shorti – Gazeta Fjala

Andrea Marko analizon shortin: Grup ‘karakteri’ për Kombëtaren, ja si shkojmë në Botëror
Kombëtarja Shqiptare mësoi në Zyrih të Zvicrës kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e Kupës së Botës, duke filluar që në muajin mars e deri në nëntor të vitit 2025.

Goglat e shortuan skuadrën tonë në grupin K, aty ku do të luajmë përballë emrave si Anglia, Serbia, Latvia dhe Andorra. Një short i vështirë për një objektiv shumë madhor siç është prekja e një tjetër ëndrre ndërkombëtare si Botërori, pas përjetimit të dy Europianëve, atij në Francë (viti 2016) dhe në Gjermani (viti 2024).

Në një intervistë ekskluzive për new.fjala.al/, Andrea Marko, ish futbollist i Kombëtares në vitet ‘80-85 dhe i Dinamo Tiranës në vitet ‘75-’87, aktualisht trajner futbolli ka komentuar mbi rezultatet e këtij shorti duke ndarë dhe qëndrimet e tij se çfarë e pret Shqipërinë përballë “Tri Luanëve”, një rikthimi derbi ballkanik me Serbinë dhe me emra të lehtë në letër si Latvia dhe Andorra.

“Më duket grup i vështirë, e shprehur dhe në mimikën e presidentit Duka, por për mua shkalla e vështirësisë është përfaqësimi i ekipit tonë në fushën e futbollit”, shprehet fillimisht Marko i cili ndalet tek duelet më të forta: Dy skuadrat pretendente si Anglia dhe Serbia nuk besoj se mund të kenë shenja nënvlerësuese karshi ekipit tonë. Ndeshja e parë në Angli në mars besoj se mund të na krijojë një mënyrë tjetër refleksioni ndaj të mëdhenjve dhe një moment reflektimi ku historia nuk duhet të ndikojë. Ne s’duhet të besojmë shumë në matematikë me dy skuadrat e para në short, por të jemi praktikë për rezultat pozitiv në çdo ndeshje. Sa i takon ndeshjes me Serbinë, besoj se futbolli duhet të jetë larg politikës. Futbollistët tanë që luajnë, sidomos në Itali, i njohin mirë një grup lojtarësh serb, gjë që nuk imponon inferioritet karshi tyre. Ndeshjet janë të hapura për çdo rezultat. Sa i takon Letonisë dhe Andorrës, me pak përqëndrim dhe dëshirë, marim pikët maksimale.”

Ndeshjet e fundit të Shqipërisë në Ligën e Kombeve nuk dhuruan shijen e pikëve që pritej prej dueleve të nëntorit në stadiumin “Arena Kombëtare”, aty ku skuadra jonë humbi përballë Çekisë dhe Ukrainës, çfarë rezultoi me rënien në një kategori më poshtë dhe rrezikut të një grupi të vështirë, risk që u bë fakt i kryer në shortin e së premtes së 13 dhjetorit. Lidhur me dështimin e kuqezinjve për të marrë pikët e vlefshme në këto takime, ish futbollisti i Kombëtares shprehet se Shqipëria e nisi mirë ndaj Ukrainës, por nuk ia doli ta mbyllë me të njëjtin hap.

“Na la një shije jo të mirë dhe krijuam përshtypjen se ekipet që luajnë me ne krijojnë një raport superioriteti në fushën tonë. Në një kompeticion mund edhe të gabosh, qoftë në ndërtimin e formacionit, modulit të lojës në të dyja fushat, për mënyrën se si motivohet skuadra si dhe paraqitja e formës së futbollistëve.”

Ndërkaq, i pyetur për kampionatin shqiptar, nëse Sylvinho mund të afrojë lojtarë për kualifikueset e marsit dhe qershorit, Marko beson se të tillë futbollistë nuk mund të marrin përgjegjësinë për peshën që kanë objektiva të vështira. Në anën tjetër, ai vlerëson dhe punën e bërë nga trajneri brazilian, sipas të cilit, kur dikush punon nën presion, padashje mund të gabojë dhe kjo e faktuar sipas rezultatit. Ish mesfushori jep këshillat e tij se si mund të përmirësohet ky defekt për ta çuar ekipin drejt formulës së suksesit.

