Last Updated on 05/05/2025 by adminfjala
Sondazhin i fundit parazgjedhor i ABC News dhe Angi Ricerche me 3300 intervista në terren del në përfundimin që Edi Rama është personi politik më i preferuar i shqiptarëve.
51.8% e shqiptarëve kanë shprehur mendim pozitiv për kryeministrin, i cili këtë vit drejton fushatën e 10-të në karrierën e tij politike.
Vendin e dytë e mban kreu nismës “Shqipëria Bëhet”, Adriatik Lapaj, me 35.9% të të anketuarëve, pasuar me një diferencë të ngushtë nga kreu i Partisë Mundësia, Agroj Shehaj, me 33.7%.
Sali Berisha zbret në vendin e katërt me vlerësim 33,4 %, duke shënuar një rënie me 0.2 pikë nga sondazhi i një jave më parë.
Arlind Qori i Lëvizjes Bashkë ka shënuar një rritje të lehtë, duke shënuar 23.6 % të përgjigjeve të marra. Ndërsa ndonëse me rritje, Ilir Meta vijon të qëndrojë në vend të fundit, 11.9%, duke një rritje me 0.4 pikë. m.p.