Holanda dhe Ukraina nënshkruan sot një marrëveshje për prodhimin e përbashkët të dronëve, ka njoftuar sot qeveria holandeze. Sipas Holandës kjo marrëveshje forcon sigurinë në rajon.
“Ky bashkëpunim jo vetëm rrit kapacitetin tonë prodhues, por gjithashtu forcon sigurinë, qëndrueshmërinë dhe inovacionin tonë të përbashkët”, deklaroi ministri holandez i Mbrojtjes, Ruuben Brekelmans. m.p.
