Last Updated on 14/05/2025 by adminfjala
Drejtuesi i fushatës zgjedhore të PD-së në Qarkun e Lezhës, Gjin Gjoni në një lidhje nga qendra e numërimit të votës preferenciale në Lezhë ka denonuar se janë mbi 4 mijë vota të vjedhura.
Gjin Gjoni doli deputet i qarkut të Lezhës nga PD-ASHM, ndërsa vetë partia mori 29 483 vota, përkthyer në 4 mandate.
Ish-gjyqtari i cili kandidoi për herë të parë denoncon live se në Lezhë janë vjedhur mbi 4 mijë vota pasi emra që nuk kanë lidhje me zonën kanë marr shumë vota.
“Njerëz që nuk kanë asnjë lidhje me zonën rezultojnë me më shumë vota. Do mbledhim informacionet për njerëzit e tyre që kanë qenë në terren dhe kanë vjedhur votat.
Na rezultojnë mbi 4 mijë vota të blera me para në dorë dhe në shkëmbim të legalizimeve. Kemi tentuar të mbrojmë votën, por administrata shtetërore ka dalë dhe kanë blerë votën. U bashkuan gruper kriminale me administratën.”
Sa i takon garës së tij, Gjin Gjoni tha se ka fituar besimin e qytetarëve.
“U mëzova shpejt, votat e tregojnë, jam tek 7 mijë vota dhe ka një tendencë në rritje. Besimi dhe marrëdhënia me qytetarët.” m.p.