Last Updated on 03/05/2025 by adminfjala
Kreu i PDIU, Shpëtim Idirizi, i cili kandidon për deputet në listën e hapur të Tiranës, është shprehur se ka marrë këtë vendim për të maksimizuar rezultatin e koalicionit PD-ASHM në zgjedhjet e 11 majit.
“Dalja e kryetarit të partisë në listë të hapur, sjell mobilizim tek njerëzit”, tha ai në emisionin “Kjo Javë” në News24.
“Dola në listë të hapur, që të maksimalizojmë rezultatin në këto zgjedhje. Ne duam dy mandate në Tiranë, ndërsa kemi objektiv për të marrë mandat edhe në Durrës, Vlorë, Fier. Isha në Kavajë, ndërsa tani jam përqendruar në Tiranë. Dalja e kryetarit të partisë në listë të hapur, sjell mobilizim tek njerëzit. Takoj me dhjetëra njerëz në ditë, jam përpjekur të jem larg dhe ekraneve. Unë kam eksperiencën e duhur politike, kam marrë pjesë në shumë zgjedhje. Është e rëndësishme që PDIU të ketë sa më shumë mandate në Tiranë dhe në Shqipëri. Unë mendoj se të gjithë kryetarët e partive duhet të ishin në listë të hapur”, tha Idrizi./E.S