“Në ndeshjen me Gjeorgjinë dhe Ukrainën në fushën tonë duhet të besonte më shumë te Uzuni. I mungoi eksperienca e Cikalleshit si dhe agresiviteti para portës. Fillimi i ndeshjeve, përveç kujdesit kishte brenda një lloj inferioriteti. Zëvendësimet me vonesë dhe disa herë jo me lojtarët e duhur. Duhet të ndryshojë në eliminatoret pjesën e inferioritetit, duhet të stabilizojë formacionin me lojtarë në formë, duhet të rrisë besimin tek lojtarët si dhe përfaqësimi dy herë në finalet e Europianit mund të rrisë egon për Botëror”, shpjegon Marko mes të tjerash, teksa zbulon se kush mund të jenë dy futbollistët që mund të zgjidhin ekuacionin e liderit në përballjet e ardhshme: Rikthimi i Brojës dhe Gjimshitit si lider mund të sjellin premisa për ëndrrën.”

Në fund, trajneri ndalet tek revolucioni i skuadrës. Më herët, Klaus Gjasula, Ermir Lenjani, Bekim Balaj, Sokol Cikalleshi dhe Odise Roshi njoftuan tërheqjen e tyre nga Kombëtarja, për ti hapur ciklin një tjetër brezi futbollistësh. Për Markon, nuk bëhet fjalë për spastrime, pasi numri i lojtarëve të afruar në ekipin kombëtar ka qenë i mjaftueshëm për të kryer një seleksionim cilësor, pa ndikim nga askush, e detajuar dhe justifikuar deri në detaje për çdo lojtar.

“Mund të afrohen lojtarë të perspektivës, qoftë nga moshat U-21, qoftë nga ekipe me eksperiencë në Europë. Shpresoj në një surprizë të ekipit kombetar në këto eliminatore”, përfundon fjalën e tij, ish futbollisti i Kombëtares, Andrea Marko.

/Ermal Spahiu/

EPIKE/ Përballja me Serbinë, sulmuesi i Kombëtares sjell batutën e famshme
Shqipëria do të përballet me Serbinë pas 10 vitesh. Kështu vendosi shorti i kualifikuesve të Kupës së Botës, e cila i sheh këto dy skuadra së bashku me Anglinë, Latvinë dhe Andorrën.

Lidhur me këtë duel të madh ballkanik, ka reaguar sulmuesi i Kombëtares i cili aktivizohet me Granadën në ligën e dytë spanjolle, Myrto Uzuni, i cili sjell në vëmendje batutën e famshme të tifozëve shqiptarë kur pyeten për Serbinë.

“A jemi live”, shkruan Uzuni në postimin e tij në Instagram.

Kujtojmë që sulmuesi theu dhe rekordin si golashënuesi më i mirë në historinë e Granadës.

Postimi i Uzunit.

/E.S

Presidenti Duka komenton shortin e Botërorit: Duhet të punojmë shumë
Është hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih shorti për Kupën e Botës 2026. Shqipëria u pozicionua në grupin K dhe do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha komentin e tij në një prononcim të shkurtër për Federatën, sa i përket goglave që shorti rezervoi për Kombëtaren duke thënë se grupi ku ajo bën pjesë është shumë i vështirë dhe se skuadra duhet të përgatitet dhe të punojë shumë gjatë fushatës kualifikuese.

