Partnerët e NATO-s, Japonia dhe Koreja e Jugut, janë shfaqur si dy nga tregjet me rritjen më të shpejtë të industrisë globale të armëve, sipas raportit të Institutit Ndërkombëtar të Kërkimeve për Paqen në Stokholm (SIPRI).
Të ardhurat globale nga armët arritën një rekord në vitin 2024, mes tensioneve në rritje gjeopolitike dhe një nisme riarmatimi në të gjithë Evropën, sipas studimit të publikuar të hënën.
Të ardhurat e kombinuara nga armët dhe shërbimet ushtarake te 100 prodhuesit më të mëdhenj në botë u rritën me 5.9% vitin e kaluar në një rekord prej 679 miliardë dollarësh, me pjesën më të madhe të rritjes që vjen nga kompanitë në SHBA dhe Evropë, “ndërsa prodhuesit përfituan nga kërkesa e lartë”.
Kompania gjermane Rheinmetall shënoi rritjen më të fortë në Evropën Perëndimore, për shkak të “kërkesës më të përgjithshme të nxitur nga luftërat në Ukrainë dhe Gaza, tensioneve gjeopolitike globale dhe rajonale dhe shpenzimeve ushtarake gjithnjë e më të larta”, shkroi SIPRI./mxh
