Shqipëria – Gazeta Fjala

08:20 Një e pesta e ekonomisë për t’u ushqyer/ Shqipëria rekord në Europë për qumësht, vaj e zarzavate
Shqipëria kishte në vitin 2025 peshën më të lartë të shpenzimeve për ushqime në raport me ekonominë në Europë.

Në vitin 2025, shpenzimet nominale për ushqime ishin sa 20.4% e Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB), ose rreth një e pesta e ekonomisë, kundrejt vetëm 6.2% që ishte mesatarja e Bashkimit Europian.

Edhe krahasimi rajonal tregon një diferencë të dukshme. Në Malin e Zi, shpenzimet për ushqime ishin sa 19.9% e PBB-së, në Bosnjë-Hercegovinë 19.1%, në Maqedoninë e Veriut 17.9% dhe në Serbi vetëm 12.8%.

Pesha kaq e lartë lidhet në radhë të parë me nivelin e ulët të të ardhurave. Për familjet me të ardhura më të kufizuara, pjesa më e madhe e buxhetit përqendrohet te nevojat bazë dhe ushqimi është ndër të parat.

Në vendet me të ardhura më të larta, pasi plotësohen nevojat për ushqim, një pjesë shumë më e madhe e të ardhurave mbetet për strehim, transport, shëndetësi, arsim, kulturë, argëtim dhe kursime.

Shqipëria ka konsum individual për frymë, të matur sipas fuqisë blerëse, sa 48% e mesatares së BE-së, ndërsa të ardhurat për frymë janë vetëm 43% e mesatares europiane. Megjithatë, shpenzimet për ushqime në raport me ekonominë janë mbi tri herë më të larta se në BE.

Në vlerë, sipas të dhënave të Eurostat, Shqipëria shpenzon 5.1 miliardë euro për ushqime.

E parë e detajuar, Shqipëria ka peshë të lartë të disa prej produkteve më bazë në ekonomi, duke u renditur në krye të Europës për shpenzimet për qumështin dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, si dhe për zarzavatet.

Grupi “qumësht, produkte të tjera të bulmetit dhe vezë” përfaqësonte në vitin 2025 rreth 4.5% të PBB-së së Shqipërisë. Mesatarja e Bashkimit Europian ishte vetëm 1%.
Asnjë vend tjetër në tabelën europiane nuk kishte një peshë më të lartë.

Në Bosnjë-Hercegovinë, shpenzimet për këtë grup ishin sa 4.2% e PBB-së, në Malin e Zi 3.5%, në Maqedoninë e Veriut 3.4% dhe në Serbi 2.2%. Në Greqi pesha ishte vetëm 1.7%, ndërsa në Itali 1.2%.

Pesha e qumështit, bulmetit dhe vezëve në ekonominë shqiptare është kështu 4.5 herë më e lartë se mesatarja e BE-së.

Nuk ka asnjë të dhënë që të trgojë se shqiptarët konsumojnë më shumë bulmet se Europa. Diferenca përkon më shumë me nivelin e lartë të çmimeve të këtyre produkteve. Në vitin 2025,

Shqipëria kishte indeksin 135.6 për qumështin, produktet e bulmetit dhe vezët, ku mesatarja e BE-së është 100. Çmimet ishin 35.6% mbi mesataren europiane, duke e renditur Shqipërinë të tretën më të shtrenjtë në Europë për këtë grup. Në vlerë, shpenzimet për këtë grup ishin 1.1 miliardë euro.

Diferenca me rajonin ishte edhe më e fortë. Indeksi ishte 107.1 në Serbi, 95 në Malin e Zi, 92 në Bosnjë-Hercegovinë dhe 89.6 në Maqedoninë e Veriut. Shqiptarët i paguanin këto produkte rreth 27% më shtrenjtë se serbët, 43% më shtrenjtë se malazezët dhe mbi 50% më shtrenjtë se konsumatorët në Maqedoninë e Veriut.

Një tjetër diferencë e fortë është te vajrat dhe yndyrnat. Në Shqipëri, shpenzimet për këtë kategori ishin sa 1.4% e PBB-së, kundrejt vetëm 0.2% në Bashkimin Europian. Në raport me madhësinë e ekonomisë, Shqipëria shpenzon shtatë herë më shumë se mesatarja e BE-së për këtë grup produktesh. Në vlerë shpenzimi ishte 356 milionë euro.

