Last Updated on 15/06/2025 by adminfjala
Pas Dibrës, kryeministri Edi Rama është “ndalur” në qarkun e Gjirokastrës. Teksa ka ndarë një video nga bukuritë e këtij qarku, kreu i qeverisë risjell në vëmendje kandidatët fitues në zgjedhjet e 11 majit.
Në shtator në Kuvend si deputetë të qarkut Gjirokastër do të hyjnë Mirela Kumbaro, e cila ishte në listën e mbyllur, dhe që shënon mandatin e tretë. Ndërsa dy të tjerët Piro Dhima dhe Tërmet Peçi, të cilët ishin në listën e hapur, hyjnë për herë të parë në Kuvend. Peçi dha dorëheqjen nga bashkia e Tepelenës për të garuar më 11 maj.
“Skuadra fituese e Gjirokastrës për Shqipërinë 2030”, ka shkruar kryeministri.