbetjeve urbane në bashki është parashikuar një fond prej rreth 1 miliard lekësh (rreth 11,1 milionë euro).

Deficiti dhe borxhi publik

Projektbuxheti i vitit 2027 parashikon një deficit prej 68,2 miliardë lekësh (rreth 760 milionë euro).

Financimi i tij do të bëhet nëpërmjet huamarrjes dhe burimeve të tjera të përcaktuara në ligj.

Huamarrja neto nga burimet e brendshme mund të arrijë deri në 48 miliardë lekë (rreth 534,8 milionë euro).

Projektligji parashikon gjithashtu mundësinë e emetimit të një eurobondi me vlerë orientuese prej 62,6 miliardë lekësh (rreth 697,4 milionë euro).

Buxheti 2027 parashikon kështu zgjerimin e mbështetjes sociale për familjet me fëmijë, pensionistët dhe kategoritë në nevojë, krahas financimit të pagave, shërbimeve publike dhe investimeve. Zbatimi i masave të reja, veçanërisht i skemës së bonusit të bebes dhe politikave të pagave, do të varet nga aktet përkatëse zbatuese dhe nga shpërndarja konkrete e fondeve./ad