zvicer – Gazeta Fjala

09:15 Vrau italianen dhe plagosi 5 të rinj në Zvicër, arrestohet 43-vjeçari
Një 43-vjeçar zviceran është arrestuar pas të shtënave me armë në një festë techno rave në qytetin Aarau të Zvicrës, ku një 22-vjeçare italiane humbi jetën dhe pesë persona të tjerë u plagosën.

Ngjarja ndodhi të dielën në pistën e garave me kuaj Schachen, ku ishte organizuar një festë ku priteshin rreth 3,500 pjesëmarrës.

Policia mori njoftimin për të shtënat rreth orës 02:30 të mëngjesit. 22-vjeçarja Maria Spinelli humbi jetën në vendngjarje, ndërsa katër të rinj të moshës 24 deri në 27 vjeç, u dërguan në spital me plagë nga të lehta deri në të rënda.

Pas sulmit, policia zvicerane nisi një operacion të gjerë kërkimi, i cili zgjati për gati 24 orë. I dyshuari u arrestua pak para orës 01:00 të së hënës, duke i dhënë fund kërkimeve intensive në zonën e Aaraut. Policia e kantonit të Aargaut konfirmoi arrestimin dhe bëri të ditur se hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes janë ende në zhvillim.

Autoritetet po vijojnë hetimrt se si nisi përplasja, çfarë e motivoi sulmin dhe nëse autori kishte ndonjë lidhje me viktimat apo pjesëmarrësit e eventit. Sipas policisë, në këtë fazë besohet se 43-vjeçari ka vepruar i vetëm./k,m