“Shorti duhet pranuar siç është. Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll, është një grup i vështirë. Mund të ishte ndryshe, por kualifikueset e Kupës së Botës janë gjithmonë të vështira. Shumë më të vështira se kualifikueset e Europianit dhe Ligës së Kombeve.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të përgatitemi, të presim datat e takimeve, cili do jetë kundërshtari jonë në mars dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të luftuar. Kualifikueset janë për të luftuar deri në fund. Mund të na sillnin ndonjë gjë më të mirë goglat, por kohët e fundit nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne. Na mbetet vetëm të punojmë shumë” – deklaroi Presidenti Duka.

/E.S

Kualifikueset e Botërorit 2026/ Kosova njeh kundërshtarët (FOTO)
Shorti i kualifikuesve të Kupës së Botës 2026 ka rezervuar surpriza.

Grupi B, parashikohet si ndër më interesantët, ku mes emrave bie në sy Kombëtarja e Kosovës e cila do të duhet të tregojë veten përballë Zvicrës, Suedisë dhe Sllovenisë.

Ndeshjet zyrtare do të nisin në muajin mars dhe më pas skuadrat do të rikthehen në shtator për sfidat e fundit.

Shorti i kualifikuesve të Kupës së Botës 2026.

/E.S

SHORTI/ Grup “ferri” për Shqipërinë, goglat i përcaktojnë Serbinë dhe Anglinë
Shqipëria ka mësuar kundërshtarët e saj të parë me të cilët do të përballet në kualifikueset e Kupës së Botës të vitit 2026.

Goglat nuk janë treguar aspak miqësore me Kombëtaren, ku e kanë shortuar krahas emrave si Anglia dhe Serbia në grupin K.

Pjesë e këtij grupi janë gjithashtu Latvia dhe Andorra.

Ndeshjet zyrtare do të nisin në muaj mars dhe më pas Kombëtaret do të kthehen sërish në shtator për ndeshjet e radhës.

Shorti i kualifikuesve të Kupës së Botës 2026, grupi dhe kundërshtarët e Kombëtares Shqiptare.

/E.S

Kualifikueset e Botërorit/ Shqipëria mëson nesër kundërshtarët, emrat e mundshëm
Shqipëria do të mësojë të premten kundërshtarët me të cilët do të përballet në kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Shorti do të hidhet në selinë qëndrore të FIFA-s në Zyrih nesër në ora 12:00. Kombëtarja është pjesë e vazos së tretë. Ndërkaq, vazot e tjera janë të ndara si më poshtë:

Vazo 1: Francë, Spanjë, Angli, Portugali, Holandë, Belgjikë, Itali, Gjermani, Kroaci, Zvicër, Danimarkë, Austri.

Vazo 2: Ukrainë, Suedi, Turqi, Uells, Hungari, Serbi, Poloni, Rumani, Greqi, Sllovaki, Çeki, Norvegji.

Vazo 3: Skoci, Slloveni, Republika e Irlandës, Shqipëri, Maqedonia e Veriut, Gjeorgji, Finlandë, Islandë, Irlanda e Veriut. Mali i Zi, Bosnja dhe Hercegovina, Izraeli.

Vazo 4: Bullgari, Luksemburg, Bjellorusi, Kosovë, Armeni, Kazakistan, Azerbajxhan, Estoni, Qipro, Ishujt Faroe, Letoni, Lituani.

Vazo 5: Moldavia, Malta, Andorra, Gjibraltari, Lihtenshtejn, San Marino.

Ekipet do të tërhiqen në 12 grupe me katër dhe pesë skuadra, teksa ato në një vazo nuk mund të luajnë me njëra-tjetrën. Kombëtarja rrezikon në grup Serbinë, ose ndeshje me Kosovën. Sistemi i dueleve do jetë vajtje-ardhje.

Kualifikueset europiane për Kupën e Botës 2026 janë planifikuar të fillojnë në mars 2025 dhe të përfundojnë së bashku me fazën “play-off” në mars 2026.

Ekipet që janë renditur të parat në grupet e Nations League dhe vendet e dyta dhe të treta që luajnë për t’u ngjitur/zbritur nga ligat e NL do të jenë në grupe me katër ekipe dhe do të jenë pjesë e grupeve A-F.

/E.S