Last Updated on 12/05/2025 by adminfjala
Një 63 vjeçar i cili ishte nën vëzhgim prej një muaji është arrestuar nga SPAK, pasi u vërtetua se blinte vota.
Qytetari nga Fieri me inicialet P.B u jepte shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.
Njoftimi i policisë:
Drejtoria Vendore e Policisë Fier
-Si rezultat i një hetimi njëmujor, në drejtimin e SPAK, dokumentohet një rast i blerjes së votave.
Vihet në pranga autori.
Specialistët për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare ekzekutuan urdhrin e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për ndalimin e shtetasit P. B., 63 vjeç, banues në fshatin Portëz, për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”.
Nga hetimet dyshohet se gjatë një muaji, ai iu ka dhënë shuma parash, shtetasve të ndryshëm, me qëllim blerjen e votave në favor të kandidates së një subjekti politik.
Materialet procedurale iu referuan SPAK, për veprime të mëtejshme./e.s