Last Updated on 02/05/2025 by adminfjala
Ky edicion i Ligës së Europës mund të dhurojë një finale tërësisht angleze, pasi Manchester United dhe Tottenham kanë bërë një hap shumë të rëndësishëm drejt ndeshjes që dorëzon trofeun.
Manchester United triumfoi me shifrat 3-0 në ndeshjen e parë në Spanjë ndaj Athletic Bilbaos, duke zgjidhur gjithçka në pjesën e parë me tre gola, falë edhe kartonit të kuq të Vivian që komplikoi takimin për ekip vendas. Për “djajtë” shënuan Casmiro dhe Bruno Fernandes me dopietë
Ndërsa Tottenham mundi me rezultatin 3-1 norvegjezët e Bodo/Glimt, surprizës së këtij edicioni në Europë. Johnson, Maddison dhe Solanke shënuan tre herë për ekipin londinez, me Saltnes që shënoi golin e nderit vetëm në minutat e fundit, për të mbajtur gjallë shpresat e vakëta për një përmbysje në shtëpi javën e ardhshme./ D.C