Një ditë pas ceremonisë mortore, familja e artistit të ndjerë Shpat Kasapi ka bërë një njoftim të rëndësishëm për miqtë, të afërmit dhe dashamirësit e muzikës së tij.
Në një postim në Instagram Story, familja njofton se e pamja për Shpat Kasapin do të mbahet më datat 1, 2 dhe 3 dhjetor 2025, në Restorant “Dea”, në Çair, nga ora 10:00 deri në 19:00.
“Të nderuar miq, familjar dhe dashamirë të muzikës dhe krijimtarisë së Shpatit. Ju njoftojmë se e pamja për Shpatin do të mbahet nga sot me datë 1–2–3 Dhjetor 2025, në Restorant Dea në Çair nga ora 10:00 deri në 19:00. Të qoftë dheu i lehtë Shpati jonë, nuk të themi lamtumirë asnjëherë, por faleminderit për atë që ishe. Me respekt, Familja Kasapi”, shkruhet në njoftim.
Kujtojmë se këngëtari Shpat Kasapi u nda nga jeta të mërkurën, më 26 nëntor, pas një ataku kardiak, duke lënë pas dhimbje të thellë te familja, kolegët dhe publiku që e ka dashur përgjatë viteve./mxh