Edhe në këtë rast, Shqipëria kishte peshën më të lartë ndër vendet europiane të përfshira në tabelë. Në Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinë dhe Maqedoninë e Veriut, vajrat dhe yndyrnat zinin vetëm 0.6% të PBB-së, ndërsa në Serbi 0.4%. Edhe Greqia, relativisht e lartë në krahasim me BE-në, ishte në 0.7%.

Edhe çmimet e vajrave dhe yndyrnave në Shqipëri ishin mbi mesataren europiane në vitin 2025. Indeksi i çmimeve ishte 112.5, ose 12.5% mbi mesataren e BE-së. Në këtë grup, megjithatë, Shqipëria nuk ishte më e shtrenjta në rajon, pasi Serbia kishte indeksin 128.4 dhe Mali i Zi 119.4. Bosnjë-Hercegovina ishte në 99.2 dhe Maqedonia e Veriut në 95.

Një peshë po aq e pazakontë kanë zarzavatet. Grupi që Eurostat klasifikon si “zarzavate, zhardhokë, banane gatimi dhe bishtajore” përfaqësonte 3.9% të PBB-së së Shqipërisë në vitin 2025, pothuajse pesë herë më shumë se mesatarja e Bashkimit Europian prej 0.8%. Për zarzavatet shpenzohen gati 1 miliardë euro në vit.

Shqipëria ndan nivelin më të lartë me Maqedoninë e Veriut, gjithashtu me 3.9% të PBB-së. Në Bosnjë-Hercegovinë pesha ishte vetëm 1.7%, në Malin e Zi 1.6% dhe në Serbi 1.4%. Në Greqi ishte gjithashtu 1.4%, ndërsa në Itali 1.2%.

Në ndryshim nga bulmeti dhe vajrat, çmimet e këtij grupi në Shqipëri mbeten nën mesataren e BE-së, por janë shumë më të larta se në pjesën më të madhe të rajonit.

Indeksi i çmimeve për zarzavatet ishte 91.2, pothuajse i njëjtë me Serbinë, me 91. Megjithatë, çmimet në Shqipëri ishin rreth 20% më të larta se në Bosnjë-Hercegovinë, 22% më të larta se në Malin e Zi dhe 27% më të larta se në Maqedoninë e Veriut.

Mishi është produkti që merr pjesën më të madhe të shpenzimeve ushqimore në Shqipëri. Grupi i mishit dhe produkteve të kafshëve të therura përfaqësonte 4.7% të PBB-së, kundrejt 1.3% mesatarisht në BE. Pesha ishte rreth 3.6 herë më e lartë se mesatarja europiane. Në vlerë, shpenzimi është gati 1.2 miliardë euro.

Në rajon, vetëm Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina kishin një peshë më të lartë, me nga 5.6% të PBB-së. Serbia ishte në 3.6% dhe Maqedonia e Veriut në 3.4%.

Në çmime, mishi në Shqipëri ishte vetëm 2% më i lirë se mesatarja e BE-së, me indeks 98, por rezultonte më i shtrenjti në rajon. Indeksi ishte 86.1 në Serbi, 83 në Bosnjë-Hercegovinë, 77.6 në Maqedoninë e Veriut dhe vetëm 71 në Malin e Zi.

Edhe frutat dhe arrat zënë një pjesë shumë më të madhe të ekonomisë shqiptare sesa në BE. Shpenzimet për to ishin sa 1.9% e PBB-së, kundrejt 0.5% në Bashkimin Europian, ose gati katër herë më shumë. Mali i Zi dhe Maqedonia e Veriut kishin një peshë më të lartë, me nga 2.3%, ndërsa Bosnjë-Hercegovina ishte në 1.7% dhe Serbia në vetëm 1%.

Çmimet e frutave dhe arrave në Shqipëri ishin sa 92.1% e mesatares së BE-së, por diferenca me ekonomitë më të lira të rajonit ishte e madhe. Në Bosnjë-Hercegovinë indeksi ishte 71.2 dhe në Maqedoninë e Veriut 52.4.

