Edi Rama dhe Sali Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër së tranzicionit, tashmë në një degradim penal, moral dhe politik.
Kjo është deklarata që gazetari Poli Hoxha bëri në emisionin Off the Record me Andrea Dangllin, ku shtoi se kreu i PD shumë mirë që del në protesta, por që në radhë të parë duhet të japë llogari përpara demokratëve për premtimet e pambajtura të Foltores së parë.
“Edi Rama dhe Berisha janë strumbullarët e klasës së vjetër të tranzicionit. Është një lojë, është një teatër. Po ta kapësh puzellin-in nuk shkon në realitet. Këto elita janë në proces degradimi moral, politik dhe penal. Mediu, Ilir Meta janë para drejtësisë dhe nga ana tjetër po ashtu. Kur të bashkohen hetimet do ta nxjerrin një organizatë.
Debati i madh është që mendimi ndryshe ka të drejtë të flasë. Sot pas 35 vitesh diskutohet që ata të mendimit ndryshe mund të flasin. Iu hedh atyre hijen e diversantit brenda partisë. Debatet janë të kota. Berisha ta nisë foltoren nëpër rrethe dhe të shkojë dhe të japë llogari për foltoren e parë, për premtimet e saj. Të thotë ku janë paratë ruse të Bashës. Tha që Basha i vendoste vetë kandidatët dhe do kishte primare”, tha Hoxha. M.P.
