takim – Gazeta Fjala

10:36 Pas shkarkimit të Veliajt, Rama thërret deputetët e Tiranës dhe ministrat
Kryeministri Edi Rama pas shkarkimit të Erion Veliaj, ka bërë lëvizjen e radhës,

Sot në orën 18.00, Rama ka thirrur në një takim deputetët e Tiranës dhe ministrat në kryeministri.

Nuk dihet arsyeja e këtij takimi, por  burime bëjnë me dije, se do të diskutohet për zgjedhjet në Tiranë.

Kujtojmë se të enjten do të mbahet mbledhja e Qeverisë ku pritet të shkarkohet Veliaj.

Një ditë më parë Këshilli Bashkiak i Tiranës, me 51 vota, që bashkuan demokratët e soocialistët, shkarkuan nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj./E.S

15:44 Alarmi në shkolla/ Drejtori: Të denoncohen nxënësit problematikë, prindërit neglizhojnë
Situata në shkolla vazhdon të jetë alarmante, pas ngjarjeve të fundit ku humbi jetën një 14 vjeçar dhe u plagosën dy të tjerë.

Lidhur me progresin gjithnjë e në rritje të këtij fenomeni shqetësues, ka reaguar drejtuesja e Prokurorisë së Lezhës, Denisa Perdja, e cila është e vetëdijshme mbi çdo rrezik që paralajmërohet në ambjentet shkollore si dhe për të paktat raste që denoncohen për nxënës problematikë të cilët paraqiten në këto mjedise me armë të ftohta dhe lëndë narkotike.

“Ka një rritje të kriminalitetit, sipas statistikave të viteve të mëparshme për çështjet për të mitur, që kanë të bëjnë me tregtimin e lëndëve narkotike, mbatjtjen e thikave, dorezave, drejtim mjeti pa patente. E para është parandalimi, shumë pak referime bëhen në prokurori nga policia, drejtuesit e shkollës, punonjësit sociale. Nëse në një shkollë dihet se konsumohet lëndë narkotike, duhet të referohet në polici dhe prokurori”, tha Denisa Perdja, drejtuese e Akuzës.

Drejtuesit e shkollave duhet të denoncojnë në polici nxënësit problematikë, thanë zyrtarët lokalë të bashkisë e prefekturës së Lezhes.

“Duhet të evidentohen rastet, kush janë fëmijët problematikë. Çfarë familje kanë? Që mbajnë mjete të paligjshme? Duhet te jene ne fokusin e mesuesit!”, tha Pjerin Ndreu, kryebashkiak i Lezhës.

Por topi s’duhet të mbetet në portën e shkollës, shtuan më tej drejtuesit e arsimit, të cilët e drejtojnë gishtin tek prindërit që në shumë raate janë të papërgjegjshëm për kujdesin që tregojnë ndaj fëmijëve.

“Ju lutem më vjen keq ta them por prindërit kanë heq dorë nga fëmijët. Mësuesi e lajmëron për problematikën dhe prindi thotë kush je ti që më shqetëson?”, tha Bardh Dedgjonaj, drejtor i nje shkolle në Lezhë.

Po kështu ka mungesa të stafit dhe infrastrukturës! Aktualisht në të gjitha shkollat e bashkisë së Lezhës janë vetëm 3 oficerë sigurie, ndërsa mungojnë kamerat.

“Sot bashkia Lezhe ne shkollat e vete ka 14 psikolog dhe 4 punetore sociale dhe vetem 3 roje sigurie. Por nga viti tjeter Lezhës do ti shtohen dhe 5 oficerë sigurie”, u shpreh drejtori i Arsimit.

Problematikat u evidentuan gjatë mbledhjes së Këshillit Vendor të Sigurisë Sigurisë Publike, që drejtohet nga kryebashkiaku i Lezhës.

/E.S

Rritja e pensioneve/ Rama takim me ish punonjësit e Policisë së Shtetit
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama është duke zhvilluar një takim me ish-punonjës të Policisë së Shtetit, Gardës, AMP-së dhe Shërbimit Zjarrfikës për vlerësimin e kontributit të tyre gjatë misioneve në shërbim të vendit.

Kryeministri pohoi se po përgatitet një proces për rritjen e fondit të pensioneve, teksa theksoi se vëmendja e qeverisë do jetë kryesore për pensionistët, të cilët do të përfitojnë një tjetër bonus, në pranverë.

“Takimi që përkon dhe me mbylljen e vitit dhe përmbushjen e një detyrimi të parë lë te themi, lidhur me gjithë pensionistët, duke vënë në dispozicion të mbështetjes së tyre për fundvitin një shumë disa herë më të lartë se e viteve të ardhshme. Them detyrimi i parë sepse e lidh me momentin e ri ekonomik të Shqipërisë, ku rritja e ekonomisë dhe për rrjedhojë rritja e të ardhurave kanë hyrë në stad të ri dhe na kanë hapur perspektivë e një qasje tëre ndaj pensionistëve. Një qasje, që për ne do jetë në dy drejtime.

Në rishpërndarjen e një pjese të të ardhurave të ardhura nga rritja ekonomike drejtpërdrejt tek pensionistet, nëpërmjet banuesve, duke filluar me banuesin e fundi vitit tradicional. Asnjëherë nuk ka qenë në masën e këtij viti dhe pasta dhe me një tjetër bonus, që do jepet në pranverë, pikërisht si rezultat të mundësive të rritura të ekonomisë dhe që ne duam te kthehet në një mundësi të vit pas viti. Ne jemi në proces përgatitje së një rritje të fondit të pensioneve, qoftë duke rritur të ardhurat nga sigurimet shoqërore, por qoftë duke rritur buxhetin në dispozicion të pensioneve”, tha kreu i qeverisë.

/E.S