Në krahasim me këtë të fundit, frutat dhe arrat në Shqipëri kushtonin rreth 76% më shumë.
Për drithërat dhe produktet e tyre, shpenzimet ishin sa 2.1% e PBB-së, më shumë se dyfishi i mesatares së BE-së prej 1%. Në këtë kategori Shqipëria nuk kryeson rajonin: Mali i Zi arrin në 3.5%,

Bosnjë-Hercegovina në 2.7%, Maqedonia e Veriut në 2.5% dhe Serbia në 2.2%.
Pesha e madhe që ushqimet marrin në ekonominë shqiptare po shoqërohet tashmë edhe me një tjetër zhvillim. Në vitin 2025, për herë të parë, niveli i çmimeve të ushqimeve në Shqipëri kaloi mesataren e Bashkimit Europian.

Indeksi i ushqimeve arriti në 102.9, ose 2.9% mbi mesataren e BE-së, nga 99.6 një vit më parë dhe rreth 85 në vitin 2022. Shqipëria është i vetmi vend i rajonit ku ushqimet kanë kaluar mesataren europiane. Serbia, e dyta më e shtrenjtë, kishte indeksin 96.6, ndërsa Mali i Zi dhe Bosnjë-Hercegovina ishin në 84.6 dhe Maqedonia e Veriut në vetëm 74.3.

Kur përfshihen edhe pijet joalkoolike, indeksi i Shqipërisë arrin në 103.8. Në Serbi është 97.1, në Malin e Zi 86.5, në Bosnjë-Hercegovinë 85.8 dhe në Maqedoninë e Veriut 74.8.

Ushqimet dhe pijet joalkoolike kushtojnë në Shqipëri rreth 7% më shumë se në Serbi, 20% më shumë se në Malin e Zi, 21% më shumë se në Bosnjë-Hercegovinë dhe gati 39% më shumë se në Maqedoninë e Veriut.

Nga 12 grupet e detajuara ushqimore që raporton Eurostat, në gjysmën e tyre çmimet në Shqipëri janë tashmë mbi mesataren e Bashkimit Europian. Mes tyre janë qumështi dhe produktet e bulmetit, vajrat dhe yndyrnat, sheqeri dhe ëmbëlsirat, pijet joalkoolike dhe ushqimet e gatshme, ndërsa mishi dhe peshku janë afër nivelit mesatar europian.

Pijet joalkoolike, për të cilat Shqipëria shpenzon sa 1.4% e PBB-së, kundrejt 0.6% në BE, kishin në vitin 2025 një indeks çmimesh prej 114.3, ose 14.3% mbi mesataren europiane dhe më të lartin në rajon.

Sheqeri, ëmbëlsirat dhe produktet e pastiçerisë kishin indeksin 123.1, ose 23.1% mbi mesataren e BE-së, ndërsa ushqimet e gatshme dhe produktet e tjera ushqimore arrinin në 128.2, ose 28.2% më shtrenjtë se mesatarja europiane./Monitor.al/k.m

08:10 Shqipëria, një “fshat i madh”, vetëm 6 bashki klasifikohen si “qytet”
Kamza është bashkia më e urbanizuar në Shqipëri, me 99% të popullsisë që jeton në vendbanime të klasifikuara si urbane, ndërsa Tirana renditet e dyta me 93,2% dhe Durrësi e treta me 84,5%.

Në skajin tjetër, një pjesë e madhe e bashkive rezultojnë pa një bërthamë urbane që plotëson kriteret ndërkombëtare të klasifikimit me rreth 5 mijë banorë

Renditja del nga Raporti Përfundimtar për Reformën Administrativo-Territoriale 2.0, i cili përdor metodologjinë DEGURBA dhe të dhënat e Censit 2023 për të matur strukturën reale të vendbanimit në secilën bashki.

Pas Kamzës, Tiranës dhe Durrësit, normat më të larta të urbanizimit regjistrohen në Vlorë, me 81%, Sarandë, me 78,6%, Gjirokastër, me 76,4%, Korçë, me 76,1% dhe Shkodër, me 74,2%.

