Last Updated on 02/05/2025 by adminfjala
Himara do të çel zyrtarisht sezonin turistik në datat 2 dhe 3 maj. Në kuadër të saj do të mbahet dhe një festival dyditor i titulluar “Magji mbi Jon”.
Përmes një postimi në Facebook, kryeministri Edi Rama shprehet se ky qytet është më i gatshëm se asnjëherë për të mirëpritur turistër dhe jo vetëm.
“…dhe me Himarën që çel sezonin turistik, më mikpritëse dhe e gatshme se asnjëherë, ju uroj një ditë të mbarë”, shkroi Rama në Facebook.
Festimet synojnë të promovojnë Himarën si një nga destinacionet më tërheqëse të jugut të vendit, duke ofruar argëtim dhe muzikë, në një atmosferë të veçantë mes detit dhe diellit./e.t