Last Updated on 05/05/2025 by adminfjala
“Tedi Blushi është njeriu më i lumtur në botë sot. Deputet është, gruan e ka drejtoreshë te Ulsi Manja, vjehrrin e ka nëndrejtor te spitali i burgut. Me tri shtëpi është sot, kur ka qenë pa shtëpi. Nuk ia ka bërë pushteti këto shtëpi, por shkatërrimi i partisë. Tedi Blushi e shkatërroi partinë”, tha Kryemadhi.
Në një intervistë për “News24”, Blushi zgjodhi të mos i japë rëndësi sulmeve të bashkëpartiakëve, duke theksuar se nuk do të ndikohet nga provokimet në ditët vendimtare të fushatës.
“Nuk dua të komentoj asnjë lloj provokimi, sidomos në ditët e fundit të fushatës. Kush jam unë, e dinë të gjithë, dhe jetesa ime është modeste,” tha Blushi.
te mesazhi i ndryshimit që përçon koalicioni opozitar. Pavarësisht tensioneve në prapaskenë, Blushi u shpreh i bindur se më 11 maj do të shënohet një fitore e rëndësishme për opozitën.
Në intervistë, Blushi foli edhe për Ilir Metën, duke e cilësuar si simbol frymëzimi edhe në kushte izolimi.
“Meta e ka kthyer qelinë në një llogore kundër regjimit. Përmes letrave dhe mesazheve, ai vijon të motivojë përkrahësit e tij,” tha ai.