Edhe Berati, Kuçova dhe Elbasani kanë mbi 70% të popullsisë në vendbanime urbane, ndërsa Vora arrin 64%, Shijaku 62,6% dhe Pogradeci 59,1%.

Tabloja ndryshon ndjeshëm në pjesën tjetër të territorit. Një grup i madh bashkish ka norma shumë të ulëta ose zero urbanizimi.

Mes tyre janë Himara, Përmeti, Tepelena, Delvina, Konispoli, Selenica, Divjaka, Mirdita, Puka, Fushë-Arrëza, Tropoja dhe Hasi, pasi qendrat administrative nuk e kanë një popullsi bërthamë 5 mijë banorë. Raporti shpjegon se norma zero nuk do të thotë se bashkia nuk ka një qendër administrative apo vendbanime të njohura si qytete në kuptimin tradicional.

Rasti më ilustrues është Himara. Pavarësisht profilit të saj të fortë turistik dhe bregdetar, vendbanimet nuk formojnë një grupim të lidhur me mbi 5 mijë banorë sipas pragut të metodologjisë, ndaj norma e urbanizimit rezulton 0%.

Të dhënat nxjerrin në pah polarizimin e fortë territorial të Shqipërisë, ku nga njëra anë qëndron kryeqyteti, korridori metropolitan dhe disa qendra rajonale të konsoliduara, nga ana tjetër, një pjesë e konsiderueshme e bashkive funksionojnë si territore me shumë vendbanime të vogla e të shpërndara dhe pa një bërthamë urbane dominuese.

Raporti vlerëson se vetëm 6 bashki klasifikohen kryesisht si “qytet”, 13 si “qytezë dhe periferi”, ndërsa 42 bashki, rreth dy të tretat e sistemit vendor, kanë karakter mbizotërues rural.

Kjo ndarje ka ndikim të drejtpërdrejtë edhe në organizimin e shërbimeve publike. Në bashkitë me popullsi të shpërndarë, distancat, infrastruktura dhe kostot fikse e bëjnë më të kushtueshëm ofrimin e shërbimeve për banor, ndërsa qendrat më të urbanizuara përballen me presion më të madh mbi transportin, strehimin dhe infrastrukturën./Monitor.al/k.m

Shqipëria pushton Serbinë e futbollit! Tirana dhe Prishtina sonte ndezin Shqiptarinë me festë
Shqipëria fiton ndeshjen më të rëndësishme të dekadës, duke mposhtur 0-1 Serbinë!

Kthesa jonë e madhe e kualifikueseve të Botërorit ndodhi sonte në Leskovac, aty ku Rey Manaj shënoi golin historik kundër serbëve.  Pas një krosi të gjatë diagonal, sulmuesi kuqezi ia doli të çojë topin në rrjetë.

Kjo ishte fitorja më emocionuese e Shqipërisë, e cila shkroi një faqe të artë në historinë e futbollit tonë. Tirana dhe Prishtina sonte do të ndizen flakë!

Në ndeshjet e tjera kualifikuese të Kupës së Botës, Italia fitoi 1-3 në Estoni, Portugalia fitoi 1-0 me Irlandën, kurse Spanja fitoi 2-0 me Gjeorgjinë.

Mitsotakis pro integrimit të Shqipërisë në BE, por me një kusht
Greqia do ta mbështesë Shqipërinë në rrugën për integrimin europian, por me kusht që ajo të respektojë të drejtat e pakicës greke në vend. Kryeministri grek Kyriakos Mitsotakis tha se Greqia ka ruajtur marrëdhënie të mira me Shqipërinë

“Për anëtarësimin në Bashkimin Europian ka një sërë kushtesh. Pra në thelb, ne kemi në dorë se sa shpejt do të integrohet Shqipëria në Union.”, ka thënë ai.

Marrëdhëniet mes Athinës dhe Tiranës u tensionuan  pas arrestimit te Fredi Belerit ne qershor 2023 per shitblerje votash ne zgjedhjet vendore te atij te viti dhe pas burgosjes se tij me vendim te gjykatës se posaçme.

Beleri u lirua këtë vit pas kryerjes se dënimit dhe nga burgu shkoi  në Parlamentin Evropian ku zuri një vend si deputet i partisë konservatore greke te kryeministrit Mitsotakis.

