Last Updated on 18/06/2025 by adminfjala
Punimet në kantierin e spitalit të Kardiokirurgjisë dhe Kirurgjisë Vaskulare në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” në Tiranë janë drejt përfundimit.
Kryeministri Edi Rama vlerësoi sot se spitali i ri i Kardiokirurgjisë do të ketë aparatura moderne dhe ekipe të specializuara për zemrën, enët e gjakut dhe reanimacionin. Rama theksoi se në këtë spital do të kryhen mbi 1000 ndërhyrje në vit, e po ashtu sipas tij, do të ketë shërbim të dedikuar për çdo urgjencë 24/7”.
“Në këtë spital do të kryhen ndërhyrjet më të ndërlikuara të kardiokirurgjisë kongjenitale neonatale dhe pediatrike, si të planifikuara ashtu edhe urgjente, duke garantuar kujdes të specializuar dhe gjithëpërfshirës”, u shpreh Kryeministri. m.p.