Last Updated on 13/05/2025 by adminfjala
Edhe pse tashmë është i vetëdijshëm se nuk do të arrijë të sigurojë një mandat në Kuvendin e ri, kandidati i PD-ASHM në listë të hapur, Lefter Maliqi, ka zgjedhur të festojë një moment të veçantë personal.
Sot është ditëlindja e vajzës së tij, e cila ndodhet si vëzhguese në KZAZ 67, dhe Maliqi e ka surprizuar atë në vendin e punës.
Pavarësisht rezultateve të zgjedhjeve, për të kjo e martë mbetet një ditë feste dhe emocioni familjar./e.s