Shqipërisë, ashtu si vendeve të rajonit i është premtuar për vite me radhë anëtarësimi në Bashkimin Europian. Vendi ynë ka bërë progres te madh në rrugën e integrimit, i cili u vlerësua i paprecedente nga presidenca hungareze e Bashkimit Europian ne konferencën e trete ndërqerveritare të mbajtur ne 17 dhjetor, ku u hap dhe kapitulli gjashte i negociatave, ai për marrëdhëniet me jashtë.

/E.S

Hyrjet e reja në Bashkimin Evropian/ Përpjekjet e Ballkanit dhe fati i Shqipërisë
Evropa po përjeton “një moment historik”, në të cilin ekziston “perspektiva realiste për të sjellë një ose më shumë vende kandidate në vijën e finishit gjatë mandatit të këtij Komisioni”, pra deri në vitin 2029.

Ky është parashikimi i komisioneres për Zgjerimin, Marta Kos, në ditën kur Mali i Zi mbylli tre “kapituj” të rrugës së tij dhe Shqipëria hapi një grup të ri në politikën e jashtme.

Në praktikë, mesazhi i Kos, nënkupton se dy vendet ballkanike po vazhdojnë me procesin e ndërlikuar të hyrjes së plotë në Union, edhe pse përparimi nuk është i dukshëm për të gjitha shtetet në Rajon.

Në Bruksel zhvillohet samiti i BE-së dhe Ballkanit Perëndimor, në të cilin marrin pjesë liderët e Serbisë, Shqipërisë, Bosnje-Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Nga këto gjashtë shtete, vetëm Kosova nuk është zyrtarisht kandidate për anëtarësim në BE. Bosnja, Mali i Zi dhe Serbia kanë nisur negociatat, ndërsa Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut i është dhënë statusi i kandidatit. Samiti nuk i kushtohet zyrtarisht zgjerimit, por udhëheqësit ballkanikë do ta përdorin mbledhjen për të nxitur axhendën e tyre dhe për të përmirësuar marrëdhëniet me bllokun.

Pas vitesh neglizhencë, Ballkani Perëndimor është rikthyer me forcë në axhendën e BE-së, e cila kërkon të frenojë ndikimin rus në rajon. Ata që tregojnë shenja largimi nga Moska shpërblehen, ndërsa për ata që nuk e bëjnë, gjërat ndërlikohen. Kështu, për shembull, Mali i Zi ka kaluar Serbinë, e cila filloi rrugëtimin e mundimshëm drejt anëtarësimit në BE më shumë se 10 vjet më parë, por që nga ajo kohë ka bërë pak përparim dhe po përballet me një veto holandeze.

Presidenti Aleksandar Vuçiç kritikohet për udhëheqjen e tij autokratike dhe po vendos një ekuilibër të vështirë midis fuqive perëndimore nga njëra anë dhe Kinës dhe Rusisë nga ana tjetër. Për shembull, Serbia ka refuzuar t’i bashkohet sanksioneve të BE-së kundër Moskës dhe tani përballet me perspektivën që rafineria e saj e vetme e naftës të sanksionohet nga SHBA dhe Britania e Madhe.

“Në muajt e fundit, disa vende kanë bërë hapa të mëdhenj drejt BE-së”, pohoi Kos, duke shtuar se “Mali i Zi, Serbia dhe Shqipëria kanë sinjalizuar ambicien e tyre të qartë për të mbyllur negociatat e pranimit deri në fund të 2026 dhe 2027 respektivisht, dhe Komisioni është i gatshëm t’i mbështesë ata në arritjen e qëllimeve të tyre”.

Mali i Zi konsiderohet si një nga kandidatët më të mirë për anëtarësim në BE. Vendi aplikoi në 2008 dhe filloi bisedimet zyrtare në 2012. Sipas parashikimit të tij optimist, ai do të jetë anëtar në 2028, megjithëse rruga ka të ngjarë të jetë me pengesa për shkak të një blloku pro-serb dhe pro-rus në qeverinë kombëtare.

