Last Updated on 01/01/2025 by adminfjala
Sipas kalendarit Gregorian 1 janari përfaqëson ditën e parë të vitit. Në këtë datë, ndër vite kanë ndodhur ngjarje që kanë pasur ndikim në histori.
Më poshtë po sjellim disa nga ngjarjet më të rëndësishme si lindje dhe ndarje nga jeta të personazheve të artit, kulturës dhe historisë.
Festa dhe ngjarje historike
Revolucioni kuban ishte një revoltë e armatosur e kryer nga Lëvizja Revolucionare e 26 Korrikut e Fidel Castro-s dhe aleatëve të tij kundër qeverisë autoritare të presidentit kuban Fulgencio Batista.
Çlirimi i Kubës nga regjimi u shpall më 1 janar 1959 pas rrëzimit të Batistës.
Më 1 janar në mbarë botën festohet Viti i Ri
Më 1 janar të çdo viti, të krishterët orthodhoskë kremtojnë Ditën e Shën Vasilit.
Gjatë një krize buke, perandori kërkoi një taksë të tepruar. Sipas urdhrit të tij, secila familje duhej të dorëzonte sendet me vlerë. Me të zbuluar këtë padrejtësi, Shën Vasili mbrojti pa frikë popullin e tij, duke thirrur perandorin në pendim.
1880-Filluan punimet në Kanalin e Panamasë
1893-Japonia pranoi kalendarin gregorian
1981-Greqia u anëtarësua në Komunitetin Evropian, në Në 1986-ën u anëtarësua Spanja dhe Portugalia.
1992- U formua zyrtarisht Federata Ruse pas shpërbërjes së BRSS-së.
Në vitin 1993, Çekosllovakia u shpërbë zyrtarisht në dy shtete: Çekia dhe Sllovakia.
Në vitin 1995 u themelua Organizata Botërore e Tregtisë
Në vitin 1995 Suedia, Austria dhe Finlanda u anëtarësuan në Bashkimin Evropian.
Në vitin 1998 u krijuaBanka Qendrore Evropiane.
Në vitin 1999 u prezantua për herë të parë monedha euro në 11 shtete të Bashkimit Evropian
Në vitin 2002, Euro u bë valuta zyrtare e dymbëdhjetë shteteve të BE-së Në vitin 2007 Bullgaria dhe Rumania iu bashkuan zyrtarisht Bashkimit Evropian
Lindje personalitetesh
Në vitin 1424 u lind princi gjerman Ludwig IV
Në 1430-ën lindi Papa Alexander VI.
Në vitin 1449 lindi Lorenzo de Medici, politikan italian i qytetit të Firenzes
Në vitin 1502 lindi Gregor XIII., Papë dhe iniciator i kalendarit Gregorian
Ndarje nga jeta
Në vitin 1515 u nda nga jeta mbreti francez Luigji XII
Në vitin 2003 u nda nga jeta Qerim Haxhiu aktivist i shquar për çështjen kombëtare shqiptare
Në vitin 2015 Omar Karami, avokat dhe politikan libanez, kryeministri i 58-të i Libanit./ S,M