Partizani po zhvillon një nga sezonet më të vështira të viteve të fundit, duke qëndruar në vendin e shtatë dhe vetëm një pikë mbi zonën e ftohtë.
Ndryshimet e shumta gjatë verës nuk sollën rezultatet e pritshme për ekipin e parë. Ndërkohë, ekipi B po konkurron për ngjitje në Kategorinë e Dytë, duke qëndruar brenda zonës së “play off”-it, megjithëse është 6 pikë pas vendit të parë.
Akademia e klubit po funksionon mirë, pasi grupmoshat U-17, U-18 dhe U-19 kryesojnë kampionatet respektive. Disa lojtarë të rinj, si Qokthi, Malaj, Himallari dhe Vata, janë përfshirë edhe me ekipin e parë. Perspektiva për Europën mbetet më e prekshme përmes Kupës së Shqipërisë, ndërsa në kampionat fokusi është mbijetesa.
Me 14 pikë në 13 javë, Partizani regjistron ecurinë më të dobët që prej rikthimit në Superiore në vitin 2013. Skuadra rrezikon të mbyllë sezonin si një prej më problematikëve të dekadës së fundit./mxh