Pas hyrjes së Kroacisë në 2013, vendi synoi të kapërcejë ngërçin e pranimeve të reja, duke u pozicionuar si një partner i besueshëm. Kryeministri Milojko Spajiç u mburr këtë javë se qeveria e tij kishte “arritur në 12 muaj atë që paraardhësit tanë të dashur arritën në saktësisht 12 vjet”.

“Ky është vetëm fillimi”, shtoi ai.

Dje, Këshilli i Çështjeve të Përgjithshme, në konkluzionet për Zgjerimin, përshëndeti objektivin e Shqipërisë dhe Malit të Zi për të “vazhduar përparimin e shpejtë” në rrugët e tyre përkatëse drejt BE-së dhe “inkurajon të gjitha forcat politike të ndjekin planin ambicioz për mbylljen e negociatave të anëtarësimit”.

Toni i tekstit është më shqetësues për Kosovën, e ftuar, së bashku me Serbinë, për të gjetur një “zgjidhje të qëndrueshme për situatën në veri”, ku tensioni mes dy vendeve mbetet i lartë. Shqetësimet shfaqen edhe në lidhje me Bosnje-Hercegovinën, ku BE ankohet për iniciativat e entitetit serb të vendit (Republika Srpska), të cilat do të shkonin “kundër rrugës së BE”, duke përfshirë “retorikën secesioniste dhe vënien në dyshim të rendit kushtetues.

/E.S

17:49 Konferenca ndërqeveritare mes Shqipërisë dhe BE-së, Lubonja: Propagandë e stisur
Analisti Fatos Lubonja në ‘Opinion’ në News24 duke folur për konferencën e 3-të ndërqeveritare Shqipëri-BE ku u hap grup-kapitulli i 6 në negociatat me Unionin, u shpreh se të tilla konferenca i shërbejnë vetëm propagandës.

Lubonja theksoi se vërtet bëhen konferenca, vërtet firmosen ligje dhe konventa europiane, por këto nuk zbatohen.

“Ne po i ikim normave europiane, po shkojnë drejt një shteti kriminal, ne po largohemi gjithnjë e më shumë nga Europa”, tha Lubonja.

Analisti shkoi më tej duke thënë se zyrtarët e BE-së janë me dopio standarde, përdorin hipokrizi për shkak të atyre lobingjeve që bëhen.

“Kemi rastin e Italisë, e cila me kampet e emigrantëve në Lezhë e përdor Shqipërinë si gogol, pra iu thotë emigrantëve po erdhët këtu do ju çojmë në Shqipëri, ndërsa në anën tjetër hapen negociatat”, tha Lubonja.

Ai u ndal dhe tek problemet e Shqipërisë me ligjin dhe demokracionë duke kritikuar se vendi i është nënshtruar krimit dhe narko-shtetit.

Lubonja sqaroi se nëse Europa ecën me këto norma sikundër deri më sot, në 2030 nuk do të ketë Bashkim Europian. “Kemi politikanë hipokritë në njërën anë, kemi edhe partitë e ekstremit të djathtë që po fitojnë terren në vendet e BE-së. Kjo mund të çojë drejt shkrirjes së BE-së në 2030”, përfundoi analisti i njohur.

/E.S

15:02 Këshilli i BE-së për Shqipërinë: Forcat politike në vend të bashkëpunojnë për zgjerimin
Këshillli i Bashkimit Europian ka nxjerrë konkluzionet e zgjerimit për Shqipërinë, në vazhdimësinë e negociatave për anëtarësim me të drejta të plota.

Në konkluzionet për Shqipërinë thuhet se Këshilli mirëpret hapjen e grupit themelor me Shqipërinë në pranim konferencën më 15 tetor 2024 dhe hapjen e fundit të grupit të marrëdhënieve të jashtme. Gjithashtu,  Këshilli vlerëson objektivin e qeverisë për të vazhduar përparimet e Shqipërisë në rrugën e saj drejt BE-së, teksa inkurajon të gjitha forcat politike të ndjekin planin e tyre ambicioz për mbylljen e anëtarësimit negociatat dhe pret që të jetë në gjendje të hapë grupe të mëtejshme negociuese sa më shpejt të jetë e mundur, kur plotësohen kushtet

Duke vënë në dukje se polarizimi politik vazhdon të ndikojë në aktivitetet e parlamentit, Këshilli rikujton se dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend mbetet

vendimtare për përparimin në reformat në lidhje me BE-në.

Këshilli mirëpret përparimin e reformës së bërë, veçanërisht në fushat e bazave dhe sundimi i ligjit. Këshilli vëren pozitivisht zbatimin e vazhdueshëm të drejtësisë nga Shqipëria reforma e cila duhet të konsolidohet, duke ofruar përmirësime të mëtejshme në paanshmëri, pavarësinë dhe profesionalizmin e sistemit gjyqësor. Këshilli gjithashtu e mirëpret avancimi i procesit të vetingut dhe në veçanti përfundimi i procedimit të çështjeve në fillim për shembull, dhe inkurajon Shqipërinë që të përfundojë të gjithë procesin në kohën e duhur.

Këshilli rithekson se vendimet detyruese të Gjykatës Kushtetuese duhet të respektohen plotësisht dhe zbatuar.

Këshilli vlerëson pozitivisht rezultatet e mira të arritura nga Specialistët e Strukturës Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) dhe gjykatat e saj duke përfshirë në nivel të lartë rastet e korrupsionit dhe bashkëpunimi i mirë me zbatimin e ligjit të BE-së. Kjo duhet të vazhdojë, duke përfshirë bashkëpunimin për hetimet financiare

Nevojiten gjithashtu kontrolle dhe kapacitete të konsoliduara për të mbrojtur interesat financiare të BE-së. Këshilli kujton rëndësinë e mbajtjes së përpjekjeve për të krijuar një histori solide në luftë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, përfshirë në nivel të lartë.

Këshilli mirëpret progresi i bërë në fushën e reformës së administratës publike dhe inkurajon Shqipërinë të vazhdojë zbatimin.

Këshilli i bën thirrje Shqipërisë që të vazhdojë të forcojë mbrojtjen e të drejtave themelore, duke përfshirë mbrojtjen e të drejtave të personave që u përkasin pakicave dhe shënime me shqetësim se nuk është bërë përparim në lirinë e medias dhe lirinë e shprehjes dhe të drejtat e personave që u përkasin pakicave.

Shqipëria duhet të shtojë përpjekjet e saj për të forcuar pavarësinë e medias dhe pluralizmin duke rritur transparencën e pronësisë së medias dhe duke siguruar një të sigurt dhe të sigurt mjedis për gazetarët. Duke kujtuar qëndrimin e përbashkët të BE-së për grupin 1.

Këshilli mirëpret miratimin e legjislacionit dytësor për pakicat dhe merr parasysh këtë angazhimet e marra nga Shqipëria për të miratuar me shpejtësi deri në fund të vitit dhe për të zbatuar aktet nënligjore të mbetura në lidhje me ligjin kuadër të vitit 2017 për mbrojtjen e personave që i përkasin pakicat kombëtare në përputhje me standardet evropiane dhe me përfshirjen e të gjithë relevantëve palët e interesuara.

Në të njëjtën mënyrë, Këshilli inkurajon zbatimin e një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse reforma në sektorin e tokës dhe konsolidimi i të drejtave pronësore në mënyrë transparente. Roli i shoqëria civile duhet të forcohet më tej dhe të përforcohen konsultimet kuptimplota.

Për reformat zgjedhore, Këshilli nënvizon nevojën për të adresuar rekomandimet e pazgjidhura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias në mënyrë gjithëpërfshirëse dhe në kohë.

Këshilli njeh progresin e bërë për migracionin dhe menaxhimin e kufijve, ndërkohë që duke theksuar nevojën për përparim të mëtejshëm në procedurat e azilit dhe përafrim të plotë me BE-në politika e vizave.

/E.S

Shqipëria gati të prekë ëndrrën BE?/ Ja çfarë thotë eksperti për çështjet e integrimit
Shqipëria është ende në vazhdimësinë e ndjekjes së procedurave për të zbatuar pretendimet e Bashkimit Europian në mënyrë që të sigurojë anëtarësimin me të drejta të plota në familjen e madhe europiane.

Eksperti për çështje e Integrimit, Gledis Gjipali në një intervistë në “Edicioni Qendror” në ABC News, foli për konferencën Ndërqeveritare, duke u ndalur edhe te rruga drejt integrimit në BE.

Ai u shpreh se Shqipëria tashmë ka hedhur hapa të rëndësishëm dhe se gjithashtu politika e jashtme është në sinkron me BE, duke ia bërë më të lehtë qeverisë shqiptare në mbylljen me sukses të kapitujve.

“Nëse do të vendosen të gjitha energjitë e administratës dhe të shoqërisë objektivi është i mundur sepse situata ka ndryshuar. BE është shumë më mbështetës. Mendoj që është e mundur nëse do të punohet seriozisht në këtë proces. Shqipëria gjithmonë ka pasur situatë pozitive, në dy tre dekadat e fundit nuk është prekur në konfliktet e luftërave, luan rol stabilizues në të gjithë rajonin. Elementi stabilizues ndikon në të gjithë Ballkanin dhe kjo është vlerësuar nga BE dhe kjo bie në sy edhe për faktin se kemi vende si Serbia apo Bosnjë dhe Hercegovina që nuk kanë në përputhje me BE politikat e ndjekura. Do shtoja Samite të nivelit të lartë që janë mbajtur në Tiranë, dhe tregon vlerësime të vazhdueshme që BE i bën Shqipërisë”, tha ndër të tjera ai.

/E.S

“E dinim që do ishte e vështirë”/ Sylvinho: Përballja me Serbinë? Jemi profesionistë!
Trajneri i Kombëtares Shqiptare, Sylvinho, ka thënë fjalët e tij lidhur me shortin që rezervoi fatet e skuadrës së tij për kualifikueset e Kupës së Botës 2026.

Për teknikun brazilian, grupi në të cilin u shortua Shqipëria është i vështirë, teksa foli dhe për atë që quhet dueli i Ballkanit përballë Serbisë.

“E dinim që do të ishte e vështirë. Për ne çdo ndeshje do të jetë si finale. Kemi një ëndërr, duam që të shkojmë përpara. Përballja me Serbinë? Do të jetë një ndeshje si gjithë të tjerat. E dimë historinë, por ne jemi profesionistë dhe mendojmë vetëm për futbollin. Jemi për të luajtur futboll dhe mendojmë vetëm për futbollin. Nuk është e lehtë që të bësh llogari. Ne duhet të grumbullojmë sa më shumë pikë që të jetë e mundur, më shumë se kundërshtarët, që të mund të kualifikohemi”, tha trajneri në prononcimin e shkurtër.

/E.S

Presidenti Duka komenton shortin e Botërorit: Duhet të punojmë shumë
Është hedhur sot në selinë e FIFA-s në Zyrih shorti për Kupën e Botës 2026. Shqipëria u pozicionua në grupin K dhe do të përballet me Anglinë, Serbinë, Letoninë dhe Andorrën.

Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, dha komentin e tij në një prononcim të shkurtër për Federatën, sa i përket goglave që shorti rezervoi për Kombëtaren duke thënë se grupi ku ajo bën pjesë është shumë i vështirë dhe se skuadra duhet të përgatitet dhe të punojë shumë gjatë fushatës kualifikuese.

“Shorti duhet pranuar siç është. Nuk është më e mira e mundshme që mund të na sillnin goglat. Anglia është një nga ekipet më të mira në botë, është e vështirë përballja kundër tyre. Apo ndeshja me Serbinë, është vërtetë sensitive. Uroj që të shkojë mirë, të jetë mesazh bashkëpunimi, atë që duhet të bëjë futbolli. Duhet të flasim për futboll, është një grup i vështirë. Mund të ishte ndryshe, por kualifikueset e Kupës së Botës janë gjithmonë të vështira. Shumë më të vështira se kualifikueset e Europianit dhe Ligës së Kombeve.

Nuk na mbetet gjë tjetër vetëm se të përgatitemi, të presim datat e takimeve, cili do jetë kundërshtari jonë në mars dhe të bëjmë më të mirën e mundshme për të luftuar. Kualifikueset janë për të luftuar deri në fund. Mund të na sillnin ndonjë gjë më të mirë goglat, por kohët e fundit nuk kanë qenë shumë dashamirëse me ne. Na mbetet vetëm të punojmë shumë” – deklaroi Presidenti Duka.

/E.S